Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 26 Maj 2012 - 18:22:

ke binjaket monozigote qe kane te njejten gjenome por gjithsesi kane tipare te ndryshme. Kjo eshte prove e faktit qe pervec faktoreve gjenetike ka edhe nje sere faktoresh te tjere qe nderhyjne ne aktivizimin e gjenomes (faktore ambientale psh). Nuk eshte e thene qe nga fenotipi do jene njelloj, pamvaresisht se kane te njejten gjenome. Ngjashmeria eshte e larte, kuptohet, por jo 100%.


Postuar nga lorie datė 28 Maj 2012 - 17:38:

Para dy ditesh

nje shoqja ime po me tregonte sesi xhaxhai i saj npm punes se tij kishte marre pjese ne nje konference ne te cilin e drejtonte themeluesi i Human Genome Project. Nje gje interesante qe permendi ajo dhe qe me nxiti te bej kerkime vete mbi Human Genome Project ishte fakti qe pasi kishin analizuar DNA te vendeve, kulturave dhe kombesive te ndryshme , kishin arritur ne perfundim se zanafilla e geneve kishte ardhur nga nje cift me Middle Eastern descent.

Una jam shokuar, qe de dilte Adami dhe Eva ehde ne diskutimesh te tilla dmth eshte vertet interesante.


Postuar nga raid datė 28 Maj 2012 - 18:15:

Re: Para dy ditesh

Citim:
Po citoj ato qė tha lorie
nje shoqja ime po me tregonte sesi xhaxhai i saj npm punes se tij kishte marre pjese ne nje konference ne te cilin e drejtonte themeluesi i Human Genome Project. Nje gje interesante qe permendi ajo dhe qe me nxiti te bej kerkime vete mbi Human Genome Project ishte fakti qe pasi kishin analizuar DNA te vendeve, kulturave dhe kombesive te ndryshme , kishin arritur ne perfundim se zanafilla e geneve kishte ardhur nga nje cift me Middle Eastern descent.

Una jam shokuar, qe de dilte Adami dhe Eva ehde ne diskutimesh te tilla dmth eshte vertet interesante.


lorie, je gallate per zotin..
Na i trego icik keto gjetjet e ketyre kerkimeve qe tregojne qe "zanafilla e gjeneve ka ardhur nga nje cift nga middle east".


Postuar nga shelgu datė 28 Maj 2012 - 18:29:

Kurt
Ja lexoje kete? Zgjodha nje te thjeshte se nuk e di sa biologji ke bere ne shkolle dhe nuk dua te postoj dicka jashte mundesive.

http://en.wikipedia.org/wiki/Inbreeding


Postuar nga lorie datė 28 Maj 2012 - 20:30:

Re: Re: Para dy ditesh

Citim:
Po citoj ato qė tha raid

lorie, je gallate per zotin..
Na i trego icik keto gjetjet e ketyre kerkimeve qe tregojne qe "zanafilla e gjeneve ka ardhur nga nje cift nga middle east".



Po s'isha une qe e bera kete konkluzion, te isha une do ishte vertet gallate. Une thashe ate qe me thane te tjeret qe jane kompetente mbi kete gje.


Postuar nga Fajtori datė 29 Maj 2012 - 02:13:

Kjo tema ngjaka si teneqe ku secili kerkon ndonje cep qe te beje muziken e vet duke i rene


Postuar nga kurt datė 30 Maj 2012 - 09:49:

Citim:
Po citoj ato qė tha shelgu
Kurt
Ja lexoje kete? Zgjodha nje te thjeshte se nuk e di sa biologji ke bere ne shkolle dhe nuk dua te postoj dicka jashte mundesive.

http://en.wikipedia.org/wiki/Inbreeding

Jo o shoku kaq i kupton edhe gomari, literally

Ajo qe shpreh ti mbi perzierjen e rracave komplet te ndryshme dhe qe gjoja del nje njeri me i forte dhe i shendetshem nga ky bashkim, ka vite qe e kam pare kte emision ne discovery science.
Ne rradhe te pare duhet te marrim dicka parasysh.
Emisionet shkencore qe shikojm ne tv noshta kane edhe motive krejt tjera.
P'sh shume evropian jane te bindur qe kjo ide promoton perzierjen e rracave tjera te botes qe evropa mos te ket kurre nje krenari si ne kohen e hitlerit.

Nese marrin shembull nje qen rrace "lab", e dijm me siguri naturen e nje puro labrador qen. Ai do lozi ne uje, do lozi me femijet etj etj
Por nese mashkojm nje labrador me pit bull, ansnje zot vet nuk dij te predikoje natyren e tij.
Te sjedhesh inbreeding si argument ktu personalisht me duket mentaliet qesharak se nuk behet fjale to martohemi me kushurinjt...


Postuar nga shelgu datė 30 Maj 2012 - 16:23:

kurt keto nuk jane demagogji dhe mesohen qe ne biologjine e tetevjecares. megjithe respektin per ty si patriot dhe si burre i ndershem, me vjen keq te te them se njohurite mesohen ne libra dhe jo ne programe TV. Te referova nje program te tille, per arsyen e thjeshte se eshte me nivel mesatar shkencor. Megjithate nese ti nuk do te mesosh, nuk ka zot te te mesoje. Se pari duhet te duash, pra te jesh recesiv, pastaj te mesosh dhe pastaj te vesh ne pune mendimin racional per te pertypur ato qe ke ngrene.


Postuar nga kurt datė 30 Maj 2012 - 16:35:

Po pikerisht per cfar po me bind ti mua deri tani?
Teorin tende thjesht theksova qe e kam degjuar ne nje tv program, pak rendesi ka nese ti e ke lexuar ne ndonje artikull shkencor e ndonje reviste te abonuar konceptimin tend e kuptoj
Ti nuk po me bind pse eshte e doemosme qe nje supozojm filipineze me gjerman bejn femij, dhe ky femij do dali me i shendetshem ne cdo aspekt. Une dhashe dyshimet e mija, ti nuk po me hedh drit so far


Postuar nga Fajtori datė 30 Maj 2012 - 16:56:

Kurto, per te njejten aresye qe ekziston seksi ekziston dhe bashkimi i racave. Ne biologji mendohet se seksi ekziston qe kombinimet gjenetike te shumefishohen duke rritur mundesine e hibrideve fituese. Mundet fare mire qe organizmat te mos kishin nevoje per partnere dhe te riprodhonin veten 100%. Kjo nuk sjell variacion, nderkohe qe ambjenti kerkon adaptim.

Thene ndryshe, kjo funksionon per te njejten aresye qe ti nuk riprodhohesh me motren apo me kusheriren po kerkon femer jashte fisit. Bashkimet e gjeneve te ngjashme nuk sjellin zhvillim gjenetik dhe teknikisht rrisin mundesine per semundje. Keto jane teorite gjenetike me ne ze.

