Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)

Postuar nga IQVLORA datė 22 Tetor 2007 - 23:51:

Jarigas djali me kujtove bukevalen.Kete lloj gatimi ose me mire nje si tip embelsire ne ne zonen tone,por besoj ne gjithe Laberine e benin ne ato raste kur i vendosnin emrin nje femije te porsalindur.Behej njefare cermonie me te afermit.Si gatuhej.Behej nje kulac i pjekur ne sac(c=ch) i cili kidh kore te forte,patjeter me miell gruri hale zi.Keshtu quhej nje lloj gruri vendi qe bente kalli te madh me hala te gjata te zeza,qe po te haje buke nga mielli i tij ishte e mrekullueshme,e bardhe si bora.(kjo fare gruri eshte zhdukur tani)E pra mbasi kulaci hiqej nga saci apo furra thyhej ne copa te vogla me dore nga graria dhe behej si tip persheshi ose dollme qe bejme per vitin e ri.Por ne kete rast persheshi pervelohet me ujete nxehte me sheqer e gjalp por jo te behet i qullet.Lihet te ftohet dhe serviret tek te ftuarit dhe te zotet e shtepise.Pyten familjaret se si e ka emrin i vogli dhe para sa ta provojne bukvalen thone ta gezoje emrin.Kur ndonje i vogel i fliste ne emer ndonje te rrituri ky i drejtohej dhe i thoshte:''Mos me ke ngrene gje bukvalen qe me therret ne emer?''Keshtu kane qene ato kohe.E kisha harruar kete lloj cermonie dhe emrin bukvale,qe per qef behet edhe ashtu si thua ti Jarigas.

Edhe skuriqin tend e di si behet.Ai behet me lakra por poshte dhe siper i hidhet miell misri i qullur dhe cohet per pjekje ne furre.ne i themi byrek  me lakra me miell misri.

Naten

Postuar nga Jarigas datė 23 Tetor 2007 - 08:53:

Asaj "bukevale"-s qe thua ti , kendej nga ne i thone "fli'"dhe femijeve u thonin-pse ore, me ke honger fline ti mua, qe me therret ne emer?...Kur do te behej ceremonia e venies se emrit, thuhej se do t'i behej "flija", qe ka shume gjasa qe te vije nga nje ceremoni shume e vjeter pagane ku "flija" qendron per "flijim".Mendoj une se eshte pagane,i mbeshtetur nga fakti se e perdorni edhe ju nga jugu, ku shumica eshte ortodokse, por mund te jete edhe fetare myslimane.

Skuriqi eshte tamam ai qe thua ti.

Shendre=janar....

kallnor=?

Postuar nga IQVLORA datė 24 Tetor 2007 - 13:53:

Andej nga ne nuk eshte shumica ortodokse miku im,por myslymane.Mendoj se raporti eshte 70 me 30% ne favor te myslymaneve,por kjo nuk eshte e rendesishme.Kete lloj pagezimi e kemi vetem ne myslymanet.Nuk jam shume i sigurt per fjalen shendre,i thone janarit apo dhjetorit.Mbaj mend qe gjyshja ime dhe te vjetrit qe mbaj mend une dhe tani s'jetojne me e perdornin fjalen shendre.

Zakonet pothuajse jane te njejta vetem me ndryshime te vogla ne te gjithe besimet tona.Jemi te gjithe vellezer shqiptare.

Postuar nga Piktor datė 24 Tetor 2007 - 17:42:

Citim:
Po citoj ato qė tha Jarigas
Asaj "bukevale"-s qe thua ti , kendej nga ne i thone "fli'"dhe femijeve u thonin-pse ore, me ke honger fline ti mua, qe me therret ne emer?...Kur do te behej ceremonia e venies se emrit, thuhej se do t'i behej "flija", qe ka shume gjasa qe te vije nga nje ceremoni shume e vjeter pagane ku "flija" qendron per "flijim".Mendoj une se eshte pagane,i mbeshtetur nga fakti se e perdorni edhe ju nga jugu, ku shumica eshte ortodokse, por mund te jete edhe fetare myslimane.

Skuriqi eshte tamam ai qe thua ti.

