Forumi Horizont Gjithsej 122 faqe: « E parė ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122]
Trego 122 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarėsia deri nė ditėt e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=209)


Postuar nga Piktor datė 25 Dhjetor 2008 - 21:00:

Shqipja si gjuhe e shkruar ka nje histori te re. Mos ti hyme historise se disa e shkruanin me germa greke, disa me germa latine por dhe arabe, turke etj. Persa i perket deformimit te gjuhes ne pergjithesi, te paret qe e ngriten kete shqetesim apo problem ishin francezet si xheloze qe ishin per gjuhen e tyre po keshtu me pas italianet e keshtu me rradhe.
Ne Shqiperi ky eshte nje fenomen i ri por qe verejme per fat te keq qe askush nuk e ve ujin ne zjarr.
Psh sot ne nje tv shqiptar nuk thuhej Oriz por Rizoto e shume rreklama te tjera qe jane gjysem shqip e gjysem anglisht apo italisht etj.
Perderisa nuk kemi nje organizem qe duhet te merret me ruajtjen e standartit te shqipes se shkruar dhe folur ne tv apo gazeta etj nuk kemi pse te ankohemi.
Disa mund te quajne deformim edhe perdorimin e dialektit megjithese ne te folur do thosha se mund te tolerohet por e shkruar eshte mire qe te shkruhet ajo letrare.
Megjithate perderisa nuk kemi nje fjalor te ri shqip dhe nja dy fjalore te mire dialektore, kjo pune s'do mend qe do shkoje keq e me keq.
Sot ne mbremje po bisedoja me nje mikun tim dhe me pyeti per nja dy fjale dialektore veriore natyrisht qe ai kishte hasur duke lexuar Fishten njeren e dija dhe ja thashe menjehere kurse tjetren mu desh ta gjeja kuptimin ne lidhje me fjalet e tjera te lahutes.
Nuk jemi te zote ta ruajme sot gjuhen letrare ashtu sikurse kemi bere me shekuj.
Qe te kuptosh sa e rendesishme eshte kjo po ju jap nje shembull.
Arbereshet e italise flasin gjuhen e vjeter (dialekti toske) por qe ndryshon shume me ate qe flitet sot ne shqiperine e jugut aq sa veshtire se edhe mund te merren vesh mire.


  Gjithsej 122 faqe: « E parė ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122]
Trego 122 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.