Nuk eshte se filipinasi me gjermanen do prodhojne domosdoshmerisht femije te shendetshem. Mund te dalin vlera te reja gjenetike ose te humbasin edhe vlerat qe kishin prindet. Por nese nuk provohet nuk ke si ta dish. Nje race e paster nuk eshte domosdoshmerisht fitimtare. E sidoqofte, asnje race nuk eshte e paster sic fantazojne shumica. Cdo vend ka kaluar luftra, semundje, pushtime, perdhunime, genocide, etj.


Postuar nga kurt datė 30 Maj 2012 - 17:16:

Atehre si shojegohet qe japonezet nuk perziehn me ken? Historia me e lashte nje kulture e pasur dhe nje popull i shendoshe. Pse gjithe japonia incest po bejn??
Dhe si kujton ti se ne japoni nuk egziston ndonje gjenome expert ti beje thirrje popullit tij, ejani te prodhojm femij me supozojm evropianet apo tailandezet!? Jo, japonezet si mija vite me pare si tani tani nuk pranojn si shtet si kulture dhe si parim shteti mentaliteti te perzierjen me ken.


Postuar nga shelgu datė 30 Maj 2012 - 17:38:

Citim:
Po citoj ato qė tha kurti
Atehre si shojegohet qe japonezet nuk perziehn me ken? Historia me e lashte nje kulture e pasur dhe nje popull i shendoshe. Pse gjithe japonia incest po bejn??
Dhe si kujton ti se ne japoni nuk egziston ndonje gjenome expert ti beje thirrje popullit tij, ejani te prodhojm femij me supozojm evropianet apo tailandezet!? Jo, japonezet si mija vite me pare si tani tani nuk pranojn si shtet si kulture dhe si parim shteti mentaliteti te perzierjen me ken.


Njeriu zhvilolohet si qenje biologjike dhe si qenje sociale. Nese ne rastin e pare nderhyn natyra me ligjet e saj, ne rastin e dyte nderhyn shoqeria me antiligjet e saj.
Persa i takon asaj se ku mund te mesohen dijet:
Ketu ka nje parim te pergjithshem,qe edhe kur ka perjashtime, verteton rregullin.
Dijet merren absolutisht ne shkolle. Ato zhvillohen me tej nepermjet studimeve te ndryshme dhe hyrjes ne kontakt me te rejat e shkences. Jo cdo artikull i botuar eshte i vertete, madje nganjhere eshte i gabuar.

Prandaj shkenca ka besueshmeri kur merret nepermjet manualeve shkencore, librave te shoklles dhe traktateve shkencore, sepse vetem keto i kane kaluar sites se konsensusit akademik mbareboteror.

Prandaj disa here me dashamiresine e bashkeforumistit te drejtova tek "librat" e shkolles. Ti e lexon kete dhe kupton "revistat" dhe "artikujt".




Japonezet jane perziere qe cke me te se edhe ata jane pushtuar shume here dhe instinki biologjik i shtyn qe te kerkojne ate qe nuk kane.


Postuar nga Fajtori datė 30 Maj 2012 - 18:28:

Shelgu ve ne kundershtim biologjiken me socialen, por mendoj se jane ne bashkeveprim. Dy jane forcat qe servirin te dyja. Njera eshte dalja nga komuniteti/raca/klani dhe tjetra qendrimi ne klan/race/komunitet. Edhe biologjikisht po ta marresh ne terhiqemi nga njerezit e sojit tone, i bardhi ka qejf shpesh te bardhin, kinezi kinezin, zezaku zezakun. Amerika mban flamurin e multietnicitetit, por ne fakt racat ruhen natyrshem sepse nuk i vjen te perzihen. Kjo eshte qofte instikt biologjik, qofte pjese e mentalitetit konserverator. Ajo qe nuk kuptojne nacionalistet dhe diktatoret eshte se duhet te lejojne perjashtimet, sepse keto kane cuar boten perpara gjithmone. Perjashtimet vijne natyrshem, jane njerez qe shtyjne boten drejt limitit. Sikur mos kishte njerez te tille as indianet e pare nuk do guxonin ti hynin detit me varka per te kaluar ne Amerike apo ne Australi. Ne te njejten menyre njerezit qe perzjejne racen dalin nga konvencionet, por cojne komunitetin ne eksplorime te reja. Ne fakt secili prej nesh e con, sepse kemi futur ne shoqeri konceptin e seksit me njerez jashte familjes. Konservimi me i paster i gjeneve do behej vetem nese bejme seks me familjaret. Perzjerja me e madhe do ishte nese bejme seks me raca te tjera. Shumica e njerezve qendron ne mes kerkon seks nga komuniteti i vet, por jo nga familja. Keshtu qe pastertia e gjeneve eshte relative. Ai qe jeton ne Cerrik ka nje zgjedhje prej 5000 banoresh, ai qe jeton ne Tirane ka zgjedhje prej 600 mije banoresh. Koncepti i shqiptarit nuk ka ekzistuar me pare, kane qene thjesht fise. As emri Shqiperi nuk ekzistonte. Keshtu qe te pretendohet se kemi ruajtur dhe duhet te ruajme gjenet eshte e kote. Natyra i ka sajuar per bukuri keto pune. Kujt i vjen te mbarset bujrum zgjidhe personin si do. Shumices i vjen te mbarset brenda komunitetit. Bravo i qofte. Kjo nuk ka pse te jete per diskutim ne rang kombetar sepse eshte zgjedhje personale qe e ka zgjidhur natyra para se keto popuj e keto shtete te ekzistonin.


Postuar nga shelgu datė 30 Maj 2012 - 19:32:

Jo ore nuk i ve shelgu ne kundershtim fare, madje biologjikja dhe socialja jane ne harmoni kontradiktore. Kjo eshte natyra.

Vec ke nje gabim te vogel. Tendenca biologjike eshte per te kerkuar te largeten. Brunet kerkojne bjondet dhe bjondet ezmeret.
Ka nje paranteze te vogel ketu:
Brunet kerkojne bjondet por ato qe kane terheqje biologjike te tilla qe jane fiksuar ne memorjen genetike. Kjo nuk ka te beje me frojdizmin(djali kerkon nje vajze qe t'i ngjase se jemes dhe vajza nje djale qe t'i ngjase te jatit); kjo teori ka rene me kohe.


Postuar nga kurt datė 31 Maj 2012 - 02:44:

Jam dakord me fajtorin qe ky diskutim eshte thjesht per hire te bisedes, se perfundimisht eshte gje personale per secilin dhe ne asnje menyre nuk po promotoj ndonje rracizem nazist.
Shelgu ne anen tjeter, tingellon sikur une po bej propogande kunder shkolles dhe dijes duke i rene nje dajres te vjeter.
Shelgu akoma nuk ke dhene asnje shpjegim me refute argumented e mija pse perzierja nuk me duket e dobishme.

Ja p'sh izraeli e ka me ligj qe po nuk je cifut edhe nese martohesh me nje cifute ti nuk behesh dot qytetar i izraelit.
Tani a mund ti quajm cifutet njerz idiota te pa edukuar?!

