Forumi Horizont Gjithsej 73 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 73 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Vazhdo tregimin... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17137)


Postuar nga Agent Provocateur datė 24 Qershor 2009 - 11:46:

...i kishte ngulur syte ajo por mendimet e veta e pushtuan prape. Kishte zgjedhje te ndryshme dhe ishte ne medyshje...fundja mund eshte te jetonte pa kurs, nese gjerat do ishin ndryshe. Ate kohe mund t'a perdorte per/me ate per shkak te se ciles po kerkonte nje aktivitet ku mund te "strehohej" duke zevendesuar disi mendimin per te me nje aktivitet ose dicka tjeter. Ne fakt, cfare duhej tamam keto kohe, ishte e pamundur te shprehej, sidomos per tipa te tille. Mos keqkuptohemi, tipa aspak konfuz, thjeshte me endrra e deshira me te medha nga sa u mban zemra.
I rikthehej mendimeve dhe imazheve te ndryshme pafund dhe nuk po gjente paqe me veten.
Asgje nuk po i shijonte ne shoqeri te mendimeve vetem. Edhe pse cdo gje ne mendje I dukej pothuaj e prekshme, deshira per realitet, per me shume dhe me afer po e cmendte gradualisht.
A ka zgjidhje duke vazhduar te pyesesh veten "po sikur" apo thjesht te ngrihem e te shkoj ta kerkoj, ta gjej e te bej veten te lumtur? Hmmmm se di...Me duket sikur cdo gje, cdo deshire e koheve te fundit ka nje rezultat - egoizem. Sa me shume e kristalizoj rezultatin e kesaj rremuje mendimesh e deshirash, aq me I drejte me duket. Ne fund te fundit sa here do jem kaq I ri? Sa here do deshiroj kaq fort? Sa jete te tjera me presin? Sa shanse te tilla do me vijne ne dore? Sa njerez te tille e kaq ngacmues per cdo qelize timen do te mund te has ne jete?
Eh...ja prape pafundesi pyetjesh...


  Gjithsej 73 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 73 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.