Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Prostitutat (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17902)


Postuar nga shelgu datë 04 Gusht 2010 - 19:50:

Prostitutat

Klasifikimi i prostitutave





Shumë kanë qenë parimet e kriteret e klasifikimit të prostitutave.

Prostitutat e lindura nga prostituta, pra tek prostitutat e lindura mungon karakteri thelbësor dhe më i përpunuari e i qenësishmi i femrës; ndjenja e amësisë. Kështu ato bëjnë abort pa thyerje në ndërgjegje, i keqtrajtojnë fëmijët e tyre, i shesin, bile dhe i vrasin. Ato janë rrenacake, hajdute, shantazhiste, alkoliste, të paturp.

Dashuria e tyre për mbrojtësin apo shfrytëzuesin e cilitdo rang, është false, është dashuri interesi pa asnjë dridhje të shpirtit të keqformuar. Ftohtësia është natyrë, turpi mungon krejtësisht ( jo se humb, si tek gratë nga një ndjenjë e dëshirë e fuqishme), zakonisht ato nuk arrijnë të dalin nga mjedisi i vet, se nuk arrijnë shkallën e inteligjencës, forcës së vullnetit, njohurive, dëshirave.

Prostitucioni nëse nuk është kriminalitet është aleat me të. Eshtë inferioriteti psiko-analitik i prostitutave që nuk arrijnë të luftojnë shoqërisht dhe janë të ekspozuara para kriminalitetit.

Pas prostitutave të lindura, Lombroso në klasifikimin e tij ka vendosur prostitutat e rastësishme. Tek këto të fundit lidhja me këtë mjedis nuk është aq e fuqishme. Në kuadrin moral e psikik ato ndryshojnë me të parat në tendencat për punën e dashurinë për fëmijët. Fëmijët për prostitutat e rastit janë nder, ato e kanë për nder amësinë që i afron me gratë normale. Ato zakonisht janë të lehta e rrenacake. Prostituta e rastit, poqese nuk arrijnë të shkëputet nga mjedisi, vetë ose me ndihmën e të afërmve, apo ndonjë mashkulli që arrin ta dojë, integrohet në mjedis e bëhet prostitutë e mësuar.Rënia në këtë gjendje ndodh zakonisht si dobësi karakteri, pas një dashurie të humbur e të mospërfunduar në martesë, nga humbja e virgjërisë, aksidentalisht, nga një përdhunim apo nga një dhënie në çaste dobësie. E pastaj nga turpi, vrarja e ndërgjegjes etj., ato zhyten gjithnjë e më shumë në mjedisin e botës së krimit. Shumë tentojnë ose edhe arrijnë të vrasin vehten, është e vërtetë, por janë shumë edhe ato që bëjnë përpjekje të pafund për t'u kthyer në jetën normale. Na përket të gjithëve t'i ndihmojmë e jo t'i braktisim, apo ç'është më keq t'i japim shtysën. Grandpré (siç referon Lombroso e Ferrero) tregon një rast të njerës prej këtyre vajzave të pafat, që ishte shtruar në spital e neveritur nga jeta që bënte, me dëshirën e pafund për t'u kthyer në jetën normale e në punë. Por këtë u largua nga Parisi duke përshkuar 200 lega në këmbë për të gjetur punë dhe arriti të punojë e lumtur në një hotel, por një ditë e njohu një udhëtar që e denoncoi tek pronari i cili e përzuri. Atëhere ajo u rikthye në jetën e mëparëshme. "Unë ëndërroj, shpresoj, dëshëroj me gjithë shpirt të jem e ndershme, por nuk mundem", këto janë fjalët e saj. Fjalë aq të rënda për ne të gjithë, fjalë që më shumë se atë na akuzojnë Ne. Të Gjithë Shoqërinë!



Por fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre i nënshtrohen fatit të përdhunuara, të shtërnguara me forcë në çdo gjë, të kthyera në skllave mishi.

Zonja Buchner në Kongresin e I të Grave të Italisë, na paraqiti një nga ata plehra të shoqërisë që krijojnë këtë ferr, një trafikant grash, që kur u gjykua, rezultoi se ishte martuar 35 herë. E pastaj nuset e shkreta përfundonin për t'u ribërë të virgjëra e shitur kështu me çmim më të lartë, zakonisht jashtë shtetit, ku të mos kishin asnjë mundësi komunikimi e për të krijuar afërsi me kërkënd, për të evituar që ato t'i kërkonin dikujt ndihmë. Aty ato trajtoheshin si skllave.


Postuar nga SHKODRA4001 datë 20 Nëntor 2011 - 08:21:

Prostituta apo prstitucioni eshte sherbimi me i pari ne historin njerzimit,ku eshte paguar qindarka e pare pra vlersuar e respektuar.prostitucioni eshte ndryshe nga laviria(kurvlleku),ajo respektohet sepse eshte pune(sherbim),e jo degjenerim.Nje femer e tille eshte dhe amvise perkryer,e jo siq e mendojne disa sepse ajo kontribon ne mangesite e tjereve...thjesht duhet respektuar.


Postuar nga Vizioner datë 20 Nëntor 2011 - 12:07:

Thumbs up

Citim:
SHKODRA4001
Prostituta

...thjesht duhet respektuar.


 
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.