Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Cila fe eshte e vertete? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18759)


Postuar nga robert datė 02 Shkurt 2014 - 17:05:

Eliz, cfar ke lexuar ti une nuk e di, sepse ti nuk thua cilin liber ke lexuar. Ndersa une kam lexuar dhe studjuar Kuranin, librin qe mbahet nga shume besimtare ne bote si fjale e Zotit, atij Zoti qe ka krijuar gjithe Universin, sic thone ata. Dhe ne kete liber, -qe per mua s'ka piken e dyshimit me te vogel se eshte nga mendja e njeriut- nuk kemi asnje keshille te Zotit (Allahut) per heqjen e skllaverise, pervec se ne ndonje vend keshilla se, NESE vet pronari e liron skllavin ose skllaven, eshte mire ti japi dicka nga pjesa e vet. Kjo skllaveri njerzish merret si dicka normale ne fjalen e Muhametit, si bie fjala tek Surja El Mu'minune (f.393, pika 6.) ku pronesia e robereshave eshte dicka normale, apo ca me tej (f.406, p.32+33, surja: En Nune) ku keshillohet ndihma qe duhet te jape pronari i roberve dhe robereshave te ndershme te martohen, si dhe (p.33) kur keta rober ju kerkojne juve ti lironi me ane kompesimi, t'ua beni kete te mundeshme me marrveshje. Dhe ka edhe pika te tjera me poshte per mosperdhunimin e robereshave. Apo me tej, ne suren El Ahzabe, aq te diskutuar midis vete teologve myslimane, ku Muhametit i lejohet nga Allahu (f.485, p.50) te bashkjetonte me shume gra, ato te kurores, me robereshat e luftes, pra ato qe me ndihmen e Allahut kishin hyre ne posedimin e tij, me bijat e axhes, bijat e hallave te tua, bijat e ... e keshtu me radhe pra. Ka shume e shume pika (ajete) ku permendet skllaveria, pasi ky ishte nje fenomen i zakonshem ne ate zone dhe ate kohe te Muhametit, por nuk kemi ne asnje pike te Kuranit ndonje keshille apo trajtim ligjor (urdheror) mbi problemin e vete skllaverise, per heqjen e ketij sistemi apo jo, ne nje kohe qe per ceshtje te tjera kemi mjaft udhezime nga ky Allah. Pra...
Keshtu Eliz, besoj te ndihmova ne padijen tende. Po ta lexosh vete Kuranin, (si dhe cdo liber qe pretendon se eshte i derguar apo frymezuar nga Zoti krijues i Universit), mund te mesosh vete me shume.
Njera ketu ne kete portal, ka dy vjet qe ka nisur ta lexoje Kuranin, biles premtoi se do te jepte edhe mendim per 'te, mirpo akoma nuk e ka mbaruar sic duket. Keshtu u ndodh miliona njerzve ne bote. Njoh dhe shume te tjere. E nisin ta lexojne dhe... merziten qysh tek faqet e para. Pse? As une s'e di!


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.