Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia e Shqipėrisė dhe Shqipėtrėve mbas luftės sė dytė botėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=256)
-- Tė Pėrndjekurit Politikė nėn Diktaturėn e Enver Hoxhės (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=239)


Postuar nga amoxil datė 06 Shtator 2005 - 04:01:

Kur trashėgohet burgu i pėrkthimit...

Nga Pjetėr Arbnori

Nė mbrėmje, kur ktheheshim nė dhomė pėr tė fjetur, shokėt na mblidheshin rrotull pėr tė pyetur pėr materialet e reja qė na kishin sjellė. Megjithėse na kishin urdhėruar prerė qė tė mos flisnim asgjė, unė nuk rrija dot pa u shpjeguar shokėve tė ngushtė, faktet e panjohura. Po "fjala ka kėmbė", gojė mė gojė, vesh mė vesh, rrethi zgjerohej.

Qeveritarėt e kishin bėrė llogarinė qartė: "qytetarėt e lirė" e kishin pagesėn mė tė lartė se tė burgosurit. Ne na paguanin dhjetė lekė tė vjetra nė ditė, pra, rreth dy kg sheqer nė muaj; na jepnin 2.70 ditė pune zbritje dėnimi nė muaj, pra njė muaj zbritje dėnimi nė vit. Shto pastaj qė, ēdo material qė pėrkthehej nė burg, mbetej i fshehtė nga tė lirėt, tė cilėt nuk duhet tė merrnin vesh asgjė. Ne na llogarisnin tė vdekur dhe nė fakt, shumica prej nesh, ose nuk dolėn tė gjallė, ose edhe kur dilnin, ishin gojėmbyllur. Urdhri ishte qė t'i daktilografonim nė dy kopje, mbasi materialet tona i lexonin vetėm disa anėtarė tė Byrosė Politike, ose disa kapo tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme.

Nuk vonoi gjatė dhe shokėt mė lajmėruan se, nė komandė, kishin thirrur Jorgo Zengon, spiun i njohur dhe imoral ne nam, i cili, mė vonė dėshmoi pėr mua dhe u bė njė nga shkaktarėt qė mė dėnoi pėr tė dytėn herė, duke mė shtuar edhe dhjetė vjet tė tjera burg. Sado qė nuk i kisha treguar gjė drejtpėrdrejt atij qė mė paditi, se u isha shpjeguar shokėve tė vėrtetat e Luftės sė Dytė Botėrore, sakrifikimin e Shqipėrisė nė konferencėn e Teheranit e Jaltės, sakrifikimin e Shqipėrisė nga Stalini, nė favor tė Titos e Jugosllavisė, gjėra qė na i kishin fshehur nė shkollė. Tė nesėrmen mė thirrėn kryetari i degės dhe operativi, mė kėrcėnuan, mohova, mė detyruan tė qėndroja nė birucė dhe nuk mė nxorėn pėr tė marrė kontakt me shokėt, derisa pėrfundova sė pėrkthyeri librin e fundit. Pastaj mė hoqėn pėrfundimisht nga pėrkthimet.

Pas tre-katėr vjetėsh, si tė mos kishte ndodhur gjė, mė thirri zv/ministri i Punėve tė Brendshme, Ilir Mustafaraj, i cili mė solli pėrsėri njė grumbull librash, edhe mė interesante. Shquhej nė to: Uilliam Shiret. "Ngritja dhe Rėnia e Rajhut tė Tretė", i ndarė nė pesė libra, ose nė dy vėllime tė mėdha. Ishte njė libėr historik, diplomatik, dokumentar ushtarak, sociologjik. E kam lexuar e pėrkthyer me dashuri tė madhe dhe prej tij, kam kuptuar idenė e Nehruit qė thotė "nazizmi dhe komunizmi janė vėllezėr". Libri tjetėr voluminoz ishte shkruar nga njė grup profesorėsh tė Universitetit tė Ēikagos. "Ekonomia Politike", "Ekonomia Amerikane" dhe "Ekonomia Botėrore". Mė sollėn pastaj "Pėrmbledhjen e legjislacionit tė Burgjeve", "Konventėn ndėrkombėtare pėr ekstradimin", "Skuadrat e Shpėtimit" dhe "Problemet e Terrorizmit".

Meqė numri i tė burgosurve nė Burrel ra disi, pėr shkak se pleqtė u transferuan nė kampin e Sarandės (Shėn Vasi), mua mė transferuan nė njė dhomė boshe, tanimė me dėrrasa, me tavolinė karrike, makinė shkrimi, me gjysmė fuēie-sovė dhe shpesh herė pa kyē(kur qėllonte roja zemėrmirė ose dembel, kėshtu qė mund tė dilja nė banjė sa herė tė dėshiroja, pa pasur nevojė t'i bie derės. Me kėtė rast, mund tė shkoja me shumė kujdes edhe me shumė guxim te sportelet e birucave tė izolimit dhe t'i fusja ca rriska bukė tė thata Uran Kostrecit qė, tė shumtėn e muajve tė ftohtė, e gjeje tė dėnuar nė birucė. Qėllonte ndonjėherė qė i ēoja Demir Pojanit nė mes tė dimrit, njė bukėfike qė ma sillte nėna nė takim dhe e porosisja qė ta hante menjėherė, qė tė mos zbulohej prova materiale. Jo rrallė, ndonjė shoku tė zhveshur i kam futur nė sportel njė palė ēorape tė leshta ose ndonjė zhele qė do tė thoshte ta shpėtoje nga tė ftohtėt e tmerrshėm tė Burrelit. Sa herė e takoj Kostrecin nė Nju York dhe Pojanin nė Elbasan bisedojmė pėr bukėt e thata qė duheshin kapėrdirė me ngut dhe pėr bukėfiken e madhe qė duhej zhdukur pėr pesė minuta, sepse po tė vinte kapterr Mustafė Lika e t'i gjente, do tė kishin telashe edhe ata qė i hanin fshehtas, edhe ai qė i furnizonte fshehtas. I pėrmend kėto episode, por nuk duhet harruar shkėmbimi i fshehtė i shkrimeve me Bedri Spahiun nė izolim, me Idriz Zeqirin, shqiptar nga Kosova, me Jovica Crvenkon, komunist dhe partizan i 1941, nė Mal tė Zi, qė mbeti burgjeve gjithė jetėn, qoftė nė fashizėm, qoftė nė komunizėm. Megjithėse kemi temė pėrkthimesh, duhet ta kujtoj me mirėnjohje edhe Nikollė Frrokun, qė mė hidhte njė qese me 100 gramė sheqer nga oborri, nė dritaren e birucės sime dhe, kur kishte sukses, thėrriste "Lezha" zero-"Shkodra" njė. Kur nuk kishte sukses e qėlluara, thėrriste "Lezha" autogol-"Shkodra" zero. Duhej rrezikuar edhe mė tepėr kur qesja e qepur, mbushur me sheqer, duhej kapur pėrsėri nga zona e ndaluar ku kishte mbetur.

Mund tė them se periudha e pėrkthimeve, e cila ka zgjatur pak vite, ka qenė sa e mundimshme, aq edhe e dobishme, sepse na e vinte mendjen gjithmonė nė lėvizje, na zgjeronte sferėn e dijes, na pasuronte fjalorin dhe na jepte mundėsinė tė kishim zakonisht, njė shoqėri tė zgjedhur.


