Forumi Horizont Gjithsej 395 faqe: « E parė ... « 360 361 362 363 364 365 366 367 368 [369] 370 371 372 373 374 375 376 377 378 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)


Postuar nga ~Enigme~ datė 01 Dhjetor 2012 - 20:05:

Nuk pajtohesh me konceptet Frojdiste Shelg?

Pertej se Mires dhe se Keqes - Nga Malet e Larta

E mesdite e jetes! O kohe madheshtore!
O lulishte verore!
Lumturi a paqete per te qendruar, pergjuar dhe pritur:
Miqte presin, nate dhe dite, gati,
Ku jeni, miq? Ejani! Erdh'koha! Erdh' koha!

A nuk qe per ju e perhimta e akullit
Qe tani hijeshohet me trendafila?
Ju kerkoni perroin, te permalluarit shtyhen dhe perplasen
Ere dhe mjegull, sot me lart ne kaltersi,
Per te pergjuar mbi ju me shikimin me te larget te zogut.

Ne maje fare u shtrua per ju tavolina ime:
Kush banon ne yje
Aq afer, kush ne largesite me te hirta te humneres?
Mbreteria ime: cila mbreteri eshte shtrire me larg?
Po mjalting tim: kush e ka shijuar?...

Ja ku ja, o miq! Oh, a nuk jam une,
Ai nga i cili doni te ikni?
Ju ngurroni, jeni te marre, ah, do te me pelqente te
ndienit inat!
Une, une jam une? Nje tjeter dore, hap, fytyre?
Dhe ajo qe jam une, per ju miq, a nuk jam?

U bera nje tjeter? I huaj per veten time?
I larguar nga vetvetja?
Nje luftetar, qe shume shpesh ka zoteruar vetveten,
Shume shpesh ka kembengulur kunder fuqise se vet,
Nga fitorja e vet i plagosur dhe mberthyer?

Kerkova une atje ku era fryn me fort?
Mesova te banoj
Atje ku nuk banon kush, ne vende te shkreta me arinj polare,
Harrova te jem njeri dhe perendi, mallkim dhe lutje?
Mos u bera nje hiqe qe ecen mbi akuj?

O miq te vjeter! Veshtroni! Tani veshtroni te zbehte,
Gjithe dashur dhe llahtari!
Jo, ikni! Mos u inatosni! Ketu, ketu junuk do te mund
te banoni:
Ketu ne mbreterine me te larget me akull dhe shkembinj,
Ketu duhet te jeni gjahtare dhe si dhe te egra.

U bera nje gjahtar dhe nje gjahtar i rrezikshem Shikoni se si
Shtrihet harku im!

Ishte me i forte ai qe as shume e shtriu;
Por mjere tani! E rrezikshm eshte shigeta,
Si asnje shigete tjeter, larg prej ketej! Per shpetimin tuaj!....
Ju ktheheni: O zemer, ke duruar shume,

Ndoshta ngjeli shpresa jote:
Hapur mbajua dyer e tua miqve te rinj!
Leri te vjetrit! Leri kujtimet!
Dikur ishe i ri, tani je ne lulen e rinise!

Ajo qe na lidhte dikur, lidhja e nje shprese te vetme:
Kush i lexon shenjat
Qe dikur ju brendashkroi dashurine ende te perenduar?
Une i krahasoj me pergamenen qe dora
I largohet nga prekja, sic eshte ajo e nxire, e djegur.

Nuk ka me miq: ata jane, si t'i quaj ata?
Vetem hije te miqve!
Por naten me trokasin ende ne zemer dhe tek dritarja,
Me veshtrojne dhe thone: "Po a ishim me te vertete?"
O fjale e venitur qe dikur mbaje ere si trendafil!

O malli per rinine qe u keqkuptua!
Ata qe une i prisja me ankth

Ata qe i enderrova te ngjashem me vetem dhe si ata u bera
Fakti per t'u bere pleq i ka larguar:
Vetem kush ndryshohet me ngelet i afert.

O mesdite e jetes! O rini e dyte!
O lulishte verore!
Lumturi e paqete per te qendruar, pergjuar dhe pritur:
Miqte presin, nate, dhe dite, gati,
Miqte e rinj! Ejani! Eshte koha! Eshte koha!

Kjo kenge mbaroi, thirrja e embel e mallit
Vdiq ne buze:
Autor nje magjistar, miku i kohes se duhur,
Miku i mesdites (jo, nuk pyet kush eshte)
Qe ne mes dita kur njeri u be dy...

Tani po festojme, te digurt per nje fitore te perbashket
Festa e festave:
Erdhi miku Zarathustra, mysafiri i mysafireve!
Tani bota qesh, perdja e hirte u shqye,
Permes drites dhe erresires erdhen martesat....


  Gjithsej 395 faqe: « E parė ... « 360 361 362 363 364 365 366 367 368 [369] 370 371 372 373 374 375 376 377 378 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.