Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parė ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Histori te shkurtra te nje violine... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11029)


Postuar nga ksenia datė 18 Prill 2007 - 11:35:

Une jam nje krijese qe nje dite do te ndal se marri fryme e vecuar ne fundin e nje aventure te veshtire dhe te pakuptimte njekohesisht. Renie, ngritje, veshtiresi, perpjekje, deshira te ankthshme, obsesione te vazhdueshme. Te gjitha keto rrokullisin njera-tjetren vetem per nje qellim te vetem - per persosmeri. Perse te gjitha keto kur fundi do te jete rrenqethes, i vetmuar, i erret, i dhimbshem? Ndoshta per pasardhesit te cilet ende nuk kane hyre ne historine e jetes sime? Si do te jene ata? (e gjitha kjo eshte nje enderr me sy hapur dhe sy mbyllur pjese e deshire-instiktit per vazhdimesi).
------
Shikimi me endje i albumeve te vjetra fotografike me zhyti thelle ne qeli...Kalimi nga gjendja normale ne ate nostalgjike me ndryshoi gjithe aktivitetin tim te perditshem social. Pse gjithmone ndodh te fotografojme momentet me te bukura? A nuk eshte e gjitha kjo nje provokim qe dashur pa dashur i behet nje pjese njerezore (nostaligjise)perkohesisht te pergjumur??? A nuk do te ishte me mire te fotografoheshin momentet e shemtuara ne menyre mos kerkimin e vazhdimesise se se kaluares?? Nostalgjia jo rralle here shkaterron njerez te dashur pjese te se tashmes...
Qe prej dje jam nje qenie ne kerkim te fotografive, jam ne kerkim te shtimit te “adresave” te vjetra ne listen e kontakteve te mia.


  Gjithsej 64 faqe: « E parė ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.