Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Refime nga Ashley! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18095)


Postuar nga Ashley datė 06 Nëntor 2010 - 19:06:

Shumekujt i ka ndodhur te njohe mendimin e pashqitshem per nje djale,qe ju pushton shume kohe me pas kur ktheheni ne vendet ku e keni dashur dhe e keni zoteruar.Kjo eshte nje nga ndjenjat me te fuqishme dhe me te mundimshme qe njoh.Te duket sikur do ta shohesh ne dhome,te hyje,te qeshe,te hape krahet,shembelltyra e tij luftarake dhe e sakte eshte perpara teje.Kalon kthehet perseri dhe zhduket.Ai ju torturon si ne mankth,ju mberthen,ju mbush zemren,ju ngacmon shqisat me pranine e tij ireale.Syri e veren,aroma e parfumit te tij te ndjek pas,ne buze ke shijen e puthjeve te tij dhe ne lekure ledhatimin e mishit te tij.E megjithate e di se je vetem e vuan nga turbullimi i ēuditshem i asaj fantazme te perjetuar.Dhe te mbeshtjelle nje trishtim i rende,i pikelluar.Te duket sikur te kane braktisur pergjithmone.Te gjitha gjerat marrin nje kuptim hidherues duke te ngjallur ne shpirt,ne zemer,nje mbrese te tmerrshme vetmie,braktisje.Dhe atehere kupton ose mendon:Oh asgje nuk mund te kthehet me!Asgje nuk mund te ndreqet me.Ndryshe do te ishim shenjtore.Jeta nuk ka pasur ndermend te na bente te persosur.Ai qe eshte i persosur e ka vendin ne muzeum.Shume prej jush mund te jene ndiere keshtu si une dhe kane menduar serish per kohet e bukura qe kane perjetuar.E sjell shume shpesh ne mendje kohen e lumtur,kur kisha perkrahe engjellin tim,kisha dashurine e atij engjelli.Po tani ēfare kam?Asgje!Kam vetem nje kujtim te thelle ne memorie,imazhin,butesine,pamjen dhe ndjeshmerine,por nuk me mjaftojne te gjitha keto,kur jane thjesht imagjinata.Ti e kupton sesa te nevojshme e ke pranine e tij.Dhe e di se nuk eshte vetem vetedija jote qe po e pret,por edhe duart,edhe damaret,edhe nje ndjenje embelsie dhe ēuditerisht e huaj qe pret e pret...Nga ndarjet trishtohen njerezit,edhe druret deshperohen dhe vyshken ne vetmine e tyre.Kjo eshte dialektike,eshte e pakuptueshme.Si lumi brigjet te gerryejne ndarjet.Por ne jemi afer e afer,si mund te ndahemi kaq afer?Ndoshta u ndame sepse nuk na kishte mbetur asgje tjeter ku te mbahemi.Me pare kishte shume gjera,siguri,mbeshtetje,besim ne diēka,qellim...gjithe keta parmake te bukur pas te cileve mund te mbaheshe kur te shkund e te tund dashuria kurse sot s'ka asgje,e shumta pakez deshperim, pakez guxim dhe sa per te tjerat s'ke ēi do fare sepse jane te huaja,gjithmone te huaja.Prandaj kur te braktis dashuria nuk te ben me pershtypje asgje dhe keshillat te duken absurde dhe pesimiste.E ndjen veten si nje kufom e ardhur me leje.Per njeriun e lenduar nga dashuria,lumturia dhe fatkeqisia mbeten vetem gezhoja boshe,te flakura tutje,nga ndjenja e gjithpushtetshme se jeton dhe e ndjen se po jeton.Dhe vazhdon te shprehesh nder dhembe.Ti dritez e vogel,ti vegim i nje engjelli,ti fytyre qe ushtron nje pushtet te cuditshem mbi mua,ketu mbi kete planet,ku ka me qindra mijera fytyra te tjera me te mira,me te bukura,me te menēura,me te ēiltra,me besnike,me te afrueshme.O ti rastesi qe m'u ngaterrove nje dite neper kembe diku ne rruge e qe hyre ne jeten time nje nate,ti qe s'di per mua pothuaj asgje tjeter perveēse asaj qe te rezistova dhe prandaj mu hodhe ner krahe derisa nuk te rezistova dot me.Une risjell ndermend portretin e tij,duke e veshur ate me hir te rreme.Ne ato ēaste ai eshte i joti,vetem i joti.E zoteron kete krijese te mrekullueshme aq sa eshte e lejueshme te zoterosh me hamendje,e mbeshtjelle me pasionin tend,e mban dhe e shtrengon ne krahet e tu,martohesh me te ne fantazine tende dhe vetem atehere e mund fuqine e nje joshjeje magnetike.Dhe fillon te thuash ēfare dhimbjeje qenka te dashurosh ty.Dashurite e tjera lindin vetem njehere,vdesin vetem nje here.Pastaj prehje,qetesi,harrim.Ti lindje eterne dhe vdekje eterne e dashurise.S'e mbaj mend se ku e kam lexuar,por dikur,diku nje njeri i madh i tha te dashures se tij me te cilen sapo ishte njohur:''Une si njeri i varfer qe jam,s'kam veēse endrrat e mia.Tani me kurajo dhe besim po i hedh ato ne kembet e tua.Prandaj e dashur ec ngadale dhe kujdes sepse po shkel mbi endrrat e mia''.Kur e lexova per here te pare m'u duk e pakuptimte,por tani qe ne shtrat me mua luajne endrrat,e vleresoj shume kete thenie.Dhe ty te duket e ēuditshme,ne lufte gjithmone me vetveten duke humbur shpresat nga shoku i fatkeqesive.Me shpresen e se ardhmes se pasigurt njeriu u jep te gjitha veprimtarive te veta nje karakter te lekundshem e te dobet.Ne kete bote s'ka gje me te perplote sesa fatkeqesia.Eshte lufte te duash gjithe jeten.Enderrova dashurine e stermadhe per ta futur ne gjoksin tim,kurse engjejt largohen sapo shohn djajte.Eshte lufte te duash,nuk te lene vetem per te thene fjalen''te dua''.Dritherova e tera.Dashuria trembet e ne mjegull mbeshtillet si e marre.Kjo enderr me zuri shikimin deri pertej kohes qe s'me mban,veē se ia vlen sado vone t'i kushtohesh atij nga e cila asgje nuk mund te te ndaje.I perjetshem qofte kujtimi yt dashuri!Gjithmone kam besuar pak te fati,por tani jam pesimiste,vuajtja me ka mesuar,ē'eshte fati.Fati yne s'jemi ne,fati yne jane te tjeret,rrethana te caktuara qe na vendosin ne pozicione te caktuara duke u goditur me vuajtje e pabesi nga njerez te papercaktuar.Fati eshte mizor dhe kushdo qe braktiset prej tij heret a vone katandiset ja keshtu i une,nje plage e madhe qe kullon veē dhimbje dhe e lodhur e zhgenjyer nga pritja pa fund qe dikush te vije e te vendose pak balsam mbi kete plage te dhimbshme vetmie e trishtimi...


  Gjithsej 78 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.