Forumi Horizont
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- Jeni te stresuar gjate provimeve? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11896)


Postuar nga amor alucius datë 23 Qershor 2006 - 20:11:

Jeni te stresuar gjate provimeve?

Stressi tek une fillon dy muaj para provimeve dhe zgjat afersisht deri nje jave para fillimit te provimeve.Me pas jam teper e lodhur per te ndier stress. Kjo lodhje shfaqet dhe tek forma ne te cilen pergjigjem shpesh,ne fjale kyçe ngaqe pertoj te shkruaj fjali te plota

Ju c'mund te na thoni per perjetimin tuaj te periudhes te provimeve?


Postuar nga lorie datë 23 Qershor 2006 - 20:24:

Kur ndjej stresin e provimeve

i withdraw.
Nuk me behet fare te lexoj,as te hap nje liber, as te shkruaj nje paper project.
Pastaj duhet ti bej vetes nje prep talk, dhe kur nis i futem studimeve ,s'me shkul njeri. Per fat te keq i am a procrastinator, per fat te mire i kap shume shpejt mesimet,per fat te keq my papers are written 2-3 days before due date, per fat te mire,they are always nice.

me kane mbetur 2 teste dhe 1 paper project per te bere dhe ia hodha kete summer session.
ciao amor


Postuar nga Admirali datë 23 Qershor 2006 - 22:33:

Re: Jeni te stresuar gjate provimeve?

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Stressi tek une fillon dy muaj para provimeve dhe zgjat afersisht deri nje jave para fillimit te provimeve.Me pas jam teper e lodhur per te ndier stress. Kjo lodhje shfaqet dhe tek forma ne te cilen pergjigjem shpesh,ne fjale kyçe ngaqe pertoj te shkruaj fjali te plota

Ju c'mund te na thoni per perjetimin tuaj te periudhes te provimeve?





Stres thua, eshte bere si buka e perditshme. Mgjs provimet i mbarova, prape ndihem i keputur, me dhimbje koke, se kur do e rimarr veten as vete se di. Ngela duke pire aspirina.

Perjetimi: Dje para se te cohesha nga gjumi per tu nis ne shkolle pashe ne enderr sikur isha ne provim, dhe me benin pyetje qe as dreqi si dinte, imagjino ca makthi, kur ca ore me vone une do shkoja ne provim.


Postuar nga buzeqeshja datë 28 Qershor 2006 - 21:33:

iiiiiiiiiiiiiiiiiii provimet jane ankthi im.....

Un para provimeve jam shum e stresuar e lodhur e merzitur skam nerva fare sduroj njeri ......dmth shkoj per lesh ne ate periudhe
Un gjithmon filloj dhe shikoj endrra 1 muaj para provimit dhe gjeja e cuditshme esht se shpesh shikoj endrra qe arrij me vones ne provim dhe sfutem dot per ta dhene .......e lloj - lloj tjerash qe pastaj vras mendjen per tu nxjerr kuptimin dhe per te parashiku do e marr apo jo kte provim ......nejse shyqyr dhe ky vit kaloi se dhe 1 provim me ka ngel ,po provime te tjera dhe shum te veshtira me presin vitet e ardhshme keshtuqe dhe stresi do jet me i madh...nejse


Postuar nga NS-6 datë 28 Qershor 2006 - 22:32:

Talking

stres?kush,une?jooooooooooo!
4 faza para provimit:
faza 1: rreth 1-2 jave para dites se provimit!ndryshim i humorit,ulje e TLV (threshold limit value ) per shume gjera.ulje e origjinalitetit te batutave te bera
faza 2: 4-5 dit para provimit!ngujim!buken ma sjellin te dera
faza 3: 2 dit para provimit!gjum i shqetesuar me skenare provimesh,overdoze kafesh,rritje e shpejtesise se shfletimit te librit...
faza 4:dita para provimit!marr vesh qe di te flas gjuhet e vdekura si latinishten,persishtjen e vjeter,greqishten e vjeter etj......shoket me rrine larg


Postuar nga amor alucius datë 30 Qershor 2006 - 17:58:

Nje episod qe keto te familjes ma permendin shpesh(duke qeshur :o  kush e di pse :p )

