Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Dialog Miqesor Midis Nanos Dhe Metes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3182)


Postuar nga Admirali datė 01 Dhjetor 2003 - 12:30:

Talking Dialog Miqesor Midis Nanos Dhe Metes

Cili je ti more burre qe do sinoret e mia?

Ilir Meta

Jam Iliri nga Skrapari,

s’jam Fatosi nga Lunxheria

O pushtetin, o partine

s’i mban dot o mik te dyja...

Fatos Nano

Do t’i mbaj se s’eshte pune

eshte e imja partia,

jam si Ismail Qemali

prapa me vjen historia.

Ilir Meta

Jo, more, jo se nuk e leme

partine ne duart e tua.



Fatos Nano

Ti mbytur ne vaj e gjeme,

po ketu me duan mua,

jam martuar nja dy here,

po vetem partine kam grua.

Ilir Meta

Mos mbaj grua me pahir,

se do ikesh me Bragace.

Fatos Nano

Do ta mbaj me plot deshire,

keshtu do dhe shoku Brace.

Ilir Meta

Mos mbaj grua me pahir,

se do te soset kulaci.

Fatos Nano

Do ta mbaj dhe me mire,

derisa do dhe zoti Caci.

Ilir Meta

Mos mbaj grua me pahir,

kesaj i shkoi vafti.

Fatos Nano

Do ta mbaj dhe me mire,

derisa do dhe Taqi Rafti.

Ilir Meta

Zgjidhi shoket nga litari,

zgjidhi shoket nga zinxhiri.

Fatos Nano

Une i zgjidh o zoti Meta,

por s’do te zgjidhet Gazmiri.

Ilir Meta

Zgjidhi shoket nga zinxhiri,

dhe shpetoi nga rreziku.

Fatos Nano

Une i zgjidh pa pike problemi,

po nuk eshte dakort Namiku.

Ilir Meta

Zgjidhi shoket nga litari,

se ketu do behet nami.

Fatos Nano

Une i zgjidh, po ku pranon

qe te zgjidhet Kac Islami,

une liroj, por e shtrengon

litarin me fort Mezani.

Ilir Meta

Zgjidhi shoket nga zinxhiri,

jepi fund ketij marazi.

Fatos Nano

Une i zgjidh po ku pranon,

pa zinxhire te rroje Elmazi.

Ilir Meta

Leri mor, te marrin fryme,

Te prangosur mos i mbaj.

Fatos Nano

Eh Ilir, te dy e dime

e dime mire se c’jane ata,

e dime avazin e tyre,

avazin e dallendyshes,

jane si uji, pa forme e ngjyre

qe marrin formen e shishes.

Ilir Meta

Eja tok te bejme paqe,

kohen kot me sherr e ngasim.

Fatos Nano

Mire do qe, po vete ushtaret

menjehere do na vrasin.

Ilir Meta

Poshte paqja, rrofte lufta

dhe nuk kemi me c’te themi.

Fatos Nano

Mire do te qe nje paqe,

po me mire keshtu si jemi.

Dritan Dalipi

Emin Isaku


Koha Jone


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.