Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 »
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=361)
-- Energjia nukleare, Pro apo Kunder (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14570)


Postuar nga Tulipani datė 27 Shtator 2007 - 20:25:

Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
Kundra (uraniumit)

Mendoj se shkenca do te arrije te prodhoje dhe energji te tjera alternative ndoshta dhe berthamore por jo me materiale te rrezikeshme per shendetin e njeriut. Un jam per hidrogjenin vetem se problemi ka ngecur tek gjetja e hidrogjenit te paster sepse aktualisht perfitohet nga nitrati dhe krijon shume probleme depozitimi i azotit nese nuk gjendet ndonje variant edhe per riciklimin e azotit.
Pastaj ne nji vend te pasur si Shqiperia me rezerva natyrore si uji ajri dhe dielli mendoj se nuk duhet te jete problem energjia per konsum te brendeshem biles edhe per te eksportuar. Pastaj shfrytezimi sa me i shpejte i gazit me anen e Tec mund te jete ne favor te vendit deri ne taksimin e saj per ndotje qe sipas dyshimeve te mia do te jene shume te larta.



Ne fakt tema s'eshte vec per Shqiperine ... Persa i perket uraniumit me sakte uraniumit-235 qe perdoret ne reaktoret e sotem mund te them qe eshte i vetmi element ne toke ( i zbuluar nga E.Fermi qe para luftes se 2 Boterore ) qe mund te perdoret per reaksionet e fiksimit nuklear ne menyre qe te prodhohet energji prandaj duam apo s'duam vec ate kemi.

Hidrogjeni do te ishte nje zgjidhje shume e mire (shkrirja nukleare) por nuk eshte puna tek hidrogjeni i paster por tek fakti se reaksionet qe ndodhin me hidrogjenin duhet te zhvillohen ne temp shume te larta te ngjashme me ato te diellit dhe jane te pakontrollueshme. Per tu perdorur si energji jemi shume larg dhe pastaj dhe kjo energji nuk eshte aq e paster sepse skoriet jane te perfaqesuara nga elementet e reaktoreve qe gjate reaksioneve behen radioaktive.


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 »
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.