Forumi Horizont Gjithsej 395 faqe: « E parė ... « 372 373 374 375 376 377 378 379 380 [381] 382 383 384 385 386 387 388 389 390 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)


Postuar nga ~Enigme~ datė 17 Korrik 2013 - 20:45:

Njė botė nė protestė (17 Korrik 2013)

Eshte per t'u ndjere keq se sa pak kohe i perkushtoj reflektimit te hedhurit ne forme shkrimi... Fundja gjimnastike per mendjen nuk do ishte keq. Te mbajturit ne forme nuk eshte vetem nje vizite ne palester. Emocionet marin forma te ndryshme ne baze te rethanave dhe gjendjes shpirterore. Thua valle te mbaj mend c'kam ndjere, c'kam menduar kur ta kem lexuar edhe nje shkrim tjeter te hedhur shabllon ketu...Gjithsesi, nuk do doja te humbja gjurmet...(Mare nga gazeta METROPOL)


Nė njė prej shkrimeve tė tij tė parė Karl Marksi thoshte se situata nė Gjermani ishte e tillė, saqė problemet e saj tė veēantė mund tė zgjidheshin vetėm me anė tė njė zgjidhjeje universale: njė revolucion global. Ky, nė thelb, ėshtė dallimi mes njė periudhe reformiste dhe njė periudhe revolucionare: nė njė periudhė reformiste, revolucioni global mbetet njė ėndėrr qė nė rastin mė tė mirė na mbėshtet nė pėrpjekjen pėr tė sjellė ndryshime nė nivel lokal, ndėrkohė qė situata revolucionare krijohet atėherė kur duket e qartė se disa probleme tė caktuar mund tė zgjidhen vetėm me njė ndryshim radikal dhe global. Nė kėtė kuptim tė pastėr formal, 1990 ishte njė vit revolucionar: tashmė ishte e qartė se reformat e pjesshme qė kishin nisur nė shtetet komunistė nuk do tė ishin tė mjaftueshme, qė pėr tė zgjidhur probleme edhe tė pjesshėm (si mungesa e rezervave ushqimore) ishte e domosdoshme njė shkėputje totale nga e kaluara.
Nė ēfarė situate ndodhemi sot? Problemet dhe protestat e viteve tė fundit janė shenjė e njė krize globale qė po afrohet gradualisht, por pa ndalim, apo janė pengesa tė vogla qė mund tė eleminohen, nė mos zgjidhen, me ndėrhyrje specifike? Gjėja mė e dukshme ėshtė qė protestat po shpėrthejnė jo vetėm, dhe as kryesisht, nė pikat mė tė dobėta tė sistemit, por nė vende qė deri tani konsideroheshin nė njė situatė pėr t’u pasur zili. Qė ka probleme nė ferr, kjo ėshtė e kuptueshme: e dimė mirė pėrse protestojnė grekėt dhe spanjollėt. Por nė parajsė, nė vende tė pasur apo nė zhvillim tė shpejtė si Turqia, Suedia dhe Brazili, pėrse protestojnė?
Nė retrospektivė, vetėdijėsohemi qė trazira e parė “nė parajsė” ka qenė revolucioni i Khomeinit nė Iran, njė vend zyrtarisht i pasur dhe nė rrugėn e modernizimit, si dhe aleati kryesor i perėndimit nė rajon. Atėherė, ndoshta ka diēka qė nuk shkon nė idenė qė ne kemi pėr parajsėn.
Pėrpara valės aktuale tė protestave, Turqia ecte me vela tė ngritura, ishte njė model i ekonomisė liberale tė kombinuar me njė islamizėm tė moderuar dhe fytyrė njerėzore. Ishte e gatshme tė hynte nė Evropė, nė kontrast me Greqinė “mė evropiane”, e mbėrthyer nė moēalin ideologjik dhe e destinuar pėr vetėshkatėrrim ekonomik. Kishte disa sinjale shqetėsues aty-kėtu (mohimi i genocidit armen, arrestimi i qindra gazetarėve, ēėshtja e pazgjidhur e kurdėve, thirrja pėr ndėrtimin e njė Turqie tė madhe qė do tė kish sjellė nė jetė perandorinė e lavdishme osmane, miratimi i herėpashershėm i ligjeve me motivime fetarė), por konsideroheshin defekte tė vegjėl qė nuk mund tė prishnin imazhin tėrėsor tė vendit.