Nje nate para nje provimi te rendesishem kisha vendosur te flija dy ore(gjate gjithe asaj jave kisha fjetur pak),e mire,ne nje pike ato te tjeret kishin degjuar nje zhurme qe vinte nga dhoma ime.Zgjuar mamaja e gjore me zemren ne stomak se ca ndodhi,ndezur driten,une rene nga krevati bashke me jastek dhe serish ne kokerr te gjumit Kam  kingsize bed ne dhome dhe serish nga ajo lartesi as qe me kishte dalur gjumi nga renia Ketij po qe i them stress provimesh une


Postuar nga Zhylien Sorel datë 30 Qershor 2006 - 18:53:

me then te drejten jane pak ...po shyqyr zotin neser kam te fundit


Postuar nga Lacjani_07 datë 11 Korrik 2006 - 06:54:

Re: Jeni te stresuar gjate provimeve?

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Stressi tek une fillon dy muaj para provimeve dhe zgjat afersisht deri nje jave para fillimit te provimeve.Me pas jam teper e lodhur per te ndier stress.


LoOL. Ti e paske filozofin e bukur.


Postuar nga tresh datë 19 Gusht 2006 - 16:08:

Une kurr stres ne jete teme.....As para as ne mes as prapa provimeve,
ndoshta ndonjehere lodhje fizike nga netet pa gjume po asgje me teper.

Lodhesh pushon, te dhemb koka del e ben nje xhiro nuk e mbys veten une jo


Postuar nga Endri datë 20 Gusht 2006 - 07:45:

Asnjehere sjam i stresuar per provimet. Vetem ne shkolle fillore/tetvjecare kur kam qene ne Shqiperi nga presioni qe te benin.

Biles kam blere edhe nje bluze qe thote " I will try anything Twice".


Postuar nga Cindi datë 20 Gusht 2006 - 14:01:

d.m.th Simona gruaja e Amoxilit
Pra Klaudia eshte goca e Amoxilit, too. Xilo te te rroje goca dhe e pace me jete te dy bashke me Simonen.

Une kam qene gjithmone shume e stressuar gjate provimeve, se asnjehere nuk shkoja ne provime me pyetje te lexuara deri ne fund. Me pelqente te beja kopje dhe po te kisha qofte edhe nje cope letter te vogel kopjeje atehere me ikte stresi, si ikone kishe i kisha kopjet Pa nje kopje qofte edhe ne miniature te ishte, nuk futesha une ne provime sikur permbys te kthehej. Edhe ne Americe me kopje e mora shkollen se ndryshe s'ja dilja dot

Ne jete shume pak djerse duhet, gjtihe te tjerat jane show off dhe fallco neper zyra te pakten

Me pelqen te them gjithmone te verteten.

Mos me therrisni kopjace tani.


Postuar nga amor alucius datë 20 Gusht 2006 - 15:20:

Edhe kopia do aftesira football Kam pasur nje shok ne te mesmen une qe s'hynte ne provim pa rrypin e pantallonave mbushur me mini-kopie. Te kane zene ndonjehere? Se kendej nga ne po te te zune me kopie s'e sheh deren e fakultetit per dy vjet te tera me sy,plus dhe ne degen time,lajmerojne dhe universitetet e tjera per arsyet e perjashtimit


Postuar nga Cindi datë 20 Gusht 2006 - 15:25:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Edhe kopia do aftesira football Kam pasur nje shok ne te mesmen une qe s'hynte ne provim pa rrypin e pantallonave mbushur me mini-kopie. Te kane zene ndonjehere? Se kendej nga ne po te te zune me kopie s'e sheh deren e fakultetit per dy vjet te tera me sy,plus dhe ne degen time,lajmerojne dhe universitetet e tjera per arsyet e perjashtimit


Kush i kap footballistet. Ja mbathin vrapit po i kapen:
Pastaj, ehu sa triblime bejne futbollistet deri sa te kapen Perderisa mu be zakon d.m.th. qe nuk u kapa asnjehere. Me dinin per shume te ndershme dhe nuk u shkonte mendja qe isha shejtone

Edhe dhjete kur doja te merrja kisha qejf te kopjoja. Ne gjimnaz, nxenesit e dhjetes koppjonin me shume se na duhej mesatarje neve ne ate kohe

