Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)

Postuar nga Ari. datė 25 Qershor 2007 - 19:01:

mollopup....njeri i ngathet,ose tip debili

anadollak.....budalla

kacidhe...gjera te vogela

hatajen...papritur , ose padashur shembull.. e vrau hatajen...

mos me dogedis..mos me shqeteso

Postuar nga bleta punetore datė 25 Qershor 2007 - 19:14:

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi
mollopup....njeri i ngathet,ose tip debili

anadollak.....budalla

anadollak... nuk eshte i prapambetur?

ajo fjala mollopup... me pelqeka, do e perdor!

Postuar nga Ari. datė 26 Qershor 2007 - 12:22:

GUMEN....njeri i pergjumur

nuk e di, pse e perdorim .. gumen rrushi,,ndoshta vjen nga fjala
roja e rrushit
nga qe hante rrush shume,dhe dehej ????

baxhell...femer e shemtuar

SOS...mberritje

SAKATUA...u copetua,u demtua(nga te rrezuarit)

Postuar nga briseide datė 26 Qershor 2007 - 14:01:

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi
GUMEN....njeri i pergjumur

baxhell...femer e shemtuar

Mendoj "gumen" do te thote person me konstrukt te fort fizik...

Kurse baxhelle hahahaha fjala shqip me qesharake qe egziston

Postuar nga IQVLORA datė 26 Qershor 2007 - 19:33:

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi
GUMEN....njeri i pergjumur

nuk e di, pse e perdorim .. gumen rrushi,,ndoshta vjen nga fjala
roja e rrushit
nga qe hante rrush shume,dhe dehej ????

baxhell...femer e shemtuar

SOS...mberritje

SAKATUA...u copetua,u demtua(nga te rrezuarit)

ari labushi

Gumen ne ne Laberi ju vendosim emrat qeneve kokemedhenj,apo jo?

Disa ju thone gumen grerzave te medha,ngjyre te verdhe.

Por gumene u themi ne nga Vlora edhe atyre qe thua ti me poshte

Te perqafoj

Postuar nga Ari. datė 26 Qershor 2007 - 22:06:

i nderuar

e sakte...

po ti me ke lene vetem....

Postuar nga Ari. datė 26 Qershor 2007 - 22:14:

MUKAJET....vullnet,deshire

SALAMETI......ne drite., ne pjedestal

ne nga anet tona perdorim.:
"mukajeti--salameti"..... per te shtyre dike ne pune,me qellim te punoj sa me shume

MYSHTERI.....klient,kjo eshte turke,por sipas shqipes mund te thuash dhe "mish i ri" njerz te rinj ne shtepi,apo lokal

Postuar nga Ari. datė 28 Qershor 2007 - 18:02:

tertekuz.....grindavec

lenje...bezdi

cingris...gacmon

shprehja ..
"dhe qeroz dhe fodull".....edhe nuk di edhe mendjemadh

Postuar nga bleta punetore datė 28 Qershor 2007 - 20:01:

per fjalen KULLANDRIS kush mund te me thote nje sinonim, italisht e gjej... arrangiarsi... po shqip jo!
Pike e zeze!

Postuar nga Enya datė 28 Qershor 2007 - 20:01:

Post

kertoll = patate.

les - theksi bie mbi germen e(me sakte eshte e hundore) qe do te thote
mjet i vogel prej druri qe perdornin dikur shqipetaret e pasclirimit,
per te lare rrobat.Nuk eshte ilac rrobash, por mjet qe rraheshin rrobat per
tu zbardhur gjasme.(interesante kjo fjale Konte)

Postuar nga briseide datė 29 Qershor 2007 - 21:16:

ok disa qe mu kujtuan sot

evlat - femi shume i dashur

te qasesh - te afrohesh

lice - cope xhami(kete per cudi disa,edhe pse nga jugu,s'dinin cdo te thoshte)

Nje pyetje per forumistet nga Shqiperia e mesme...cdo te thote pajton?????
flm.

