Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 81 82 83 84 85 86 87 88 89 [90] 91 92 93 94 95 96 97 98 99 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga NS-6 datė 29 Dhjetor 2006 - 23:32:

semundja e kawasakit

Cod. A30122006

Duke qene se nje e afermja ime me tregoi per nje rast te kesaj semundjeje qe e kishte pase femija e nje shoqes se vet,po permend disa gjera te shkurtra per kete semundje:

Semundja e Kawasakit eshte nje semundje qe godet kryesisht femijet nen moshen 4 vjec (gati 70-80% e tyre jane nen kete moshe),aq sa kur behet diagnoze diferenciale me semundjet e tjera,kjo perjashtohet kryesisht per pasoje te moshes qe godet. ajo qe e karakterizon kete semundje eshte nje temperature e larte (mund te kape te 40 sic i kishte ndodh ketij femijes),nje eriteme (skuqje) lekure tek gjymtyret (ose rush sic e njohin amerikanet) por edhe tek buzet,interesim te syve (kongjuntivit),si dhe nje rritje te vellimit te linfonodeve te zones se qafes.Te gjitha keto ne fazen akute te semundjes qe paraqitet ne menyre te vrullshme!
Kjo semundje kryesisht godet faqet e eneve te gjakut dhe kryesisht enet qe jane me te goditura jane ato koronare (aq sa qe kur duhet te tregohet qe kemi Kawasakin,gjeja e pare qe behet eshte kontrolli i koronareve)dmth enet qe ushqejne zemren,gjithsesi komplikancat e zemres ndodhin ne rreth 1/5 e pacienteve dhe mund te arrijne deri ne infarkt te zemres dhe vdekje te papritur (1% e pacienteve)!
Mendohet qe semundja te jete pasoje e nje aktivizimi anormal te sistemit imunitar por akoma nuk dihet mire se cili eshte shkaktari!

Pak a shume keto gjera jane te mjaftueshme per info ne pergjithsi.
Gjithsesi,faza akute ndonjehere zhdduket vete ose si pasoje e terapise,por,sipas librit te Robbins-it,ka raste qe gjate kesaj faze mund te formohen aneurizma (zmadhime te dimensioneve) te koronareve,qe mund te ndikojne ne komplikanca te zemres!
Gjithsesi,nje kapje qe ne fillim te kesaj semundjeje ul mundesite e komplikancave qe mund te dalin.

Per me teper shihni postimin:
-Do Corticosteroids Improve Outcome in Kawasaki Disease (Cod. A 12032007)


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 81 82 83 84 85 86 87 88 89 [90] 91 92 93 94 95 96 97 98 99 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.