Me kujtohet njehere, me thone shoket e klases "ej football shiko tek fletorja e presorit kush do te ngrihet sot ne klase" dhe une hap dollapin dhe shoh dy emra dhe u them "hej ju te dy do te ngriheni sot" Ata sa erdhi presori i dolen perpara me excusies dhe presori pa celsat qe tundeshin dhe e kuptoi qe dikush kish hapur dollapin dhe pyet ne klase: "kush e hapi dollapin" Une si e kopjace e sinqerte i thashe: "une" "OK" me tha, "hajde ne derrase football" Une iu pergjigja te gjitha pyetjeve dhe ai nuk mbajti inat dhe me vuri ate qe me takonte se u tregova e sinqerte.


Postuar nga amor alucius datë 20 Gusht 2006 - 15:29:

Ne edukim fetar ne te mesmen mbaj mend qe kam pase kopiuar une; ishte kolegj katolik dhe nder te tjera na benin te mesonim ca si lutje mirepo une si ateiste(madje dhe me far e fis te nje feje tjeter)refuzoja kategorikisht t'i mesoja,plus dhe mosha bente te veten persa ju perket ca principeve...Gjithe ato lutjet i shkroja ne anen e pasme te vizores,lapsave fluor...etj.

 


Postuar nga Cindi datë 20 Gusht 2006 - 15:34:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Ne edukim fetar ne te mesmen mbaj mend qe kam pase kopiuar une; ishte kolegj katolik dhe nder te tjera na benin te mesonim ca si lutje mirepo une si ateiste(madje dhe me far e fis te nje feje tjeter)refuzoja kategorikisht t'i mesoja,plus dhe mosha bente te veten persa ju perket ca principeve...Gjithe ato lutjet i shkroja ne anen e pasme te vizores,lapsave fluor...etj.

 



Tani na ngaterrove me fene re Amor, kaperceve shume nga tema


Postuar nga amor alucius datë 20 Gusht 2006 - 15:42:

Citim:
Po citoj ato që tha football
Tani na ngaterrove me fene re Amor, kaperceve shume nga tema


Atehere na rikthe ne teme ti e dashur football,meqe ti ja nise me punen e kopieve!


Postuar nga Cindi datë 20 Gusht 2006 - 15:48:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius


Atehere na rikthe ne teme ti e dashur football,meqe ti ja nise me punen e kopieve!



Kopja mua me hiqte stresin, ty kush ta heq stresin gjate provimeve?

Oh mu kujtua edhe nje gje tjeter. Naten para provimit, mbaj mend prinderit nuk me linin te studjoja mbas ores 9 pm dhe meqe e dinin qe do te zgjohesha fshehurazi naten per te lezuar akoma, me benin nje darke te mire dhe me mbushnin nje gote vere, qe te me zinte gjumi top dhe te mos kisha mundesi te zgjohesha. I think it worked well at that time.

Nuk besoj se me keqkuptove.


Postuar nga amor alucius datë 20 Gusht 2006 - 15:52:

Citim:
Po citoj ato që tha football
Kopja mua me hiqte stresin, ty kush ta heq stresin gjate provimeve?


Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Stressi tek une fillon dy muaj para provimeve dhe zgjat afersisht deri nje jave para fillimit te provimeve.Me pas jam teper e lodhur per te ndier stress.  


Gjate provimit vete sic e thashe s'kam stres.


Postuar nga Cindi datë 20 Gusht 2006 - 16:03:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius




Gjate provimit vete sic e thashe s'kam stres.



Kur arrin ti studjosh te gjitha of corrrz nuk ka stress, kur shkon si puna ime me dhjete pyetjet e fundit pa lexuar fare (ne dikur e kishim me pyetje), vdes nga stressi, te dridhen duart e kembet e te gjitha.

C'na i kujtove re Amor, kisha nja 15 vjete, qe nuk shikoja me endra me provime shkolle. Ka rrezik sot ta shoh nje te tille. Faleminderit per kujtesen qe me solle mbrapsht dhe ta paca borxh


Postuar nga amor alucius datë 20 Gusht 2006 - 16:09:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
po qe i them stress provimesh une


Pikerisht football,ketij i them "stress provimesh" une.Te biesh nga krevati e te mos ndjesh gje Nje njeri qe eshte i stresuar jo vetem qe do ishte zgjuar direkt por do kishte patur veshtire pike se pari te flinte Kurse une aty ne gjume per 7 pale qejfe.