Postuar nga amoxil datė 06 Shtator 2005 - 04:24:

"Si e ndava vajzėn e Arif Haskos pėr tė shpėtuar dy fėmijėt"

Flet Jani Capo, dhėndri i gjeneralit Arif Hasko, pas dėnimit tė tė cilit familja e tij u nda me gjyq pėr tė eleminuar pasojat e luftės sė klasave




Ilir Bushi

Quhet Jani Capo, ėshtė 68 vjeē dhe ėshtė nėnkryetar i organizatės "Familjet e Dėshmorėve". Aktualisht ėshtė nė pension, por gjatė jetės sė tij ka pėrjetuar njė dramė tragjike, e cila mund t'u ngjasė njerėzve vetėm gjatė diktaturave. Jani ka kryer studimet e larta nė Moskė, por nė vitin 1961 deti i trazuar i politikės e detyroi tė ndėrpriste studimet pėr t'i vazhduar ato nė Tiranė, nė degėn e elektronikės. Por nė vitin 1966, nė liqenin e tij tė vogėl sentimental, buroi njė dashuri e pastėr njerėzore, e cila mė vonė u bė shkak pėr pėrjetimin e njė tragjedie.

Kjo sepse vajza e pafajshme me tė cilėn ra nė dashuri Jani ishte e njė familjeje gjeneralėsh dhe 16 vjet mė vonė babai i saj Arif Hasko do tė burgosej prej absurditetit komunist, ndėrsa Jani Capo do tė detyrohej tė shkurorėzonte bashkėshorten e tij me tė cilėn kishte dy fėmijė tė vegjėl. Kėsisoj, ndarja me gjyq ishte rrugėzgjidhja e vetme e ēiftit pėr tė shpėtuar tė ardhmen e fėmijėve. Dhe duke e parė nga lartėsia e psikologjisė sė sotme, e gjithė kjo histori duket si njė subjekt romani qė i pėrket fantazisė, por brezat qė jetuan diktaturėn, e dinė mirė se kjo ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e tragjedisė qė pėrjetuan qytetarėt shqiptarė nga fantazma qė quhej "luftė e klasave", e cila "herė ngrihej dhe herė ulej, por kurrė nuk shuhej". Duke rrėfyer ankthin e atyre viteve tė persekutimit, Jani rrėfen se gjykata vendosi qė djalin e madh ta mbante ai, ndėrsa tė voglin gruaja e tij. "Kur shkoja tė takoja tė voglin nė kopsht mė mbusheshin sytė me lot dhe Eltoni 5-vjeēar m'i fshinte duke mė thėnė: "Mos qaj babi, se ne do takohemi prapė bashkė javėn tjetėr". Ndėrkohė, gjeneral-leitnant Arif Hasko pėrjetonte atmosferėn e rėndė prapa hekurave tė Burrelit, nėn akuzėn absurde tė tradhtisė ndaj atdheut. Dhe e gjitha kjo nuk ishte gjė tjetėr veēse njė trill i byroistėve qė akuzonin gjeneralin se gjoja kishte takuar Panajot Plakun nė njė nėndetėse pranė Pasha-Limanit. Por vitet kaluan dhe familja u ribashkua pėrsėri, ndėrsa Arif Hasko tanimė 86-vjeēar ėshtė rikthyer tė banojė te shtėpia e dhėndrit tė tij, ku dikur pa dashje shkaktoi tragjedinė e ndarjes familjare.
Kush ėshtė Jani Capo?
Unė kam lindur nė 12 janar tė vitit 1936 nė lagjen "Kala" tė Beratit. Xhaxhai im Kristaq Capo ėshtė "Hero i Popullit" dhe familja jonė ka qenė e lidhur me luftėn ēlirimtare. Shkollėn fillore e kam bėrė nė Berat, ndėrsa tė mesmen nė Shkodėr. Pastaj kam filluar shkollėn e lartė nė Harkov dhe Petėrburg, pėr inxhinieri elektronike. Por nė vitin 1961, pas grindjeve tė Tiranės zyrtare me Moskėn, jam rikthyer nė Shqipėri, ku vazhdova studimet pėr rrymat e dobėta. Pas studimeve kam bėrė punė tė ndryshme kryesisht nė Flotėn Detare, por edhe nė dikastere.
Kur jeni njohur me Lida Haskon, vajzėn e gjeneralit Arif Hasko?
Lidėn e kam njohur nė vitin 1966. Atėherė isha duke mbrojtur diplomėn dhe bashkėpunoja mė njė profesorin tim qė banonte pranė pallateve tė aviacionit. Aty pranė banonte edhe Lida, e cila kishte njė diferencė moshe me mua rreth 10 vjet mė e vogėl. Sapo e pashė pėr herė tė parė mė pėlqeu shumė dhe rashė nė dashuri me tė. Pastaj sipas radhės, u fejuam menjėherė, por u martuam nė vitin 1970 ngaqė nuk kisha shtėpi.
Ju pėlqeu vetė Lida apo fakti qė ajo ishte vajza e gjeneralit tė famshėm?
Mė pėlqeu vetė Lida. Ishte shumė vajzė e brishtė dhe kur e njoha nuk e dija fare se e kujt ishte. Mė vonė fakti qė ishte vajza e Arif Haskos ishte njė plus, por dashuria qė kisha pėr Lidėn kishte lindur nga natyra e saj dhe karakteri mjaft i mirė qė kishte ajo.
A ishte e suksesshme martesa juaj?
Kjo martesė ishte shumė e lumtur dhe e suksesshme deri nė vitin 1982, kur vjehrri im Arif Hasko u arrestua dhe u dėnua padrejtėsisht. Por pėr kėtė mund tė flas mė vonė. Pra, martesa jonė ishte shumė e lumtur. Megjithėse disi me vonesė, ne morėm edhe shtėpi dhe pas 5 vjetėsh martesė (1975) lindėm njė djalė, qė unė ia vura emrin Kristi, si respekt pėr xhaxhanė tim Kristaq Capo. Dy vjet mė vonė lindi edhe Eltoni. Dalngadalė jeta jonė nė bazė tė kushteve qė ishin atėherė, po bėhej e bukur. Ne ishim njerėz tė thjeshtė e punėtorė. Unė punoja si shef i ndėrlidhjes nė flotėn e Durrėsit dhe mė vonė u caktova zv.shef i pėrgjithshėm i Flotės sė Shqipėrisė. Ndėrsa gruaja punonte si ekonomiste nė ministri.
Gjatė kėsaj kohe keni pasur privilegje si dhėndėr i Arif Haskos?
Privilegje nuk kam pasur, sepse unė isha shumė studiues dhe i papėrtuar pėr punė, prandaj gjėrat qė kam arritur i kam merituar. Nga ana tjetėr, unė isha familje dėshmori dhe p.sh., autorizimin pėr televizor e kam marrė si i tillė. Por nė lidhje me pyetjen tuaj dua tė them se kisha njė mbėshtetje psikologjike dhe morale pėr faktin se isha dhėndėr i zv.ministrit Arif Hasko. Ndėrsa privilegje materiale atėherė nuk kisha. Dhe as tė linte njeri tė pėrfitoje nga kėto gjėra.