Por ndodhi e paparashikueshmja: shpėrthyen protestat nė sheshin “Taksim”. Tė gjithė e dimė qė transformimi i parkut pranė sheshit nė nėj qendėr tė madhe tregtare nuk ka qenė asnjėherė “motivi i vėrtetė” i manifestimeve, qė nė thellėsi fshihej njė shqetėsim shumė mė i madh. I njėjti diskutim vlen pėr protestat nė Brazil nė mesin e qershorit: i shkaktori njė argument qesharak i rritjes sė njėjti diskutim vlen pėr protestat nė Brazil nė mesin e qershorit: i shkaktori njė argument qesharak i rritjes sė ēmimit tė transportit publik, por ato vazhduan gjithėsesi edhe pasi rritja e ēmimit u zhbė. Edhe nė kėtė rast, pakėnaqėsia shpėrtheu nė njė vend qė, tė paktėn sipas mjeteve tė informimit, ishte nė njė bum tė plotė ekonomik dhe kishte shumė besim tek e ardhmja. Dhe e gjitha bėhet mė pak e kuptueshme po tė mendosh qė protestat mbėshteteshin edhe nga vetė presidentja, Dilma Rousseff. Atėherė, cili ėshtė objektivi i vėrtetė i kėtyre protestave kundėr korrupsionit dhe mangėsive nė transportin publik?
Ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se protestat nė Turqi nuk kanė qenė thjeshtė njė protestė e shoqėrisė civile laike kundėr qeverisė islamiste autoritare, e mbėshtetur nga shumica e heshtur myslimane: kuadrin e kompleton njė frymė antikapitaliste (kundėr privatizimit tė njė hapėsire publike). Dhe pikėrisht kjo e bėn rastin e Turqisė kaq interesant dhe me pasoja mė tė gjera: manifestuesit nuhatėn se tregu i lirė dhe fondamentalizmi fetar nuk janė mė tė papajtueshėm mes tyre, qė mund tė ecin krah pėr krah. Eshtė njė shenjė e qartė e faktit qė martesa “e pėrjetshme” mes demokracisė dhe kapitalizmit ėshtė nė rrugėn e divorcit.
Nė kėta raste duhet tė shmangėsh kėrkimin e njė objektivi “tė vetėm” e unik tė protestave, diēka ku mund tė reduktosh pakėnaqėsinė e pėrgjithshme (kundėr kapitalizmit global, kundėr fondamentalizmit fetar, pėr tė drejtat civile dhe demokracinė). Ajo qė ndien shumica e manifestuesve ėshtė njė ndjenjė e paqartė shqetėsimi dhe pakėnaqėsie qė bashkon njė seri pretendimesh tė veēantė. Edhe njė herė rikonfirmohet vlefshmėria e njė thėnieje tė Hegelit: “Misteret e egjiptianėve ishin mistere edhe pėr egjiptianėt”. Vėshtirėsia nė interpretimin e protestave nuk ėshtė vetėm e llojit epistemologjik. Pėrpjekja e gazetarėve dhe analistėve pėr tė kuptuar motivin e vėrtetė nė zanafillė tė tyre ėshtė edhe e llojit ontologjik, ka tė bėjė me protestat nė vetvete. Edhe ata qė manifestojnė nuk e dinė mirė cili ėshtė objektivi i tyre i vėrtetė; po protestojnė kundėr administratės sė korruptuar tė qytetit? Kundėr njė qeverie islamiste autoritare? Kundėr privatizimit tė hapėsirave publike? Pėrgjigja ėshtė e hapur, do tė varet nga rrjedha e ngjarjeve.

