Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 27 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- cic-mic. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17981)


Postuar nga Piktor datė 04 Tetor 2010 - 19:35:

cic-mic.

Cic mici eshte ajo loja popullore me 9 gure te bardhe e 9 te zinj.


Vangjel Tavo
"Me dhimbje te thelle dhe shume i hidheruar, i cenuar ne personalitetin tim te krijuar me pune dhe me sakrifica, jo vetem une, por edhe qindra mijera socialist te Gjirokastres, te cilet shperfillen prej kohesh, me moral e kuraje civile dhe politike, duke mos dashur kurre shpirterisht, por i detyruar nga rrethanat e krijuara ne Partine Socialiste, pas kater mandatesh i zgjedhur ne Kuvendin e Shqiperise si perfaqesues i Partise Socialiste, detyrohem te largohem nga lidershipi aktual dhe te beje publike pavaresine time nga Grupi Parlamentar i PS, per te qene i lire qe te shprehem dhe te veproje ne perputhje me bindjet e mira politike duke mbetur gjithmone socialist. I zgjedhur kater here nga elektorati im me sistem mazhoritar, i vleresuar dhe i nderuar nga ky elektorat per rreth 14 vite, gjej rastin qe t'i falenderoj publikisht ne shenje mirenjohje te perjetshme dhe ndjej detyrimin moral qe t'u shpjegoj atyre rrethanat qe me detyrojne te marre kete vendim. Partia Socialiste si nje parti model per demokracine brenda saj, transparencen ne vendimmarrjen, per menyren e organizimit, per solidaritetin njerezor, civilizimin dhe nje sere virtytesh qe e karakterizonin, me keqardhje e them se ka humbur vleren me te madhe te ketyre cilesive. Sot kjo parti eshte personalizuar ne qender dhe ne baze, ku demokracia e brendshme eshte zevendesuar nga autokracia, ku forumet e saj shperfillen, ku injorohen jo vetem baza e saj, por edhe deputetet, ku socialistet e vertete thirren vetem per beteja elektorale dhe me pas harrohen. Sot prane lidershipit te PS-se gjejne vend njerezit qe kane shitur zgjedhjet ne Gjirokaster, por qe dine te intrigojne, te servilosen dhe te mbajne te punesuar nje armate njerezish qe nisin mesazhe ne telefonin e Kryetarit, prej te cilave ky i fundit krijon opinione. Verberia politike e lidershipit aktual po cenon hapur interesat e PS dhe integritetin e socialisteve te ndershem. Mesa duket sot eshte koha e disa maskarenjve qe nuk kane asgje te perbashket me socialistet e vertete, te cilet i kane zene frymen PS dhe perpiqen ta mbajne peng kete parti vetem per interesat e tyre te ngushta. Duke mos dashur te behem pjese e kesaj maskarade dhe nga pamundesia qe te bashkejetoj ne nje familje me keta, detyrohem te marre kete vendim, duke qendruar ne Kuvendin e Shqiperise i vendosur per te mbrojtur deri ne fund interesat e elektoratit tim. Me respekt dhe mirenjohje te thelle per te gjithe socialistet e Gjirokastres". Vangjel Tavo


Postuar nga Piktor datė 04 Tetor 2010 - 19:38:

PAULIN STERKAJ

Durimi im ka mbaruar. Mbas 29 qershorit une kam njohun nje bote ku jam ndjere perdite edhe ma i huaj. Deri ne janar kam shkuar prane elektoratit tim disa dite ne jave. Aq sa njerezit filluan te me thone s'te kemi zgjedh me ndejt me ne po me na zgjidh problemet tona. Po si mund t'ja zgjidhja une problemet malesoreve te mi kur gjithēka ata donin nga une zgjidhej me leke jo me te drejte. 3500 euro kerkonin feudalet e kesaj qeverie ne malesi per te dhene nje vend pune ne arsim.

Kryeministri me jepte shprese me fjale. Kurse ne realitetin e varfer te malesise se madhe une gjeja vetem hajni e pabesi zyrash province qe per cdo problem u thoshin njerezve: Kaq lek duhen per mu e aq lek duhen per ministrin ne Tirane! Vendosa me e ngrit shqetesimin tim te madh ne grupin parlamentar. Nuk ishte e lehte. Sepse ne grupin e PD flet vetem kryeministri, kurse te tjeret heshtin. Ne nje vit mbledhje mbaj mend vetem 2 vete qe kane hap gojen. E njerit nga te dy Berisha i tha ky s'eshte vendi me diskutu po me miratu.

E verteta eshte se mbasi fola ne grup kryeministri me tha ke plotesisht te drejte. Por eshte po kaq e vertete se me mbrapa kurrgja nuk ndryshoi. Po ato praktika te mbrapshta. Po ato rrena. Po ato gjoba per njerezit e keputur qe duan vec pune me hanger nje kafshate buke dhe pune nuk gjejne dot pa dhene leke. Kjo me ka turperuar si deputet i kesaj mazhorance te korruptuar perpara malesoreve te mi, megjithese edhe ne 2005 edhe ne 2009 me kane ardhur mbrapa si Paulin e jo si partiak. Por keshtu me jane hape syte me pa se semundja e hajnise eshte e thelle dhe rrenjet i ka ne qeveri jo ne malsi.

