Forumi Horizont Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga NS-6 datė 09 Tetor 2005 - 22:42:

procesi i klonimit

Cod. A09102005

Gjerat qe po shkruaj ne kete post jane per tu vendosur ne nje teme ne vete por per momentin po e le ketu,pastaj me vone do te shof ti bej nje kopje edhe tek nje teme e re qe kam ndermend te hap.Nese nuk e ben ndonje tjeter para meje rreth klonimit...

Klonimi eshte nje metode ku nje veze(gemetit femer)i hiqet berthama e vet qe ka vetem gjysmen e kromozomeve dhe i vendoset nje berthame e marre nga nje qelize e rritur pra e diferencuar qe normalisht ka nje numer te plote kromozomesh. Ketu duhet te marrim parasysh qe berthama e re qe i vendosim kesaj qelize ka bere ndonje ndarje dhe ne cdo ndarje kemi humbje te copave anesore te kromozomeve nga paaftesia per te dublikuar ato(enzima telomerazi eshte inaktive te qelizat e rritura) dhe prandaj ne cdo ndarje kemi kromozome me te shkurtuar derisa ky shkurtim prek gjenet qe jane te rendesishem per mbijetesen e qelizes dhe qeliza vdes...

Edhe nje gje duhet te rregulloj ne ato qe kam shkruajtur me siper qe mund ta quaj gabim ketu.Ne fakt ajo veza qe merret(gameti femer) ka perfunduar meiozen e pare dhe eshte ne meiozen e dyte dhe i bie qe kromozomet e saj nuk jane ne nje berthame te vetme sic jane kromozomet tek qelizat normale por jane te shperndare neper qelize.Kshu qe kur themi qe i heqim berthamen vezes duhet te kuptojme qe i hepim kromozmet nje e nga nje,qe ta them te drejten, kur e mendoj eshte pune me gjelle dhe shume e veshtire (duke pasur parasysh qe nuk duhet te prishesh membranen e qelizes kur fut agen per me i thith kromozomet etj)

Sic thame duke qene se vezes i futim nje berthame nga nje qelize e rritur e marre nga nje individ tjeter atehere individi i ri do te jete "kloni" i te vjetrit. Kjo eshte e sakte deri ne nje fare pike.Per cilat arsye? Duhet te marrim parasysh qe 2 vellezer binjake homozigote(qe vijne nga e njejta veze)nuk i kane shenjat e gishterinjve njelloj megjtihse materiali i tyre gjenetik eshte 100% njelloj. Si eshte e mundur kjo? Eshte e mundur nga fakti se forma e njeriut dhe cdo strukture e trupit te njeriut varet nga grada qe perdoret ADN ne traskriptimin e saj. Mjafton qe ne njerin rast te jete nje perqendrim me i vogel i nje gjeni dhe do te kemi nje ndryshim. Ketu mund te fus nje shifer: vetem 0.01% e ADN eshte pergjegjse per pamjen tone te jashtme dhe se rreth 2 % e ADN eshte ajo qe permban te gjitha gjenet qe i duhen njeriut ne jeten e perditshme. Pjesa tjeter e ADN te themi qe eshte "pleher" megjithse eshte term jashtzakonisht i gabuar por le ta marrim per kete post keshtu.
Besoj se me pak fjale kaq mjafton per te dhene nje ide te thjeshte per klonimin: kur themi klon duhet te kemi parasysh vetem materialin gjenetik dhe jo formen e jashtme. Mos te bejme ide si disa qe i ngordhte kotelja dhe merrnin qeliza nga macja dhe kerkonin klonimin me idene se do e sillte ne jete ate qe iku.

Rasti me i bujshem i klonimit ka qene ai i deles Dolly,i perjetshem qofte kujtimi i saj se ngordhi ne vitin 2003 me injeksion per ti lehtesuar dhimbjet nese nuk gabohem. Pse ngordhi? Ishte e semure nga nje semundje e sistemit te frymemarrjes.Deri ketu eshte normale...semundje...dhe atehere? Do te ishte normale deri sa te mendonim qe ajo semundje vihej re vetem tek delet qe kishin nje moshe minimumi 10 vjec: Dolly ishte 6 vjece(klonimi ishte bere ne 1997). Eshte si me thene qe kur dolly lindi ishte pothuajse minimumi 4 vjece. Per me teper kishte edhe semundje te tjera dhe u pa me e arsyeshme ta ngordhnin. Imagjinoni ata qe duan te klonojne njeriun: duke pasur parasysh keto rezultate cfare skenaresh mund te sjellin tentativat me klonu njeriun?
Informacione te tjera rreth klonimit do te shtohen ne te ardhmen.Per momentin ky ishte vetem nje kuriozitet mjeksor


  Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.