Postuar nga Cindi datë 20 Gusht 2006 - 16:15:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius


Pikerisht football,ketij i them "stress provimesh" une.Te biesh nga krevati e te mos ndjesh gje Nje njeri qe eshte i stresuar jo vetem qe do ishte zgjuar direkt por do kishte patur veshtire pike se pari te flinte Kurse une aty ne gjume per 7 pale qejfe.



D:

hiiii haaaa hahahaha hiiiiii

Si moj nuk paske ndjere gje. Po te ishe ketej nga America do ishin zgjuar te gjithe, se ne i kemi me derrasa shtepite kendej, dhe edhe tinez te cohesh naten per te ngrene nje cokollate, te gjithe do te te degjojne.


Postuar nga lorie datë 20 Gusht 2006 - 19:16:

Citim:
Po citoj ato që tha football


kendej, dhe edhe tinez te cohesh naten per te ngrene nje cokollate, te gjithe do te te degjojne.




edhe hapat e katit poshte ose larte degjohen.

me shume stres kam kur shkruaj projektet dhe papers. Keto provimet ketu nuk me duken aspak te veshtira, ndoshta sepse metoden e kane me multiple choices of 6 ,dhe studentet duhet te zgjedhin te sakten dhe kaq.


Postuar nga Cindi datë 20 Gusht 2006 - 21:25:

[QUOTE]Po citoj ato që tha lorie
[B]


edhe hapat e katit poshte ose larte degjohen.

me shume stres kam kur shkruaj projektet dhe papers. Keto provimet ketu nuk me duken aspak te veshtira, ndoshta sepse metoden e kane me multiple

Lum si ju, jo po qe te besoni c'kemi hequr ne.


Postuar nga Niqua datë 21 Gusht 2006 - 23:27:

Citim:
Po citoj ato që tha lorie



edhe hapat e katit poshte ose larte degjohen.

me shume stres kam kur shkruaj projektet dhe papers. Keto provimet ketu nuk me duken aspak te veshtira, ndoshta sepse metoden e kane me multiple choices of 6 ,dhe studentet duhet te zgjedhin te sakten dhe kaq.



 

une kam te kunderten projektet dhe papers me duken te lehta, kurse multiply choices and T or F question per mu jan shume me te veshtira . te vejne dy pytje aq shume te ngjashme me njera tjetren qe hajt e gjeje cila eshte pergjigja. Stresohem aq shume para provimeve qe gjithmone me del nje pucerr mu mes ballit(sorry se ju shpifa)... Fotball te lumte moj qe ke kopju dhe une kam kopju vec mos te isha e zonja. Nuk e kopjosha krejt provimin se nuk isha e zonja por ato me te veshtirat i shkrusha ne dore ose ne banke. Me kujtohet njeher para 3 viteve kur gjith klasa kopjum. Une studioj per International Trade & Marketing dhe eshte nje klas qe quhet ''retail math'' shume e leht se mundesh te perdoresh makine dhogaritse por kishte shume formula qe duhej te mbaje mend qe te ikte truri. o zott i madh 2 teste i kalova me note 65( sa nuk i ngela), nja 2 tjere me 100 se kopjova, diten e testit nuk shkoja dhe ma jepte nje shoqe testin e saj te kopjoj. tashi kishim hallin e final exam  kush  mbante mend gjith ato formula aman, nje jave para finaleve qe kishim review somehow ik mesusja nga klasa tek ofisi per pak minuta , cohet nje studente aty tu kontrollu se mbase e ka final exam, ajo kontrollo une ruje ke dera me ne fund ja vollem 1 kopje e te gjith klasa bam nga nje kopje. mbarova une provimin per 10 min as qe nuk e mora mundin ta studjoj pergjigjet thash kot po harroj naj forumule ma mire po ja jap ket. Por me than te drejten frike kam me kopju se sic tha Amore met zan nuk e sheh ma shkollen me sy.


