Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga jimmy84 datė 15 Korrik 2005 - 18:00:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori


Kjo nuk eshte aspak rruga per te sheruar problemin shqiptar. Une do i vija te parat keto lajme, qe shteti dhe njerezit te kuptonin se ka nje problem. Mediat jane te lira me kushtetute. Duke i mbyllur sqepin nuk bejme gje vecse te injorojme nje problem real.

Vetevrasjen se perhap media. Perkundrazi, media na sjell para syve banalitetin e shume vetevrasjeve. Ai banalitet qe mund te evitohet kollaj nese ka ne aksion te organizuar. Megjithate gjate ketyre diteve ka patur dhe vetevrasje te tjera. Une do vazhdoj ti ve ketu, qe te gjithe te kuptojne ku eshte Shqiperia, dhe mos shikojne vetem rruget e asfaltuara apo Tiranen e bojatisur. Nje shtet behet nga njerezit dhe jo nga objekte materiale. Po u injoruan ata nuk ka me kuptim shteti dhe media si pjese e saj.




Ti mendon se shteti po t`i doje menderja ka nevoje per median per te marre vesh gjendjen dhe per te marre masa? Mendon se duke trumbetuar, duke vene alarmin dhe shpesh here edhe duke ekzagjeruar media zgjidh ndonje pune?
Kur hap TV dhe sheh qe ka vetem vrasje, vetvrasje dhe helmime cfare psikoze mbjell tek nje punetor? Tek nje pensionist? Tek nje i papune? Tek nje njeri me fobira dhe pse jo edhe me ndonje problem mendor nga streset e shumta? Nqs ai degjon 7 lajme vetvrasjesh, dhe te shtata keto vetvrasje i degjon ne 7 versione te ndryshme nga kanale te ndryshme dhe secili ky version eshte njeri me i ekzagjeruar dhe me i tragjedizuar se tjetri?Mendon se kjo do e ndihmoje psikologjikisht? Apo do e rendoje?
Nuk them qe situata ne Shqiperi eshte "fushe me lule". Perkundrazi eshte per te vene ulerimen por medja me mire te beje nje emison ku te diskutohet per keto probleme dhe t`i kapi per gryke ata pushtat qe jane ne pushtet: Cfare keni bere dhe cfare po beni per te ndryshuar situaten" dhe jo t`i mbushi lajmet vetem me tragjedira dhe vrasje makabre apo vetvrasje masive.


  Gjithsej 376 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.