Shelgu me te njejten kenge duke permendur shkolla libra, ne shkolle kane shkuar edhe serbet dhe kane mesuar qe ne shqiptaret kemi ardhur ne balkan para 200 viteve sepse na sodhi turku pasi vrau gjithe serbet dhe i zevendsoj popullsine e tyre me ne.

A do ishte e drejte per nje serb tani te mburrej se ka mbaruar shkollen ne beograd me ket nonsense argent kunder meje?


Postuar nga shelgu datė 31 Maj 2012 - 13:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha kurti

Ja p'sh izraeli e ka me ligj qe po nuk je cifut edhe nese martohesh me nje cifute ti nuk behesh dot qytetar i izraelit.
Tani a mund ti quajm cifutet njerz idiota te pa edukuar?!



Izraelitet nuk jane idiota por jane shume fetare dhe "brainwashed" ne kete drejtim. Ata martohen edhe me kusherirat e para dhe qe ne djep. Por gjithmone e me shume vihen re prishje martesash te tilla edhe midis tyre.

Citim:
Po citoj ato qė tha kurti

Shelgu me te njejten kenge duke permendur shkolla libra, ne shkolle kane shkuar edhe serbet dhe kane mesuar qe ne shqiptaret kemi ardhur ne balkan para 200 viteve sepse na sodhi turku pasi vrau gjithe serbet dhe i zevendsoj popullsine e tyre me ne.

A do ishte e drejte per nje serb tani te mburrej se ka mbaruar shkollen ne beograd me ket nonsense argent kunder meje?


Me duket se nuk me kupton kur flas per shkolle. Gjithmone e kam fjalen jo per arsimimin e pergjithshem, se atje gjithmone ka indoktrinime. Por te jesh i sigurt qe nje shkencetar serb e di mire te verteten edhe kur flet si i vjen mire propagandes.

Nje shembell i thjeshte ne lidhje me indoktrinimet ne shkollat e nivelit te Arsimimit pergjithshem. Ne te gjitha gjimnazet amerikane mesohet se te bardhet e pare erdhen ne Amerike "per liri fetare". Kjo eshte e vertete dhe festohet me te madhe "Thanksgiving". Por kjo eshte nje e vertete e pjeseshme.
E verteta reale mesohet ne nivele Kolegji dhe me lart ne "graduate school".
Dhe e verteta eshte se te bardhet erdhen ne Amerike per ta pushtuar, vrane rreth 100 milion native amerikane dhe pjesen tjeter e mbyllen ne rezervate.

Pra kur flet shelgu per shkolle, ka parasysh shkollimin profesional. Vetem atje thuhet e verteta dhe duhet thene se do ballafaqohesh neper kongrese shkencore me kolega nga e gjithe bota. E ne keto kongrese del vertet "idiot" nese mbeshtet te paverteten.


Postuar nga kurt datė 31 Maj 2012 - 13:40:

je brum i nje rrjeti teper liberal dhe naive, kshtu me dukesh mua ti shoku


Postuar nga shelgu datė 31 Maj 2012 - 14:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha kurti
je brum i nje rrjeti teper liberal dhe naive, kshtu me dukesh mua ti shoku

I like that "naive"


Postuar nga dylan datė 01 Qershor 2012 - 01:03:

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
Jane bere ne fakt studime per te treguar menyren se si kane migruar popuj (me kujtohet nje shkrim nga Scientific American mbi kete ceshtje) dhe jane marre si referim zona te ndryshme te gjenomes qe paraqesin nje ngjashmeri ndermjet individeve te ndryshem. Normal qe gjerat jane shume me te ngaterruara per faktin se mutacionet mund te ndryshojne formen e nje gjeni (edhe pse mund te jene mutacione pa efekte te drejteperdrejta ne fenotip).
Perzierja e popujve ka bere pjesen e vet sepse ka procese gjenetike (sic eshte crossing-over qe eshte permendur me pare ne teme) qe mund te ndryshojne gjenomen dhe qe jane pergjegjes edhe per fenotipin qe kemi.
Por ka edhe menyra te tjera qe jane me pak te ndikuara nga keto efekte sic eshte per shembull analiza e gjenomes mitokondriale. Kjo gjenome trasmetohet vetem nga nena duke qene se mitokondrite e spermatozoit mbeten jasht (kjo shpjegon edhe menyren e trasmetimit te semundjeve gjenetike mitokondriale) dhe e vetmja gjenome e pranishme tek zigota eshte ajo e nenes. Ne nje fare menyre kjo gjenome mbahet mire neper breza (natyrisht, minimalet e mutacioneve duhet te merren parasysh) dhe mund te paraqese nje lloj shenje me te sakte per analizen e gjenomave per te shpjeguar me mire menyren se si jane shperndare popullatat dhe lidhjet ndermjet tyre!





kur shikova ket avetar mu kujtu hera e [ par qe kam hy ktu qe skuptoja ne bit cbehej e krejt avtaret ishin kshu sikur zjarrfikse

per temen me falni sdi cbehet ktu skam durim te lexoj


Postuar nga shelgu datė 21 Shtator 2012 - 18:30:

Filloi trajtimi i tensionit te larte nepermjet studimit genetik.

Dihej qe TA eshte nej semundje e trasheguar, por ideja eshte krejt tjeter.

Kur shkon tek doktori per te matur tensionin e gjakut, behet nje test i thjeshte genetik, ku shihet nese ke predispozicion per te zhvilluar hipoertension arterial.
Etapa e dyte eshte edhe me e domethenese: kerkohet genetikisht se cili ilac i pershtatet genomit te demtuar (mutant) dhe mjekimi eshte shume te teper i suksesshem dhe efikas. Pra dy persona me te dhena fizike te njejta, peshe, gjatesi, gjin,i race, etj dhe me te njejtin seks kur kane te njejten shkalle te hipertensionit, mjekohen suksesshem me medikamente te perzgjedhura, te njejta ose jo, por te zgjedhura nen ndikimin e ekzaminimit genetik


Postuar nga eliz datė 21 Shtator 2012 - 21:04:

Kam nje pyetje,s`po e gjeja ate temen e pyetjeve,kshuqe po e hedh ketu(Shelg jam serioze kete radhe).Dihet qe test DNA i behet babait dhe femijes per te mesuar nese eshte femija i tij. N.q.s. supozojme se babai ka vdekur. Dy femije qe mendohet se mund te jene vellezer(me nena te ndryshme,me te njejtin baba),a bejne ata DNA test per te gjet pergjigjen?


Postuar nga NS-6 datė 14 Shtator 2014 - 11:44:

Testi i ADN-s mund te kryhet edhe ne keto raste duke qene se gjysma e materialit gjenetik eshte me origjine nga babai dhe gjysma nga nena. Kur behet pastaj krahasimi, ai mund te behet per pozicione te ndryshme te gjenomes per te kuptuar se sa jane te ngjashem. Mund te kete sekuenca nukleotidesh qe jane te vecante tek njeri dhe shihet nese ekzistojne edhe tek tjetri.


