Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi B2 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=235)
-- FK. Sopoti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3999)


Postuar nga qershor13 datė 22 Shtator 2003 - 09:07:

FK. Sopoti

Sopoti mundet nga Devolli nė Librazhd

Pas humbjes nė turin e parė tė Kupės sė Shqipėrisė me ekipin modest tė Fushėmbretit, ekipi i Sopotit ka humbur me njė rezultat tė thellė edhe njė takim miqėsor tė zhvilluar nė fushėn e tij tė shtunėn. Futbollistėt librazhdas, qė sivjet janė nė pėrbėrje tė Sopotit, janė treguar amatorė nė fushėn e lojės dhe janė ndėshkuar katėr herė radhazi nga devollinjtė. Ekipi i Sopotit ka realizuar vetėm njė gol gjatė kėsaj miqėsoreje, duke treguar se ende ėshtė njė ekip i brishtė dhe me mjaft probleme nė prag tė fillimit tė aktivitetit zyrtar. Nė miqėsoren me Devollin, nė radhėt e Sopotit kanė luajtur futbollistė tė grup-moshės 16-18 vjeē. Atyre u mungon eksperienca pėr tė pėrballuar ngarkesėn qė ka kampionati, i cili nė kėtė edicion do tė jetė i vėshtirė pėr librazhdasit. Megjithatė, nga drejtuesit e klubit tė futbollit "Sopoti", fillimi i aktivitetit do t'i gjejė librazhdasit mė tė organizuar dhe me njė pėrbėrje mė cilėsore, pasi shpresohet qė tė zgjidhet problemi i financės.


Postuar nga qershor13 datė 20 Tetor 2003 - 12:08:

Librazhdasit ndalin korēarėt

Sopoti - Skėnderbeu 2-1

Sopoti: Gogunja, Kola, Lleshi, Jolla, Dushku, B. Ēota, Hano, Rama, Duka, Karriqi (A. Ēota 85'), Hazballa. Trajner: F. Ibrahimi.
Skėnderbeu: Llapanji, Drabaj (Bajraktari 73'), Bajrami, Xheka, Zylyftari, S. Lako (Ēaushi 88'), A. Lako, Zyla, Agolli, Fermani, Ngjela. Trajner: F. Stefa.
Shėnues: Bajrami 30', Rama 33', 47'.
Gjyqtarė: P. Ujka (Laē), R. Kraja, D. Salaj (Shkodėr).
Kartonė tė verdhė: Fermani, Ēaushi, Hano.

Ka qenė njė pjesė e parė qė foli kryesisht pėr korēarėt. Kjo, me sa duket, edhe pėr shkak tė mospėrshtatjes sė shumė lojtarėve librazhdas nė minutat e para tė lojės. Pėr kėtė arsye, ishin korēarėt qė kaluan tė parėt nė epėrsi me anė tė mbrojtėsit Bajrami, duke shfrytėzuar njė pakujdesi tė mbrojtjes vendėse. Vetėm 3 minuta i janė gėzuar golit futbollistėt korēarė, sepse nė minutėn e 33-tė kanė qenė vendėsit qė e kanė barazuar rezultatin e lojės me anė tė mesfushorit Rama. Ky ka qenė rezultati i pjesės sė parė. Nė pjesėn e dytė kanė qenė vendėsit ata qė kanė folur mė shumė. Librazhdasit, dy minuta pasi kishte filluar pjesa e dytė, shėnojnė pėrsėri me anė tė Ramės, gol qė vulosi rezultatin pėrfundimtar tė ndeshjes. Korēarėt, nga ana e tyre, u munduan ta baraspeshojnė lojėn, por ishin vendėsit qė e ruajtėn rezultatin duke sulmuar pėrsėri. Kėtė e tregojnė edhe goditja e dy shtyllave nga ana e vendėsve. Korēaerėt, nė 10 minutat e fundit, janė pėrpjekur shumė pėr tė arritur barazimin, por nė kėtė ndeshje, ashtu si nė tė gjitha ndeshjet e tjera tradicionale midis tyre, vendėsit nuk kanė lėshuar nė fushėn e tyre.

Thanė:
F. Stefa, trajner i Skėnderbeut:
"Ishte njė ndeshje korrekte, por ne humbėm shumė raste dhe, natyrisht, kur humbet, pėrfiton kundėrshtari. Pėr mua, ėshtė java e parė qė drejtoj, sepse ekipi korēar po kalon probleme tė shumta, ndaj m'u desh tė vija si trajner emergjent pėr kėtė ndeshje."
F. Ibrahimi, trajner i Sopotit: "Vazhdojmė tė luajmė me njė ekip me pėrbėrje tė re. Ndryshe nga java e kaluar, kishim nė ekip 3-4 lojtarė mė me pėrvojė, tė cilėt janė aktivizuar edhe nė sezonin e kaluar. Kjo fitore ka vlera, sepse na largon nga kuota e zero pikėve."


Postuar nga qershor13 datė 03 Mars 2004 - 09:26:

Alliu, drejtues i klubit "Sopoti"

Eshtė emėruar shefi i ri i klubit tė futbollit "Sopoti". Burime zyrtare nga Bashkia e Librazhdit kanė konfirmuan pėr "Sportin shqiptar" se ėshtė larguar nga kjo detyrė Jovan Gugu, i cili e ka mbajtur kėtė vend prej disa vitesh. Me gjithė vlerėsimet pėr punėn e Gugu nė drejtimin e klubit librazhdas, drejtuesit e rinj tė pushtetit vendor, pėr t'i dhėnė nxitje zhvillimit tė mėtejshėm tė futbollit tė kėtij qyteti, kanė gjykuar qė kėtė detyrė ta kryejė ish-futbollisti i ekipit kombėtar Ilir Alliu. Karriera e suksesshme e tij si futbollist ėshtė vlerėsuar se mund tė sjellė sukses nė ecurinė e ekipit Sopoti. Largimi i Jovan Gugut ėshtė pėrcjellė me reagime nga njė pjesė e specialistėve tė futbollit dhe e opinionit sportiv. Ndėrsa ish-shefi i klubit, Jovan Gugu, nuk ka pranuar tė bėjė komente pėr zėvendėsimin e tij. Kryebashkiaku i Librazhdit, Shaqir Kuka, e ka cilėsuar emėrimin e Alliut zgjedhjen mė tė pėrshtatshme pėr vendin e sekretarit tė klubit.


 
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.