Forumi Horizont Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)


Postuar nga robert datė 31 Maj 2016 - 20:03:

Ja dhe shkrimi i shkurter:

Kush mund tė mė ndihmojė…

…thjesht nė lidhje pėr tė kontaktuar me shoqatėn e botuesve shqiptarė!?
Para dy muajsh dėrgova njė e-mail tek kjo shoqatė me disa pyetje tė thjeshta. Pas ndonjė jave mė erdhi njė e-mail nga kjo shoqatė, por jo nė lidhje me pyetjet e dėrguara, por thjesht njė e-mail qė u dėrgohet tė gjitha shtėpive botuese nė lidhje me panairin e ardhėm nė nėntor. Prita e prita edhe ca, dhe i nisa kėsaj shoqate njė e-mail tė dytė, duke e bashkėngjitur aty edhe e-mailin e parė. Deri mė tani nuk kam marrė pėrgjigje dhe duket se as kam pėr tė marrė!
Vjet nė verė kam qenė edhe vetė pėr tė pyetur tek kjo shoqatė, por do ti qė ata kishin marrė lejen e zakonshme pikėrisht nė ato javė vere (fund korriku dhe fillim gushti) ku dhe unė, si emigrant me fėmijėt nė shkollė, mė mundėsohet vetėm nė kėtė kohė leja zakonshme. Ēfarė ti bėsh! Gjėra qė ndodhin! Tani unė kėrkoj ndonjė njeri tė ngeshėm, ndonjė qė do tė kish pak kohė tė lirė pėr tė shkuar tek kjo shoqatė e tė kontaktonte me ‘ta, duke u dhėnė pyetjet e mia dhe marrė pėrgjigjet e tyre. Nuk gjej rrugė tjetėr veēse tė shkruaj kėtė letėr tė hapur e ndoshta kam fat t’ma botoj ndonjė gazetė; pėrndryshe nuk di rrugė tjetėr se si mund tė marr pėrgjigje nga kjo shoqatė! Ja mė poshtė edhe dy e-mailet e mia, nga tė cilat dallohen pyetjet e bėra, si dhe e-maili i kėsaj shoqate.
5.4.2016
Tė nderuar punonjės (apo antarė) tė shoqatės sė botuesve shqiptarė,
jam njė autor relativisht i ri dhe desha tė pyes nė lidhje me panairin e librit dhe pjesmarrjen nė ‘tė!
1.A lejohen tė marrin pjesė nė panair edhe autorė tė veēantė ose grup autorėsh, apo vetėm shtėpitė botuese dhe institucionet e tjera?
2.Sa ėshtė minimalja e vendit qė prenotohet? Nga 1 metėr katror e lart, apo mė e pakta 2,3,4 metra katrorė e lart?
3.Sa ėshtė ēmimi i metrit katror? Pra sa duhet paguar afėrsisht?
4.Ka ndonjė ofertė kėtė vit (2016)? Si bie fjala pėr autorė tė veēatė, qė nuk e kanė takatin e shtėpive botuese_?
Nuk e di ēfarė tė pyes tjetėr, sepse nuk e kam idene e organizimit tė panaireve tė librit, as kam marrė pjesė ndonjėherė nė 'to, por mendoj tė nxirrja njėherė librat e mi, nėse kjo mundėsi do tė ishte! Ju jeni patjetėr nė dijeni tė faktit,_se mė tepėr se gjysma e autorve shqiptarė nuk prezantohen nė panairin e librit me librat/ titujt e tyre! Nuk e di nėse ekziston njė mundėsi dhe lehtėsi e prezantimit tė sa mė shumė autorve shqiptarė nė kėtė panair!?...
Gjithė tė mirat dhe suksese me librin, R.Th.

E-maili i shoqatės sė botuesve shqiptarė, 12.4.2016 :
Betreff:_Njoftim - Panairi i 19 i Librit "Tirana 2016" (09-13 nėntor)
Tė dashur kolegė dhe pjesėmarrės nė Panairin e 19 tė Librit "Tirana 2016",
Ju njoftojmė se Panairi i 19 i Librit do tė zhvillohet nga data 09-13 nėntor 2016.
Mė datė 15 prill 2016, e premte, ne do tė fillojmė prenotimet e sipėrfaqeve tė ekspozimit.
Ju njoftojmė paraprakisht se ashtu si edhe vitet e kaluara tė gjitha veprimet e panairit do tė kryhen nga e hėna nė tė premte nė orėn 14:00 -16:30, si dhe ditėn e shtunė nga ora 8:30 - 12:30.
Do tė ishte shumė mirė tė dimė paraprakisht nga ju sipėrfaqen qė dėshironi tė keni nė dispozicion pėr kėtė veprimtari. Ne do tė vendosim pėr secilėn kėrkesė nė varėsi tė mundėsive.
Grupi organizator
Shoqata e Botuesve Shqiptarė

E-maili im i dytė, 17.5.2016 :
Tė dashur punonjės tė Shoqatės sė botuesve shqiptare,_
ju kam nisur kėtu e njė muaj e gjysėm mė parė njė e-mail ku ju pyesja pėr madhėsinė e vendit, ēmimin, etj, nė panairin e librit, por nuk kam marrė pėrgjigje pėr pyetjet e mia!_Ndaj po ua nis edhe njė herė kėtė e-mail, me shpresėn se do marr informacionin e duhur. E-maili qė ju mė keni nisur, e qė duket ua keni nisur edhe shtėpive botuese, ėshtė thjesht njė kujtim pėr prenotimet qė kėto shtėpi botuese bėjnė e tė cilat i njohin tė gjitha rregullat, ēfarė unė nuk i njoh, si autor qė jam dhe jo shtėpi botuese! Ja dhe njė herė e-maili im dėrguar para 1 muaji e ca e qė shpresoj tė marrė pėrgjigje-informacion pėr sa pyes.
(Pason edhe njėherė e-maili im i parė i datės 5.4.2016.)

Pas kėsaj panorame kaq tė thjeshtė (e ndoshta edhe monotone pėr disa), shpresoj tė gjindet ndonjė njeri qė do jepte tek kjo shoqatė pyetjet e mia tė mėsipėrme! Kjo jo aq pėr mua, sinqerisht e kam, por mendoj se pėrgjigjia ndaj atyre pyetjeve do jetė njė ndihmė orientimi edhe pėr autorė tė tjerė shqiptarė. Ndaj e falenderoj nė emėr tė mjaft autorve tė tjerė atė gazetar qė do e botoj kėtė shqetėsim. (e-maili im)


  Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.