Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 20 Janar 2005 - 21:35:

Pak histori mbi ADN-n

Cod. A20012005

Ketu ka pak nga historia e ADN qe ka qene nje konkurence e vertete ndermjet shkencetaresh te asaj kohe por ku ne fund triumfuan ata qe diten te perdornin informacionet e mbledhura:

Ne fund te shekullit te 19 nje biokimist gjerman gjeti acidet nukleike,polimere nukleotidesh te gjate te formuar nga sheqer,acid fosforik dhe disa lloj bazash qe permbanin azot.Me vone u gjet qe sheqeri i acideve nukleik mund te ishte ose riboza ose deoksiriboza dhe keshtu acidet nukleik ishin ne 2 forma:ARN dhe ADN.
Ne vitin 1943 Oswald Avery gjeti qe adn mbante materialin gjenetik dhe mendoi se ajo mund te ishte gjeni.Njerezit akoma mendonin se nje gjen duhet te ishte nje proteine por me vone u pranua ideja qe adn ishte nje molekule gjenetike.

Ne 1932 ,nese nuk gabohem, Griffith u mundua i pari te gjente dicka rreth molekules se ADN kur beri eksperimentet e para per te provuar qe ADN eshte pergjegjes per trashgimine.I pari u be nga Griffith i cili perdori 2 tipe bakteriesh IIR dhe IIIS(r qendron per rough=i ashper per sa i perket siperfaqes ndersa s=smooth= i bute).eksperimente nuk eshte qe tregoi ndonje gje te madhe po sherbeu per ato te me vonshmet.Sipas ketij eksperimenti bakteriet IIIS ishin te demshem ne trupin e miut qe u perdor ndersa IIR jo. U vrane bakteriet IIIS me nxehtesi dhe u pa qe miu nuk vdiste. Kur i vendosen bakterie S te vrara dhe R te gjalla dhe u pa qe ne trupin e miut kishte bakterie S te gjalla. Ky ne fakt ishte principi trasformues qe behet tek bakteries ,nje nga 3 mekanizmat qe perdorin bakteriet per te levizur dna e tyre.

Ne vitin 1948 Linus Pauling gjeti qe proteinat mund te merrnin format e helikes(helika alfa). Ne 1950 Erwin Chargaff gjeti qe vendosjet e bazave te azotuata ishte te ndryshme por kishin nje proporcionalitet 1-1. Keto gjetje ishin shume te rendesishme per gjetjen e struktures.

Ne vitet '50 gara per te gjetur strukturen ishte akoma e hapur. Ne Universitetin e Kembrixhit Francis Crick dhe James Watson ishin terhequr shume nga puna e Pauling-ut. Nderkohe ne King's College te Londres Maurice Wilkins dhe Rosalind Franklin ishin duke studiuar edhe keta ADN-n. Grupi i Kembrixhit kishte si qellim te bente modele te ndryshme fizike dhe te ulnin sa me shume mundesite e gjetjes se struktures. Nderkohe grupi i King College arriti ti afrohej edhe me shume duke i pare molekulat e adn me ane te rrezeve X.

Ne 1951,Watson qe prezent ne nje fjalim te Fraklin rreth punes se saj. Ajo kishte gjetur se ADN-JA ekzistonte ne 2 forma dhe keto forma vareshin nga lageshtia e ambientit rreth e qark.Kjo nxirrte si perfundim qe grupet fosfat duhet te ishin nga pjese e jashtme e struktures.nje eksperiment i kryer me pare ku u perdoren viruse qe infektonin E.coli nje lloj bakteri nxorre ne pah disa karakteristika te tjera. Duke perdorur principin qe ADN permban fosfor dhe proteinat sulfur u perdoren izotope te sulfurit dhe fosforit.Koka e virusit permbante izotopin e sulfurit dhe ADN virale ate te fosforit. Kur u infektua bakteri u pa qe brenda bakterit mund te identifikohej izotopi i fosforit ndersa ai i squfurit ishte jashte.Kjo tregonte qe vetem ADN-ja futej ne bakter dhe se ajo ishte pergjegjes per trasmetimin e virusit.

Watson u kthye me nje grup informacionesh dhe u mundua me shokun e tij te bente nje model qe doli i deshtuar.pas kesaj pothuajse qene gati te linin kerkimet por nuk e bene per shkak te rrjedhojes qe morren ngjarjet.

Franklin duke punuar vetem me rrezet X gjeti qe forma e ADN-s ne ambientin me te lagesht kishte te gjitha karakteristikat per me qene nje helike. Ajo mendoi se gjithe ADN-ja duhet te ishte nje helike por nuk desh ta tregonte kete gje derisa te kishte prova te mjaftueshme per formen tjeter gjithashtu. Wilkins ishte i bezdisur.ne janar,1953,ai i tregoi gjetjet e bera nga Franklin,Watsonit,pa pasur lejen e saj.

Watson dhe Crick moren nje hap te rendesishem ,duke sugjeruar se molekula ishte e bere nga 2 zinxhire nukleotidesh,secili ne forme helike sic e kishte gjetur Franklin por njeri shkonte per siper tjetri per poshte.Gjithashtu Krick kishte marre vesh per gjetjet e Chargaffit per bazat ne veren e '52. Ai ia shtoi kete tipar struktures keshtu qe bazat te lidheshin ne qender te helikes dhe te mbanin largesine ndermjet helikes te njejte.

Watson dhe Krik treguan se cdo zinxhir i ADN-s ishte komplementare e tjetres. Gjate ndarjes se qelizes,2 zinxhiret ndaheshin nga njeri tjetri dhe formoheshin zinxhire te tjere.
(Informacione te marra nga interneti dhe nga libri "Principet e Gjenetikes"(Snustad))


  Gjithsej 177 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.