Postuar nga Katilesha datė 29 Qershor 2007 - 21:20:

briseide.......

pajton -  asht karroca me kale....e ke parasysh karrocen mbrapa te zbukuruar me lule e gjera te tilla ku hypin te sapomartuarit (neper filma:p).Biles ktu ka une kam pa qe i hypin dhe i shetisin neper qytet edhe femijet qe  bahen synet...(mas pyt per kyt fjalen e fundit:p)....pra pajton...ne nje fare menyre tregon luksin...,rehatin....

une kete fjale ne kete kontekst e perdori...e nqs ka ndonje kuptim tjeter dhe na i bjen ndonej forumist ketu edhe une do ta lexoja me kenaqesi..

Postuar nga Jarigas datė 29 Qershor 2007 - 23:48:

Citim:
Po citoj ato qė tha katilesha007

Me aq sa di une, (me aq sa kam kuptuar duke lexuar librat e vjeter), pajtoni s'eshte gje tjeter vecse taxi-a e kohes se karrocave.Pra e drejte qe eshte nje karroce, por jo lluksoze, vetem e pajtuar, nga ku edhe emri....Kurse karrocat lluksoze quheshin llandon, kjo ma ha mendja nga emri i kryeqytetit britanik Londra(ne anglisht London), vendi nga ku u importuan ne Shqiperi....Tjeta....

Postuar nga Jarigas datė 29 Qershor 2007 - 23:48:

Brisi!!!!! Po pse vetem atyre te Shqiperise se mesme????

Postuar nga briseide datė 30 Qershor 2007 - 01:52:

Citim:
Po citoj ato qė tha Jarigas
Brisi!!!!! Po pse vetem atyre te Shqiperise se mesme????

Sot po degjoja kengen...me ka lene nesa manet te martohem me pajton (kam dy dite me detyrojne te shikoj vetem bbf ) ajo me dialekt te tille kendon(s'e di kush kendon )..capish?

Postuar nga IQVLORA datė 01 Korrik 2007 - 18:00:

Re: i nderuar

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi
e sakte...

po ti me ke lene vetem....

Ari

nuk te le vetem vogelush,por jam i zene me disa probleme te tjera.Ja sot do te sjell disa fjale te vjetra qe i perdorin ato gjalmezezat dhe gjalmezinjte:

kukudh

rondokop

gazep (fjale me perdorim te gjere ne fshatrat e Durrsit)Me kete nofke njihet edhe nje sejmen ne Berat i quajtur Osmen)

llagap(ne Vlore llagep)

ciflig(c=ch)

sira (theksi tek a)

shkarpa

dajak

duvak

ciflig

avlli

shahit

kuje

stan

hirre

Postuar nga Jarigas datė 01 Korrik 2007 - 18:01:

O bishe, po perkthimet i harrove??

Postuar nga IQVLORA datė 02 Korrik 2007 - 21:44:

Citim:
Po citoj ato qė tha Jarigas
O bishe, po perkthimet i harrove??

Njehere tjeter djalosh do te beje sqarimet per cdo fjale.

Postuar nga briseide datė 03 Korrik 2007 - 13:06:

Re: Re: i nderuar

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA

Ari

nuk te le vetem vogelush,por jam i zene me disa probleme te tjera.Ja sot do te sjell disa fjale te vjetra qe i perdorin ato gjalmezezat dhe gjalmezinjte:

gazep (fjale me perdorim te gjere ne fshatrat e Durrsit)Me kete nofke njihet edhe nje sejmen ne Berat i quajtur Osmen)

shkarpa

avlli

kuje

stan

Edhe pse jemi nga i njejti qytet,vetem keto fjale kuptoj

O xhaxhi ajo gazep...si perdoret?U poqem ne gazep???

Ari te thirri vogelush dhe ty

Postuar nga kontinenti datė 04 Korrik 2007 - 01:11:

Citim:
Po citoj ato qė tha katilesha007
briseide.......

pajton -  asht karroca me kale....e ke parasysh karrocen mbrapa te zbukuruar me lule e gjera te tilla ku hypin te sapomartuarit (neper filma:p).Biles ktu ka une kam pa qe i hypin dhe i shetisin neper qytet edhe femijet qe  bahen synet...(mas pyt per kyt fjalen e fundit:p)....pra pajton...ne nje fare menyre tregon luksin...,rehatin....

une kete fjale ne kete kontekst e perdori...e nqs ka ndonje kuptim tjeter dhe na i bjen ndonej forumist ketu edhe une do ta lexoja me kenaqesi..