Disa aspekte
I njėjti diskutim vlen pėr dimensionin gjeografik tė protestave. Nė 2011, kur protestat nisėn nė Evropė dhe nė Lindjen e Mesme, shumė komentatorė kėmbėngulnin tė thonin qė nuk duheshin parė si shprehje e vetė lėvizjes globale, qė secila lindte nga njė situatė specifike. Nė Egjipt, manifestuesit kėrkonin gjėra qė lėvizja Oēupy i vinte nė diskutim: liri dhe demokraci. Madje edhe nė kuadrin e vendeve myslimanė kishte dallime shumė tė rėndėsishėm: pranvera arabe egjiptiane ishte e drejtuar kundėr njė regjimi autoritar filo-perėndimor tė korruptuar, revolucioni i gjelbėr iranian kundėr islamizmit autoritar. Siē ėshtė e lehtė ta kuptosh, kjo veēanti e protestave bėn lojėn e mbrojtėsve tė status quo-sė: nuk ka njė rrezik ndaj rendit global nė vetvete, por vetėm njė seri problemesh lokalė.
Por, nė kėtė pikė ndoshta do tė duhej tė rimerrnim konceptin e vjetėr marksist tė totalitetit, dhe mė specifikisht totalitetin e kapitalizmit global. Kapitalizmi global ėshtė njė fenomen kompleks qė ndikon nė mėnyrė tė ndryshme tek vende tė ndryshėm, por ajo qė bashkon kėto protesta ėshtė qė janė tė gjitha reagime ndaj aspekteve tė ndryshėm tė globalizimit kapitalist. Tendenca e pėrgjithme e kapitalizmit global tė sotėm ėshtė drejt njė zgjerimi tė mėtejshėm tė perandorisė sė tregut, kombinuar me mbylljen progresive tė hapėsirave publike, reduktimin e shėrbimeve (shėndetėsi, arsim, kulturė) dhe njė menaxhim gjithnjė e mė autoritar tė pushtetit politik. Nė kėtė kontekst duhen parė protestat e grekėve kundėr superpushtetit tė financės ndėrkombėtare dhe kundėr shtetit tė korruptuar e klientelist, joeficient, dhe gjithnjė e mė pak nė gjendje tė garantojė shėrbimet socialė themelorė.
Nė kėtė kontekst duhen parė protestat e turqve kundėr komercializimit tė hapėsirave publike dhe autoritarizmit fetar; tė egjiptianėve kundėr njė regjimi despotik e tė korruptuar tė mbėshtetur prej fuqive tė mėdha perėndimore; tė iranianėve kundėr njė fondamentalizmi fetar tė korruptuar e joeficient, e kėshtu me radhė. Ajo qė i bashkon tė gjithė kėto protesta ėshtė qė asnjėra nuk mund tė reduktohet nė njė temė tė vetme, tė gjitha pėrmbledhin tė paktėn dy: njėrėn tė karakterit ekonomik (qė nga refuzimi i korruptionit dhe joeficiencės, tek njė antikapitalizėm i vėrtetė) dhe tjetrėn tė karaketir politiko-ideologjik (nga kėrkesa pėr demokraci, tek ajo e tė shkuarit pėrtej demokracisė shumėpartiake tradicionale).
E njėjta gjė vlen pėr Oēupy Wall Street. Prapa shprehjeve nga mė tė ndryshmet, shpesh herė konfuze, lėvizja i jepte zė dy rrethanave themelore: pakėnaqėsia ndaj kapitalizmit si sistem (sistemi nė vetvete, jo episodet e veēantė tė korrupsionit), si dhe vetėdijėsimi qė forma aktuale e demokracisė pėrfaqėsuese nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė luftuar teprimet e kapitalizmit, kėshtu qė demokracia duhet ribėrė.