Postuar nga kurt datė 14 Shtator 2014 - 12:57:

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
Testi i ADN-s mund te kryhet edhe ne keto raste duke qene se gjysma e materialit gjenetik eshte me origjine nga babai dhe gjysma nga nena. Kur behet pastaj krahasimi, ai mund te behet per pozicione te ndryshme te gjenomes per te kuptuar se sa jane te ngjashem. Mund te kete sekuenca nukleotidesh qe jane te vecante tek njeri dhe shihet nese ekzistojne edhe tek tjetri.
meqe jane te dy meshkuj nga nga i njejti "baba" kjo mund te kryhet leht kam pershtypjen.
Meqe ne rradhe te pare ata te dy duhen te kene te njejten Y-DNA qe percjedhet vetem nga ati tek biri me mija vite pa ndryshuar.
Pra ky eshte rezultati me i pare qe merr kur ben DNA test tek website 23andme. Deri ktu duhen t'jen te qete qe babai eshte i njejte ose ndonje kushri i "babajt" ka bo fmij me tjetren.
Pastaj ne baze to njerzve qe jane testuar gjinden kushri to larget dhe te afern automatikisht ne baze te DNA-se kshtuqe dy njerz qe vijn nga i njejti baba besoj se do dilte i afert fare apo familje ne rezultate.

Pastaj mbasi merr rezultatet ka plot apsione tools qe lejon te krahasosh distancen e lidhjes se gjakut kshtu gjenetikisht.


Postuar nga ~Enigme~ datė 27 Korrik 2016 - 16:31:

Post

Zhvillim per kuren e semundjes se sklerozes vjen fale mundit te shkencetareve dhe fale mbeshtetjes me burime financiare gjate fushates te mprehte (Sfida me Kova...mbushur me uje brisk te ftohte akull) nga shoqata ALS. U identifikua gjeni i cili eshte prezent ne te 2ja format e semundjes si e trasheguar ashtu edhe sporadike.

http://www.nature.com/ng/journal/va...ll/ng.3626.html


Postuar nga Fajtori datė 28 Korrik 2016 - 03:44:

Lajm shume i mire. Vetem nje sqarim, skleroza per shqiptaret eshte humbja e memories, qe ne fakt eshte Alzheimer. Kurse skleroza ne artikullin lart eshte skleroza laterale amiotrofike, dhe ka pak lidhje me konceptin e sklerozes qe kuptojne shqiptaret. Ka te beje me degjenerimin e neuroneve, e sidomos atyre qe kontrollojne muskujt.


Postuar nga ~Enigme~ datė 17 Nëntor 2016 - 21:42:

Gjenet nuk thonė gjithēka*

Oops - Me kishte shpetuar kjo. Flm per korigjimin faje.

*Titulli origjinal: Teori e unifikuar e evolucionit*

https://aeon.co/essays/on-epigeneti...arck-s-theories

Gjenet nuk thonė gjithēka*

Postuar nė 15 Nėntor, 2016 12:02
Michael Skinner/Universiteti i Uashingtonit
Teza e unifikuar e pjesės kryesore tė biologjisė moderne bazohet nė torinė e evolucionit tė Ēarls Darvinit, procesit natyror tė pėėrzgjedhjes, sipas tė cilit natyra pėrzgjedh organizmat mė tė adaptueshėm dhe mė tė pėrshtatshėm pėr t’u riprodhuar, shumuar dhe mbijetuar. Ky proces quhet gjithashtu edhe pėrshtatje dhe veēoritė qė mendohet se e ndihmojnė njė individ tė mbijetojė konsiderohen si pėrshtatėse. Teksa organizmat ndryshojnė dhe variante tė reja marrin jetė, speciet shfaqen dhe evoluojnė. Nė vitet 1850, kur Darvini pėrshkruante kėtė motorr tė pėrzgjedhjes natyrore, mekanizmat molekularė qė fshiheshin nė tė nuk njiheshin.

Por gjatė shekullit tė kaluar pėrparimet nė gjenetikė dhe biologjinė molekulare kanė pėrvijuar njė teori moderne neodarviniane pėr atė sesi funksionon evolucioni:

Sekuencat e ADN-sė pėsojnė ndryshime rastėsore dhe organizmat me sekuenca tė caktuara qė pėrshtaten mė mirė shumohen dhe mbijetojnė. Kėto janė specie qė dominojnė njė mjedis ideal derisa ky i fundit ndryshon dhe motorri i evolucionit ndizet sėrish.

Ky shpjegim rezulton i paplotė, teksa sugjeron se mekanizma tė tjerė molekularė luajnė gjithashtu njė rol nė mėnyrėn sesi speciet evoluojnė. Njė problem me teorinė e Darvinit ėshtė se ndėrkohė qė speciet pėrmirėsojnė pėrherė e mė shumė veēori pėrshtatėse(tė quajtura fenotipe nga biologėt), shkalla e ndryshimit tė sekuencave tė ADN-sė ėshtė shumė e ngadaltė sa tė mund tė mbėshtesė shpjegimin pėr shumė nga ndryshimet e vėzhguara. Shkencėtaėrt qė e njohin mirė kėtė temė, kanė propozuar si kompensim njė shumėsi mekanizmash gjenetikė: rryma gjenetike, nė tė cilėn njė grup i vogėl individėsh i nėnshtrohen njė ndryshimi gjenetik dramatik, apo epistasis, sipas tė cilės njė nga bashkėsitė e gjeneve e shtyp tjetrin. Kėto janė vetėm dy shembuj.

E megjithatė, edhe me kėto mekanizma nė veprim, shkallėt e mutacionit gjenetik pėr organizma kompleksė si njerėzit, janė dramatikisht mė tė vogla sesa frekuenca e ndryshimit pėr njė mori tiparesh, qė nga rregullimi i metabolizimit te rezistenca ndaj sėmundjeve. Shfaqja e shpejtė e morisė sė tipareve ėshtė e vėshtirė pėr t’u shpjeguar pėrmes gjenetikės klasike dhe teorisė sė neodarvinizmit. Pėr tė cituar biologun e shquar evolucionisht Xhonatan B L Bard, qė parafrazonte Tomas Eliotin: “Mes fenotipit dhe genotipit bie nata”.

Problemet me teorinė e Darvinit tejkalojnė kufijtė e shkencės evolucioniste drejt fushave tė tjera si biologjia dhe mjekėsia biologjike. P.sh, nėse trashėgimia gjenetike pėrcakton tiparet tona, atėherė pse binjakėt identikė me gjene tė njėjta, nė pėrgjithėsi preken nga sėmundje tė ndryshme? Dhe pse vetėm njė pėrqindje e vogėl(mė pak se 1%) e atyre me sėmundje tė caktuara kanė mutacione gjenetike tė njėjta?

