Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekonomia dhe Biznesi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=8)
-- Parku eolik kėrcėnon parajsėn e fundit nė Evropė (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16638)


Postuar nga briseide datė 03 Dhjetor 2008 - 12:06:

Parku eolik kėrcėnon parajsėn e fundit nė Evropė

Projekti pėr parkun eolik mė tė madh nė Evropė, kėrcėnon shkatėrrimin e bregdetit dhe, ndoshta, pėrbėn shkelje ligjore

Besar Likmeta/Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare po kėrcėnon shkatėrrimin e njė prej pjesėve tė fundit tė pastra tė Evropės, si dhe po shkel ligjet e veta, duke lejuar njė kompani italiane, qė vepron pėrmes njė dege nė Shqipėri, tė ndėrtojė njė park pėr energjinė e erės nė njė zonė natyrore tė rezervuar, pėrfshirė edhe parkun kombėtar tė Llogarasė.

Njė vendin i qeverisė i ka kaluar mė shumė se 97 hektarė tokė kompanisė italiane,Moncada Energy Group, e cila pėrmes filialit tė saj nė Shqipėri, Enpower Albania, dėshiron tė ndėrtojė njė park eolik 500 megavat, ndėrsa leja pėrkatėse mjedisore mund tė jetė ilegale nė bazė tė ligjit shqiptar “Pėr mbrojtjen e zonave tė mbrojtura”. Balkan Insight mund te vėrtetojė.

Projekti madhėshtor energjetik, qė ėshtė shpallur si parku i energjisė sė erės mė i madhi nė Evropė, pritet tė jetė gati pėr firmosje sot, kur Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, do tė vizitojė Shqipėrinė.

Balkan Insight mėsoi, gjithashtu, se qeveria ka ndryshuar ligjin mbi transferimin e pronės publike, disa javė para miratimit tė projektit tė kėsaj kompanie, megjithėse autoritetet mohojnė qė ndryshimi i ligjit tė jetė kryer pėr llogari tė Moncada-s.

Protestat

Shoqatat ambientaliste protestojnė pėr faktin qė Ministria e Mjedisit lėshoi njė leje pėr park tė energjisė sė erės, ndėrkohė qė Gadishulli i Karaburunit ėshtė njė rezervat natyror i mbrojtur, si njė nga zonat mė tė pastra tė Mesdheut.

Megjithėse Enti Rregullator i Energjisė ka dhėnė leje pėr ndėrtimin e parkut energjetik nė shtator 2008, pasi Ministria e Mjedisit dha lejen mjedisore, kompania Enpower ende nuk ka plotėsuar njė studim leverdishmėrie, dhe nuk ka vėrtetuar ende se atje ka erė tė mjaftueshme pėr tė justifikuar ndėrtimin e parkut.

Megjithatė, disa ekspertė kanė vėnė nė dukje se, edhe nėse ndėrtohet, Shqipėria nuk do tė pėrfitojė asnjė kilovat, pėr shkak se energjia e prodhuar do tė dėrgohet menjėherė nė Itali. Moncada e ka pranuar kėtė fakt edhe para shoqatave ambientaliste shqiptare.

Pėrfaqėsuesi ligjor i Enpower nė Shqipėri, Andi Memi, nuk pranoi tė intervistohet mbi projektin. Ai i transferoi pyetjet te njė grup inxhinierėsh tė punėsuar nga kompania. Inxhinierėt refuzuan gjithashtu tė pėrgjigjen, ndėrsa shumė e-maile dėrguar te kompania nė Itali, mbetėn pa pėrgjigje. Enpower Albania ėshtė pjesė e Moncada Energy Group.