Shendre=janar....

kallnor=?

kallnori= janari

frori-shkurti (psh dac frori)

Postuar nga Jarigas datė 25 Tetor 2007 - 07:52:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Andej nga ne nuk eshte shumica ortodokse miku im,por myslymane.Mendoj se raporti eshte 70 me 30% ne favor te myslymaneve,por kjo nuk eshte e rendesishme.Kete lloj pagezimi e kemi vetem ne myslymanet.Nuk jam shume i sigurt per fjalen shendre,i thone janarit apo dhjetorit.Mbaj mend qe gjyshja ime dhe te vjetrit qe mbaj mend une dhe tani s'jetojne me e perdornin fjalen shendre.

Zakonet pothuajse jane te njejta vetem me ndryshime te vogla ne te gjithe besimet tona.Jemi te gjithe vellezer shqiptare.

E drejte.Shendreu eshte dhjetori dhe kallnori eshte janari.Dy fjale keto qe tregojne qarte se edhe pse shqiptaret shumica u kthyen ne myslimane, rrenjet i kishin kristiane.Shen Ndreu eshte nje apostull kristian, qe festohet me 30 nentor, pra qe shenon fillimin e dhjetorit, kurse kallnori ma ha mendje ka te beje me nngricat dhe akullin.

Sa per "fline" nuk di nese arabet e perdorin njlloj , por do te pyes.

Postuar nga kontinenti datė 25 Tetor 2007 - 22:40:

Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
kallnori= janari

frori-shkurti (psh dac frori)

Ne i themi; kallnuri dhe fruri . Ne ca shkrime te vjetra gjendet dhe si kallėnduor .
Kurse Shėndreu (shėnreu) hyn ne Nentor.
Qershori ne kohen e Skenderbeut thuhej Ēershinar

Postuar nga Piktor datė 26 Tetor 2007 - 21:08:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti

Ne i themi; kallnuri dhe fruri . Ne ca shkrime te vjetra gjendet dhe si kallėnduor .
Kurse Shėndreu (shėnreu) hyn ne Nentor.
Qershori ne kohen e Skenderbeut thuhej Ēershinar

ēershor duhej te thuhej sot ne fakt dhe Korriku ka te beje me korrjet pastaj gushti ose agusti pra qe te ze ngusht te ngushton Shtator muaji i shtate tetori i teti nandori i nenti dhe dhjetori i dhjeti ndersa Shendreu perkon me 30 nentorin siē u permend me siper dhe ka te beje me ardhjen e dimrit. Dhe  kryqi i shen Andreas i famshem per formen e tij qe paralajmeron nje kryqezim te rrezikshem ose me mire ardhjen e dimrit.

Postuar nga Ari. datė 01 Nëntor 2007 - 21:49:

konte

Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
ēershor duhej te thuhej sot ne fakt dhe Korriku ka te beje me korrjet pastaj gushti ose agusti pra qe te ze ngusht te ngushton Shtator muaji i shtate tetori i teti nandori i nenti dhe dhjetori i dhjeti ndersa Shendreu perkon me 30 nentorin siē u permend me siper dhe ka te beje me ardhjen e dimrit. Dhe  kryqi i shen Andreas i famshem per formen e tij qe paralajmeron nje kryqezim te rrezikshem ose me mire ardhjen e dimrit.

me lejo te lutem ,nga qe lexova ēershi

ēershi ...quhet periudha e qershorit..sepse ne ate koh kemi edhe pjekjen e QERSHIVE...

pres diskutim ..thanks

Postuar nga Piktor datė 01 Nëntor 2007 - 21:54:

Ka mundesi te lidhet dhe me qershiat Ari.
ne lidhje me ēershinar kam lexuar diku se ka lidhje me Arat diēka si thirrje ēohu e shi arat psh me shi grurin.
pastaj vjen korrja-iku ose korriku
besoj se isha pak a shume i qarte.

