Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Histori te shkurtra te nje violine... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11029)


Postuar nga ksenia datė 29 Mars 2006 - 10:47:

Posesiviteti eshte gjeja me e padurueshme sidomos kur ai shfaqet tek individe te cileve rrezja e veshtrimit te tyre nuk i ka kaluar rrethit vicioz ku jane zhytur gjenetikisht.
Sot me peshtyu ne fytyre posesiviteti i nje kolegeje provinciale si gjenetikisht ashtu edhe intelektualisht, e afte t’i trashegoje provincializem brezave te tere... Nje femer gjitheperfshirese e shemtuar, 1.40 e hipur ne maje te takave, rrumbullake dhe per me teper miope (e paafte qe nga lindja ti shohe gjerat pa ndihmen e ndonje objekti)...
Sot te kryeqytetarizuarit dhane shfaqjen e rradhes. Zot, sa i dua keto festa sidomos kur ne rolin e spektatorit bashkohet edhe kolegu im i kryeqytetarizuar pavaresisht theksit vlonjat qe i ndihet ende ne shqiptim. Ne ndryshim me mepare festa te tilla te argetojne deri ne biiiiz.... Ne keto momente kryeqytetarizimi nga nje proces i gjate dhe i mundimshem kthehet ne nje show te vertete kllounash dhe gorrillash...
Sot, provincialiteti leshoi nje britme rebelimi mbeshtjelle me posesivitet. Diku degjova qe do te krijohej Fronti per Clirimin e provincialeve. -Si organizate terroriste tingellon, ja keput kolegu im tashme i kurdisur nga shfaqja e servirur.. -Do ta kene te veshtire me “Garden e Hekurt” ja kthej une e frymezuar nga gjetja e tij pikante duke i bere keshtu edhe nje rifreskim leksioneve te dikurshme mbi historine e terrorizmit.


  Gjithsej 64 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.