Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8617)


Postuar nga X-File datë 15 Qershor 2005 - 17:40:

Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni.

1)Sot ne Kosove filloi takimet Grupi i Kontakt Plus, ne te cilin marrin pjese perfaqsues nga SHBA, Italia, Gjermaia, Anglia , Franca dhe Rusia.
Takimi ka filluar sot dhe ne kete takim emrr pjes edhe i derguari i posaqem I SPKB-së per vlersimin e Standardeve KAI AIDE




2)Si edhe në dy ditët e mëparshme edhe të mërkurën në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, janë tubuar rreth 100 protestues serbë të cilët po kundërshtojnë vendimin për qarkullimin e lirë të automjeteve mbi urën kryesore të Ibrit, që lidh dy pjesët e qytetit të ndarë.


Postuar nga X-File datë 20 Qershor 2005 - 16:54:

Duke përkrahur ambasadorin Kai Aide në punën e tij rreth vlerësimit të përmbushjes së standardeve, liderët evropian porosisin se rezultati i këtij vlerësimi nuk do ta vazhdojë vetvetiu procesin, por se kjo mundësohet me vetë implementimin e standardeve, sidomos atyre prioritare, si edhe me përparim në procesin e decentralizimit i cili për Bashkimin Evropian është tejet i rëndësishëm.

Liderët e BE-s i kanë bërë ftesë Prishtinës e Beogradit që të tregojnë qasje konstruktive dhe vullnet të mirë në bisedat që mund të nisin rreth statusit përfundimtar drejt gjetjes së zgjidhjes e cila do të ishte e pranueshme për të dy palët.

Në veçanti theksohet se zgjidhja përfundimtare duhet t’i shërbejë stabilitetit të rajonit, andaj edhe potencohet se do të jetë e papranueshme çfarëdo zgjidhje e njëanshme e as ndarja e Kosovës, apo bashkimi me ndonjë shtet tjetër. Liderët e 25 shteteve anëtare të BE-së, gjatë samitit që po mbahet, kanë rikonfirmuar premtimin e dhënë në Selanik në vitin 2003, se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.Në deklaratë thuhet se rajoni, përfshirë këtu edhe Kosovën, e ka vendin në BE.


Postuar nga X-File datë 21 Qershor 2005 - 18:57:

nje delegacion i Parlamentit europian i kryesuar nga Deputeti i ketij parlamenti Bern Poselt dhe i shoqeruar nga sekretari i unionit parlamentar me seli ne Gjermani Johan KAis kan vizituar sot Luginen e Presheves ku jan takuar me udheheqesit e pushtetit lokal te perfaqesuar nga Riza Halimi,ku kan diskutuar per sigurin ne rajon dhe situaten politike ne rajon.
Riza Halimi ka deklaruar se ky takim ka nje rendesi te madhe pasi qe kan paraqitur problemet e tyre, dhe presin nga unioni europian te ndikoj ne permisimin e gjendjes ne kete rajon.


Postuar nga X-File datë 21 Qershor 2005 - 19:01:

Vazhdojn protestat e serbeve ne cepin e urees se mitrovices kunder hapjes se kesaj ure per qarkullim te lire.
Pasi qe UNMIKU i dorezoi kompetencate per "Rojen e Ures" ne duart e Sherbimit policore te Kosoves, ku u mor vendim qe te zgjate prej dy ore sa ishte deri te Henen ne kater ore qarkullim te lire mbi kete ure , sot rreth 50 serb protestuan kunder ketij Vendimi.


Postuar nga X-File datë 27 Qershor 2005 - 19:20:

Ministri i jashtëm i Unionit Serbi – Mal i Zi, Vuk Drashkoviq, për sot ka paralajmëruar një vizitë private në Kosovë.
Zëdhënësi i UNMIK-ut, Niraj Sing, tha për mediat serbe se Drashkoviqi pasdite do të takohet në Prishtinë me zëvendësshefin e UNMIK-ut, Lari Rosin e pastaj do të vizitojë Graçanicën.
Lidershipi Kosovar eshte shprehur se nuk jan te lajemruar zyrtarisht per ndonje vizite te Drashkoviqit ne Kosove dhe nuk do te ket takim zyrtar ne mes te institucioneve te Kosoves dhe Vuk Drashkoviq.
Kjo eshte vizita e trete e Lidershipit te Serbise ne Kosove brenda ketij viti, te cilet nuk takohen me institucionet e Kosoves.


Koalicionio KAN ka paralajmeruar protesta me rastin e ardhjes se Vuk Drashkoviqit ne Kosove.


Postuar nga X-File datë 27 Qershor 2005 - 19:24:

me daten 25/06/2005 ne Milano te Italise Vdiq Gazetari i te Perditeshems Bota Sot i cili kohe me pare si pasoj e nje atentati ndaj tij u qellua ne koke nga persona te panjohur.
Pas nje trajtimi disa ditore ne Qendren Klinike Universitare ne Prishtine Bardhyl Ajeti Gazetar i te Perditeshems Bota Sot u dergua ne Milano ne gjendje kritike, ku pastaj ndrroi jet.
Kete akt kriminal e kan denuar te gjitha institucionet vendore dhe nderkombetare.


Postuar nga X-File datë 04 Korrik 2005 - 11:30:

Tri shpërthime simultane janë shënuar parmbrëmë në Prishtinë rreth orës 21:20. Shpërthimet kanë ndodhur brenda oborrit të selisë së UNMIK-ut, përballë OSBE-së dhe në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Sipas informacioneve zyrtare, nuk ka të lënduar.


Postuar nga X-File datë 12 Korrik 2005 - 11:40:

Në magjistralen Pejë-Gjakovë, në fshatin Raushiq, janë qëlluar me armë zjarri dy persona. Ndonëse janë paraqitur shume spekulime për emrat e të të qëlluarëve, policia ende nuk i ka konfirmuar emrat e tyre. Jozyrtarisht merret vesh se viktimat e këtij sulmi janë dy persona nga fshati Strellc i komunës së Deçanit


Postuar nga X-File datë 19 Korrik 2005 - 15:43:

18.07.2005

Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë është hapur sot në mëngjes për 24 orë të plota për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve, ka bërë të ditur zëdhënësi rajonal i policisë Lari Miler.
Kalimi mbi urën kreysore filloi para një muaji dy herë në ditë, ndërkaq prej sot, ashtu siç ishte paralajmëruar, kjo urë do të jetë e hapur 24 orë në ditë.


Postuar nga X-File datë 31 Gusht 2005 - 16:34:

keqsohet Gjendja Shendetsore e Presidentit Rugova.

Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugovaj, qe nga e shtuna gjendet ne spitalin ushtarak Amerikan ne Gjermani (Landstuhel). Lajmi eshte bere i ditur nga nje Diplomat i larte dhe eshte konfirmuar nga Agjensioni Reuters.
Zedhensi i Presidences Muhamet Hamiti ka refuzuar te komentoj per Gjendjen e Presidentit, dhe nuk ka konfirmuar raportet e reuters.


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.