Si vazhdoi mė tej martesa juaj?
Gjithēka shkonte mirė. Ne ishim njerėz seriozė qė i respektonim tė tjerėt dhe gėzonim gjithashtu respektin e tyre. Por nė vitin 1982 ndodhi gjėma e madhe e arrestimit tė vjehrrit, e cila u kthye nė tragjedi pėr familjen tonė. Kjo ngjarje na goditi shumė tė gjithėve.
Pėrse u akuzua vjehrri juaj?
Ishte njė akuzė absurde nga ato qė atėherė dilnin me shumicė, por qė kishin forcė tė dėnonin njerėz tė pafajshėm. Akuza ishte njė ēmenduri: akuzohej se gjoja kishte bėrė njė takim sekret me Panajot Plakun, i cili gjoja kishte ardhur nė Sazan me njė nėndetėse. Pra, njė takim nėn ujė qė ishte krejtėsisht i pamundur, ndėrsa tani duket qė ishte akuzė qesharake. Nė kėtė rast se si dolėn dy iniciale A.H. qė shėrbyen kot sė koti pėr aktakuzėn. Gjithēka ishte njė montim budallenjsh, por atėherė kėto gjėra tė kushtonin rėndė. Kėshtu Arif Hasko doli nė gjyq dhe u dėnua me 12 vjet burg. Pas gjyqit filloi zgjerimi i rrethit pėr luftėn e klasave.
Ēfarė ndodhi konkretisht me familjen tuaj?
Mua mė kėrkuan qė tė lija gruan. Ndryshe mė kėrcėnuan se do tė na internonin familjarisht. Dhe kjo kishte ndodhur edhe nė raste tė tjera. Duke parė presionin e madh dhe pėr tė shpėtuar tė ardhmen e fėmijėve tė mi, unė dhe gruaja u morėm vesh bashkė pėr tė bėrė ndarjen formale nė gjykatė. Por edhe kjo ndarje ishte tepėr e dhimbshme, sepse sipas vendimit tė gjykatės secili nga ne do tė mbante njėrin prej fėmijėve. Kėshtu mua mė caktuan Kristin, tė madhin, ndėrsa gruas i lanė Eltonin. Unė qėndrova nė shtėpinė tonė nė Rrugėn e Elbasanit, ndėrsa gruaja shkoi nė Laprakė tek i vėllai. Pėrveē kėsaj, gruan e hoqėn nga puna si ekonomiste nė Ministrinė Komunale dhe e caktuan si punėtore nė ngarkim-shkarkim, tek NPA 1. Ajo as qė fliste me njeri. Shkonte nė punė dhe pasi mbaronte 8-orėshin, kthehej nė shtėpi dhe merrej vetėm me edukimin e djalit. Por Eltoni vazhdimisht mė vonė ishte me tė gjitha notat dhjeta. Megjithatė, nė fillim ai ishte nė kopsht dhe kur shkoja ta takoja duke i dhėnė ndonjė ēokollatė, qaja. Eltoni mė fshinte lotėt dhe mė thosh: "Mos u mėrzit, do takohemi prapė javėn tjetėr". Edhe gruaja qante kur takonte djalin e madh. Ajo vuante mė shumė sepse torturohej edhe nė punė tė rėnda. Por edhe unė vuaja dhe nuk e kuptoja dot nėse kishim zgjedhur rrugėn e duhur kur vendosėm tė ndaheshim me gjyq. Por tani e kuptoj se lufta e klasave ishte e egėr dhe ne kishim zgjedhur tė vetmen rrugė tė mundshme tė asaj kohe. Megjithatė ēdo javė dy vėllezėrit takoheshin gjatė fundjavės dhe rrinin bashkė njė herė tek unė dhe njė herė te shtėpia ku rrinte Lida.
Gjatė kėsaj kohe mendove ndonjėherė pėr lidhje tė re martesore?
Jo, asnjėherė. Unė e kisha gruan time dhe mendjen e kisha vazhdimisht te ajo.
Ju vetė patėt pasoja politike pas ndarjes me Lidėn?
Jo. Tė them tė drejtėn unė isha familje dėshmori dhe nuk mė trazuan shumė mė tej. U mjaftoi akti i ndarjes nė gjykatė dhe mė lanė tė punoja nė vendin e mėparshėm. Por a ka pasojė mė tė madhe sesa ndarja dhe copėtimi i familjes, pikėrisht atėherė kur marrėdhiet tona ishin tė shkėlqyera.
Ēfarė ndodhi me ju nė vitin 1990?
Atėherė Arif Hasko u lirua nga burgu dhe nė fillim u vendos te vajza e tij nė Laprakė. Por ndėrkaq unė dhe gruaja kishim kohė qė ishim bashkuar. Sepse pas vitit 1998, ishte liberalizuar disi atmosfera politike nė qėndrimet ndaj rasteve tė tilla. Kėshtu, familja jonė u ribashkua pėrgjithmonė dhe nė vitin 2001 Arifi erdhi tė jetojė me ne. Ndėrkohė, shteti e ka lėnė pa shtėpi. Atėherė kur e dėnuan, i morėn edhe 4 dhoma e njė kuzhinė, ndėrsa tani nuk i japin as njė garsonierė. Ndėrsa pensioni i tij prej gjenerali ėshtė po aq i vogėl sa edhe pensioni i njė kapteri. Megjithatė, gjithēka nė marrėdhėiet tona ka qenė shumė e mirė dhe lumturia na u rikthye pėrsėri. Vetėm se pas 90-s, djali i vogėl iku nė Itali. Atje bashkėjeton me njė braziliane dhe tani ka lindur njė djalė. Ndėrsa djali i madh ėshtė kėtu me ne.
Ju vetė, si e kaloni kohėn nė moshėn 68-vjeēare?
Punoj nė organizatėn e familjeve tė dėshmorėve, si nėnkryetar, ndėrkohė qė kryetar ėshtė Nikollaq Sallabanda. Pastaj jam edhe nė Kėshillin Bashkiak tė zonės numėr 2. Por kėto janė pjesė e punės sonė, e cila nuk paguhet. Unė megjithatė do tė vazhdoj tė punoj, se ne jemi mėsuar me punė.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datė 27 Janar 2010 - 22:07:

Dosja e Sigurimit, boksieri qė i vuri flakėn vetes pėr tė mos spiunuar tė vėllanė

“Historia e Esat Komtit, qė u vetėdogj nė mes tė Tiranės, nė vitin 1980, pėr tė mos dėshmuar kundėr vėllait e nipit, ėshtė rasti i dytė i njohur nė historinė e Komunizmit Lindor, pas vetėdjegies sė njė studenti ēek mė 1969, nė mes tė Pragės, nė shenjė proteste ndaj pushtimit sovjetik...”

Kėto fjalė Kurt Kola, Kryetar i Shoqatės Kombėtare tė Dėnuarve dhe tė Pėrndjekurve Politikė, i thotė me bindje, por pa ndonjė emocion tė veēantė. Mbase sepse nė jetėn e tij tė gjatė, kaluar burgjeve i rreshtuar nė krahun e pakicės sė shtypur nga ish-diktatura komuniste shqiptare, qė njihet nga shumėkush edhe si e proletariatit, ka prekur e vėzhguar histori edhe mė tė dhimbshme.