Ka kuptim tjeter, po nuk du ta them, sepse kam nje jave qe nuk hyj dot ne forum.
Nuk e ke thene esencen e fjales. Thelbin.
Ke thene vetem se cfar eshte pajtoni...kaq.

Postuar nga kontinenti datė 04 Korrik 2007 - 01:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha bleta punetore
per fjalen KULLANDRIS kush mund te me thote nje sinonim, italisht e gjej... arrangiarsi... po shqip jo!
Pike e zeze!

Kerkoje se e ke ne kete teme.

Postuar nga bleta punetore datė 04 Korrik 2007 - 01:15:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti

Ka kuptim tjeter, po nuk du ta them, sepse kam nje jave qe nuk hyj dot ne forum.
Nuk e ke thene esencen e fjales. Thelbin.
Ke thene vetem se cfar eshte pajtoni...kaq.

aman konte,se s'do me zere gjumi...!
cili eshte thelbi i karroces se hirushes???

Postuar nga Jarigas datė 04 Korrik 2007 - 15:55:

Citim:
Po citoj ato qė tha briseide
ok disa qe mu kujtuan sot

te qasesh - te afrohesh

lice - cope xhami(kete per cudi disa,edhe pse nga jugu,s'dinin cdo te thoshte)

.

Te qasesh , andej nga ne ka kuptimin e zhvendosjes, pra eshte gjitmone e shoqeruar nga ndajfolja tutje apo ketej....

Kurse copes se xhamit i themi -xhixhė...

Postuar nga Eria datė 04 Korrik 2007 - 16:04:

Re: Re: i nderuar

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA

llagap(ne Vlore llagep) [/B]

Mu kujtua nje ngjarje qe i kish ndodhur nje mikes sime gjate nje ekskursioni ne Kruje.
E kishte pyetur nje vendalije:Si e ke llagapin?
Mikja ime qe nuk e dinte ca ishte llagapi iu pergjigj me te shpejt : Mire fare e kam!(duke menduar se po e pyeste per shendetin :p)

Llagapi mesa di une eshte mbiemri apo e di gabim ?

Postuar nga Jarigas datė 04 Korrik 2007 - 16:12:

Re: Re: Re: i nderuar

Citim:
Po citoj ato qė tha Eria

Mu kujtua nje ngjarje qe i kish ndodhur nje mikes sime gjate nje ekskursioni ne Kruje.
E kishte pyetur nje vendalije:Si e ke llagapin?
Mikja ime qe nuk e dinte ca ishte llagapi iu pergjigj me te shpejt : Mire fare e kam!(duke menduar se po e pyeste per shendetin :p)

Llagapi mesa di une eshte mbiemri apo e di gabim ?

Llagapi eshte nick-u.......

Postuar nga Ari. datė 04 Korrik 2007 - 18:50:

asnje te mos ia tregoj ..
se cfare d.m.th "LLAGAP"

thanks jari....

Postuar nga IQVLORA datė 04 Korrik 2007 - 19:04:

Kontinenti Welkome

Tani po sqaroj disa nga fjalet e shkruajtura ne postimin tim:

Brisi moj bije per mua ju jeni te vegjel.Ndoshta kam nje moshe me babin tend.Ndersa Arit ja dij moshen dhe me te drejt i drejtohem ashtu moj patriotja ime e vogel.E di qe ke qef te me ngacmosh,por me ty nuk merzitem kurre, sepse pak a shume ta kam njohur tipin.Po jap disa sqarime per fjalet:

kukudh-i thuhet zakonisht tipave trazavac qe bejne ndonje gabim me dashje e duan te fshihen.

llagap-shume drejt e ka Eria.I thoshnin te vjetrit mbiemrit te nje personi.

ciflig-quheshin pronat e medha qe kishin njerezit e pasur.Familja Vlora ishin bejlere dhe ata kishin cifligje ne fshatin Bishan dhe Skrofotine te Vlores.

