Forumi Horizont Gjithsej 73 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 73 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Vazhdo tregimin... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17137)


Postuar nga Agent Provocateur datė 23 Qershor 2009 - 11:37:

Vazhdo tregimin...

Meqenese me pelqejne lojerat dhe shikoj qe ketu ne kete forum paska njerez qe i pelqejne dhe behen pjese e tyre here pas here nese serioziteti nuk i mbyt do te doja t'ju propozoja kete teme te kendshme. Une do te shkruaj nje copez tregimi dhe me fantazi do te doja qe ta vazhdonit. Ju lutem mos dilni nga tema qe te mund ta mbledhim ne fund e te krijojme nje unitregim sido qe te dale... Faleminderit

U ngrit pertueshem nga krevati duke qene e dyzuar midis idese qe te cohej te bente nje dush apo te rrinte edhe ca shtrire duke perqafuar jastekun...edhe sikur te rrinte ashtu edhe pak, momenti qe do te cohej do te vinte keshtu qe e ndau mendjen dhe veshi xhinset e bluzen e pare qe i pane syte duke e hequr menjane idene e dushit fluturoi shkalleve. Aty midis rruges se pare dhe te dyte ishte nje dyqan embelsirash shume i lezetshem ku i pelqente te merrte kafen e mengjesit qe po i dukej i vetmi mendim llastim i vlefshem per tu konsideruar. I duhej nje kafe e forte nga sepse nata e meparshme kishte qene shkaterruese. Filloi ta shante neper dhembe me vehte me gjithe inatin qe i ishte mbledhur..idiot, debil, hajvan, shtrembesire, kalbesire... e ndau mendjen ai nuk meritonte asgje me...vecse injorim... apo ti shkruante nje mesazh ... nje rresht apo nje fjale apo te sillej si moskokecarese dhe te mos ia vinte veshin as historise dhe asgjeje dhe te priste ne heshtje. Pse kur behej fjala per te tilla gjera nuk mund te mendonte qe ishin episodike? Ah sa keq i vinte tani per seksin e eger qe benin bashke. Per hir te kesaj qe kishte ndodhur nuk do ta benin me ose nuk do te ishte me i eger, ose kushedi edhe mund te ishte...duhet patjeter te regjistrohej ne nje kurs...


  Gjithsej 73 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 73 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.