Postuar nga Ari. datė 01 Nëntor 2007 - 22:01:

Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
Ka mundesi te lidhet dhe me qershiat Ari.
ne lidhje me ēershinar kam lexuar diku se ka lidhje me Arat diēka si thirrje ēohu e shi arat psh me shi grurin.
pastaj vjen korrja-iku ose korriku
besoj se isha pak a shume i qarte.

epo nuk i thon kote,,,,korriku..korr gruret
shkurti..shkurton uret(ose druret)
marsi..mbush ceturet(d.m.th mbush enet me qumesht,me gjize,me djath)
eh,muajt e tjere nuk me vine ne mend tash

ja morem akademin kontinentit..eh puntor..ahahahaha

Postuar nga Piktor datė 01 Nëntor 2007 - 22:05:

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi

epo nuk i thon kote,,,,korriku..korr gruret
shkurti..shkurton uret(ose druret)
marsi..mbush ceturet(d.m.th mbush enet me qumesht,me gjize,me djath)
eh,muajt e tjere nuk me vine ne mend tash

ja morem akademin kontinentit..eh puntor..ahahahaha

Konti ka ndrru zanat , merret me art dmth "perpunime fotografish-Kontinenti", kurse gjuhen tash e ka hobi.

Postuar nga Ari. datė 01 Nëntor 2007 - 22:08:

dal ti therras....o kontineeeeeeeeeeeeeet,dhe
o luuuuuuuuuuuuummm,o deeeeeeeeeeeet
hejde nga sarajeeeeeeet

Postuar nga kontinenti datė 02 Nëntor 2007 - 07:07:

Erdha ore erdhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
hahahahahahahaha......

Postuar nga Ari. datė 02 Nëntor 2007 - 19:10:

salltante.....detyra,sherbime(ndoshta babim ,por turqisht eshte)

vesht.....tok, e mbjellur,me hardhinj,zarzavate,etj

p.sh. "frika ruan veshtin "eshte shprehja

lemetis....flet shume me te bertitura

Postuar nga Ari. datė 02 Nëntor 2007 - 19:18:

gorromiset......rrezohet

gjerdek.....oda e shtruar ku ndodhet nusja

hairi....e mbare,lumturi

koria.....vend i perbashket i mehalles

kope....tuf

kocek,ose korcek....vend ku mbahet misri

Postuar nga Niqua datė 02 Nëntor 2007 - 19:24:

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi
salltante.....detyra,sherbime(ndoshta babim ,por turqisht eshte)

vesht.....tok, e mbjellur,me hardhinj,zarzavate,etj

p.sh. "frika ruan veshtin "eshte shprehja

lemetis....flet shume me te bertitura

vdeksha hera e pare qe po i degjoj kto shprehje

Postuar nga Niqua datė 02 Nëntor 2007 - 19:25:

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi
gorromiset......rrezohet

gjerdek.....oda e shtruar ku ndodhet nusja

kope....tuf

kocek,ose korcek....vend ku mbahet misri

po kto dyja i kam degju

Postuar nga Ari. datė 02 Nëntor 2007 - 22:37:

dreqe

dreqe ke akoma..

vakt......akt ngrenie

veqil....i zoti i shtepis

venome...rregulla

vakef....(turqisht)pron.instuticion fetar

shtegtar....transpotus malli(kuptimi i pare)

trito...dy pjes

tagar...njesi matese...40oke=60kg

Postuar nga Niqua datė 04 Nëntor 2007 - 10:25:

hey po nga i dini ju kto shprehje

a ashte naj website?

Postuar nga sajmolabi datė 04 Nëntor 2007 - 13:53:

o ari po me duket se po perdor vetem turkēen ketu.....

Postuar nga IQVLORA datė 04 Nëntor 2007 - 17:45:

Mos te ngelemi mbrapa shokeve

kthej alltys shtepine-kthej permbys gjithcka per te gjetur dicka te humbur(kontrolloj)

qoftelargu-shejtani

aferim te qofte-ju lumte,te lumte

zahmet-veshtiresi

dever-bollek per gjithcka

per ibret-hiq e mos e keput,i dobet ekonomikisht(Shqiperia e mesme e perdor ibreti alem)

lemeri-gjakderdhje

ylyver- e beme ylyver ne dasem;muzike,kemge,kercim me ore te tera

kasnec-mendoj si tip sekseri icili punon per dike dhe paguhet nga ai.

brashnjar-njeri i telendisur,cope cope si opinge e shqyer.Ky lloj robi ashtu i bene edhe punet.

hata(theksi tek a e fundit)-ndodhi e keqe per nje person ose disa te till.Psh ne raste aksidentesh kur ka viktima.

