Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=309)
-- Vrasja e Drizės, autori i tretė nė pranga (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11083)


Postuar nga Orion datė 04 Mars 2006 - 12:22:

Post Vrasja e Drizės, autori i tretė nė pranga

Policia e Kombinatit i ka vėnė prangat tė akuzuarit pėr vrasjen e tė sapo-liruarit nga burgu

Vrasja e Drizės, autori i tretė nė pranga

Ened Janina

TIRANĖ- Arrestohet nė kryeqytet i akuzuari pėr vrasjen e Petrit Drizės. Altin Hoxha ėshtė arrestuar dje nga policia, vetėm dy muaj e gjysmė pas vrasjes sė Drizės nė lagjen Kombinat. Disa kohė mė parė nė ngarkim tė tij, Prokuroria e rrethit Tiranė kishte lėshuar urdhėr ndalimin duke e akuzuar si njė nga autorėt e vrasjes me paramendim. Vrasja e Petrit Drizės ka ndodhur nė 15 dhjetor tė vitit tė kaluar, vetėm pak ditė pasi ai ishte liruar nga burgu. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burimet zyrtare tė policisė sė Tiranės. Sipas tyre, motivi i kėsaj vrasjeje mendohet qė tė jetė njė sherr i vjetėr qė ka pasur Driza me tė arrestuarin e djeshėm, Altin Hoxha. Dy ditė pas vrasjes nė prangat e policisė kanė rėnė edhe dy persona tė tjerė tė akuzuar si bashkėpunėtorė tė Hoxhės, Ilir Neziri dhe Xhemal Avdillari.
Vrasja e Petrit Drizės ėshtė kryer mbrėmjen e 14 dhjetorit tė vitit tė kaluar nė lagjen Kombinat tė kryeqyteti. Rreth orės 20.30 tė asaj nate, Petrit Driza ka qenė duke ecur nė rrugėn “Llambi Bonata” kur disa persona i janė afruar nga pas dhe e kanė qėlluar me armė zjarri. Plumbat i kanė shkaktuar vdekjen e menjėhershme Drizės, ndėrkohė qė autorėt janė larguar me shpejtėsi nga vendi i ngjarjes. Menjėherė nė vendin e ngjarjes ka shkuar policia e kryeqytetit, e cila ka kryer hetimet e para. Nga marrja nė pyetje e dėshmitarėve okularė por edhe nga hetimet e mėtejshme rezultoi se shkaku i kėsaj plagosjeje ishte njė njė sherr i mėparshėm qė viktima kishte pasur me dy vėllezėrit Altin dhe Klodian Kodra. Nga hetimet e policisė rezultoi se Driza dhe vėllezėrit Hoxha kishin pasur njė sher me njėri- tjetrin nė njė bilardo, dhe gjithēka kishte pėrfunduar me grushta. Pasi e ka marrė veten nga sherri, Driza ėshtė armatosur me njė pistoletė dhe ka shkuar tek vendi ku zakonisht rrinin dy vėllezėrit Altin dhe Klodian Hoxha. Mėngjesin e datės pesė mars tė vitit tė kaluar ai i ka takuar dy vėllezėrit dhe pas njė sherri me fjalė ka hapur zjarr nė drejtim tė tyre. Fatmirėsisht Altin dhe Klodian Hoxha vetėm janė plagosur dhe pasi kanė marrė ndihmėn mjekėsore kanė dalė nga rreziku pėr jetėn. Pak orė pas kėsaj ngjarjeje Driza ishte arrestuar nga policia dhe mė pas gjykata e kishte dėnuar pėr kėtė vepėr penale.
Edhe pse Driza ka bėrė burg pėr plagosjen e vėllezėrve Hoxha, ajo nuk ėshtė harruar prej tyre. Altini 29 vjeēar, nuk ia kishte falur hakun hasmit tė tij dhe pėr kėtė arsye i kishte zėnė pritė. Nga hetimet e policisė rezultoi se Altin Hoxha e kishte kryer vrasjen e Drizės sė bashku me Ilir Nezirin. Ky i fundit ėshtė arrestuar nga policia vetėm dy ditė pas ngjarjes. Nė prangat e policisė ka rėnė edhe taksisti qė ka ndihmuar Hoxhėn qė tė largohet nga vendi i ngjarjes, 38 vjeēari Xhemal Avdillari. Ndėrkohė policia kishte shpallur nė kėrkim autorin kryesor tė ngjarjes, Altin Qamil Hoxhėn. Dy ditė mė parė efektivat e policisė kishin identifikuar vendndodhjen e Hoxhės dhe kishin planifikuar arrestimin e tij. Paraditen e djeshme uniformat blu kanė mundur qė tė prangosin Altin Hoxhėn pa i lėnė kohė qė tė reagojė. “Ky shtetas ishte shpallur nė kėrkim mė datė 15.12.2006, pasi dyshohet tė jetė autor i vrasjes me paramendim tė shtetasit Petrit Driza, ngjarje kjo e ndodhur mė datė 14.12.2005 nė Kombinat, vepėr penale e parashikuar nė nenin 78/2, 278/2 dh 25 tė kodit penal”, thanė dje burimet zyrtare tė policisė pas arrestimit.





04/03/2006 ( Shekulli )


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.