Forumi Horizont Gjithsej 146 faqe: « E parė ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146]
Trego 146 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Rrefime memece (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15411)


Postuar nga Katilesha datė 08 Gusht 2013 - 20:18:

Lightbulb

U banė ditė qė jam duke kompjuterizue nji bllok fletoresh me kuadrata ku ndryet vuejtja, djersa e pasioni i shkrimit tė pėrkthyesit tė veprės “Tė fyem e tė poshtnuem” e Dostojevskit, N. S., edhe trupi i tij burgosun nė Burgun e Burrelit, po aspak shpirti i tij i lirė…
Asht njė lloj pune qė mė mbush ēdo pore tė shpirtit, e kur sjelli ndėrmend vuejtjet e tij, tanė t'lodhti i disa orėve punė para kompjuterit, n'pozicionin n'vend numero, m'ik! e unė ndihem pupėl, si njė e sapozgjueme prej ma t'mirit gjumė, gati pėr me ia nis prej fillimit.
Kur u njofta me pėrvuejtjet e viteve nė Burgun e Burrelit, nėpėrmjet rr'fimeve plot mall tė t'birit, qė njiherish asht dhe mik i jemi, nuk kisha si mos me u gėzue qė pėrkthimet e tij tė veprės sė Dostojevskit, ma nė fund po ēliroheshin nga fletoret e vjetra me kuadrate, shkruem me njė kaligrafi qelibar. Aq e pastėr dhe e kjarte ishte ajo kaligrafi, saqė gjatė leximit mė pėrfytyrohej ai, i dobėt, me fytyrėn e vrame e rrasun mbrenda kuadrateve tė fletores qė shkruente me vėmendje, me kujdes, pa asnji, asnji gabim drejtshkrimor a gramatikor. Unė nuk e kam njoftė at njeri, por ndiej se kam humbė shumė! Dhe jo vetėm unė, por edhe familja e tij, njerėzit e afėrm apo tė njoftun, madje edhe kojshitė, edhe roja e pallatit pėrbri kanė humbė, apo shitėsja e bukės nė cep tė pallatit, qė prej kohėsh nuk e ndig’jon ma shprehjet “faleminders”, “tė lutem” dhe “ditėn e mirė”. Dyqanet e bukės frekuentohen ma sė shumti nga njerėz qė e rrumbullakosin kafshatėn e mbijetesės me numra. Kėshtu nji shitės bukė ndigjon vetėm: 1, 2, 3… e kėshtu me rradhė. Qė mos ta humbi fillin, po thosha se kam humbė shumė qė s’e kam njoftė N. por amį mos t’ju duket e ēuditshme, kur them se e kam njoftė nėpėrmjet kaligrafisė sė saktė deri nė dyshim, tė pastėr deri nė habi, e tė kujdesshme deri nė pėrmallim…
Dhe nuk ekzagjeroj aspak kur guxoj tė them se ia kam msue edhe huqet pėr korrektėsi, apo hapin e lehtė n’valėzimet e gėrmave n’mbrendėsi tė kuadrateve tė fletores. Pėr mos me thanė qė e pėrfytyroj edhe tuj dredhė ndonji cigare, ashtu kambturqisht e tuj u gajasė me Ivan Matveiēin e burgosun n’krokodilin “e shkretė”. Apo tuj i shką butėsisht dorėn flokėve t’mėndafshta tė Elena Ivanovnės, a tuj ngacmue me ironi kryefortsinė e Polina Aleksandrovnės kumarxheshė. Tana kėto e shumė tė tjera mundem me i pėrfytyrue, sikur i ka jetue edhe ai, ngujuem nė nji dhomė muret e sė cilės edhe sot duhet t’jehojnė psherėtimėn e atij lapsi qė ngutshėm rrėfehej ndėr fletore.
Tė tillė efekt grishės ka ky njeri i panjoftun, qė tuj kenė i burgosun e brengosun mundi me ēlirue shpirtin e tij e me ju lanė trashėgimni t’bijve tė vet edhe neve dėshminė se: “mund tė na privojnė nga liria fizike, por kurrė nga ajo shpirtnore, sepse vetėm shpirti nuk din me heshtė”!


  Gjithsej 146 faqe: « E parė ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146]
Trego 146 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.