Nėse shkalla e mutacionit ėshtė e rastėsishme dhe e qėndrueshme, pse disa sėmundje kanė shtuar incidencėn me 10 herė vetėm nė dy dekada? Si shpjegohet qė disa qindra ndotės mjedisorė mund tė tjetėrsojnė fillimin e sėmundjes por jo sekuencat e ADN-sė? Tek evolucioni dhe biomjekėsia, shkalla e diversifikimit(divergence) tė tipareve ėshtė shumė mė e shpejtė sesa shkalla e variacionit dhe mutacionit gjenetik. Pse ndodh kėshtu?

Njė pjesė e shpjegimit mund tė gjendet nė disa koncepte qė Zhan – Baptist Lamark propozoi 50 vjet pėrpara se Darvini tė publikonte punėn e tij. Teoria e Lamarkut, pėr njė kohė tė gjatė e harruar nė sirtarėt e shkencės, pėrmban ndėr tė tjera, idenė se “mjedisi mund tė alternojė drejtpėrdrejt tiparet, tė cilat trashėgohen si tė tilla nga brezat qė do tė vijnė”.

Lamark, njė profesor i zoologjisė sė jovertebrorėve nė Muzeun Kombėtar tė Historisė sė Natyrės nė Paris, studioi shumė organizma, pėrfshirė insektet dhe krimbat, nė fund tė shekullit tė 18-tė dhe fillim tė shekullit tė 19-tė. Ai prezantoi fjalėt “biologji” dhe “jovertebrorė” nė fjalorin shkencor dhe shkroi libra mbi biologjinė, jovertėbrorėt dhe evolucionin. Pavarėsisht kėsaj karriere akademike domethėnėse, Lamark doli kundėr pikėpamjeve tė shumė prej bashkėkohėsve tė tij dhe 200 viteve shkencė mė idetė e tij blasfemuese evolucioniste.

Nė fillim, Lamark mund tė jetė kryqėzuar si njė heretik fetar, por nė kohėt moderne ėshtė ortodoksia e shkencės – veēanėrisht teoria e paprekshme e evolucionit tė Darvinit – qė ka sjellė qė emri i tij tė trajtohet me ironi dhe tallje. E megjithatė, nga fundi I karrierės sė vet edhe Darvini nisi tė dyshonte; edhe pa ndihmėn e biologjisė molekulare ai mund tė kuptonte se ndryshimet rastėsore nuk ishin aq tė shpejta sa pėr tė mbėshtetur plotėsisht teorinė e tij.

Pyetja ėshtė kjo: nėse pėrzgjedhja natyrore nuk vepron vetėm mbi mutacionet gjenetike, atėherė cilat janė ato forca molekulare pas gjithė variacionit nė tipare qė kėrkohet pėr finalizimin e pėrzgjedhjes natyrore?

Njė e dhėnė erdhi njė shekull pasi Darvini propozoi teorinė e tij; nė vitin 1953, kohė kur James Uatson dhe Frensis Krik po zbulonin misteret e ADN-sė dhe spirales sė dyfishtė.

Nė atė vit, biologu i biologjisė sė rritjes, Konrad Uadington nga Universiteti i Edinburgut raportoi se mizat e frutave tė ekspozuara ndaj stimujve kimikė tė jashtėm apo ndryshimeve tė temperaturės gjatė zhvillimit embrional, mund tė zhvillojnė struktura tė ndryshme krahėsh. Ndryshimet qė shkencėtarėt induktuan nė njė brez tė vetėm do tė duhet tė trashėgoheshin nga pasardhėsit nė vijimėsi. Uadington sugjeroi njė term tė ri – epigenetika - pėr tė pėrshkruar kėtė dukuri tė ndryshimit tė shpejtė. Pėr t’u nėnvizuar qė pėrpara se Uatson dhe Krik tė zbulonin strukturėn e ADN-sė, Uadington kuptoi ndikimin potencial qė zbulimi i tij mund tė kishte mbi teorinė e evolucionit: ndryshimi nė njė brez tė vetėm i vėnė re nė krahėt e mizave tė frutave mbėshteste idetė origjinale tė heretikut Lamark. Dukej se mjedisi mund tė ndikonte direkt te tiparet.

Ndonėse Uadingtoni pėrshkroi nė pėrgjithėsi rolin e epigenetikės, ai nuk dinte mė shumė sesa Lamarku apo Darvini mbi mekanizmat apo elementėt molekularė tė pėrfshirė nė kėtė process. Por sa mė shumė qė biologjia molekulare dekodon mėnyrėn si funksionon jeta, aq mė shumė marrin kuptim konceptet e Lamarut dhe tė Uadingtonit.

Nė fakt, ndonėse pjesa mė e madhe e faktorėve mjedisorė nuk tjetėrsojnė direkt sekuencėn molekulare tė ADN-sė , ato rregullojnė struturėn e mekanizmave epigenetikė qė rregullojnė nga ana e vet mėnyrėn sesi funksionon ADN-ja – duke rritur ose ulur shprehitė e gjeneve, apo duke diktuar sesi proteinat, produkte tė gjeneve tona, shprehen nė qeliza.

Sot kemi pėrkufizimin e saktė tė epigenetikės: faktorėt molekularė qė rregullojnė mėnyrėn sesi funksionon ADN-ja dhe se cilat gjene aktivizohen apo ēaktivizohen, pavarėsisht sekuencės sė ADN-sė.

Epigenetika pėrfshin njė numėr procesesh molekulare qė mund tė ndikojnė thellė nė aktivitetin e genomit pa tjetėrsuar sekuencėn e ADN-sė nė vetė genet.

Njė nga proceset mė tė zakonshme ėshtė “metilimi i ADN-sė”, nė tė cilin pėrbėrėsit molekularė tė quajtuara grupe metilike(nga metani) i bashkėngjiten ADN-sė, duke aktivizuar ose ēaktivizuar gjenet dhe duke rregulluar nivelin e shprehjes sė tyre. Faktorėt mjedisorė si temperatura, apo stresi emocional, janė provuar se tjetėrsojnė metilimin e ADN-sė dhe kėto ndryshime mund tė programohen nė mėnyrė permanente e tė trashėgohen nė breza – ky process njihet si Trashėgimia Ndėrbreznore Epigenetike.

Njė tjetėr process i madh epigenetik, i zbuluar nė vitet e fundit ėshtė “modifikimi histonik”. Histonet janė proteina qė i bashkėngjiten dhe tjetėrsojnė strukturėn e ADN-sė, e cila nga ana e vet i mbėshtillet histoneve njėsoj si rruazat nė njė gjerdan. Kombinimi i ADN-sė me histonet sė bashku, ėshtė quajtur “struktura kromatine” – dhe mbėshtjellet, unazat dhe spiralet nė strukturat kromatine, nė pėrgjigje tė stresit mjedisor, mund tė tjetėrsojnė pėrgjithnjė shprehjen e gjeneve.

