Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=361)
-- Energjia nukleare, Pro apo Kunder (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14570)


Postuar nga Tulipani datė 25 Shtator 2007 - 14:23:

Energjia nukleare, Pro apo Kunder

Eshte nga energjite me te perfolura por dhe ajo qe na frikeson me shume nese do te konsideronim aftesite shkaterruese te saj. Sipas David King keshilltar shkencor i qeverise angleze, dhe sikur papritmas e gjithe toka te ndalonte se leshuari dioksid karboni ne atmosfere (gje e pamundur !!! ) temperaturat globale do te vazhdonin te rriteshin dhe per gati 25 vjet te tjera. Por s'mbaron ketu : per tu adaptuar se si te rrojme pa burimet e djegshme do te na duheshin  dhe 25 te tjera ... pra totalisht gati 50 vjet per te disintosikuar token nese mund tia lejojme vetes kete perkufizim. Prospektiva duket alarmuese por duhet dhe reflektuar. Nese UE ka deklaruar se do te ule leshimin e gazrave ne 20 % deri ne 2020  atehere i bie qe dhe sikur te respektohet kjo s'do te ndaloje mbi ngrohjen e planetit.

Nga ana tjeter statistikat thone se burimet e naftes ekonomikisht te shfrytezueshme ( flas ne terma ekonomike e jo ne ato te sasise ) s'do te zgjasin me shume se 40-45 vjet te tjere.

Ndoshta dhe per keto arsye debati mbi energjine nukleare ne bote eshte me aktual se kurre.


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.