Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parė ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 97 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Pse tė deshta aq shum? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17861)


Postuar nga robert datė 18 Prill 2015 - 19:51:

[QUOTE]Po citoj ato qė tha shelgu
[B]
Megjithate e uroj krijuesen dhe e inkurajoj qe te mos e lere krijimin ne nivelin e shperthimit te ndjenjave. Ajo nuk krijon vetem per vete, por kerkon qe keto shkrime t'i lexojne edhe te tjeret. Pra e nisur nga kjo gje duhet te mendoje me gjate para se te hedhe jashte vetes nje poezi.

Duket se Shelgu qenka plakur pas nje largimi te gjate! Duken si keshilla te nje plaku farmacist me syze, i cili te rekomandon nje kujdes pas nje gripi te lehte pranveror, duke i thene klientes te mbeshtillet mire e te prese sa te ngrohet koha, e pastaj te niset te takoje te dashurin e zemres. Nderkohe qe dashuria ne kete rast hedh poshte shall e ilace dhe e mposht semundjen permes eres se marrzise, pa pyetur c'thone e mendojne te tjeret.
Vetem shperthimi i ndjenjave mund te sjelle varg te fuqishem; cfar tek e panjohura duket se esht akoma larg.
Para nja 1-2 vjetesh lexova dy libra me poezi, nje i vajze: A.Adami: Enderrime, dhe tjetri nga L.Bejko: nje here ne jete. I pari i vogel, me vargje te thjeshte, te paperpunuar, por sa terheqes dhe origjinale. I dyti, vellim me i madh, me varg me te perpunuar, mw me mendim, por me mw pak ndjenje.
Shume mendim e lodh vargun! Dhe kjo bote prandaj dhe vuan shume, sepse ka shume mendim.


  Gjithsej 97 faqe: « E parė ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 97 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.