Nė tė vėrtetė Esat Komtit, ish-boksierit tė ekipit tė Tiranės, qė i dha fund jetės nė mėnyrėn mė tė egėr tė mundshme, ardhur deri tani, shqiptarėt nuk i kanė rezervuar asgjė tė ngjashme me atė qė populli ēek e mė tej e gjithė pjesa e botės sė qytetėruar i rezervuan studentit Jan Palash, qė mė 16 janar 1969 u vetėdogj demonstrativisht nė mes tė sheshit Vaclav tė Pragės nė shenjė proteste ndaj pushtimit tė vendit nga trupat e Traktatit tė Varshavės. Kjo pėr faktin e thjeshtė se historia ka mbetur e panjohur, mbase edhe pėr shkak tė familjarėve, qė ose nuk e kanė vlerėsuar sa duhet, ose nuk u ėshtė dhėnė mundėsia ta bėjnė publike, ose, mė keq akoma, kėtė mundėsi nuk e kanė pasur. Mosgjetja e njė fotoje tė vetme tė kėtij personazhi tė pazakontė, qoftė pėrmbi pllakėn e varrit, shkon nė dobi tė kėsaj ideje.

Nga ana tjetėr, kėmbėngulja e Kurt Kolės pėr tė bėrė krahasim me heroin ēek, qė u vetėdogj publikisht pėr t’i dhėnė njė mesazh tė fortė popullit tė vet pėr mospajtim me pushtimin, nuk ėshtė krejt e pabazė. Sepse edhe tiranasi Esat Komti u kujdes qė t’i jepte fund jetės me njė mėnyrė qė tė linte pas njė mesazh sa mė tė fortė. Njė ngjarje, qė megjithė pėrpjekjet e pushtetit tė kohės pėr ta izoluar, nuk mbeti e pakonsideruar nga bashkėkohėsit, qoftė si vlerė njerėzore, qoftė si rebelim ndaj sistemit antihuman qė regjimi kishte ndėrtuar. Njė akt burrėrie, qė tė paktėn si i tillė, nuk ka asnjė nevojė tė vihet nė peshoren e vlerėsimit tė mėtejmė. Fundja kjo histori, vetėvrasja me djegie nė shenjė proteste ndaj regjimit, ėshtė e vetmja e njohur nė historinė e komunizmit shqiptar.


Vetėsakrifikimi

Dėgjuar kujtimet e ish-tė persekutuarėve politikė tė Tiranės, njohės tė fisit Komti, ngjarja ka qenė pak a shumė e tillė. Mė 6 maj 1980 Esat Komti kishte trokitur nė shtėpinė e sė motrės, qė gjendej pranė ish-pastiēeri “Flora”, te Rruga e Durrėsit. Pėrpara se tė spėrkaste veten me vajgur, ai kishte kėrkuar qė tė bėnte njė dush. Ishte mėngjes, kohė e pazakontė dushi pėr shqiptarėt e kėsaj kohe, por motra, si gjithė motrat, i kishte krijuar tė gjitha kushtet, pa bėrė asnjė pyetje, pa kuptuar vendimin ekstrem nė sytė e tij, pa e vėnė re hijen e vdekjes, qė kishte nisur ti ngatėrrohej tė vėllait nėpėr kėmbė. Sepse ish-boksieri profesionist i peshave tė mesme tė ekipit tė Tiranės njihej, apo kishte krijuar rreth vetes, atė pėrshtypjen e njė njeriu tė ftohtė e sqarimepak, atė pamjen e lodhur nga bėrrylat e shumta tė jetės e tė brejtur nga hallet, qė nuk ja rrėfente askujt. Prandaj edhe e motra ishte bindur pa bėrė pyetje.

Tė parėt qė do tė mėsonin tė vėrtetėn e vetėdjegies sė Esat Komtit ishin njerėzit e shėrbimit policor politik tė kohės, apo Sigurimit tė Shtetit, siē njihet. Sepse Esat Komti listohej diku si bashkėpunėtor i tyre. Lajmi se ishte vetėdjegur nė mėnyrė demonstrative ishte pėrplasur me zhurmė tė papritur. Sepse njerėzit qė siguronin gjithė mbarėvajtjen e shėndetit tė kastės nė pushtet, qė pėr pasojė gėzonin mbėshtetje absolute dhe fuqi tė pakufi, qė kishin sajuar e realizuar me sukses njėmijė tė zeza me duart e tyre, qė kishin arritur tė shpėrfytyronin tė gjithė sa kishin vėnė nė shėnjestėr, pavarėsisht cilėt ishin e nga vinin, nuk kishin dėgjuar kurrė pėr njė fund tė ngjashėm. Madje, madje, rasti ishte krejt i panjohur nė historinė e gjithė ekzistencės sė kėtij organizmi. Fatmirėsisht pėr ta, vetė Esati e kishte bėrė gjithēka mė tė lehtė, mė tė shpjegueshme. Ishte kujdesur qė para se tė largohej nga kjo botė, tė shkruante dy gisht letėr.


Njeriu qė i binte shtetit me grusht

Historitė e komunizmit shqiptar nuk fillojnė kurrė me “na ishte se ē’na ishte njėherė”. Sepse e nisur nė kėtė formė, historia duhet tė pėrfundojė nė totalin e rasteve me fund tė lumtur, me frazėn “dhe ata jetuan tė lumtur pėrgjithmonė”. Historitė e komunizmit shqiptar, sidomos bėmat e Sigurimit tė Shtetit, tė ulur kėmbėkryq nė njė vend tė varfėr e me kultivim tė kufizuar tė humanizmit, janė qė tė gjitha tė trishta me pėrfundime edhe mė tė trishta. E tillė ėshtė edhe historia e rrobaqepėsit Esat Komti, tiranasit tė vėnė nė shėnjestėr tė regjimit pėr shkak tė prejardhjes familjare, babait Islam Komti, qė dikur kishte shėrbyer si xhandar i Mbretit Zog dhe njė vėllai, qė pėr pak kohė kishte punuar pėr rojet e financės nė Itali.

Tė dhėna qė lexohen nė njė dokument tė Sigurimit tė Shtetit tė pėrpiluar menjėherė pas vdekjes sė tij me mbishkrimin “Informacion mbi vetėvrasjen e bashkėpunėtorit ‘Luani’ tė Drejtorisė sė Punėve tė Brendshme, Tiranė” dhe tė nėnshkruar pėrfund nga Tahir Malo, Drejtor i Drejtorisė sė Parė tė Sigurimit tė Shtetit. Njė dokument, qė nė faqen e fundit tė tij, u “heq veshin” strukturave tė sigurimit pėr punė tė dobėt, tė pakujdesshme qė pėr pasojė ka ēuar drejt vetėvrasjes bashkėpunėtorin.

Esat Komti, sipas kėtij dokumenti, ishte njė bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit, me pseudonimin “Luani”. I njėjti dokument lė tė kuptohen edhe rrethanat e vendosjes sė kėtij pseudonimi. Sepse pothuaj nė krye tė shpjegimeve shėnohet se Esat Komti nuk ka pasur qėndrim tė mirė pėrballė regjimit, se ai ishte dėnuar disa herė me burg, nė tė gjitha rastet pėr rrahje, nė shumicėn e tyre saktėsisht pėr “fyerje, kanosje e goditje tė personit zyrtar”.

