Forumi Horizont Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)


Postuar nga robert datė 03 Janar 2018 - 19:26:

Kerkoj nje mendim, ndonese duket se jam ne kishe te gabuar ketu.
Ne shkollat tona "socialiste", ne te gjithe lindjen, mesohej mbi historine e feve, se si mbas gjuhes simbolike te librave fetare pasqyrohej realiteti historik fetar dhe marrdheniet e tjera shoqerore. Ne bibliotek kombetare kishte edhe mjaft libra te autorve shqiptare dhe atyre te huaj, kryesisht ruse mbi kete teme. Ndonse une nuk i kujtoij te gjitha datajet mbi shpjegimet e librave te shkolles dhe atyre jashte-shkollore, prapseprap ato mesime me ndihmuan gjate analizes time te Bibles dhe Kuranit, po ashtu gjuha shqipe me ka ndihmuar ne zberthimin e shume emrave, ne punimet e tjera gjithashtu kam sqaruar se kush fshihet pas x- dhe y-figure fetare. Mbreme pash nje dokumentar tek ZDFinfo me titull "War Jesus verheiratet?" (A ishte Jezui i martuar?), emision te cilin mund ta gjeni edhe ne internet me linkun poshte apo tek ZDFinfo mediathek:
https://www.zdf.de/dokumentation/zd...in-ehe-102.html
Nje fare Simcha Jakobovici (autori i filmit) hebre kanadez dhe nje prof. Barrie A. Wilson i Universitetit York ne Kanada gjeten se fundi se pas Jezuit ishte perendia e diellit Helios dhe pas Maria Magdalenes ishte perendia e henes Atremis. E para nje here, para se te dal tek muhabeti personal, dua te theksoj ate habi-cudi-hutim-coroditje timen me shkollen anglo-saksone, e cila nuk u meson fare nxenesve mbi historine fetare, dhe tani studjues nga kjo shkolle po zbulojne ato qe bota ateiste "socialiste" e lindjes i kishte thene e sterthene, si teza dhe hipoteza te ndryshme!
Tani, ajo personalja eshte se une kam folur dhe i kam sqaruar shume nga figurat fetare, e sidomos kete te Maria Magdalenes, dhe nuk besoj te jem i pari ne kete drejtim. Tani, kur sheh se shume nga ato qe ti ke shkruar me pare, nje pjese e te clave jane préj mesimeve te te tjerve dhe nje pjese jane zbulime te tuat, dhe i shikon te prezantohen ne TV si zbulime te reja nga te tjere, cfare duhet bere ne kete rast? Dhe nuk eshte fjala per nje rast, por per shume e shume raste! A nuk eshte deprimuese? Apo mendon ndonjeri se kemi te bejme me mburrje!?
Ne fakt, Akademia e Shkencave duhet ta mbroje punen intelektuale te autorve shqiptare! Nese dikush ia fut kot, ose mburret, apo ka ate semundjen qe ben fjal edhe mjeku Flamur Topi, kur dikush kujton se ka bere nje zbulim/ krijim te tijin, por ne fakt eshte nje zbulim/ krijim i nje tjetri, kjo akademi apo dhe njerez te tjere e tregojne te verteten, kush ka te drejte, si ne perendim sot, kur per fat interneti ndihmon ne keto raste. Mirpo ne Shqiperi askush nuk e di se c'ka sjelle x-i apo y-i ne shkence! E shumta degjon: sa klase ke ti? Cfar pune ben? Ku ke studjuar? U bere ti!
Nejse, kot qe fola dhe une ketu, ndoshta fola me murin!


  Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.