Natyrisht, kjo nuk do tė thotė qė, duke qenė se motivi nė bazė tė protestave ėshtė kapitalizmi global, atėherė ai duhet tė hidhet tutje. Rruga mė pragmatiste pėr pėrballimin e problemeve tė veēantė dhe shtyrjen e transformimit radikal ėshtė njė alternativė false, sepse nuk mban parasysh faktin qė kapitalizmi global ėshtė pėr nga natyra inkoherent: nė SHBA, tregu i lirė bashkėekziston me subvencionet e qeverisė pėr fermerėt, me eksportin e demokracisė qė gjen shprehje nė mbėshtetjen e regjimit saudit. Pikėrisht kjo inkoherencė lė hapėsirė ėpr ndėrhyrje politike: duke qenė se inkoherenca ėshtė e nevojshme, qė sistemi kapitalist global duhet tė shkelė vetė rregullat e tij (tregu i lirė, konkurrenca, demokracia), kėmbėngulja pėr koherencė, domethėnė pėr parimet e vetė sistemit, nė momente strategjikė kur sistemi nuk mundet qė tė respektojė vetė parimet e tij, do tė thotė tė bėsh presion mbi tė gjithė sistemin. Arti i politikės konsiston nė bėrjen e kėrkesave tė veēanta qė, ndonėse janė tėrėsisht “realiste”, pėrbėjnė njė sulm nė zemėr tė ideologjisė hegjemoniste dhe nėnkuptojnė njė ndryshim mė radikal. Kėto kėrkesa, edhe pse tė arsyeshme dhe legjitime, janė nė fakt tė pamundura. Projekti i Obamės pėr tė shtrirė pėr tė gjithė asistencėn shėndetėsore ishte njė rast i ngjashėm, pėr kėtė arsye shkaktoi reagime kaq tė dhunshėm.
Njė lėvizje politike nis nga njė ide pozitive, por gjatė veprimit ajo ide pėson njė transformim tė thellė – jo vetėm njė pėrshtatje strategjike, por njė ripėrcaktim themelor – sepse vetė ideja bėhet e burgosur e procesit – e shtypur prej vetė realizimit tė saj. Supozojmė se shpėrthen njė protestė e motivuar nga njė kėrkesė pėr drejtėsi: sapo nis procesi, personat nisin tė vetėdijėsohen qė pėr tė patur drejtėsi reale duhet shumė mė tepėr se sa ajo pak gjė qė kishin kėrkuar nė fillim (pėr shembull, shfuqizimi i njė serie ligjesh). problemi ėshtė se ēfarė ėshtė kjo “shumė mė tepėr”. Ideja liberal-pragmatiste ėshtė qė problemet mund tė zgjidhen gradualisht, njėri pas tjetrit. “Nė Ruandė po vdesin njerėz, kėshtu qė tė lėmė mėnjanė luftėn anti-imperialiste dhe tė pėrpiqemi tė ndalim masakrat”, ose: “Duhet tė luftojmė varfėrinė dhe racizmin tani, dhe jo tė presim shembjen e rendit kapitalist botėror’. Nė kėtė linjė, filozofi amerikan John Caputo ka shkruar nė librin e tij “After the death of God”: “Do tė isha shumė i lumtur nėse nė amerikė, politikanėt e tė majtės ekstreme do tė ishin nė gjendje tė reformonin sistemin nė mėnyrė qė t’u garantonin tė gjithėve asistencė shėndetėsore, tė shpėrndanin nė mėnyrė mė tė barabartė pasurinė edhe falė rishikimit tė sistemit fiskal, tė kufizonin financimet pėr fushatat elektorale, tė siguronin tė njėjtat tė drejta pėr tė gjithė zgjedhėsit dhe njė trajtim mė njerėzor tė imigrantėve, tė realizonin njė politikė tė jashtme multilaterale qė i bėn SHBA mė tė integruara nė komunitetin ndėrkombėtar, e kėshtu me radhė, domethėnė duke ndėrhyrė nė kapitalizmin me reforma serioze. Nėse, pasi tė ketė bėrė gjithė kėtė, Badiou dhe Zizek do tė vazhdonin tė ankoheshin se njė monstėr qė quhet Kapital po vėrtitet ende rreth nesh, do tė isha i kėnaqur ta prisja atė monstėr me njė gogėsimė”.