Postuar nga Cindi datë 22 Gusht 2006 - 03:18:

He me te lumte c'ja ke bere mire. Pikerisht kete kam bere edhe une ne provimin e propabilitetit ne vitin e dyte fakultet, se me thene te drejten doja te shkoja ne plazh ne behar dhe jo te lexoja gjithe beharin formulat pa mbarim te propabilitetit.

Dhe mire e bera se kurre nuk me hyri ne pune teoria e propabilitetit ne pune, vetem nje makine llogaritese ishte e mjaftueshme.


Postuar nga tresh datë 22 Gusht 2006 - 08:07:

Heren e pare ne jete teme kam kopju kur kam kene ne klase te 6-te me duket e kishim si provim anatomine e bretkoses.
Te dyten ne provimin e Letersise te matures me shkrim ku duhej te beja nji si tip analize te nje poezie
E treta mbeti tentave per kopjim ne provim ne rusisht pse nuk arrita te kopjoja se i kisha shkru te vogla germat
keto tre here mbaj mend une te kem kopju


Postuar nga Animal datë 22 Gusht 2006 - 09:40:

lexoj complet tekstin dhe pastaj 3 dit para provimit filloj te dal e te bej qef.....
ne provim pastaj jam i shplodhur dhe i qete....


Postuar nga amor alucius datë 22 Gusht 2006 - 10:09:

Citim:
Po citoj ato që tha football
Si moj nuk paske ndjere gje. Po te ishe ketej nga America do ishin zgjuar te gjithe, se ne i kemi me derrasa shtepite kendej, dhe edhe tinez te cohesh naten per te ngrene nje cokollate, te gjithe do te te degjojne.
 

S'ka kush degjon,kam shtepi te shkeputur dhe kati poshte meje eshte i joni,poashtu ai lart.

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Heren e pare ne jete teme kam kopju kur kam kene ne klase te 6-te 


Heret ja paske nisur karrieres te kopjimit ti mo

Prrrindit tim kur i tregova tani vone per kopjimin ne edukimin fetar me tha"t'a kisha ditur do kisha shkuar dhe informuar une personalisht mesuesen".  "Qyqa"thashe"ky te ben namin pa i bere syri çap"

Benit analize bretkocash te mbytura dhe ju?Ne klase te shtate filluan dhe analizat e zemrave te derrave M'u ne pike te mengjesit hynim ne laborator dhe ne vendin e cdonjerit na priste nga nje zemer derri (aty mora parimet e para te kirurgjise hahahaha) 
 


Postuar nga tresh datë 22 Gusht 2006 - 19:03:

spo me duken shume 2 here kopje dhe nje e mbetur ne tentative per rreth 20 vjet shkollim qe kam

animal edhe une diten e fundit para provimit ia beja naften,nuk mesohet qe diten e fundit ca te harrosh e te ngaterrosh bile


Postuar nga Niqua datë 23 Gusht 2006 - 02:11:

Citim:
Po citoj ato që tha football
He me te lumte c'ja ke bere mire. Pikerisht kete kam bere edhe une ne provimin e propabilitetit ne vitin e dyte fakultet, se me thene te drejten doja te shkoja ne plazh ne behar dhe jo te lexoja gjithe beharin formulat pa mbarim te propabilitetit.

Dhe mire e bera se kurre nuk me hyri ne pune teoria e propabilitetit ne pune, vetem nje makine llogaritese ishte e mjaftueshme.



 

football edhe une them kshu jan disa klase qe o zot them ku do me hyjne ne pune.

tresh pak paske kopju naqe


Postuar nga amor alucius datë 23 Gusht 2006 - 07:12:

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
spo me duken shume 2 here kopje dhe nje e mbetur ne tentative per rreth 20 vjet shkollim qe kam  


S'thashe qe ke kopjuar shume por ja paske nisur qe heret :p


Postuar nga tresh datë 23 Gusht 2006 - 07:42:

me detyruan qe mos kjofsha me detyruan te kopjoj qe ne klase te 6-te e faji ishte i mesueses se re zevendesueses qe sa erdhi ne klase e leshoi nje bombe ''sot provim'' e ne mbetem shtangur se nuk e pritshim.
E keqja e saj ishte se i kishte syte paksi shakshi, syte i kishte nga ne po veshtimin e kishte nga dritarja jashte
Vetes ia beri se e gjithe klasa ne ate provim doli me mesatare mbi 8-te


 
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.