Pra Esat Komti ishte njėfarė luani, njė tip luftarak qė i pėrsheshte turinjtė mė tė mirit, qė i dilte pėrpara, qofshin kėta njerėz mė pushtet apo jo, qofshin policė apo spiunė tė Sigurimit tė Shtetit. Dhe detajet e dokumentit pohojnė se pikėrisht pėr kėtė lloj sjelljeje tė pazakontė, Esat Komti ėshtė dėnuar disa herė dhe konkretisht: “Me vendim nr. 175 datė 13.06.1956, pėr goditje tė personit zyrtar dėnohet me njė vit heqje lirie dhe me kusht pėr 5 vjet. Me vendim nr. 246 datė 13.08.1956 dėnohet me 8 muaj heqje lirie pėr rrahje. Me vendim nr. 275, datė 14.09.1957 dėnohet me njė vit heqje lirie pėr sjellje tė padenja nė shoqėri. Me vendim nr. 58 datė 03.06.1960 dėnohet me njė vit e gjysmė pėr heqje lirie pėr kanosje dhe fyerje tė personit zyrtar. Me vendim nr. 212, datė 24.10.1970 dėnohet me tetė vjet heqje lirie pėr kundėrshtim me dhunė tė pėrfaqėsuesit tė pushtetit”.

Transkiptuar, pak a shumė njė pasqyrė e tillė fillon e thotė se Komti, pasi ka rrahur njė njeri tė shtetit dhe ėshtė mbyllur nė burg, sėrish pas dy muajsh ka rrahur nė brendėsi tė rrethimit me tela me gjemba dhe sėrish ėshtė dėnuar. Bashkėkohėsit e tij rrėfejnė se nė rininė e vet Esat Komti ka qenė boksier i peshave tė mesme i ekipit tė Tiranės, ndėrsa tė paktėn pėr njė rast rrahjeje ata konfirmojnė se viktimė ka qenė njė oficer i Sigurimit tė Shtetit. Pra Esati ishte njė format i pazakontė i atyre kohėrave, qė nuk kishte frikė tė ngrinte dorėn ndaj askujt, edhe pse njė grusht i vetėm mund tė kushtonte pesė apo tetė vjet burg. Kėtu duhet tė ketė lindur edhe ideja e mjeshtėrve tė rekrutimeve nė Sigurimin e Shtetit, tė cilėt pasi e kanė bindur tjetrin, pasi kanė marrė aprovimin e tij pėr detyrėn, e kanė emėrtuar “Luani” pseudonimin e bashkėpunėtorit mė tė ri tė tyre.


Bashkėpunėtori i Sigurimit





Rrethanat nė tė cilat Esat Komti ka pranuar tė jetė njė bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit nuk shkruhen nė informacionin pėr vetėvrasjen e tij. Aty lexohet vetėm se ai, Esat Komti “ėshtė tėrhequr nė bashkėpunim nga sektori i ndjekjes sė krimeve tė Drejtorisė sė Punėve tė Brendshme nė Tiranė nė datėn 19.11.1966 dhe pėrjashtuar nė vitin 1968, pas arrestimit dhe dėnimit”. Ndėrkohė nė pasqyrėn e dėnimeve tė Komtit, qė gjendet nė faqen 2, nė tė njėjtin dokument, nuk ėshtė shėnuar asgjė pėr periudhėn 1966-1968, ndėrsa dėnimi me 8 vjet heqje lirie, tė kryera kokėrr mė kokėrr, “pėr kundėrshtim me dhunė tė pėrfaqėsuesve tė pushtetit”, mban datėn 24.10.1970. Gjithsesi ēelėsi i rekrutimit tė Komtit duket se qėndron te vetė familja e tij, e gjitha e vėnė nė shėnjestėr tė diktaturės sė proletariatit.

Nė dokument thuhet se familja e tyre ka zbritur nga fshatrat e Krujės nė Tiranė mė 1920, se mbiemri ėshtė ndryshuar nga Koēi nė Komti, se janė marrė me tregti dhe bujqėsi, se kanė blerė shtėpitė e tyre nė kryeqytet, se gjatė kohės sė Zogut babai i Esat Komtit, Islami, ka qenė polic, punė qė e ka lėnė mė 1942, se nė kėtė kohė ai ka pasur miqėsi me burrin e ardhshėm tė sė motrės, Muharrem Telėn, i cili edhe ai, kishte dyqane e toka... Nė vazhdim nė tė njėjtin informacion thuhet se “qėndrimi i familjes sė Esatit, pas ēlirimit nuk ka qenė i mirė” dhe se qė tė gjithė vėllezėrit e Esatit kanė provuar burgun, mė i madhi, Bastriu, 8 vjet, i dyti nė radhė, Bedriu, 3 vjet, i treti, Bahriu, ishte arrestuar mė 30 prill 1980 nėn akuzėn e agjitacionit dhe propagandės kundėr pushtetit dhe nėn tė njėjtėn akuzė, nė janar 1980, ishte arrestuar edhe nipi, Ylvi Komti.

Duket ekzistenca e njė familjeje tė tillė, e dalė nga “udha e Zotit”, e kishte detyruar Sigurimin e Shtetit tė kėrkonte njė informator “tė brendshėm” nė fisin armik “Komti”. Apo gjithēka kishte qenė njė pėrllogaritje edhe mė djallėzore se kaq. Nga ana tjetėr vetė Esat Komti, apo “Luani”, nuk dihet se pėrse u ka thėnė “po” kasapėve tė familjes sė tij. Mbase pa e menduar gjatė, mbase pėr tė pėrfituar, pėr tė gėzuar edhe ai tė mirat e njė shoqėrie me pak tė tilla, mbase me detyrim, nė kėmbim tė disa viteve burg mė pak, mbase pėr tė siguruar njėfarė mbrojtjeje pėr veten dhe tė afrimit, pa e kuptuar kurrė deri nė fund se ēfarė mund ti kushtonte, pa e kuptuar kurrė se ēfarė donin nė tė vėrtetė, pa e mėsuar menjėherė se qėllimin kryesor e kishin qė ai tė spiunonte para sė gjithash fisin e vet, filluar nga vėllezėrit.

Se nė atė sistem, nė sistemin komunist tė Shqipėrisė, kėshtu ishte ndėrtuar. Vėllait i kėrkonin tė spiunonte tė vėllanė, gruas i kėrkonin tė spiunonte burrin, birit tė spiunonte tė atin, nėnės tė bijėn... Kėshtu Sigurimi i Shtetit lexonte mendimet nė mesin e familjes shqiptare, nė mesin e fisit, nė mesin e mėhallės, lagjes, qytetit duke ndėrhyrė pėr tė bėrė modifikimet e duhura, duke nxjerrė jashtė radhėve me pėrdhunė mė tė pakėnaqurit me pushtetin, duke i degdisur burgjeve e kampeve tė pėrqendrimit. Njė mendje gjeniale, vetėm me anė tė kėtij sistemi, i kishte garantuar jetėgjatėsi absolute pushtetit. Dikur, vetė njeriu brenda kėtij sistemi nisi tė kishte frikė edhe nga mendimet e pabindura nė kokėn e vet.


