Forumi Horizont Gjithsej 395 faqe: « E parė ... « 354 355 356 357 358 359 360 361 362 [363] 364 365 366 367 368 369 370 371 372 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)


Postuar nga ~Enigme~ datė 30 Gusht 2012 - 01:31:

Nga t’ia mbajmė?

Autori - Petro Marko
Botuar me 1936

Nga t’ia mbajmė? Kudo dyert janė tė mbyllura! Vetėm njė ėshtė shtegu… Kėshtu pėshpėrit ēdo i ri, ēdo njeri qė don tė jetojė. Dhe me tė drejtė. Nga t’ia mbajnė... T’i derdhemi qė tė gjithė kėrmės sė arkės sė shtetit! Qė tė gjithė t’i vėrsulemi kolltukut? Tė bėhet ēdo njeri qė di shkrim e kėndim nėpunės? Nuk sheh njė tė ri, njė tė moēėm, katundar a qytetar, qė t
ė mos i jetė ngulur nė shpirt e nė zemėr ideali i kolltukut, dėshira e zjarrtė pėr nėpunėsi! Domethėnė vetėm atė shteg shohim pėr tė rrojtur mirė e pėr tė kėnaqur tė gjitha dėshirat tona. Kėtė e bėjmė se aq na e pret mendja, tė tillė lindėm, atė rrugė na treguan; edhe gjurmat e rrojtjes nė kurrizin e popullit, e po e vazhdojmė si trashėgim.
S’ka prind, s’ka njeri qė nuk pėrpiqet tė gjejė ndonjė kolltuk. Kėshtu rron mirė pėr vete e kėshtu do tė na ndihmojė edhe neve!S’ka shqiptar qė nuk e mendon kėtė.

Dhe ka tė drejtė se, e pėrsėrisim, qė vetėm ai shteg ka mbetur i hapėt. Shtigjet e tjera, pėrveē mėrgimit, qė u mbyll edhe ai, nuk janė hapur fare dhe siē duket kurrė s’kanė pėr tu hapur, se jemi mėsuar tė rrojmė si shushunjat nė kurrizin epopullit, jemi mėsuar ta shkojmė jetėn tė pėrulur tek njėri e tek tjetri, tė shesim ē’ka kemi e nuk kemi, tė bėhemi skllevėrit e tė fuqishmėve, tė bėhemi servila, deri sa tė marrim njė nėpunėsi.

E pastaj? Pastaj t’i shtrohemi ēdo pėruljeje e ēdo mėnxyre, dredhie, nė daē spiunazhit, nė daē shpifjeve e tė tjera poshtėrsive, vetėm e vetėm pėr ta mbajtur atė tė shkretė nėpunėsi, atė kolltuk tė qetė qė na verbon e na bėn tė humbasim ēdo ndjenjė e mbi tė gjitha tė humbasim karakterin tonė. Dhe kėshtu ne shpėtuam. Ne shpėtuam! Do tė rrojmė mirė, do tė mundohemi tė ngrehim pallate dhe salltanete si patronėt tanė e mė sė fundi do tė arrijmė tė bėhemi armiqtė e popullit. Se kėshtu ėshtė. Sot tė jesh nėpunės, domethėnė tė rrosh nė kurrizin e atyreve qė u mungon kafshata e gojės. Sa mė tepėr nėpunėsa tė jenė, aq mė tepėr gjak i pihet popullit shqiptar, njė milion e kusur njerėz, tė urtė, tė bindur, virgjėr nga ēdo rrymė e parim shoqėror, tė varfėr e tė kėputur, qė janė mėsuar tė ulen ēdo detyreje shtetėrore, qė janė mėsuar t’i lėnė tė drejtat e tyre nė mėshirėn e nėpunėsit qė prej mė tė madhit e deri mė tė voglit, qė janė mėsuar tė heshtin e tė rrojnė si skllevėr nė njė copė tokė tė madhe e shumė tė pasur sipėr njė dheu llegjendar”, sot pra, siē duket, nuk dėshirojnė tė vdesin pėr bukė, por nisen tė lėvizin, nisen tė kėrkojnė mėnyra jetese, rrugė e shtigje pėr tė rrojtur, se e panė qė kolltuqet janė krijuar vetėm pėr njė klasė njerėzish qė duan tė trashėgojnė brez pas brezit mehmurjetin!