Me njė kapacitet tė instaluar prej 500 megavatėsh, projekti mund tė jetė mė i madhi park energjetik tokėsor nė Evropė. Projekti pėrfshin ndėrtimin e njė linje transmetimi nga Vlora nė Brindizi. Njė kabull 400 kV, 145 kilometra i gjatė nėn Adriatik, do tė lejojė transmetimin e energjisė sė prodhuar nė Llogara. Projekti ka njė kosto prej 1.25 miliardė eurosh dhe pritet tė nisė nė vitin 2010.


-----------------------------------------------------------------

Shqipėria nuk do tė pėrfitojė energji nga projekti

Zgjidhje pėr krizėn energjetike?

Askush nuk dyshon se Shqipėria ka nevojė tė madhe pėr mė shumė energji dhe se energjia e pastėr ėshtė mė e mira nga tė gjitha. Por, ekspertėt nė Entin Rregullator tė Energjisė, thanė se Shqipėria nuk do tė pėrfitojė energji nga parku energjetik Llogara-Karaburun. E gjithė energjia do tė eksportohet.

“Ata pranuan se asnjė kilovat nuk do tė qėndrojė nė Shqipėri,” - tha Mato. Por, edhe nėse Shqipėria do tė dojė ta blejė energjinė e prodhuar nė Llogara, nuk do ta ketė tė mundur. Arsyeja qėndron nė atė qė ekspertėt e pėrshkruajnė si mosvijueshmėria. Pra, nėse prodhon energji me erė, duhet qė nė tė njėjtėn kohė tė mbash nė punė njė aset tjetėr prodhues pėr ta futur nė rrjet, nėse era pushon.

“Pėrdorimi i energjisė sė prodhuar nga era, nėnkupton se njė burim tjetėr energjie, duhet tė mbahet nė punė pėr tė siguruar furnizim konstant,” - thotė Agim Nesho, drejtor i Licencave nė ERE. “Shqipėria pėrdor njė hidrocentral tė vogėl, prej 25 MW pėr kėtė qėllim dhe rrjeti ynė nuk mund tė pėrballojė njė aset kaq tė madh sa projekti i Moncada”.

Pavarėsisht tė gjitha kėtyre problemeve, kompania italiane duhet qė, gjithashtu, tė provojė se nė Karaburun ka erė tė mjaftueshme pėr tė prodhuar energji. Pėr ta bėrė kėtė, duhet tė masė shpejtėsinė e erės nė kushte reale, nė njė lartėsi prej 50 metrash, pėr njė kohė tė gjatė. Megjithatė, para se tė vėrtetohet nėse ka apo jo erė, qeveria i ka transferuar 970 mijė metra tokė. Qė tė prodhohet energji, ėshtė e nevojshme qė tė fryjė erė me shpejtėsi mė tė madhe se 22 kilometra nė orė

Sipas z. Mato, Shqipėria nuk ka asgjė pėr tė fituar nga projekti dhe ka shumė pėr tė humbur. “Nuk e kuptoj se pse na shėrben ne ky projekt”, - thotė ai.



________________________

Artikulli eshte publikuar dje,dhe sic pritej u firmosen,ne prani te Berlusconit dhe Berishes, te gjitha bashkepunimet(gjithsej 6 akorde)nga autoritetet kompetente te te dy paleve governative.


Premieri italian i ka quajtur shume te mira dhe ne rritje raportet midis dy shteteve duke shjeguar qe koezioni "shprehet me gjera shume te thjeshta" ,e mjafton te konsiderosh qe be shkollat italiane ka mbi 8000 nxenes shqiptare dhe neper universitete mbi 18 mije studente te rregjistruar...etj..

Karaburuni dhe Llogoraja do te prishen ne emer te nje zhvillimi,fjala me e abuzuar keto dite,qe do te sakrifikoje mjedisin...dikush e beson vertet,dikush tjeter eshte me skeptik,por ajo qe qendron eshte se Shqiperia po trasformohet ne nje rrjet laboratoresh per shtetet e tjera,ne nje periudhe krize kur te gjithe mundohen te rimekemben e sigurisht nuk na e duan te miren.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.