Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Histori te shkurtra te nje violine... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11029)


Postuar nga ksenia datė 15 Mars 2006 - 07:49:

Sot do te merret vendimi perfundimtar...Sot shpirtrat e keqinj do te nxjerrin flaket e tyre te fundit nga goja per te djegur kalimtaret e fundit...Sot ankthi, padurimi, intrigat do te kalojen fazen e pare te zhdukjes... Ne hapesiren ngjyre qielli pak nga pak do te nxjerr koken nje gonxhe e re luleje. Ende e paformuar mire une e ndjej qe kjo lule eshte e imja...Qe ne mendim ajo ka qene e destinuar per te qene e imja...
Sot do te mbushem thelle me ajer te paster… Mushkerite do te fillojne te zgjerohen dalengadale per ti lene pas semundjet e gjata te pagjumesise, humbjes se oreksit, nervozizmit...
Trupi im i kthyer ne nje violine do te tingelloje vetem melodi te gezueshme lumturie dhe ditet e mia do te kthehen ne nje pentagram notash ku hedhin valle bukurite ...


  Gjithsej 64 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.