Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te njohura te mesjetes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=209)
-- Ali Pashe Tepelena (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3731)


Postuar nga Joela datė 16 Janar 2004 - 11:47:

Ali Pashe Tepelena

Sundimtar i fuqishėm feudal nė Shqipėrinė jugore, themelues i pashallėkut autonom tė Janinės, kryengritės kundėr pushtetit tė Portės Osmane nė Shqipėri.
Lindi nė Tepelenė, mė 1740, nė njė familje feudalėsh ushtarakė dhe u dallua shumė shpejt pėr aftėsitė e tij dhe pėr energjinė me tė cilėn ndoqi planet e veta ambicioze pėr
t‘u bėrė sundimtar i vetėm i vendit, duke pėrdorur gjithė mjetet, dhunėn, dinakėrinė, po aq sa edhe lidhjet familjare me feudalėt vendas.
Mė 1784 fitoi gradėn e "Pashait" si komandant ushtarak pranė Valiut tė Rumelisė nė Sofje. Po kėtė vit siguroi me luftė qeverisjen e sanxhakut tė Delvinės. Nė vitet 1786-88 u bė "derbendpashė" dhe qeveritar i sanxhakut tė Tėrhallės (Thesali) dhe shtiu nė dorė qeverisjen e sanxhakut tė rėndėsishėm tė Janinės, duke e shtrirė kėshtu pushtetin e vet mbi Epirin dhe njė pjesė tė trojeve jugore shqiptare. Si pronar i madh tokash, sipėrmarrės i taksave shtetėrore, si pjesėmarrės aktiv nė veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e ēifligarėve tė rinj po dhe tė borgjezisė tregtare, tė cilėn e bėri pėr vete me njė politikė tolerance tė gjerė fetare, Ali Pashė Tepelena mėnjanoi pėrkrahėsit e pushtetit qendror osman dhe "tiranėt e vegjėl" si shkaktarė tė anarkisė feudale nė vend. Ai i shndėrroi kėshtu trevat e pėrfshira nėn sundimin e tij nė njė formacion shtetėror nė fakt autonom, qė dallonte nga viset e tjera tė perandorisė pėr nga rregulli, qetėsia, dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bė njė qytet nga mė tė rėndėsishmit dhe mė tė begatė nė viset perėndimore tė Ballkanit. Qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Rumelisė, Janina, qė pėrfshinte edhe njė varg krahinash tė Shqipėrisė, njė vatėr arsimore dhe kulturore ku filloi tė pėrdorej pėrveē greqishtes si gjuhė shkrimi dhe shqipja.
Nė vitet 1798-1812, duke nėnshtruar me luftė qeveritarėt rivale tė sanxhaqeve fqinjė si dhe krahinat e vetqeverisura tė Sulit, Himarės etj. dhe duke shfrytėzuar situatėn e vėshtirė tė Perandorisė Osmane nė periudhėn e luftėrave tė Napoleon Bonapartit, Ali Pashė Tepelena arriti tė zgjeronte e pėrforconte pushtetin e vet duke pėrfshirė trevat qė nga gjiri i Prevezės deri afėrsisht nė lumin Shkumbin. Pashallėku i Janinės u bė njė faktor me rėndėsi ndėrkombėtare nė kushtet kur forcat franceze dhe ruse qė ishin vendosur nė Ishujt Jonianė si dhe Anglia, drejtuan vėmendjen e tyre ndaj sundimtarit tė fuqishėm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me tė, duke kapėrcyer Portėn. Ali Pashė Tepelena ishte bėrė kėshtu njė sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonė i kujdesshėm pėr tė mos krijuar konflikte tė parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur njė moment tė volitshėm pėr tu shkėputur prej kėtij.
Orvatjet e Ali Pashė Tepelenės pėr tė krijuar nė vitet 1812-1819 njė besėlidhje me sundimtarėt feudalė tė Shqipėrisė sė Veriut e sidomos me Bushatllinjtė me qėllim qė tė pėrballonin bashkėrisht politikėn centraliste tė filluar nga Sulltan Mahmuti II, nuk dhanė rezultat. Rivaliteti midis Vezirit tė Janinės dhe atij tė Shkodrės e shpuri Mustafa Pashė Bushatlliun tė merrte haptazi anėn e Portės, kur kjo filloi tė merrte masa ushtarake kundėr qeveritarit tė Janinės, qė ishte bėrė tashmė tepėr i rezikshėm dhe po tregonte haptazi synimet e tij pėr t‘u bėrė i pavarur nga Porta.
Nė vitet 1820-1822 Ali Pashė Tepelena filloi luftėn pėr mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave tė Perandorisė Osmane dhe me kėtė filloi faza mė e lartė e veprimtarisė sė sundimtarit shqiptar pėr tė shkėputur zotėrimet e veta nga vartėsia e Perandorisė. Ai ndihmoi pėr kėtė qėllim edhe lėvizjet ēlirimtare tė popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, sė cilės i dha ndihmė tė madhe si nė vitet e pėrgatitjes, ashtu edhe gjatė vitit tė parė tė zhvillimit tė saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritėsit grekė tė Etolisė e Akarnisė nuk mundi tė zhvillohej mė tej, ajo u sabotua nga krerėt e kėsaj lėvizjeje. Megjithėse forcat e Ali Pashė Tepelenės nė kėto kushte u ndodhėn vetėm pėrballė ushtrive osmane qė u dėrguan kundėr pashallėkut tė Janinės. Ali Pashė Tepelena i bėri ballė rrethimit pėr njė vit e gjysmė. I braktisur mė nė fund edhe nga tė bijtė dhe sundimtarė tė tjerė krahinorė, Ali Pashė Tepelena bėri njė qėndresė kėmbėngulėse, derisa i ngujuar nė njė ishull tė Liqenit tė Janinės, u vra mė nė fund me tė pabesė, mė 1822.
Politika e Ali Pashė Tepelenės qė synonte autonominė dhe bashkimin e krahinave shqiptare nėn sundimin e pashallėkut tė Janinės, mė nė fund dhe lufta e tij e hapur kundėr sulltanit, e thelluan mė tej hendekun midis shqiptarėvedhe sundimtarėve osmanė dhe ndihmuan pėr tė pėrgatitur truallin pėr njė etapė tė re mė tė lartė tė lėvizjes ēlirimtare antiosmane tė popullit shqiptar – pėr Rilindjen Kombėtare.


  Gjithsej 18 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.