kuje-ulerime,zakonisgt femrat cirren

ari77labi first srry per gabimin.

vakefi- eshte nje vend i shenjte per sektin bektashi ku njerzit shkojne e falin pare,ndezin qirinj etj.Vakef quhet edhe vend i paprekshem.

salltanete-jane stoli qe perdoreshin dikur,por te teperuara per shtresat e ulta.

vesht(e me dy pika siper)-e perdorin lebet e vjeter.Ka kuptimin vresht/a.Kur e perdor ne njejes shkon,psh.Do shkoj te punoj veshtin,por te thuash do te shkoj te punoj veshtat,nuk shkon.Edhe ata qe e perdornin ne njejes vesht,ne shumes thoshin vreshtat.Besoj nuk te ngelet hatri qe te korigjova.

Postuar nga Piktor datė 04 Nëntor 2007 - 18:04:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Mos te ngelemi mbrapa shokeve

vesht(e me dy pika siper)-e perdorin lebet e vjeter.Ka kuptimin vresht/a.Kur e perdor ne njejes shkon,psh.Do shkoj te punoj veshtin,por te thuash do te shkoj te punoj veshtat,nuk shkon.Edhe ata qe e perdornin ne njejes vesht,ne shumes thoshin vreshtat.Besoj nuk te ngelet hatri qe te korigjova.

Ne fakt Iqvlora un mendosha se ka te drejte ari sepse e lidha me rrushin dmth Veshin e rrushit qe ne fakt jane vreshtat.
Megjithate mendoj se drejt do te ishte vreshtat sepse perfshin edhe veshin edhe rreshtin e hardhive.

Postuar nga Jarigas datė 04 Nëntor 2007 - 22:20:

trash-hallka....dreqi(shejtan eshte arabisht)

lemeri....tmerr(dicka qe tmerron)

kasnec....udherrefyes

kallauz....udherrefyes

hata......gabim i rende(fjale turke)

vakef.....mall pa zot, qe s'i perket asnjeriu(vendi i shenjte per bektashinjte eshte tyrbja)

vakt.....periudhe kohore e caktuar per kryerjen e nje veprimi apo zhvillimin e nje dukurie.Absolutisht nuk do te thote "akt ngrenieje".Ne ate rast te vecante shoqerohet gjithmone me ndajfoljen e duhur:vakt dreke...vakt darke......vakt pushimi....vakt pune.....etj. 

keeck'.....qenie mitologjike qe jeton neper vende me uje, shume e keqe, qe shpesh hipen mbi gure ne breg dhe kreh floket e gjata.Kush e sheh e ka shume keq.

vojdare.....tip kumbulle e stergjatur, shume e hidhur kur eshte akoma e papjekur, por qe hahet me kripe.Kur piqet zverdhet dhe embelsohet.

bulledėr.......e tharte siper cdo imagjinate

pistil......tul kumbullash i shtypur dhe i mpiksur nga tharja ne diell.Perdorej per gatimin e "taves me te tharte".... (mbylle gojen se te bej pistil, shpesh e perdorur nga pykat e vendit)

nezė(neez)....zili......e kam nezė=e kam zili

..............te tjerat pas jush........

Postuar nga IQVLORA datė 05 Nëntor 2007 - 14:58:

Bulleder-nga anet tona i thuhet nje femre te shendosh por zemermire e jo tharrtires.

belik-quhet mall pa zot nga anet tona.

vakef/i- eshte vend i shenjte,,pavaresisht se nuk ka njeri.Mund te jete nje gur,nje rrap i vjeter nje shenje pra.

Tyrbja ose teqja- eshte gjithashtu eshte vend i shenjte

Postuar nga Jarigas datė 05 Nëntor 2007 - 20:29:

Jo, jo.....vakėfi nuk eshte vend i shenjte..........

Me perpara, kur vdiste ndonjeri qe s'kishte trashegimtare, thonin qe pasuria e tij ngeli vakuf(vakėf)......pra pa zot, e te gjitheve...e ne pergjithesi , keto prona aneksoheshin nga kisha apo xhamia (si me thene qe i takon Zotit).Per kete arsye ndoshta e ngaterron me vendin e shenjte.Kur thuhej vakuf , ishte si me thene i paprekshem, pasi i perkiste te "shenjtit".