sira- do te thote radhe

dajak/u- eshte kur te zberthejne brinjet,te rrahin pra me nje goxha kerbac(shkop)

duvak/u- eshte nje akllaz i kuq me te cilin ju mbulohej koka nuseve diten e marteses.Ato i hypnin ne kale dhe ju hidhnin ne koke copen e kuqe dhe nuk ja hiqnin derisa mbrrinte ne shtepine e burrit.Ja hiqte dhenderri ne nje dhome te vecante.Edhe ty Brisi po te ishe ne moshe martese ne ato kohe,ne vitet '60 do te te hidhnin duvak ne koke kur te shkoje tek princi jot.

gazep- Ka kuptimin te pafsha keq,ose ai/jo ka pare gazep me sy,ose thuhet na gjeti gazepi,ose na polli belaja nga ky komshi i keq etj.Mund te quhet edhe siklet.

shahit- deshmitar

hirre- kur behet qumeshti djath ndahet nga ai nje lloj lengu me ngjyre jeshile,ose kur dhalles i hedhin shume H2O ajo eshte ne ngjyre jeshile,hire pra.Nqse zihet hirra del nje gjize pa pike shije.

OK vogelushja Brisejda.

Postuar nga briseide datė 04 Korrik 2007 - 21:08:

Re: Kontinenti Welkome

U zbulua dhe fjala llagap :p

Flm IqVlora per shpjegimet dhe s'kisha mendim absolutisht te te ngacmoja per keq.

...moshen s'ta di,por ndihem e perkedhelur kur me therret vogelushe :p

p.s Epo mire,s'u martova me duvak,do martohem sigurisht me pajton,e kam fiksim :p

Postuar nga Katilesha datė 04 Korrik 2007 - 21:15:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti

Ka kuptim tjeter, po nuk du ta them, sepse kam nje jave qe nuk hyj dot ne forum.
Nuk e ke thene esencen e fjales. Thelbin.
Ke thene vetem se cfar eshte pajtoni...kaq.

...........

Konte shpjegimin profesionist ta  kam lan ty ne dor...une po baj shpjegimin e popullit...

Postuar nga IQVLORA datė 05 Korrik 2007 - 22:18:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti

Ka kuptim tjeter, po nuk du ta them, sepse kam nje jave qe nuk hyj dot ne forum.
Nuk e ke thene esencen e fjales. Thelbin.
Ke thene vetem se cfar eshte pajtoni...kaq.

Kontinenti tungjatjeta

Perseri te pengojne te futesh ne forum.Cfare kerkojne nga ty?Nqse eshte ndonje gje qe jepet, jupua mor djale se nuk behet kiameti.Mbase eshte pa harxhime nga ana jote.

pajton

kaloshine-eshte e njejte si pajtoni

biroc(c=ch)-lloj karroce me dy rrota si ato kur ndesheshin dy luftetare te kohrave antike.Jane perdorur deri ne vitet '70 ne Shqiperi.

gerdalle-kale i vjeter e i pafuqishem per pune

koronac-koprac

dhjakonaar- hileqar

rrufjan/ke-nje lloj dobic/ke.Te tille ka shume ne politike

zevzek-njeri i besdisshem

palaco(c=ch)-njeri i ulet

xerxebil-njeri pa pike autoriteti,jo serioz

karkabiq-i helmet,zakonisht thuhej dikur per duhanin e dredhur i cili ishte shume i forte.

cekrez(c=ch)-i thuhet atij personi qe e mban lart koken si kaposh shqirak 

Ne vtet '60 ne Vlore nuset zakonisht shkonin tek burri me karroce te terhequr nga dy kuaj,ose pajton si ju thote Tirana.

Briseida

Shume mire e ke menduar.Te martohesh me pajton ne kete kohe je tamam fisnike.Pajtoni kushton me shume nga limuzina tani,sepse evokone te kaluaren.

Postuar nga Jarigas datė 06 Korrik 2007 - 23:52:

shqirak?????

Postuar nga IQVLORA datė 07 Korrik 2007 - 14:12:

shqirak/e-ne ju themi pulave me nje fjale shpendet ndahen ne shqirake dhe deti,pra pula shqirake dhe pula deti.

Gjithashtu ne ju themi shqirake edhe atyre kumbullave qe bejne kokrren te vogel e te rrumbullaket dhe kumblla vlonjate atyre qe jane gjatoshe e me nje kanal ti themi qe i ndan me dysh.