Nipi dėshmitar

“Paraditen e 6 majit 1980, Esati duhet tė vinte tė dėshmonte nė gjyqin tim. Gardiani mė kishte lajmėruar se do tė nisesha pėr nė sallėn e gjyqit nė orėn 10:00. Por ora erdhi e shkoi dhe nuk mė trazuan. Nga dreka gardiani erdhi sėrish duke mė thėnė se nuk do shkoja atė ditė nė gjyq. Mė vonė e mėsova se xhaxhai im, Esati, atė mėngjes i kishte vėnė flakėn vetes vetėm e vetėm qė tė mos vinte nė sallė e tė dėshmonte kundėr meje”, rrėfen i tėrė dhe i plotė, Ylvi Komti, nipi i Esat Komtit, tashmė 67-vjeēar, me detyrė Sekretar i Shoqatės Kombėtare tė Dėnuarve dhe tė Pėrndjekurve Politikė. Dhe historia nė vazhdim ėshtė e pabesueshme. Ylvi Komti ėshtė njė dėshmitar i gjallė i historisė sė fisit tė vet tė vėnė nė shėnjestėr tė Sigurimit tė Shtetit.

“Ne Komtėt, sidomos xhaxhallarėt e mi, na merrnin tė gjithėve nė rajonin e policisė, sa herė qė nė Tiranė vinin delegacione tė huaja. Kaq shumė me ‘damkė’ na konsideronte regjimi”, vazhdon ai rrėfimin e pazakontė. Por edhe vetė Ylviu ishte arrestuar nė rrethana tė habitshme. Mė 1979 punonte si dizenjator i Ndėrmarrjes sė Ushqimit Social, kur e kishin dėrguar me shėrbim nė Korēė. Rrugės, nė Elbasan, Sigurimi i Shtetit e rrėmben me njė makinė dhe pėr 14 ditė me radhė - sepse njė kohė tė tillė, pa masė arresti, e parashikonte edhe ligji - u nėnshtrohet torturave tė egra mė qėllim qė tė tregonte bashkėpunėtorėt qė bėnin propagandė kundėr shtetit. “Se qė unė bėja, pėr kėtė ishin tė bindur, pasi nuk kishte tė ngjarė qė pėr ta nga fisi Komti tė dilte ndonjė bimė e mirė.”, rrėfen Ylviu buzagaz dhe me njė babaxhanllėk karakteristik pėr tiranasit e vjetėr.

Kujton edhe identitetet e kasapėve tė tij, N. Dautaj, F. Trebeshina, E. Kadia, N. Mici... “E niste dajakun i pari, dhe kur lodhej, ndėrrohej me tjetrin. Dhe ishin goxha tė bėshėm nga trupi. Qėllonin fort e mė bėrtisnin: armik i popullit! Por njė xhaxha imi, Bedriu, mė kishte mėsuar, mė kishte pėrsėritur shpesh qė, nėse njė ditė do tė shkoja nė duar tė hetuesve, apo prokurorėve, tė mos pranoja asgjė. Prandaj ata e patėn tė vėshtirė me mua dhe duket, pėr tė arritur atė qė donin, mė sollėn si dėshmitar nė qeli Esatin, xhaxhain e vogėl. Por ai nuk e hapi gojėn. Pastaj ndodhi ajo qė ndodhi. Ai u vetėdogj vetėm qė tė mos vinte tė dėshmonte nė gjyqin tim”, shpjegon Ylviu njė histori qė vėrtetohet kapėrcipėrisht nė iformacionin e Sigurimit tė Shtetit pėr vetėvrasjen e bashkėpunėtorit “Luani”.

Sipas kėtij: “Mė 26.01.1980, Ylvi Komti u arrestua sekret dhe pas 14 ditėsh nė hetim nuk u zbėrthye, mohoi kategorikisht qė kishte zhvilluar veprimtari armiqėsore...” Ndėrkohė qė Ylli ishte marrė nė Elbasan me thes nė kohė dhe torturohej me turne, edhe Bahriu, vėllai tjetėr i Esatit dhe njėkohėsisht xhaxhai tjetėr i tij, ishte arrestuar nėn akuzėn pėr agjitacion dhe propagandė. “Unė nuk arrita ta mėsoja shumė shpejt, por ka tė ngjarė qė edhe arrestimi i vėllait, veē historisė sime, ti ketė rėnduar Esatit dhe ta ketė shtyrė drejt vetėvrasjes”, rrėfen dėshmitari i gjallė i njė prej historive mė ekstreme tė komunizmit shqiptar.

Por kėtu vetėm nis, vetėm fillon. Sepse e keqja pėr gjithė fisin, vjen menjėherė pas vetėdjegies sė Esat Komtit. “Po atė natė qė Esati i vuri flakėn vetes, gjithė lagjia ku jetonim, shtėpitė tona private, u rrethuan nga policia e Sigurimi i Shtetit. Kishin sjellė pesė kamionė dhe forcėrisht na internuan familjet. Morėn edhe familjen time, sigurisht. Por edhe familjen e vėllait, Fatmirit, motrat Violetė dhe Jolldiz, nėnėn Ikbale, nusen e vėllait, Melihanė dhe djalin Lukino, nė atė kohė njė vjeē, tė cilin e kishin futur nė raftin e bukės, pasi nė kamion nuk kishte vend. Kėshtu i degdisėn nė Akėrni tė Vlorės, nė ca baraka ushtrie, njė vend i shkretė, ku rriten ca bimė tė egra, mishtore, gjithė kripė”, rrėfen Ylvi Komti duke ruajtur mė tė keqen pėr nė fund. Njė fund me pėrmasa apokaliptike, edhe pse pėr njė komunitet tė vogėl. Njė fund qė tė kujton pushtimet e hakmarrjet e ushtrive, apo hordhive, nė ditėn qė arrinin tė rrėnonin muret e kėshtjellave, momentin qė kronikanėt e kohės e pėrshkruanin: “... nė fund, pasi shkulėn edhe gurėt e themelit tė kėshtjellės, e pluguan dhe e mbollėn tokėn me kripė, qė asgjė tė mos rritej nė jetė tė jetėve”.

Pak a shumė kjo ishte realizuar me pronat, saktėsisht banesat e fisit Komti menjėherė pas internimit tė qenieve humane nė bregdetin e Vlorės. “Unė kisha njė shtėpi tė bukur, rreth 2500 metėr/katrorė pas godinės sė ‘Zėrit tė Popullit’. Por pas burgosjes sime nė Spaē dhe internimit tė familjes, komunistėt e shembėn shtėpinė dhe nė truallin e pėrftuar ndėrtuan dy pallate tė rinj, qė i populluan me familjet e pinjollėve tė tyre”, pėrmbyll thelbin e historisė sė jetės sė vet Ylvi Komti, pa harruar tė shtojė se tė njėjtin fat patėn edhe shtėpitė e xhaxhallarėve tė tij, djemve tė tyre, ndėrkohė qė familja qė u shkatėrrua totalisht ishte pikėrisht ajo e tė sapo vetėdjegurit, Esatit, pasi gruaja dhe vajza e tij, mbetėn nė mėshirė tė njė shteti qė nuk e njihte mėshirėn.