Postuar nga Ari. datė 15 Nëntor 2007 - 20:11:

kur te mbaroni se sqaruari fjalen vakef me thoni te sjellim te tjera se na keni bllokuar:p

Postuar nga kontinenti datė 16 Nëntor 2007 - 00:08:

Jarigas, Vakėf (ne i themi vakuf ) eshte pikerisht vend i shenjte ashtu sic e ka shpjeguar IQVLORA.

Postuar nga Jarigas datė 16 Nëntor 2007 - 00:53:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Jarigas, Vakėf (ne i themi vakuf ) eshte pikerisht vend i shenjte ashtu sic e ka shpjeguar IQVLORA.

Pra ju thoni se kisha, xhamia, tyrbja, varrezat, teqeja  jane te gjitha vakėf?

Po pasuria pa trashegimtare si quhet??

Postuar nga bleta punetore datė 16 Nëntor 2007 - 00:59:

Citim:
Po citoj ato qė tha Jarigas

Po pasuria pa trashegimtare si quhet??

bereqet cullak ??

Postuar nga Jarigas datė 16 Nëntor 2007 - 01:07:

Citim:
Po citoj ato qė tha bleta punetore

bereqet cullak ??

...ose shkop pa zot....... :o :p :p

Postuar nga kontinenti datė 16 Nëntor 2007 - 01:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha Jarigas

Pra ju thoni se kisha, xhamia, tyrbja, varrezat, teqeja  jane te gjitha vakėf?

Po pasuria pa trashegimtare si quhet??

Me fal, por cilin ka trashegimtar kisha?
Valle te birin e priftit?
Po xhamia?
Valle te birin e hoxhes.
Te gjitha jane vakuf . Pra vende te mira ku njerzit (populli) shkon per hallet qe ka.
Po ashtu dhe nje tyrbe etj.
Me nje fjale, vakufi eshte vend i shenjte Jarigas.

Postuar nga Jarigas datė 16 Nëntor 2007 - 07:15:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti

Me fal, por cilin ka trashegimtar kisha?
Valle te birin e priftit?
Po xhamia?
Valle te birin e hoxhes.
Te gjitha jane vakuf . Pra vende te mira ku njerzit (populli) shkon per hallet qe ka.
Po ashtu dhe nje tyrbe etj.
Me nje fjale, vakufi eshte vend i shenjte Jarigas.

Qe nje vend te jete i shenjte eshte e domosdoshme qe te jete eshe vakuf(pa zot), por s'eshte e vertete e anasjellta.Jo cdo pasuri e ngelur pa trashegimtare behet e shenjte.Perseris se ne pergjithesi vakufi i referohej pasurise se kishes apo xhamise, por jo te gjitha pronat e tyre jane te shenjta, apo jo.?

Postuar nga IQVLORA datė 16 Nëntor 2007 - 18:28:

Nga anet tona kur dikush vdiste dhe nuk linte pasardhes thoshin e la shkrete,pa nje trashegimtar.Ajo pasuri behej pre e orekseve te ndonje te afermi padrejtesisht.Per kete lloj malli te lene shkrete pleqte e mocem thoshin se nuk duhej prekur.Mall i shkrete ne vend te shkrete me duket se thoshte populli.Kjo lloj trashegimie nuk sillte fat e shendet Pra kjo pasuri ishte e paprekeshme,ishte si vakef(vakuf)Nje rast i till gati po me paraqitet edhe mua personalisht.Halla ime nuk ka patur femije dhe burri i ka vdekur dhe ne ate kembe eshte edhe ajo vete se eshte shume plake.Behet fjale per rreth 2 Ha toke,shtepi etj.Une i kam ndihmuar shume te dy pleqte ne te gjitha drejtimet dhe me takon qe ta trashegoje ate pasuri.Familjaret e mij katerciperisht nuk jane dakord te nisur nga ajo qe thashe me siper,por edhe une vete jam i lekundur.

