Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Mbreteria e mendimeve te mia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11903)


Postuar nga eliz datė 11 Shkurt 2007 - 12:11:

Duke lexuar Remark…ja , pra, sa shume perulem e gjunjezohem para asaj qe ndjej. Kjo eshte pjekurija e stines se veres qe ka mbjelle lulezimin, megjithese askush nuk ka mbjelle asgje, kjo eshte nje vere me bime te egra e nje dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e forte e jetes, lule qe ka qendruar shume kohe e vetmuar...
Dicka me kujtuan keto rreshta dhe do doja ta kisha ate leter perpara meje tani .Ngjante shume me kete apo jo?Sigurisht qe ngjante .Gjunjezim ,perulje perpara asaj ndjenje,perulje para dashurise!Ndjehem gjithmone bukur kur kujtoj ato ndjenja, ate kohe…
Kur kam lexuar remark per here te pare.Duhet te kem qene 10,mbase 12 vjece.Ne ate kohe iu betova vetes se ose do lexoj libra qe I ngjajne stilit te Remarkut ose do lexoj Remark gjith jeten .Nuk ishe vetem nje shkrimtar per mua.U bere baba,mesues.Tani kuptoj shume gjera.Tani shume gjera kane shpjegim.


  Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.