Forumi Horizont Gjithsej 395 faqe: « E parė ... « 377 378 379 380 381 382 383 384 385 [386] 387 388 389 390 391 392 393 394 395 »
Trego 395 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)


Postuar nga ~Enigme~ datė 04 Shkurt 2015 - 23:25:

Citim:
Po citoj ato qė tha raid
Nuk e paske harruar passwordin ti?

Me duket mua apo je i vemendshem ti?

Mare nga "Syriza dhe kasta shqiptare" Fatos Lubonja:
..."Fakti ėshtė se sot flitet pėr tė rinj edhe mė rrufjanė, mė klientelarė, mė tė korruptuar, mė tė dhunshėm, mė tė aftė sesa prindėrit e tyre pėr tė pėrdorur tė gjitha metodat e servilizmit, ryshfetdhėnies, dhunės apo tė korrupsionit (Nuk po hyj tek ata qė janė rreshtuar nė ushtrinė e krimit tė organizuar). Disa sjellin shembullin e Mjaftit qė lindi si njė lėvizje antikastė, por qė u pėrdor dhe u pėrthith nga kasta dhe sistemi – aq sa Erion Veliaj fajėsohet si njeriu qė dogji njė brez tė tėrė. Pa dashur t’i bėj apologji Erion Veliajt, gjykoj se kjo nuk ėshtė ēėshtje e njė personi tė vetėm. Tsiprasi nuk ka lindur vetėm nė Greqi. “Nuk mund tė jesh i lirė i vetėm”, – thotė njė fjalė e urtė gjermane. Fakti qė kemi sot njė rini tė paaftė dhe tė pafuqishme duhet tė na bėjė tė reflektojmė mė thellė pėr faktin se kjo paaftėsi dhe pafuqi e rinisė sonė sot; qė mund t’u duket politikanėve tė sotėm si njė garanci e pushtetit tė tyre, e pandėshkueshmėrisė sė tyre; nesėr do tė jetė njė bumerang pėr tė gjithė. Po jap njė shembull nga Shqipėria e njė kohe tjetėr, ajo e komunizmit, kur pushtetarėt pėrdornin forma dhe metoda tė tjera, por qė mė tingėllojnė edhe mjaft tė ngjashme nga pikėpamja e psikologjisė sė pushtetarit qė bėn gjithēka pėr tė akumuluar pushtet dhe pėr tė penguar liritė dhe pavarėsitė e tė rinjve. Nė vitet ‘70 pati njė frymė liberalizmi, qė kėrkonte t’i jepte mė shumė liri njė brezi tė ri, por Enver Hoxha me shokė, pėr hir tė pushtetit tė tyre absolut, apo pėr shkak tė paranojave apo tė delireve, e shtypi pa mėshirė. Pasojat i vuajti e gjithė Shqipėria, por i vuajti edhe vetė ajo nomenklaturė e paaftė dhe e dhunshme, qė, po tė ishte sjellė ndryshe, do tė kishim nė fund tė viteve ‘80 jo vetėm njė Shqipėri shumė mė tė hapur, por ndoshta edhe ajo vetė do tė ishte kujtuar disi ndryshe. Sigurisht, nuk jemi nė tė njėjtėn kohė, sot mund tė pretendosh shumė mė tepėr prej tė rinjve, sepse jetojnė nė kushte lirie mė tė madhe, por pėrsėri mendimi im ėshtė se disponimi i kastės nuk ėshtė krijimi i kushteve qė do t’u krijonin tė rinjve mė shumė liri, dije, dinjitet, autonomi, nė mėnyrė qė nesėr tė lindnin prej tyre sivėllezėrit e Tsiprasit. Kasta e sotme nuk pėrdor mė burgjet pėr tė sunduar, por sistemi qė ajo ka ngritur, ashtu si ai i djeshmi, nuk e do dijen, preferon injorancėn, nuk e do mendimin e lirė, preferon trushpėlarjen, nuk e do kritikėn, preferon propagandėn, nuk e do sinqeritetin, preferon hipokrizinė, nuk e do integritetin, preferon servilizmin, nuk e do punėn e ndershme, preferon korrupsionin, nuk e do dinjitetin, preferon nėnshtrimin, nuk e do meritokracinė, preferon klientelizmin, nuk e do tė vėrtetėn, preferon gėnjeshtrėn. Dhe tė rinjtė tanė janė tė bombarduar natė e ditė nga kėto preferenca tė kastės. Tik-tak” ėshtė njė nga sloganet e simotrės sė Syrizės nė Spanjė, Podemosit. Pėrdoret ky slogan pėr tė treguar se ora e kastės sė politikės tradicionale spanjolle po mbaron. E pėrsėris, kjo kastė, me gjithė mėkatet, meriton edhe tė lėvdohet pėr faktin se ka lėnė tė rritet njė rini e atillė, qė ka nė krye sot profesorin 36-vjeēar Iglesias. Mė e keqja ėshtė kur tik-taku kalon nė heshtje pa u dėgjuar e pa u dukur nė horizont ndonjė Tsipras apo Iglesias. Dhe kjo ndodh kur kastat nė pushtet nuk mėsojnė as nga gabimet e tė tjerėve as nga gabimet e veta duke u destinuar qė, me kohėn, tė thyejnė qafėn nė mėnyrėn mė tė turpshme."


  Gjithsej 395 faqe: « E parė ... « 377 378 379 380 381 382 383 384 385 [386] 387 388 389 390 391 392 393 394 395 »
Trego 395 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.