Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Kujtime... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12020)


Postuar nga Goku datė 29 Shtator 2006 - 05:50:

     Kam enderruar qe jeta te jete e lumtur,por kur jam zgjuar e kam kuptuar se jeta eshte shume e veshitre.Jane disa gjera ne jete qe nuk harrohen kurre.Te lumtur jane ata femije qe jan rritur me prinderit e tyre edhe qe nuk kane pasur probleme…por per fat te keq per ata qe jane rritur pa to…Kur isha I vogel qaja shume…kisha nevoje per prinderit e mi,kisha nevoje per dashurine e tyre,per ledhatimet e tyre,kisha nevoje te ndjeja frymemarjen e tyre qe te me shtonte pakez jete…kisha nevoje per buzeqeshjen e tyre…Megjithese isha i vogelme vrise shpirtin nje pyetje:-"Pse babi edhe mami u ndane?"
     Divorci i prinderve mund te duket si fundi i botes,nje katastrofe qe shkakton vuajtje te pashlyeshme.Shpesh,ngjsll nje varg ndenjash turpi,zemerimi,ankthi,frike se mos te braktisin,faij,deshperimi dhe nje ndjenje te thelle boshlleku edhe madje nje deshire per tu hakmarre.Megjithese koha kalonte une prape vazhdoja te isha ne kerkim te pyetjes qe me therrte ne zemer"Pse u ndane,Pse..."
Shpeshhere,prinderit i fshehin mire problemet e tyre. Mendoja se shkonin mire,nuk me kujtohet qe ti kem pare te grinden,megjithese kishte ngacmime te vogla por jo me arsye te forta...Duhet pranuar se disa divorce behen per arsye te kota.Edhe per kete me linte te mendoja se mos disa grindje te vogla qe une nuk i vija re mund te shkaktonin divorcin?Ndonjehere mendja qe mos te vazhdoja me me keto mendime sepse te mendosh vazhdimisht te kaluaren e hidhur s'ben gje tjeter vec dehperohesh...Megjithate nuk ishte e lehte te harrohej nje gje  e tille...Me pas filluan te lindin pyetje te tjera ne imagjinaten time.."Mos isha une shkaktarri i divorcit? A do ta shkaterroje divorci i tyre jeten time?"


CONTINUE...
    


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.