Sė fundmi, kėrkuesit kanė dokumentuar metilimin e ARN-sė, nė tė cilėn grupet metilike i bashkėngjiten molekulave gjenetike ndihmėse, nė proces, duke tjetėrsuar shprehjen e gjeneve dhe prodhimin proteinik qė pason pėr pasardhėsit. Njėsoj, veprimi i tė ashtuquajturės “ARN-sė sė pakodueshme”, molekula tė vogla ARN-je qė lidhen me ADN-nė, ARN-nė dhe proteinat, po ashtu tjetėrsojnė shprehjen e gjeneve, pavarėsisht nga sekuenca e ADN-sė.

Tė gjitha kėto mekanizma epigenetikė janė kritikė dhe kanė role unike nė rregullimin molekular tė mėnyrės sesi funksionon ADN-ja. Rregullimi biologjik, qė pason, nuk do tė pėrfshijė asnjėherė “njė proces vetėm gjenetik”, as edhe njė “proces vetėm epigenetik”. Nė vend tė kėsaj, proceset nė fjalė janė tė integruara tėrėsisht. Ata nuk zhvillohen dot pa njėri – tjetrin.

Qė epigenetika tė ketė njė impakt domethėnės mbi evolucionin, duhet qė alternimet e saj tė jenė tė trashėguara nga brezat pasues, njėsoj si sekuencat e ADN-sė dhe mutaconet gjenetike. Por trashėgimia epigenetike nuk ndjek shumė nga rregullat e Mendelianit qė aplikohen mbi gjenetikėn klasike dhe mbi teorinė neo-darviniane tė evolucionit. Kėto rregulla na thonė se sekuencat e AND-sė dhe gjenet funksionojnė nė mėnyrė diskrete, njėsoj si grimcat; gjatė riprodhimit, “grimcat” nga secili prej prindėrve bashkohen rastėsisht me korresponduesin e vet nga prindi tjetėr, duke krijuar njė sekuencė tė re ADN-jė dhe shprehje tė reja tė tiprave tė trashėguara.

Nė ndryshim nga kjo, trashėgimia ndėrbreznore epigenetike, ndodh kur fara pėrcjell informacionin epigenetik mes brezave, edhe nė mungesė tė ekspozimit tė drejtpėrdrejtė mjedisor. Stresi mjedisor dhe ekspozimi janė veēanėrisht me ndikim gjatė zhvillimit tė embrionit – p.sh kur organet seksuale nė fetus zhvillohen nė testikuj pėr meshkujt apo nė vezore pėr femrėn, pėrgjegjėse pėr spermėn dhe vezėt mė vonė. Nė tė vėrtetė, ekspozimi mjedisor gjatė kėsaj kohe kritike mund tė nxisė ndryshime tė pėrhershme epigenetike pėrmes metilimit tė ADN-sė, modifikimeve tė histoneve dhe alternimit tė ARN-sė sė pakodueshme.

Evidenca pėr kėtė formė tė trashėgimisė jogenetike, qė ekipi im nė Universitetin Shtetėror tė Uashingtonit identifikoi nė vitin 2000, ėshtė bindėse.

Gjetjet e publikuara nė revistėn “Shkenca” nė vitin 2005 treguan aftėsinė e kimikateve mjedisore nė krijimin e trashėgimisė sė sėmundjeve te minjtė nė tre breza, nė mungesė tė ndonjė ekspozimi tė vazhdueshėm. Kjo dukuri ėshtė dokumentuar mė tej nga shumė laboratorė te njė numėr i ndryshėm speciesh gjatė dekadės sė kaluar. Njė shembull ėshtė kur Graham Bėrxh(Burdge) dhe ekipi i tij nė Universitetin e Southampton nė Mbretėrinė e Bashkuar, raportoi se ushqimi i tepruar te minjtė, krijoi anomali metabolike nė tre breza.

Nė njė kėrkim tjetėr, Sibum Sung dhe kolegėt e tij nė Universitetin e Teksas Austin, gjetėn se thatėsira dhe ndryshimet nė temepraturė, induktojnė evolucionin epigenetik te bimėt, duke ēuar nė alternime nė tiparet e rritjes dhe ēeljes, pėr breza. Tani sė voni, njė numėr studimesh kanė treguar se stresi mjedisor mund tė nxisė dhe krijojė alternime epigenetike qė transmetohen dhe induktojnė patologji nė brezat pasardhės. Njė studim i fundit i drejtuar nga Gerlinde Metz dhe kolegėt e saj nė Universitetin e Lethbrixh nė Kanada, demonstroi se duke kufizuar apo, pėrkundrazi, duke detyruar minjtė e mbarsur tė notonin, prodhoheshin dėmtime epigenetike qė i vinte tė sapolindurit nė rrezik. Ky stres pararendės mund tė ēojė nė Trashėgiminė Ndėrbreznore Epigenetike tė anomalive te pasardhėsit e femrės shtatzanė tė ekspozuar. Studime tė shumta konfirmojnė tashmė rolin e stresit mjedisor nė krijimin e Trashėgimisė Epigenetike Ndėrbreznore tė sėmundjeve.

Trashėgimia Epigenetike Ndėrbreznore e induktuar nga mjedisi ėshtė vėzhguar tanimė te bimėt, insektet, peshqit, zogjtė, brejtėsit, derrat dhe njerėzit. Ajo ėshtė pra njė dukuri shumė e ruajtur. Trashėgimia Epigenetike Ndėrbreznore e variacioneve fenotipike tė tipareve dhe sėmundjeve ėshtė provuar se shfaqet te shumica e organizmave pėrgjatė njė harku kohor prej 10 brezave dhe sipas studimeve tė bėra, te bimėt edhe me qindra breza.

Njė shembull te bimėt; njė veēori e ēeljes e induktuar nga nxehtėsia dhe vėzhguar fillimisht nga Karl Lineus nė shekullin e 18-tė, mė vonė u gjet se u shkaktua si pasojė e njė modifikimi metilik tė ADN-sė qė u shfaq nė bimėn fillestare dhe qė u provua se ishte pėrhapur nė 50 breza. Te gjitarėt me kohė breznie mė tė gjatė ne kemi gjetur tipare anormale tė indukuara nga toksinat tė cilat kanė zgjatur pėr 10 breza. Nė shumicėn e kėtyre studimeve tiparet ndėrbreznore nuk degjenerojnė, por ruajnė vijimėsinė. Edhe eksperimenti i Uadingtonit me mizat u realizua mbi 16 breza dhe tiparet e alternuara janė pėrhapur dhe vijojnė edhe sot.

Pak a shumė ashtu si sugjeroi Lamarku, ndryshimet nė mjedis, e tjetėrsojnė pėrnjimend biologjinė tonė. Dhe edhe nė mungesė tė ekspozimit tė vazhdueshėm, biologjia e tjetėrsuar, e shprehur nė tipare apo nė formėn e sėmundjeve, pėrcillet nga njė brez nė tjetrin.

