Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parė ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit »
Trego 119 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Ciftet e Forumit Horizont (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18718)


Postuar nga MaCkA datė 06 Shkurt 2013 - 13:21:

Citim:
Po citoj ato qė tha Deb*
Eh macka une kam qene e martuar kur jam regjistruar ne forum. Nuk hyn konkurrenca ketu. Ne kohen qe ti je regjistruar ne forum e ke njohur burrin e ardhshem, ne 2004 une u martova. Kemi dicka te perbashket. :p Kur thashe sme kishin vene re e kisha fjalen qe spara chatosja ne forum me anetaret si femra e meshkuj. Isha shume serioze atehere, haha ce pyet. Ke postuar gje foto te tuat ne forum qe i ngeli mendja juventinit tat tek ty? Konkretisht cfare e beri te te vecoje ty nga te tjerat me aq pak postime, po ashtu dhe ty cfare te beri ta vije re, dhe ti jepje nje mundesi njohje me aq pak kohe ne firum? Jam kureshtare shume, mos mi merr per keq pyetjet. :p Une kam njerez te afert qe jane njohur ne internet, dhe tani jane martuar e me femije, se ku e qysh jane njof si kam pyet xhanem. :Une besoj qe njeriun e jetes mund ta gjesh jo vetem ne jeten reale. Personat mosbesues, jane mosbesues si ne realitet ashtu dhe ne virtualitet.


Pergjigje pyetjeve te tua, Deb*:

Asnjeri nga ne nuk kishte postuar fotografi. Mund te kete qene posti im i 5-te ose i 6-te ne forum, tema “Nga je me origjine?“dhe me pas juventini dergoi mesazh privat ku shkruante qe ishte nga i njejti vend, emrin e tij te vertete, ku jetonte, me c“fare merrej dhe ne fund shkruan:

“Nuk di cte te them me shume tani qe u njohem do flasim shpesh dhe me gjate.Me shkruaj ti per cfare te duash me pyet ku di gje une bej cfare te duash mua me mjafton te mbajme kontakte.”

Nga mesazhi i tij i prezantimit morra vesh qe vazhdonte studimet ne nje dege shkolle qe do e konsideroja me mbarrimin e gjimnazit dhe mendova qe mbase mund ta pyesja si po i dukej. Vura re qe kishim te pakten dicka te ngjashme deri ketu!

Nga kjo, nga kembengulja dhe interesi i dukshem per te mbajtuar kontakte dhe nga siguria e cuditshme qe ne “do flisnim shpesh dhe me gjate“ tani qe ishim “njohur“ (ashtu sic shkruante vete ai), ne pergjigje te mesazhit i dergova adresen time te email e te tjera menyra kontakti duke lene keshtu pas dore forumin e njohjes.

Normale qe fakti qe vijme nga i njejti vend na jepte shume mundesi dhe tema per te folur duke qene se kishim njohje te perbashketa dhe shume eksperienca te njejta ne ate vend. Madje edhe familjet tona njiheshin shume mire. E pranova qe nuk ia kisha idene kush ishte pasi jam larguar nga aty heret. Kurse juventini hedh variantin qe me mbante mend qe te vogel ashtu si neper enderr!

Shkurtimisht lidhur me disa nga komentet e tjera dhe me skeptiket (gje qe eshte e kuptueshme, respektoj mendimet tuaja ashtu si dhe te atyre qe suportojne):

Une mund te flas vetem per historine tone. E gjitha nisi virtualisht, por me shume te perbashketa dhe te dyja anet kishin seriozitet te plote.

Dicka te mira qe beme ne ato 5 vitet e lidhjes para martese ishte mbledhja e te gjitha bisedave, mesazheve, emaileve apo cdo forme tjeter bisede ne nje adrese te vetme.

Kur i lexoj tani qe jetojme bashke dhe qe i kemi dhene provat e marteses me duken akoma me shume origjinale! Mund te them qe te dy kemi qene mese vetvetja.

PS: Nuk do e kisha problem nqs postoja dhe nje fotografi, por pasi lexova ate qe tha Endri lidhur me ciftin me pushime ne Ceki, po e leme fare!

Gjithe te mirat te gjitheve.


  Gjithsej 119 faqe: « E parė ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit »
Trego 119 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.