Po shkruaj nja dy fjale te vjetra qe me erdhen ne mend per momentin;

1) mitan-lloj pelixheje e vjeter me pambuk nga brenda

2) sallhan-lloj a tip njeriu qe bredh gjithe diten si qeni pa zinxhir(i paperfillur nga ambjenti shoqeror)

3) tenekus-njeri i prape,i serte qe nuk behet hallall

4) i pa terbiet,nuk kane terbiet-ka te beje me sjelljen e disa te rinjeve te sotem ne mardhenie me te rriturit,sjellja e tyre pa respekt ne cdo lloj ambjenti.

5) teknefes-azmatik/e

6) bylmez-njeri i trashe

7) kakac-njeri qe calon nga kembet,jo nga veshet

8) gagac(ch)-quhet dikush qe i mbahet goja

9) qelepirxhi-quhet nje person qe eshte mesuar t'i bjere qylit gjithmone.(Tregojne per nje student ne provimin e letersise shqipe nuk tha Naum Veqilharxhi,por tha N Qelepirxhiu dhe humbi provimin)

10) verem/i-tuberkulozi(semundje e mushkrive)

11) zegal-lloj mize e madhe qe thumbon kryesisht gjedhet.Ne shtypin komunist perkrah revistes Hosteni ka qene botuar edhe nje reviste e quajtur Zegali.

Kalofshi nje nate te mire! Have a

Kalofshi nje nate te mire!

Kalofshi nje nate te mire! Have a nice weekend everybody!

Kalofshi nje nate te mire! Have

Postuar nga Piktor datė 16 Nëntor 2007 - 18:54:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
1) mitan-

9) qelepirxhi-quhet nje person qe eshte mesuar t'i bjere qylit gjithmone.(Tregojne per nje student ne provimin e letersise shqipe nuk tha Naum Veqilharxhi,por tha N Qelepirxhiu dhe humbi provimin)

hahaha e vertete kjo dhe un e kam degjuar kete para viteve 90'

Postuar nga Jarigas datė 16 Nëntor 2007 - 18:55:

Po lere se e bere terkuze(litar) a derebardhe.... :p :p :p

Postuar nga briseide datė 16 Nëntor 2007 - 18:59:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA

10) verem/i-tuberkulozi(semundje e mushkrive)

Une e dija thjesht sharje...

Postuar nga Piktor datė 16 Nëntor 2007 - 19:00:

Verem-helm. Verem quhet edhe pija kur te ben dem dhe te ben te nxjerresh ushqimin nga goja.

vrome- eshte sharje:p

Brisi te kaluan ethet moj :p

Postuar nga Jarigas datė 16 Nëntor 2007 - 19:02:

Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
Verem-helm. Verem quhet edhe piaj kur te ben dem dhe te ben te nxjerresh ushqimin nga goja.

vrome- eshte sharje:p

Ndoshta e ngaterron me zeherrin....... :p :p

Postuar nga Piktor datė 16 Nëntor 2007 - 19:03:

jo jo as me haramin

Postuar nga briseide datė 16 Nëntor 2007 - 19:04:

Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
Verem-helm. Verem quhet edhe pija kur te ben dem dhe te ben te nxjerresh ushqimin nga goja.

vrome- eshte sharje:p

Brisi te kaluan ethet moj :p

Ate te dyten e dija sakte

Jo!

Postuar nga Mister_DXP datė 16 Nëntor 2007 - 19:55:

Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
Verem-helm. Verem quhet edhe pija kur te ben dem dhe te ben te nxjerresh ushqimin nga goja.

vrome- eshte sharje:p

Brisi te kaluan ethet moj :p

Vrome vjen nga greqishtja qe do te thote bije ere te keqe angl "stink"

Postuar nga briseide datė 16 Nëntor 2007 - 20:30:

Citim:
Po citoj ato qė tha Mister_DXP

Vrome vjen nga greqishtja qe do te thote bije ere te keqe angl "stink"

Nga ne eshte kompliment :p
Kenaqem me nje shoqe vlonjate,se une s'i dija keto fjale.Sa here qe me takon:he moj vrome c'kemi? (E thote me keq ne fakt )

Postuar nga Mister_DXP datė 16 Nëntor 2007 - 20:35:

Citim:
Po citoj ato qė tha briseide

Nga ne eshte komplinet :p
Kenaqem me nje shoqe vlonjate,se une s'i dija keto fjale.Sa here qe me takon:he moj vrome c'kemi? (E thote me keq ne fakt )

E pra une di nje qe i thote nje shoqes ajo shtriga, por ajo eshte shoqja e saj me e mire.

keshtu perdoren shume fjale ne shqip per eufemizem.