Mjedisi luan njė rol thelbėsor nė evolucion. Nė kuptimin darvinian, ai pėrcakton se cilėt individė dhe specie do tė mbijetojnė pėrmes motorrit tė pandalshėm tė pėrzgjedhjes natyrore. Por njė numėr i madh faktorėsh mjedisorė mundet po ashtu tė ndikojnė evolucionin dhe biologjinė mė drejtpėrdrejt, pėrmes mėnyrave epiegentike: tiparet mund tė ndryshojnė pas ekspozimit ndaj temperaturės dhe dritės, apo nė pėrgjigje tė parametrave ushqimorė tė tillė si yndyrnat e tepėrta apo dietat me kufizime kalorike. Prania e kimikateve apo toksinave nga bimėt dhe mjedisi nė pėrgjithėsi mund tė ndikojė varietetin fenotipik dhe shėndetin.

Njė shembull qė ne kemi studiuar nė laborator pėrfshinte ndikimin nga ekspozimi ndaj kimikateve mjedisore mbi variatetin e tipareve dhe sėmundjet. Nė studimin tonė, ne kishim pėr qėllim tė hetonim aftėsinė e njė toksine mjedisore – vinclozolin – pesticidi mė i pėrdorur kundėr kėrpudhave nė bujqėsi sot – nė tjetėrsimin e tipareve pėrmes ndryshimeve epigenetike.

Sė pari, ne ekspozuam njė mi femėr shtatzanė ndaj kėtij pesticidi; mė pas ne ushqyem pasardhėsit e saj pėr tre breza nė mungesė tė ndonjė ekspozimi tė vazhdueshėm. Thuajse te tė gjithė meshkujt pasardhės, ne vumė re njė rėnie nė numėr dhe nė aftėsinė e spermės, tė asociuar me njė incidencė infertiliteti qė rritej me moshėn. Dhe ne vumė re njė seri kushtesh tė sėmundjeve tė tjera si te meshkujt, ashtu edhe te femrat, tre breza nga ekspozimi i drejtpėrdrejtė, pėrfshirė anomali nė testikuj, vezore, prostatė, veshka, gjendrat e qumėshtit dhe nė tru. Tjetėrsimet korresponduese epigenetike te sperma, pėėrfshinin ndryshime nė metilimin e ADN-sė dhe shprehjen e ARN-sė sė pakodueshme.

Kėrkimi ynė tregoi se ekspozimi i paraardhėsve ndaj toksinės vinclozolin afekton gjithashtu pėrzgjedhjen seksuale te kafshėt nė tre breza. E konsideruar njė forcė madhore nė evolucion, qėkurse Darvini propozoi pėr herė tė parė teorinė e tij, pėrzgjedhja seksuale – vlerėsohej duke lejuar femrat e njė parardhėsi tjetėr tė zgjedhin mes pasardhėsve meshkuj tė ekspozuar ose jo. Nė njė masė dėrrmuese femrat zgjodhėn ata tė cilėt nuk ishin prekur nga tjetėrsimet ndėrbreznore epigenetike dhe paraardhėsit e tė cilėve nuk kishin qenė tė ekspozuar.

Si pėrfundim, ekspozimi ndaj fungicideve alternoi nė mėnyrė permanente epigenetikėn e spermės sė pasardhėsve; ēka ēoi si pasojė nė trashėgimin e karakteristikave tė pėrzgjedhjes seksuale qė dihet se reduktojnė frekuencėn me tė cilėn genet e tyre mund tė pėrhapen nė njė popullsi mė tė madhe dhe tė ndikojnė direkt evolucionin nė njė shkallė mikro-evolucionare.

Nė njė tjetėr studim tė kohėve tė fundit ne ekzaminuam evolucionin nė njė shkallė makro –evolutive tė krijimit tė specieve. Njė nga shembujt klasikė tė krijimit tė specieve ėshtė ai harabelit nė ishujt Galapagos.

Njė grup harabelorėsh tė prejardhur nga njė specie e vetme qė kishin krijuar 16 specie me pėrmasė dhe tipare tė ndryshme siē ėshtė struktura e tjetėrsuar e sqepit. Ekipi i bashkėpunėtorėve tanė ekzaminoi ADN-nė e pesė prej kėtyre specieve tė veēanta. Vėzhguam mutacionet e sekuencave tė ADN-sė nga njėra specie nė tjetrėn, por ndryshimet epigenetike nė metilimin e ADN-sė(epimutacionet) ishin mė tė mėdha nė numėr dhe mė tė ndėrlidhura me distancėn filogenetikėn(pemėn familjare) mes specieve. Ndonėse fusha e evolucionit ėshtė aktualisht e pėrqendruar mbi konceptet gjenetike neodarviniane, gjetjet tona sugjerojnė se epigenetika gjithashtu ka njė rol nė diversifikimin e specieve dhe evolucionit tė harabelėve tė Darvinit.

Mbėshtetja pėr njė rol tė epigenetikės tek evolucioni vazhdon tė rritet. Njė studim interesant krahason ADN-nė e Neandertalit me atė tė njerėzve, ku ndryshimet gjenetike janė nė mėnyrė domethėnėse mė pak tė shfaqura sesa ato epigenetike; kėto ndryshime pėrfshijnė tjetėrsime nė metilimin e ADN-sė nė genom. Shkurtimisht, integrimi i koncepteve neo-lamarkiane dhe neo-darviniane nė njė teori tė unifikuar siguron baza shumė mė tė shėndosha molekulare pėr tė kuptuar sesi funksionon evolucioni.

Mekanizmat neo-lamarkiane dhe neo-darviniane udhėheqin evolucionin dhe ato duket se janė tė gėrshetuara. Dhe nė fakt, pėr shkak se epigenetika mjedisore mund tė rrisė variacionin e tipareve brenda njė popullsie, ajo fuqizon pėrzgjedhjen natyrore qė punon duke promovuar veēori adaptive pėrmbi tė tjerėt. Evolucioni neo-darvinian pėrfshin mutacionin gjenetik dhe variacionin gjenetik si mekanizma molekularė kryesorė qė gjenerojnė variacionin. Shtoji kėtyre mekanizmave fenomenin e epigenetikės mjedisore, e cila shton nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė varietetin e tipareve dhe ju keni rritur aftėsinė e mjedisit pėr tė ndėrmjetėsuar pėrzgjedhjen natyrore dhe evolucionin.

