Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Reparti 326 " Sampistat" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18092)


Postuar nga lule datė 05 Nëntor 2010 - 15:43:

Reparti 326 " Stampistat"

Erdhėn sampistėt. Vetėm kjo fjali mjaftonte qė tė gjithė tė fortėt e qyteteve tė mbylleshin nė shtėpitė e tyre pėr tė dalė andej vetėm pas pėrhapjes sė lajmit se IFAT e tyre ishin nisur pėr nė Tiranė. Edhe pse tani ata i pėrkasin brezit tė 40 vjeēarėve, ēunat e rinj u shikojnė me zili fizikun prej ramboje. "Ata djem kishin forcė robotike. Brenda pak viteve reparti 326 u shndėrrua nė komandon mė tė pregatitur. Ata mund tė rrinin 1 javė pa fjetur dhe pa bukė. Ishin qitėsit mė perfekt. Ngjiteshin nėpėr pallate dhe pemė me lehtėsinė mė tė madhe. Jeta e tyre ishte vetėm stėrvitje dhe pregatitje profesionalo-psikologjike. Edhe reparti i Rena-s qė aktualisht kap nivelet e forcave speciale mė tė afta nė botė nuk mund tė krahasohet me ata", tregon Nexhmi Zoto, njė nga ish komandatėt e tė tmerrshmve qė nė vitet 80 tė gjithė i njihnin me emrin sampistėt. Si u krijuan rambot e Enverit.

Nė fillim tė vitit 1982 u vendos tė krijohej njė forcė speciale policore e cila do tė pėrdorej pėr detyra specifike dhe kundėr akteve terroriste. Edhe pse Shqipėria nė atė kohė ishte vėrtet "oaz qetėsie", informacionet e shumta tė sigurimit tė shtetit pėr atentate ndaj udhėheqjes sė lartė, por sidomos tė dhėnat pėr zbarkime tė disa grupeve me komando nga vendet fqinjė bėnė qė tė hidhet ideja e krijimit tė repartit 326. Vendi ku do tė istalohej ky repart u zgjodh prapa burgut 302, pikėrisht aty ku gjenden sot forcat speciale RENEA.

Enver Hoxha
Thuhet se ideja pėr krijimin e supermenėve tė policisė shqiptare ka qėnė e vetė Enver Hoxhės por ish komandatėt thonė tė sigurt se ka qėnė Kadri Hazbiu dhe Mehmet Shehu ata qė urdhėruan krijimin e 326-tės. Brenda pak muajve u ngritėn disa godina 3 katėshe dhe njė palestėr moderne. Kompania e parė u krijua me ushtarė tė zgjedhur nė gjithė vendin. Komandanti i parė u emėrua Nexhmi Zoto. Mė pas "u rekurtuan" sportistėt mė tė zgjedhur tė klubit Dinamo, shumica nga ekipi i mundjes. Ishte i vetmi repart nė Shqipėri ku zgjatja e shėrbimit ushtarak zgjaste 3 vjet. Bėrthama u krijua me mė tė mirėt tė cilėve ju bashkėngjitėn sportistė tė dalluar. Kėta u organizuan nė 2 kompani me rreth 200 veta tė cilėt pagueshin mirė dhe kishin normėn mė tė lartė tė ushqimit. Ishin pikėrisht kėta 18-22 vjeēarė qė me stėrvitje non stop, improvizime aksionesh tė shkallės mė tė lartė tė rezikshmėrisė brenda pak kohėsh do tė shndėroheshin nė makina tė vėrteta lufte. Shėrbimet e para tė tyre kanė qėnė shoqėrimet e udhėheqsve tė shtetit dhe partisė dhe goditje tė elementėve problemetik nėpėr qytete tė ndryshme. Por muskujt dhe pregatitja e tyre superprofesionale kėrkonte njė provė tė vėrtetė. Dhe ajo erdhi shumė shpejt.

Reparti 326 gjatė stėrvitjes
Si eleminuan komandon e Xhevdet Mustafės. Mėngjesin e 31 gushtit 1982, njė urdhėr nga lart bėri qė nė repartin 326 tė jepej alarmi. Tė gjithė e kuptuan se u kishte ardhur dita tė provonin vehten dhe tė justifikonin pregatitjen "e egėr" qė kishin bėrė nė pak muaj. U zgjodhėn mė tė mirėt rreth 100 veta tė cilėt i ndanė nė 2 grupe. Komandanti dhe njė nga kreėt e lartė tė Ministrisė sė Rendit Publik u tha se operacioni ishte shumė i rėndėsishėm dhe jashtėzakonisht sekret. Do kapnin ose eleminonin njė bandė pėr tė cilėn kishte tė dhėna se ishte e pėrbėrė nga njerėz tė stėrvitur mirė pėr luftė terroriste dhe tė armatosur me armėt mė tė sofistikuara nė botė. Kaq dhe asgjė mė shumė. Po atė ditė sampistėt hipin nė IFAT e mbuluara tė repartit dhe nisen jo pa emocion pėr tė kryer aksionin e tyre tė parė. Sipas njė plani tė detajuar vendosen nė bregdetin e Golemit nė Durrės. Tė ndarė nė skuadra tė shumta istalohen nėpėr bunkerė, nė pyllin aty pranė dhe kabinat e plazhistėve. Urdhėri ishte dhėnė qė pa rėnė nė sy tė banorėve, plazhistėve apo kalimtarėve rastėsorė qė prisnin nė gjendje lufte. Njėri grup tė cilin e kishin veshur me rroba civile lėvizte me makinė dhe mė kėmbė nė gjithė vijėn e bregdetit aty. Pjesa tjetėr ishte istaluar nė bregdetin e Divjakės. Ka qėnė shėrbimi mė i gjatė nė historinė e policisė shqiptare. Plot 26 ditė pa lėvizur dhe me pak orė gjumė "rambot" prisnin bandėn e Xhevdet Mustafės tė cilin e vranė mė 27 shtator 1982 pas 2 orė luftė.