Problemi kėtu nuk ėshtė konkluzioni i Caputos: nėse ėshtė e mundur tė realizohet gjithė kjo nė brendėsi tė sistemit, pėrse tė mos lihet nė jetė? Problemi ėshtė premisa qė ėshtė e mundur tė realizohet gjithė kjo brenda koordinatave tė kapitalizmit global aktual. Po nėse problemet qė rendit Caputo nuk janė elementė rastėsorė turbullimi, por elementė tė domosdoshėm nga pikėpamja strukturore? Nėse ėndrra e Caputos tė jetė ajo e nėj rendi kapitalist universal pa efektet e tij anėsorė, pa pikat kritike nė tė cilat shprehet “thelbi” i tij i vėrtetė?

Strategjia e vėrtetė politike
Revoltat e sotme lindin nga mbivendosja e niveleve tė ndryshėm tė sėmundjeve, dhe forca e tyre qėndron pikėrisht nė kėtė kombinim: manifestuesit luftojnė kundėr regjimeve autoritarė pėr tė patur njė demokraci “normale”, parlamentare; kundėr racizmit dhe seksizmit, sidomos ndaj imigrantėve dhe refugjatėve; pėr shtetin social tė kundėrvėnė neoliberizmit; kundėr korruptimit tė politikės dhe ekonomisė (kompanitė qė ndosin mjedisin); pėr forma tė reja demokracie qė shkojnė pėrtej ritualit tė multipartitizmit. Por edhe vėnė nė diskutim sistemin kapitalist global pėr tė mbajtur tė gjallė idenė se njė shoqėri jo kapitaliste ėshtė e mundur. Kėtu duhen shmangur dy kurthe: si atė tė radikalizmit fals (“Ajo qė ka vėrtetė rėndėsi ėshtė eleminimi i kapitalizmit liberal-parlamentar, tė gjithė betejat e tjera janė dytėsore”), si atė tė gradualitetit fals (“Tani luftojmė kundėr diktaturės ushtarake dhe pėr demokraci, dhe pėr momentin lėmė mėnjanė ėndrrėn socialiste”). Nuk duhet tė turpėrohemi dhe tė mos kujtojmė dallimin maoist mes antagonizmave parėsorė dhe dytėsorė, mes asaj qė ka mė shumė rėndėsi nė fund dhe atij qė ėshtė problemi sot. Pėr shembull, ekzistojnė situata konkrete ku tė kėmbėngulėsh nė antagonizmin parėsor do tė thotė tė lėsh tė tė shpėtojė njė shans dhe tė dėmtosh luftėn mė tė rėndėsishme. Vetėm politika qė mban tėrėsisht parasysh kompleksitetin tė elementėve meriton emrin strategji. Kur duhet tė pėrballemi me njė betejė tė caktuar, problemi kryesor ėshtė: fakti qė angazhohemi nė kėtė luftė, a do tė ndikojė tek tė tjerat? Rregulli i pėrgjithshėm ėshtė qė, kur nis njė revoltė kundėr njė regjimi shtypės dhe vetėm pjesėrisht demokratik, si nė rastin e vendeve tė Lindjes sė Mesme nė 2011, ėshtė e lehtė tė grumbullosh masa tė mėdha me slogane pomozė si: “luftojmė ėpr demokraci, kundėr korrupsionit”. Por mė tej mbėrrin nė pika ku duhet tė bėsh zgjedhje mė tė vėshtira.

Solidariteti global
Kur revolta arrin objektivin e vet tė menjėhershėm, kuptojmė qė ajo qė na shqetėsonte realisht (mungesa e lirisė, poshtėrimi, korrupsioni, mungesa e perspektivės pėr njė jetė tė mirė) ėshtė ende aty nė njė tjetėr formė, kėshtu qė duhet tė pranojmė se objektivi ynė ishte i gabuar. Mund tė vetėdijėsohemi qė demokracia mund tė jetė edhe njė formė e mungesės sė lirisė, ose qė duhet tė kėrkojmė diēka mė shumė se sa thjeshtė demokracia politike, qė duhet tė demokratizohen edhe jeta ekonomike e sociale. Shkurt, duhet tė pranojmė qė, ajo qė nė fillim e konsideronim realizimin e paplotė tė njė parimi fisnik (liri demokratike) ėshtė njė defekt i vetė parimit. Tė kuptuarit qė dėshtimi mund tė jetė i ndėrthurur me parimin pėr tė cilin luftojmė ėshtė njė hap i madh drejt maturimit politik.