Njė milion njerėz, sipėr njė toke tė virgjėrt e tė pasur, sot lėkunden e tronditen prej urisė. Rrofshin vetėm pak mijrat e nėpunėsave qė punojnė ditė e natė duke mbushur togje kartėrash me ligje e dekret-ligje, me urdhėra e me qarkore pėr ta shpėtuar kėtė popull! Njė milion njerėz nė njė horizont tepėr tė ngushtė nevojash jetese, sot tronditen prej urisė. Gjynah! Tepėr mėkatė se ky popull nuk ėshtė ai i njė qyteti tė jashtėm qė rregullohet vetėm prej njė kryetari bashkie! Ėshtė populli shqiptar mė i kollajshėm pėr t’u qeverisur, se ka arėn, ka shtėpinė, ka vendin, ka kasollen ku tė punojė e tė rrojė. Ka dėshirėn e mirė edhe ai pėr tė jetuar. Po ēfarė nuk ka? Nuk ka asnjė drejtim, nuk ka asnjė shteg, asnjė mbrojtje e udhėheqje pėr punė. Ka vetėm detyrėn e taksave, ka vetėm detyrėn qė tė jetė i bindur dhe vuvėr. Nėpunėsi atė i tregon, atė i jep si shėmbėll, e po t’i shmanget asaj rruge, futet edhe nė burg. Dhe kur takon tė mbahet ndonjė konferencė prej ndonjė tė mėnēuri, ai u flet prapė shokėve tė tij se trupi i kalbur i popullit nuk do tė dėgjojė mė pallavra. Do bukė, do punė. Ēdo fjalė tjetėr,ēdo urdhėr, premtim e ndryshim gėnjeshtar ėshtė hiē! Ka punė? Ka mėnyra si tė ēelen prapė punėt e tė nisė prapė jeta? Dhe kush do ta japė kėtė punė? Cili do t’i ēelė ndonjė shteg jetese kėtij populli qė bėhet vetėm prej njė milion frymėsh tė pastėrta e trupash tė sėmura? Domosdo nėpunėsave nuk ua thotė asnjė ligjė kėto nene, prandaj edhe ata bėjnė detyrėn e tyre: kolltuqe, pallate e salltanete. Kėshtu bėjnė edhe tė pasurit e bejlerėt. Dhe kapitalistėt e pakėt e fajdexhinjt, tė hollat e tyre i kanė burgosur, tė shumtat e tė tjerat i kanė shpėrndarė nėpėr skeletet e tė mjeruarve, qė t’u thėthijnė edhe atė gjakun e pakėt qė u ka mbetur.

Po si do vejė halli? Ku do tė dalim? A duhet shumė mendje qė ta parashikojė njeriu se ku do tė arrijmė? Jo! Kemi zėnė tė zbresim shkallėt qė na shpien nga rrėnimi i plotė ekonomik e shoqėror. Dhe kur do t’i mbarojmė shkallėt qė me shpejtėsi rrokullisemi mbi to, atėherė kemi pėr tė dalur nė fushėn e tmerrshme tė bjerjes, tė shkatėrrimit e tė kryengritjeve tė ndryshme tė shpirtit e tė barkut. Dhe do tė jetė tepėr vonė pėr shpėtimin, se atėherė gjaku do tė lėvizė, do tė turbullohet, e mbas derdhjes qė do tė bėjė do tė lypset kohė e pastaj tė nisim prapė t’u ngjitemi shkallave pėr tė arritur nė nivelin e merituar, sipas punės e mundimit. Pra, qė tė mos vijė ajo orė tragjike e mbėrritje sonė nė atė lėmė shkatėrrimtar, duhet ndalur hovi dhe kamxhiku i urisė, i papunėsisė dhe i zisė qė na rreh pa mėshirė dhe qė na ka vėnė pėrpara, duke na rrokėllisur pėr nė greminėn fatale. Duhet tė ndalemi. Dhe nuk ėshtė shumė zor!. Por dhe as shumė kollaj. Se sot ata qė kanė paratė nė dorė, ata qė kanė tokėn nė dorė dhe gjithė mjetet e tjerė tė prodhimit pėr pėrmbushjen e nevojave tė shoqėrisė sė sotme, janė njerėz qė duan vetėm tė spekullojnė, tė pijnė gjak. Tė rrjepin dhe tė sundojnė. Mungon puna. Punėn e ka tė virgjėr populli, qė pret inisiativa, pret Bankėn Bujqėsore, pret Reformėn agrare, tė plotė, pret qė tė krijohen shoqėri private prej njerėzish e kapitalesh tė ndershme, pret tė hapen shtigje tė ra, horizonte tė lira pėr jetesė, pret tė caktohet simbas kohės ēmimi i shtrenjtė i sendeve tė para tė jetės sė pėrditėshme tė katundarit, bujkut tė varfėr e tė rrėnuar kryekėput e tė qytetarit tė robėruar prej kapitalistėve fajdexhinj e tė pashpirtė, pret punė e vetėm punė, se puna do ta shpėtojė popullin qo don tė rrojė dhe qė duhet medoemos tė jetojė.


  Gjithsej 395 faqe: « E parė ... « 354 355 356 357 358 359 360 361 362 [363] 364 365 366 367 368 369 370 371 372 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.