Fundi si i Luanit

“Vėllezėrit e mi nuk janė armiq. Nuk mund tė dėshmoj kundėr tyre. Tė gjithė fajin e ka agjenti A. Mataj, qė mė detyroi... Ju nuk mė latė asnjė rrugėzgjidhje...” Kjo ishte pak a shumė pėrmbajtja e letrės sė fundit tė Esat Komtit para se tė vetėvritej. Letra qė kishte ndihmuar agjentėt e Sigurimit tė Shtetit tė kishin shumė shpejt tė qartė pėrse-nė e aktit tė pazakontė tė njeriut qė e konsideronin si bashkėpunėtor tė tyre. Sipas informacionit qė Sigurimi i Shtetit kishte pėrpiluar menjėherė pas vetėdjegies sė bashkėpunėtorit “Luani”, Esat Komti ishte rekrutuar dy herė, fillimisht mė 1966, duke shėrbyer deri nė 1968 dhe sė dyti mė 17.01.1979.

Kėtė radhė, si objekt pune Sigurimi i Shtetit i kishte dhėnė tė kishte nėn vėzhgim... tekstualisht nė dokument: “...pėr t’u pėrdorur nė pėrpunimin e njė grupi qė zhvillonte agjitacion e propagandė armiqėsore dhe qė pėrbėhej nga Bedri e Bahri Komti (vėllezėr tė ‘Luanit’), Ylvi Komti (nipi i ‘Luanit’), Jalldez Komti (mbesa e ‘Luanit’), Ali Oseku, dhe J. e G. Tela (krushq te familjes Komti. red) tė cilėt u morėn nė 2A (hetim i personave qė dyshohej se ushtronin veprimtari armiqėsore. Red.) e PP (pėrpunim paraprak. Red) dhe u ēel dosja agjenturiale”.

Sigurimi i Shtetit, nė pamje tė parė, duket sikur e kishte tepruar tė ngarkonte njė personalitet me karakteristikat e sjelljet e Esat Komtit me spiunimin e njerėzve tė vet mė tė afėrt. Sepse tė dhėnat e bashkėpunėtorit “Luani” i kishte krejt tė qarta. Ai nuk ja pėrtonte kujt grushtet e shkelmat. Qofshin kėta njerėz me pushtet apo jo, pėrfshirė policėt, hetuesit apo edhe vetė njerėzit mė tė paprekshėm, agjentėt e Sigurimit tė Shtetit.

Nė informacion nuk saktėsohet, por dėnimi i fundit, ai i vitit 1970 me 8 vjet heqje lirie, me motivacionin “pėr kundėrshtim me dhunė tė pėrfaqėsuesit tė pushtetit” ka tė ngjarė tė ketė lidhje pikėrisht me rrahjen publike tė njė agjenti tė Sigurimit tė Shtetit. Ylvi Komti, nipi i Esatit, e rrėfen njė histori tė tillė, tė vėzhguar me sytė e tij. “Njė ditė, kur tė katėr vėllezėrit dolėn nga rajoni i policisė, Esati, sa e pa, i kėrceu me grushte e shkelma njė operativi tė Sigurimit tė Shtetit, qė quhej, mos gaboj, Harun. Pėr kėtė bėri tetė vjet burg tė plota”, rrėfen Ylviu njė moment kyē, qė ilustron karakterin e Esat Komtit.

Pas daljes nga burgu, mė 1979, Sigurimi i Shtetit e kishte kontaktuar sėrish Esat Komtin duke i marrė sėrish dakordin pėr tė rifilluar zanatin e “bashkėpunėtorit”. Duket, nga ana e vet, Esati nuk e ka marrė shumė seriozisht kėrkesėn pėr tė spiunuar vėllezėrit, nipat e mbesat. Prandaj i pėrballur me faktin e kryer, me njė nip tė arrestuar e tė dėrguar nė gjyq dhe me njė vėlla tė sapo arrestuar, duket nuk gjen dot mė tej njė rrugėdalje.
“Nė datėn 06.05.1980, me cilėsinė e dėshmitarit ‘Luani’, ishte thirrur si dėshmitar nga gjykata pėr tė dėshmuar pėr nipin e tij Ylvi Komti. Po kėtė ditė, nė orėn 09:30, nė shtėpinė e sė motrės, u vetėdogj me vajgur, dhe nė orėn 09:30 vdiq nė spital.

Nė shtėpi u gjet njė fletore ku shėnonte shkaqet e vetėvrasjes, ku ngre akuza pėr p. operativ (punėtorin operativ. Red) A. Mataj, qė e ka rimarrė e mbajtur nė lidhje, shėnon se vėllezėrit e tij nuk janė armiq dhe kėrkon qė kėtė ēėshtje ta zgjidhė...”, thotė ekzaktėsisht informacioni i Sigurimit pėr kėtė ngjarje. Ndėrsa nė fund, nė faqen 5 dhe tė fundit tė kėtij informacioni, lexohen edhe dobėsitė e tė metat “nė punėn tonė”, pra nė punėn e Sigurimit pėr kėtė ēėshtje. Qė janė katėr gjithsej. E para: “Drejtoria e Punėve tė Brendshme Tiranė, mbėshtetur nė personalitetin e kėtij personi, nuk duhej ta kishte rimarrė nė lidhje...” Qė transkiptuar do tė thotė se njė njeriu me personalitet tė fortė si Esat Komti, qė i pėrsheshte turinjtė kujtdo, nėse ishte me tė drejtėn, nuk duhet t’i ishte ngarkuar detyrė tė spiunonte tė afėrmit.

E dyta: “Shpejtimi dhe nxjerrja dėshmitar nė kundėrshtim me pėrcaktimin pėr t’i marrė dėshmi vetėm pėr sanksionim, nė njė kohė kur ishte goditur edhe i vėllai, e ka tronditur dhe e ka shtyrė nė vetėvrasje”. Qė do tė thotė se edhe vetė Sigurimi i Shtetit ėshtė nxituar ta nxjerrė bashkėpunėtorin si dėshmitar, duke tejkaluar normat e zakonshme tė punės. E treta: “Shpejtimi dhe dėrgimi nė gjyq i Ylvi Komtit, pa e analizuar nė Drejtorinė e Parė, kur ky problem ndiqej i centralizuar, pėrbėn shkelje dhe ka lejuar kontradikta ndėrmjet sektorit operativ dhe atij hetimor”.

Qė do tė thotė se pėr Ylvi Komtin, qė nuk e hapi gojėn nė 14 ditė tortura, duhet tė gjendej njė tjetėr zgjidhje. Dhe e katėrta: “Dega e VIII nuk e ka udhėhequr mirė problemin dhe me njė punė tė kujdesshme mund tė kishte eliminuar tė metat e tė parandalonte kėtė ngjarje”. Qė kuptohet se ēfarė thotė. Por nuk mbaron as kėtu. Sigurimi i Shtetit ka lėnė pas kėtė dokument tė vitit 1980, ku nė pamje tė parė duket se ai kritikon veten pėr punė tė dobėt. Por nė tė njėjtin dokument nuk shkruhet se ditėn qė Esat Komti i vuri flakėn vetes, i gjithė fisi i tij i afėrt u internua me pėrdhunė nė njė zonė tė shkretė, tė zgjedhur sa mė larg qenieve tė tjera njerėzore. Se vėtėdjegia e bashkėpunėtorit ua bėri mė tė lehtė punėn pėr tė larė duart me “armiqtė” e kėtij fisi.

