Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Histori te shkurtra te nje violine... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11029)


Postuar nga ksenia datė 05 Shkurt 2007 - 15:59:

Nese do te mungonte elementi i dhunes tek ne te dy atehere aktiviteti yne, perfshi ketu edhe ai erotik nuk do te arrinte persosmerine qe ka tani. Kohet e fundit e mendoj shpesh menyren kafsherore te kalimit nga gjendja normale ne ate erotike...Te dy pesojme shthurje...Ne shthurim dhe peshtyjme mbi format qe jeta shoqerore ka rregulluar bukur-bukur. Eh, sa here kemi vene ne pikepyetje rendin shoqeror, ai tronditet ne maksimum nepermjet erotizmit tone...
Jam e bindur qe pavaresisht derdellitjeve te “te moralshmeve”, edhe "virgjereshat" vete bejne takime ilegale me “shthurjen” sepse ne fund te fundit lumturia me e madhe njerezore eshte vetem pasioni trupor, eshte vetem erotika. Ketu dhe vetem ketu merr kuptim dallimi kafsheror nga ai njerezor. Kafshet riprodhohen ndersa ne bejme erotik.
Mundohem shpesh, deri ne lodhje, te percaktoj momentet kur ndjej dashuri dhe ato kur ndjej pasion. Numeruam nje nate deri ne dhjete duke eksperimentuar erotikisht, 1...zbehje e shikimit, 2...mpirje kembesh,3...mpirje duarsh,4...dalldisje fizike, 5...rritje temperature, 6...shperndarje e nxehtesise nga poshte lart, 7...pershpejtim i frymemarrjes, 8...aktivizimi i elementeve te dhunes, 9...deshira trupore, 10...”lumturimi”
Jemi te prirur te perjetojme pasionin. Vetem pasioni eshte lumturia e vertete.Ky i fundit quhet i tille vetem atehere kur bashkohet me elemente vuajtje (edhe vuajtja eshte pasoje e dhunes). Ndjenja e sigurise dhe qetesise ne lumturi eshte nje gjendje qe zbehet shume shpejt.
Ne i duam kenaqesite e trupit dhe i kuptojme perfekt ato. Qeshim me te madhe perpara atyre qe ndjekin nje riprodhim joseksual duke ju kundervene erotizmit.
Ne e duam pasionin dashuror dhe te shthurur sepse e dime qe vetem ne kete menyre mund te sigurojme shtrate te perjetshme erotizmi...


  Gjithsej 64 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.