Reparti 326 gjatė stėrvitjes Aksione tė tjera dhe dėshmori i parė
Pėrfundimi spektakolar i aksionit pėr eleminimin e bandės sė Xhevdet Mustafės, bėri qė emri i repartit 326 tė merrte pėrmasa mitike. Vetėm pak muaj mė pas ēunat e specialeve tė policisė do tė zgjidhnin njė tjetėr operacion tė vėshtirė. Nė fillim tė vitit 1983, rrethohet nė shtėpinė e tij nė qytetin e Shkodrės njė nga emrat mė tė tmerrshėm tė qytetit Cuf Susta. Pas njė ore luftė kapua i qytetit verior pėrfundon i vrarė. Aksionet mė pas nuk kanė tė sosur pavarsisht se niveli repartit i cili tashmė nga njerzit ishte pagėzuar me emrin "Sampistėt" kėrkonte kriminelė tė vėrtetė tė cilėt nė atė kohė nė Shqipėri numėroheshin me gishta. Arratisja e 3 tė burgosurve nė vitin 1995 nga burgu i sigurisė sė lartė nė Burrel.Sipas informacioneve tė arrtisurit ishin fshehur nė malet e Bulqizės duke tentuar tė arratishin nga posta e Viēishtit. Ka qėnė operacioni i parė me helikopter. Ismeti qė vazhdon tė jetė efektiv i repartit RENEA, tregon sesi pėr 14 ditė rresht kanė kontrolluar pyjet dhe malet. Flinin jashtė dhe ushqimet u mbaruan shumė shpejt. Asnjėri prej tė burgosurve tė arratisur tė cilėt u kapėn po nga sampistėt mė pas nuk arriti tė kalonte kufirin. Maji i vitit 1987, shėnon njė tjetėr aksion spektakolar tė sampistėve. Qindra njerėz nė qytetin e Kuēovės pas ndeshjes sė futbollit mes ekipit vendas dhe atij tė Dinamos, mbajtėn peng nė dhomat e zhveshjes tė gjithė skuadrėn tiranase. Policia e cila ndeshej pėr herė tė parė me njė revoltė kaq masive ku u pėrdorėn edhe gurėt dhe mjetet e tjera tė forta duke bėrė tė plagosen dhjetra efektiv tė tyre dhe tifozė, nuk ishte aftė tė vinte rendin. Ka qėnė mbėrritja e trupave tė repartit 326 me helikopter qė bėri tė mundur nė mesnatė tė tėrhiqte futbollistėt e Dinamos dhe brenda pak orėve tė rikthente me dorė tė fortė rendin dhe qetėsinė. Nė vitin 1991 repartit ju ndryshua emri. Nga bėrthama mė e mirė e tij u themelua RENEA. Po atė vit gjatė aksionit pėr tė shuar luftėn mes njerzve dhe studentėve tė Shkollės sė Bashkuar Ushtarake bie dėshmori i parė pjestar i vjetėr i sampistėve Lulėzim Sulollari. Pak muaj mė vonė vritet nė Shkodėr edhe njė tjetėr legjendė e repartit 326 Arben Ujka. Tani shumica e tyre janė larguar jashtė vendit. Tė tjerė janė bėrė komandant te Renea apo drejtues policie nė komisariate tė ndryshme.

Si shpetuan Ramiz Aline
Mes dhjetra aksioneve te sukseshme te gjithe mbajne mend shmangjen e nje atentati ndaj Ramiz Alise ne hidocendtralin e Fierzes. Pas vdekjes se Enver Hoxhes Ramiz Alia i vendosur ne vendin e nr 1 te partise dhe shtetit, ndermerr nje turne ne te gjithe vendin. Ne fillim te vitit 1986 ne nje takim me puntoret e hidocentralit te Fierzes, nje person me bombe ne xhep i afrohet tribunes ne momentin qe Alia ishte duke mbajtur fjalimin e rastit. Ka qene pikerisht nderhyrja e djemve te repartit 326 qe ka bere neutralizimin dhe carmatosjen e atentatorit. Me pas personi i arrestuar pranoi se me ate granate kishte si qellim te eleminonte kreun e Partise se Punes. Ka qene pikerisht ky rast qe ne muret e muzeut legjendar qe te ketij reparti, i cili tani eshte pasuruar nga djemte e RENEA, te varet edhe nje tjeter medalje akorduar nga Kuvendi Popullor

(shqip)


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.