Njė konsideratė shumė e rėndėsishme nė punėn tonė nė laborator ėshtė edhe aftėsia e epigenetikės nė tjetėrsimin e stabilitetit tė genomit qė si i tillė shkakton direkt atė mutacion gjenetik qė ėshtė vėzhguar nė biologjinė e kancerit. Mutacionet e gjeneve qė vumė re nė kėtė rast pėrfshijnė rastet pėrsėritės tė variacioneve(numri i rasteve qė njė sekuencė e shkurtėr ADN-je ėshtė pėrsėritur) dhe pikat mutative(tjetėrsime tė njė nukleotidi tė vetėm brenda njė sekuence tė ADN-sė) nė brezat e mėvonshėm. Thuajse tė gjitha llojet e mutacioneve gjenetike dihet se kanė njė ndryshim epigenetik si pararendės qė rrit potencialin pėr tė zhvilluaar mutacionin. Ne vėzhguam se ekspozimi i drejtpėrdrejtė mjedisor nė brezin e parė krijon ndryshime epigenetike, jo mutacione gjenetike, por nė radhėn e brezave u identifikuan mutacione gjenetike. Pėrderisa epigenetika mjedisore mund tė nxisė si variacionin e tipareve, ashtu edhe mutacionet, ajo pra pėrshpejton motorrin e evolucionit nė njė mėnyrė qė mekanizmat e Darvinit nuk munden ta bėjnė tė vetėm.

Ndaj teorisė sė unifikuar tė evolucionit ka shumė skeptikė, sidomos kjo nė dritėn e determinizmit gjenetik, njė paradigmė qė ka ndikuar shkencat biologjike pėr mė shumė se 100 vjet. Determinizmi gjenetik e sheh ADN-nė si gurin e themelit nė biologji dhe sekuencėn e ADN-sė si kontrollin final tė molekulės.

Ndoshta ēelėsi magjik i determinizmit gjenetik ishte zbulimi i genomit njerėzor, qė do tė siguronte provėn finale tė primatit tė gjeneve. Studime tė ngjashme mbi genomin pretendonin se do tė siguronin tė dhėna biologjike pėr fenomenet normale dhe anormale tė jetės si dhe tė zbulonin bazat e sėmundjeve. Por nė dritėn e zbulimit tė sekuencave tė plota tė ADN-sė, parashikimi kryesor i determinizmit genetik – pra qė pjesa kryesore e biologjisė dhe sėmundjeve njerėzore mund tė kuptohet pėrmes syzeve tė gjenetikės – nuk u konfirmua.

Breza tė tėra shkencėtarėsh dhe njerėzish nga publiku kanė mėsuar gjenetikėn, por vetėm pak kanė rėnė nė kontakt me shkencėn relativisht tė re tė epigenetikės. Nė fakt, pėrfshirja e saj nė elementėt molekularė tė biologjisė dhe evolucionit ka hasur nė kundėrshtime. Uatson, i cili luajti njė rol nė zbulimin e strukturės sė ADN-sė dhe Frensis Kollins, qė dha njė kontribut thelbėsor nė zbulimin e genomit njerėzor, aktualisht drejtor i Institutit Kombėtar tė Shėndetit nė SHBA, tė dy pra fillimisht e vunė nė dyshim domethėnien e epigenetikės pėrtej disa matjeve, por sot ata e mbėshtesin atė mė shumė.

Nuk ėshtė aspak e ēuditshme kjo rezistencė ndaj njė ndryshimi paradigmatik, pas 100 vjetėsh tė determinizmit gjenetik. Njė muaj pasi sugjerova kėtė teori tė unifikuar tė evolucionit, qė u publikua nė Genome Biology and Evolution(nė vitin 2015), David Peni i Universitetit Massey nė Zelandėn e Re sugjeroi se epigenetika ishte nė vija tė pėrgjithshme njė tipar paraardhės i gjenetikės dhe mė thjeshtė njė pėrbėrės i saj. Tė tjera publikime tė kohėve tė fundit, pėrfshirė njė nga Ema Uajtlou nga Universiteti La Trobe nė Australi, e kanė kundėrshtuar konceptin lamarkian tė trashėgimisė epigenetike te gjitarėt.

Pavarėsisht refuzimit unė jam i bindur se ne kemi mbėrritur nė pikėn ku ėshtė i nevojshėm njė ndryshim paradigmatik. Tė pranosh se epigenetika luan njė rol nė evolucion kjo nuk e rrėzon shkencėn gjenetike; pėrqafimi i ideve neo-lamarkiane nuk sfidon teorinė neo-darviniane. Shkencat zyrtare janė esenciale dhe tė sakta, por si pjesė e njė historie mė tė madhe dhe me shumė ngjyra qė zgjeron kuptimin tonė dhe integron tė gjitha vėzhgimet tona nė njė tė tėrė kohezive. Teoria e unifikuar shpjegon sesi mjedisi mund tė veprojė pėr tė ndikuar direkt variatetin e fenotipeve dhe lehtėsuar drejtpėrdrejt pėrzgjedhjen natyrore.

Me njė numėr pėrherė e nė rritje tė biologėve evolucionistė qė kanė zhvilluar njė interes pėr rolin e epigenetikės, kemi tashmė disa modele matematike qė integrojnė gjenetikėn dhe epigenetikėn nė njė sistem. Dhe puna po shpėrblehet. Konsiderimi i epigenetikės si njė mekanizėm molekular shtesė ka ndihmuar nė kuptimin e progresit(prirjes) gjenetik; asimilimit gjenetik(kur njė tipar i prodhuar si reagim ndaj mjedisit nė finale kodohet nė gene) dhe tė teorisė sė evolucionit neutral, sipas tė cilės shumica e ndryshimeve ndodhin jo si pasojė e pėrzgjedhjes natyrore, por e fatit.

Duke siguruar njė mekanizėm tė zgjeruar molekular pėr atė qė biologėt vėzhgojnė, modelet e reja na japin njė udhėzues mė tė thelluar, mė tė saktė dhe me mė shumė hollėsi, pėr evolucionin nė pėrgjithėsi.

Tė marra sė bashku, kėto gjetje kėrkojnė qė ne tė mbajmė standardin e vjetėr, determinizmin gjenetik, nė dritėn e kėrkimit tė boshllėqeve. Ishte Thomas Kuhn qė nė vitin 1962 sugjeroi se kur njė paradigmė zbulon anomali, atėherė njė shkencė e re duhet tė merret nė konsideratė – kėshtu lindin revolucionet shkencore.

Njė teori e unifikuar e evolucionit duhet tė kombinojė aspektet neo-lamarkiane dhe ato neo-darviniane pėr tė zgjeruar kuptimin tonė pėr atė sesi mjedisi ndikon mbi evolucionin. Kontributet e Lamark mė shumė sesa 200 vjet mė parė nuk duhet tė refuzohen pėr shkak tė Darvinit, por duhet tė integrohen pėr tė gjeneruar njė teori mė tė thelluar dhe ndikuese.

Njėsoj, edhe gjenetika me epigenetikėn nuk duhet tė shihen si zona konflikti, por si tė integruara pėr tė na dhėnė njė repertor mė tė gjerė tė faktorėve molekularė qė shpjegojnė sesi kontrollohet jeta.


Postuar nga shelgu datė 13 Prill 2017 - 02:05:

Enigme e ke perkthyer gjithe kete artikull te gjate?

Shume interesant. Sa vone qenkam, si perhere


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.