U be kohe qe po e degjoj opoziten te nxjerri fakte te renda per ministra te korruptuar e per vjedhje ne sasira qe po e lene popullin gojehapur. Qeveria nuk po di cka me thene dhe po shmanget duke sulmuar opoziten. Plot deputete te mazhorances qe s'jane perzier apo nuk i ka perzier kush ne keto pune te pista, e thone perdite ne kafe me njeri-tjetrin se ketu ka plas hajnia. Kam pare edhe nga ata qe dalin me sha opoziten me porosi per 20%shin dhe pastaj thone qeveria vjedh kurse ne duhet te luftojme me opoziten! Kurse kryeministri rrit dozen e sukseseve ne fjalime per te balancuar rritjen e varferise e te hajnise ku mesa duket eshte i perfshire edhe vete. Me vjen keq por shpjegim tjeter nuk gjej dot kur e shoh Berishen te sjelle ne parlament ligje qe legalizojne hajnine dhe pastaj i versulet opozites sa del nje fakt korrupsioni.
Une nuk shoh me shprese per reflektim as te kjo qeveri as te ky kryeminister qe po do me fut gjithe Shqipnin ne thes me korrupsionin me te rrezikshem qe ka njohur historia e ketij vendi.

Nuk jam as i madh as i rendesishem. Po jam malesor qe me ka mbetur sahati tek mesimet e babes dhe zakonet e malsise qe nuk bashkejetojne dot me rrenen e me hajnine. Me vjen keq per gra e burra te mire dhe te zote ne grupin e PD-se qe jane kthyer ne kartona per ligjet e hajnave dhe qe nuk u thote kush as miremengjes. Une sot ju them atyre neser do jete vone neqoftese sot nuk e thoni me ze te larte ate qe e dini me mire se te tjeret dhe e thoni me njeni-tjetrin cdo dite per te zezat e ketij pushteti. Megjithate kjo eshte zgjedhja e tyre. Per mua ishin e kane me mbet miq te mire.

Une e kam bere zgjedhjen time: Larg hajnave qe po i marrin shpirtin Shqipnis!
Me besnikeri te plot ndaj malesoreve te mi qe me kane votuar edhe ne 2005 edhe ne 2009 dhe kurre nuk i kam ndare ne socialista e ne demokrat, une qysh sot jam ne opozite me kete qeveri qe eshte e keqja e malsise dhe gjithe Shqipnis.


Postuar nga Fajtori datė 04 Tetor 2010 - 20:43:

Sterkaj kaloi nga PD tek PS.

Po Vangjushi kaloi me PD apo la opsionet e hapura per ke do ngreje kartonin?

P.s. cic-mic mos eshte gje loja nentsh, me tre katrore brenda njeri tjetrit?


Postuar nga AngelDevil datė 05 Tetor 2010 - 17:43:

Parashikimi i F.Nanos



Nano ka parashikuar qe ne vitin 2009 ate qe po ndodh me PS sot... te jete parashikim apo skenar i gatshem ...


Postuar nga AndreaPirelli datė 05 Tetor 2010 - 17:57:

Re: Parashikimi i F.Nanos

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil
[B
Nano ka parashikuar qe ne vitin 2009 ate qe po ndodh me PS sot... te jete parashikim apo skenar i gatshem ... [/B]


Edhe pyet??????


Postuar nga AngelDevil datė 05 Tetor 2010 - 18:06:

Re: Re: Parashikimi i F.Nanos

Citim:
Po citoj ato qė tha AmonAmarth


Edhe pyet??????



si mendon ti?


Postuar nga AndreaPirelli datė 05 Tetor 2010 - 18:20:

Re: Re: Re: Parashikimi i F.Nanos

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil


si mendon ti?



Pytje retorike eshte ?????


Postuar nga AngelDevil datė 05 Tetor 2010 - 18:30:

Re: Re: Re: Re: Parashikimi i F.Nanos

Citim:
Po citoj ato qė tha AmonAmarth


Pytje retorike eshte ?????



Ehe ... mgjate une e vleresoj si politikan eshte i vetmi me sakte.


Postuar nga AndreaPirelli datė 05 Tetor 2010 - 18:32:

Re: Re: Re: Re: Re: Parashikimi i F.Nanos

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil


Ehe ... mgjate une e vleresoj si politikan eshte i vetmi me sakte.



Me i formuari do thoja ............ megjithate nuk do te doja te rikthehej prape ne skene ............ preferoj nje spastrim te gjithe atyre qe kane mbi 10 vjete ne politike ......... .


Postuar nga Fajtori datė 05 Tetor 2010 - 18:38:

Nano ne 2007 perdori deputete nga PS qe te votonin per PD dhe ne 2009 parashikon perēarje?


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 27 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.