Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 65 66 67 68 69 70 71 72 73 [74] 75 76 77 78 79 80 81 82 83 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga Fajtori datė 25 Korrik 2006 - 10:19:

Fenomeni i gjymtyrit fantazem

Cod. A25072006

Puna e gjymtyres fantazem eshte goxha e njohur. Persona me krah te prere thone se i duket sikur u eshte mpire krahu qe se kane. Ose sikur ndjejne te levizin gishtat. Ka mundesi qe keto sensacione te vijne ngaqe mungojne sinjalet inibitore qe pengojne shkarkimin e neuroneve ne pjese te caktuara te trurit. Ne fakt kjo ka lidhje me nje efekt tjeter, por duhet te spjegoj nja dy gjera me pare.

Receptoret e prekjes dhe dhimbjes jane krejt te ndryshem. Madje ato ndjekin rruge komplet te ndara per te perfunduar ne tru. Ne fakt ka njerez qe lindin me nje difekt te vecante qe nuk e ndjejne dhimbjen. Persona te tille vriten shume kollaj sepse nuk e ndjejne dhimbjen. Shpesh kane demtime te trupit dhe perfundojne gjithe shenja prej incidenteve qe u duken pa rendesi (por qe normalisht krijojne shume dhimbje). Pra ndjesia e dhimbjes nuk ekziston vetvetiu, por eshte nje shpikje e natyres per te mbrojtur trupin e kafshes/njeriut.

Eshte vene re qe dhimbja menjanohet disi nese aktivizohen edhe fibrat e prekjes. Per kete aresye kur vritemi prekim zonen mire e mire. E keni vene re qe dhimbja ndihet me pak kur ferkoni krahun/kemben/zonen? Mesa duket kjo vjen ngaqe shkarkimi i neuroneve te prekjes ndalon shkarkimin e neuroneve te dhimbjes, prandaj dhimbja ndihet me pak.

Jemi qe jemi, veglat i kemi.... Le te shodhim Blind Sight
A e dini se qorret shikojne? Ky fenomen eshte vertetuar ne rastin ne rastet kur demtohet pjesa e trurit qe perpunon shikimin (lobi ocipital qe gjendet prapa koke). Paciente te tille nuk shikojne asgje, ose te pakten keshtu thone por nese i kerkon te hedhin nje hipoteze nga cila ane ndizet drita e gjejne goxha sakte.

Pse ndodh kjo gje?
Kjo ndodh sepse nje grup i vogel fibrash shkeputet heret nga nervi optik dhe perfundon ne trungun e trurit, ne nje vend te quhet Superior Colliculus (se di si quhet shqip). Ne kete zone organizohen levizjet e syrit dhe prandaj sinjalet vijne direkt nga syte, pa perpunime te tjera. Mendohet se sensacioni i pandergjegjshem i drites vjen pikerisht nga kjo zone.
Disa fenomene te ngjashme kane cuar ne perfundimin se ndergjegjia dhe vetedija vjen nga perpunimet qe behen eskluzivisht ne koren e trurit, dhe jo ne pjeset e poshte. Ne fakt korja e trurit eshte zhvilluar relativisht vone ne historine kafsherore. Dhe pikerisht korja permban funksionet me te larta njerezore. Ndersa atomatizimet kryhen nga qendra neurale me te vjetra. Per shembull reflekset prodhohen ne shtyllen kurrizore.

Nderkohe, sa per informacion po ju them se edhe korja e trurit nuk eshte e gjitha njesoj. Lobi frontal eshte shume me i zhvlluar tek njeriu se tek kafshet e tjera. Dhe ne fakt mendohet se disa nga funksionet me njerezore lokalizohen tamam ne lobin frontal. Sindroma e personave qe kane demtim ne lobin frontal eshte shume interesante dhe e gjate per tu spjeguar. Po ju them vetem se nje pacient i tille i bente kerkesa seksuale te paturpshme nje shoqes time si pa te keq. I mungonte inibicioni i normave morale...


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 65 66 67 68 69 70 71 72 73 [74] 75 76 77 78 79 80 81 82 83 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.