Po kėshtu aty nuk thuhet asnjė fjalė pėr njė qarkore tė viteve ’70-’80, tė shkruar dhe tė nėnshkruar nga vetė Enver Hoxha, sipas sė cilės “klasat e pėrmbysura duhet t’i shkatėrrojmė duke pėrdorur njerėzit e tyre, duke i futur tė spiunojnė njėri-tjetrin, vėllai- vėllanė, gruaja-burrin...”.

Njė histori tė tillė, tė provuar nė lėkurėn e tij edhe njė piktor i mirėnjohur shqiptar e ka deklaruar botėrisht: “Edhe ajo me tė cilėn ndava pėr shumė vjet tė njėjtin shtrat, mė doli dėshmitare kundėr nė gjyq”. Prandaj edhe historia e vetėdjegies sė Esat Komtit ka pėrmasa tė konsiderueshme. Njė histori qė nė totalin e saj veēon njė njeri me shpirt tė paepur, akti i tė cilit, vetėdjegia si zgjidhja e vetme pėr tė mos u bėrė keq njerėzve tė tij tė afėrt dhe mė tej edhe si protestė kundėr veprimeve tė regjimit tė kohės, duhet tė paktėn tė respektohet nga shoqėria pasardhėse.

Njė histori e pazakontė qė tregon thelbin e sė ashtuquajturės diktaturė e proletariatit nė Shqipėri, ku shumica sundonte mbi pakicėn, njė pakicė tė cilėn me anė tė ligjeve tė paligjshme, qė zbatonte, e trajtonte njėlloj sikur njė ushtri pushtuese nė kohėrat e Epokės sė Gurit deri nė Mesjetė trajtonte njė popull tė mundur, duke i rrėmbyer gjithēka, qė nga liria, pasuria e deri te vetė jeta. Shpesh duke i realizuar tė gjitha kėto, me anė tė mjeshtėrive mė tė rafinuara, pa i futur fare duart nė zjarr pėr tė nxjerrė gėshtenjat, me anė tė metodės sė shkatėrrimit mes tyre. Njė rend shoqėror qė duhet tė kujtohet me turp, pa harruar njėkohėsisht respektin e mirėnjohjen pėr ata qė i rezistuan, ata qė sakrifikuan pėr tė mos e pranuar.


Postuar nga BIONDIA datė 30 Janar 2010 - 16:22:

Kush ishte Musine Kokalari.

Musine Kokalari lindi me 10 shkurt te vitit 1917, ne Adale, te Turqise. Ne vitin 1921, familja e saj kthehet ne Shqiperi dhe vendoset ne Gjirokaster, ku Musineja kreu shkollen fillore. Nente vjet me vone, familja Kokalari vendoset ne Tirane. Ne vitin 1937, Musineja mbaroi shkollen e mesme “Nena Mbretereshe” dhe me pas shkoi per studime ne Universitetin e Romes, ne Itali, te cilin e mbaroi shkelqyeshem ne vitin 1941. Ajo botoi librin e saj te pare “Sec me thote nena plake” ne vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari se bashku dhe me disa shoke te tjere formuan Partine Socialdemokrate. Nje vit me vone, me perpjekjen e saj, doli numri i pare i gazetes “Zeri i Lirise”. Ne vitin 1944, botoi librin e saj te dyte “Rreth vatres”, ndersa me 12 nentor te po ketij viti u pushkatuan vellezerit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Kater dite me vone e arrestuan dhe Musinene, te cilen e mbajten 17 dite ne burg. Ne janar te vitit 1945, u botua libri i trete i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Me 23 janar te vitit 1946, ajo u arrestua per se dyti nga forcat e Mbrojtjes se Popullit e gjyqi e denoi me 20 vjet heqje lirie. Ne vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan ne Rreshen, ku dhe doli ne pension me gjysme page. Doreshkrimi “Mbi jeten time”

Ka lene ne doreshkrim shumecka! Ne disa faqe pagezuar “Mbi jeten time” shkruan: “Komunistet me varrosen per se gjalli, se nuk iu kerkova falje ne gjyq per aktivitetin tim. Dhe pse do te kerkoja falje?…. Une s“jam fajtore…”. Ne nje seance gjyqi, ndersa dikush thirri se ajo duhet te denohej me vdekje ne litar, dhe kryetari Frederik Nosi, e pyeti se a e degjonte ate qe kerkonte populli, Musineja me qetesi iu pergjigj: “Neser kete do te thone edhe per ju”. Musineja nuk pranoi avokat. Ajo beri nje apologji te shkelqyer qe jep qarte edhe ne qendrimin e saj prej politikaneje, demokrate, konsekuente dhe e paperlyer. Gjyqi komunist e denoi me 20 vjet heqje lirie, me humbjen e te gjitha te drejtave civile dhe konfiskim te pasurise”.
E dermuar nga vuajtjet dhe e rraskapitur nga punet e renda, Musineja u semur nga kanceri. “C’fat tragjik, shkruan ajo. Me doli edhe semundja kunder. Te pakten te kisha pak qetesi ne vitet e fundit te jetes sime”. E shtruar ne spitalin onkologjik, ajo shkruan: “Ketu kuptova nje gje. Per mua jo vetem qe nuk interesohen, por kane qejf te me zvarritin. Dhe vete kontrollet e ketyre muajve s’kane gje tjeter vecse fjale te kota. Sipas rregullave, une duhet te isha operuar ketu e gjashte muaj me pare. C“do te ngjase?”. Duke iu referuar epilogut, dicka nga pervoja e saj: “Njoha kulturen demokratike, njoha tragjedine e permbysjeve te medha revolucionare. Njoha nje gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me perplasje andej-kendej. Njoha punen e punetorit me norme individuale, njoha punen e krahut me norme kolektive ne bujqesi e ndertim. Njoha vetmine e vetekerkuar, shoqerine e rastit ne burg dhe gjithe ndryshimet qe pasojne nga ky termet i panderprere per te konsoliduar diktaturen e proletariatit. Nganjehere them me vete se nuk fitova gje qe mbeta gjalle. Kam 38 vjet qe nuk e di c’domethene familje”.Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihėsit. Kur e zhvarrosėn vite mė vonė, u pa se duart e saj ishin tė lidhura me tela me gjemba

Josif dhe Eleni Pashko, prindėrit e Gramoz Pashkos, ishin ekzekutorėt e persekutimit tė Musinesė. Nė "gjyqin" e Musinesė Eleni Pashko u ngrit nė kėmbė dhe bėrtiti: "vareni nga qafa deri sa t'i dalė shpirti". Po cilat ishin "krimet e mėdha" qė bėnė qė Musineja tė dėnohej me burgim tė pėrjetshėm, me izolim dhe tortura? Kėto "krime" ishin kundėrshtimi i komunizmit dhe pėrqafimi i demokracisė.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.