Psh kolla e mire, ajo eshte e keqe sa s'ka por keshtu thuhet. Ndoshta nje linguist mund te thote me shgume.

Postuar nga Piktor datė 16 Nëntor 2007 - 20:41:

Citim:
Po citoj ato qė tha Mister_DXP

E pra une di nje qe i thote nje shoqes ajo shtriga, por ajo eshte shoqja e saj me e mire.

keshtu perdoren shume fjale ne shqip per eufemizem.

Psh kolla e mire, ajo eshte e keqe sa s'ka por keshtu thuhet. Ndoshta nje linguist mund te thote me shgume.

Kur i thote vrome eshte komplet kompliment sepse ja ka arritur diēkaje ne menyre djallzore ose jo te ndershme lol. ndersa kjo qe thu ti ka te beje edhe me dashurine psh: te dua moj qene. ose ku je moj kafsha ime. ose erdhi qeni etj.

Postuar nga Mister_DXP datė 17 Nëntor 2007 - 00:25:

Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
Kur i thote vrome eshte komplet kompliment sepse ja ka arritur diēkaje ne menyre djallzore ose jo te ndershme lol. ndersa kjo qe thu ti ka te beje edhe me dashurine psh: te dua moj qene. ose ku je moj kafsha ime. ose erdhi qeni etj.

 hahaha

 pikerisht pra.

ka edhe me keq

 Kur dikush arrin dicka me djallezi dhe zgjuarsi i thone

Po lere lere ai eshte doc apo kopil, apo bir kurve eshte

 Alamet titulli :p

Postuar nga Mister_DXP datė 17 Nëntor 2007 - 00:29:

Citim:
Po citoj ato qė tha Mister_DXP

 hahaha

 pikerisht pra.

ka edhe me keq

 Kur dikush arrin dicka me djallezi dhe zgjuarsi i thone

Po lere lere ai eshte doc apo kopil, apo bir kurve eshte

 Alamet titulli :p

 plaf.....

 eshte nje lloj kuverte e trrashe e bere me lesh dhije ssssshume e kendeshme per te fjeter ne dimer. Kuverte me theke. Eshte i njejti ndertim si guna e cobenjve

Postuar nga IQVLORA datė 19 Nëntor 2007 - 10:21:

Sa per fjalen vrrome(mos ja hiqni nje r sepse e shqiptoni bute) eshte nje fjale qe perdoret ne inat e siper karshi femrave.Ne te permblidhen nje mori felliqesish,(qe une nuk po i permend)por perdoret edhe ashtu sic thote briseide me shaka midis dy shoqesh.Si themi ne vlonjatet brisi vrrome e m....

Po bisedoja me kunatin ne Itali dhe i thashe te me siguronte nja 10 kg ullinj qe t'i gatuaja vete ketu.Mire me tha ai po nuk jane te mire per frut,sepse jane argrlidha.

argelidh-quhet ai lloj ulliri i sili e bene kokren shume te vogel,por vaji i tyre eshte first klas.Eshte i trashe si gjalp(buro fresko puntori) i shkrire dhe me nje shije te mrekullueshme.Nqse ha buke te thekur me djathe e me kete lloj vaji eshte nice.

furrik-vendi ku bene vezen pula

farac(ch)-kuti druri ku vendosej kripa ne familjet e zones se Vlores dikur

farmak-helem

qoromidhe-tjegulla

rrogoz/i-eshte nje ''karpet'' i thurur me fije kashte.Eshte perdorur si shtrese neper shtepia nga myzeqaret.

qoshk-dhome e madhe ku rrinin grate dhe femijet e familjeve me nje numer te konsiderueshem personash(patriarkale)

plis/a- quhen copa toke te pa coptuara kur lerohet toka me traktor ose me kafshe.Ne Kosove plis quhet kapuci i bardhe qe mbajne burrat ne koke.

gerqinj-femer shume e paster ne te gatuar dhe ne mbajtjen e shtepise

  Gjithsej 14 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.