Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Kujtime... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12020)


Postuar nga Ami- datė 26 Korrik 2006 - 10:46:

Kujtime...

Pershendetje miq

Nuk kam asnjefare qellimi ne hapjen e kesaj teme pervecse ti rikujtoj vetes dhe njerezve qe kam njohur gjate jetes sime ndodhi te se shkuares. Do te perdor deri diku emra ose inicialet aty ku ndodhia eshte personale apo mund te kete pasoja negative per personat e permendur. Nuk e di nese keto rrjeshta do t'i lexoje ndonje person i perfshire e do te kujtoje se bashku me mua castet apo momentet qe une do te permend. Gjithsesi une do shkruaj gjerat qe mbaj mend.

Do e nis nga femijeria edhe pse ne fakt nuk ka shume per te thene, por gjithsesi dua te rikujtoj persona qe tashme jane larg e nuk takohemi prej vitesh apo qe koha na ka ftohur miqesine apo edhe ata qe nuk jetojne me pa lene menjane ata qe me shoqerojne sa here qe kthehem ne tirane.


Ne fakt sa here qe eci naten neper Tirane kam nje lidhje krejt te vecante me qytetin tim. Pershkoj rruget qe kam ecur me miliona here dhe ne fakt cdo qoshe mbart ne vete kujtime apo episode. Mund te eci symbyllurazi nga secila ane e Tiranes, (nese nuk do te ishin makinat e cmendura qe nuk jane te rralla ne oret e nates), per te mberritur ne shtepi.

Une jam rritur tek rruga e Kavajes dhe shkollen fillore e kam bere ca tek Avni Rustemi e ca tek Konferenca e Pezes. Ne vitet e para te shkolles me kujtohet neper mjegull qe shkoja rregullisht me vonese ne shkolle aq sa edhe pionier me bene me vonese. Me kane bere pionier tek Lapidari i kasolles se Nushajve nese nuk gaboj qe eshte aty afer Deges se brendeshme apo nuk e di si quhet tani ndoshta Drejtoria e Policise. Shoket me te ngushte ne shkolle kisha harrakatet. Njeri prej tyre Elidon Xhaferri qe ne shkurt e therritnim Doni ishte kapoja e bandes. Ne ato kohe trasmetohej "La Piovra" edhe tere keta "Don" qe ishin bosat e Mafies imitoheshin nga Doni yne, i cili na mblidhte rregullisht dhe na bente plane qe ti punonim ndonje gje atyre qe kishim inat apo qe nuk na e varnin. Nder shoket e tjere te grupit kujtoj Denis Fugen me te cilin pervec emrave njesoj kishim te perbashket miqesine e baballareve e shkonim shume me njeri tjetrin. Elton Mero qe e kishte shtepine ngjitur me kishen katolike tek rruga e Kavajes e qe ka shume vite qe nuk e shoh me. Ben Spahiu qe kishte ngelur nja 2-3 vjet ne klase e qe ishte aq i dobet sa e therrisnim Ben Kockalaqi ose Kocka.


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.