Ideologjia dominuese mobilizon tė gjithė arsenalin e saj pėr tė na penguar qė tė arrijmė nė kėtė konkluzion radikal. Na thonė se liria demokratike sjell pėrgjegjėsi, qė ka njė ēmim, qė nėse presim shumė demokraci, nuk jemi ende tė pjekur. Nė kėtė mėnyrė, na akuzojnė ne pėr dėshtimin tonė: nė njė shoqėri tė lirė, na thonė, jemi tė gjithė kapitalistė qė investojmė nė jetėn tonė. Nėse nuk bėjmė sakrificat e nevojshme dhe nuk arrijmė atė qė duam, duhet tė fajėsojmė vetėm vetveten. Nė politikėn e jashtme, SHBA kanė elaboruar njė strategji frenimi tė dėmeve duke rikanalizuar protestėn popullore brenda kufijve parlamentarė dhe kapitalistė tė pranueshėm: nė Afrikėn e Jugut pas fundit tė Apartejdit, nė Filipine pas rėnies sė Markosit, nė Indonezi pas asaj tė Suhartos etj. Kėtu nis politika e vėrtetė: si tė shkosh pėrpara pas fazės sė parė tė entuziasmit, cili ėshtė hapi tjetėr qė duhet tė bėsh pėr tė mos u joshur prej tundimit “totalitar”, si tė shkosh pėrtej Mandelės pa u bėrė Mugabe.
Ēfarė do tė thotė konkretisht e gjithė kjo? Rikthehemi tek protestat nė dy vende fqinjė mes tyre, Greqia dhe Turqia. nė pamje tė parė duken tėrėsisht tė ndryshme: Greqia ėshtė e mbėrthyer nė politikėn shkatėrrimtare tė kursimit, ndėrkohė qė Turqia pėrjeton njė periudhė bumi ekonomik dhe po del i superfuqi rajonale. Po sikur ēdo Turqi tė gjeneronte dhe pėrmbante Greqinė e saj, domethėnė ishujt e saj tė varfėrisė? nė njė prej Elegjive tė Hollyėood, Brehti shkruan:
Fshati i Hollywood ėshtė ideuar sipas imazhit qė kemi nė kėto anė pėr qiellin. Nė kėto anė ėshtė pėrllogaritur qė Zoti, duke pasur nevojė pėr qiellin dhe pėr ferrin, nuk kish nevojė tė ideonte dy vendqėndrime, por njė tė vetėm, qiellin. Ky pėr atė qė nuk ka asgjė, pėr atė qė nuk ka sukses shėrben si ferr.
Nuk mund tė thuhet e njėjta gjė pėr fshatin global sot, apo pėr disa vende si Katari apo Dubai, ku tė pasurit jetojnė nė luks dhe imigrantėt qė punojnė trajtohen pothuajse si skllevėr? Kėshtu qė nuk mund tė habitemi nėse nė njė vėshtrim mė tė kujdesshėm dallohet ngjashmėria mes Turqisė dhe Greqisė: privatizimi, mbyllja e hapėsirave publike, ēmontimi i shėrbimeve socialė, politika autoritare. Nė kėtė nivel elementar, manifestuesit turq dhe grekė janė tė angazhuar nė tė njėjtėn luftė. Risia e vėrtetė do tė ishte koordinimi i dy luftėrave, refuzimi i tundimeve “patriotikė”, harrimi qė Greqia dhe Turqia janė armiq historikė, dhe organizimi i manifestimeve tė pėrbashkėt tė solidaritetit. Ndoshta e ardhmja e protestave aktuale varet pikėrisht nga aftėsia pėr tė organizuar kėtė solidaritet global.


  Gjithsej 395 faqe: « E parė ... « 372 373 374 375 376 377 378 379 380 [381] 382 383 384 385 386 387 388 389 390 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.