Dy fjale te vjetra nga une per sot:

1-isharet-i bene me shenje dikujt,i shkel surin psh,i nduk buzen apo dicka tjeter.

2-avaz-zakon,Ti i bie me avazin e vjeter per nje problem qe diskutohet midis dy ose me shume njerezve.

Postuar nga briseide datė 07 Korrik 2007 - 19:32:

mavri- Kjo fjale ka kuptimin kur shprehet keqardhje per dike.Kur dikujt i ka ndodhur nje fatkeqesi ose ka pesuar dicka thuhet mavria ajo,ose mavria ai.Mavri-perdoret kur shikon nje grua koke pakrehur,e sypalare ose edhe burre qe rri sikur e ka pickuar kepusha.Ajo/ai eshte mavri fare,ose eshte si mortje.

Falenderim special per IQVLORA qe dha shpjegimin e sakte

Postuar nga Jarigas datė 07 Korrik 2007 - 19:33:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
shqirak/e-ne ju themi pulave me nje fjale shpendet ndahen ne shqirake dhe deti,pra pula shqirake dhe pula deti.

Gjithashtu ne ju themi shqirake edhe atyre kumbullave qe bejne kokrren te vogel e te rrumbullaket dhe kumblla vlonjate atyre qe jane gjatoshe e me nje kanal ti themi qe i ndan me dysh.

Dy fjale te vjetra nga une per sot:

1-isharet-i bene me shenje dikujt,i shkel surin psh,i nduk buzen apo dicka tjeter.

2-avaz-zakon,Ti i bie me avazin e vjeter per nje problem qe diskutohet midis dy ose me shume njerezve.

Avaz i thone melodise ........
Kur nje njeri thote gjithmone te njejtat gjera apo ben te njejtat veprime i thone se ai ka te njejtin avaz...

Postuar nga IQVLORA datė 07 Korrik 2007 - 21:29:

Ate kam patur parasysh edhe une kur kam perdorur fjalen  i bie nje vegle po gjithmone cyles ne nje vrime

Postuar nga Jarigas datė 07 Korrik 2007 - 23:12:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
shqirak/e-ne ju themi pulave me nje fjale shpendet ndahen ne shqirake dhe deti,pra pula shqirake dhe pula deti.

Gjithashtu ne ju themi shqirake edhe atyre kumbullave qe bejne kokrren te vogel e te rrumbullaket dhe kumblla vlonjate atyre qe jane gjatoshe e me nje kanal ti themi qe i ndan me dysh.
.

Ne i ndajme ne pula fushe dhe pula deti.....
Kumbullave te vogla , nese jane ato te thartat, i themi :kumbulla gomari...
Te tjerave i themi :kumbulla vojdare nese kur piqen behen te verdha dhe , kumbulla myshku nese behen mavi......

Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 08 Korrik 2007 - 00:44:

KORBANIK (KORBANIK-U dhe KORBANIK-JA)

Eshte kjo nje fjale qe perdoret ne zonen e Skraparit,
per me teper ne qendren e rrethit ( Corovode ) halla ime e perdor shpesh here...

Jugu eshte i famshem per "vajet" dhe duke qene kjo nje fjale qe shpreh keqardhje per personin te cilit i drejtohet ben pjese ne gjithe kete vorbull vaji-melankolizmi, karakteristike, edhe nje here perseris, e jugut!

Nje tjeter gje qe me ben shume pershtypje eshte se ketu personi te cilit i referohet kjo fjale e krahason me "Korbin" (shpendin pra...)

Mua me duket coooooooool, me duket se, duke qene nje fjale popullore eshte shume e ndjere dhe shume me vlere...

Peace!

Postuar nga IQVLORA datė 09 Korrik 2007 - 20:44:

Nja tri fjale te vjetra:

sofer-nje lloj tavoline e rrumbullaket nja 20 cm nga toka,e cila eshte perdorur deri ne vitet 60 neper fshatra per te servirur ushqimin per familjen dhe per miqte.Besoj e keni pare filmin me sali Protopapaen.Ai e theri dashin ne sofer.

nerqez-njeri qe nuk shprehet por shume i keq nga shpirtkeq.

gerqinje-thuhej per ato vajza ose gra qe ishin shume te pastra dhe dalloheshin ne mbajtjen e shtepise dhe vetes se tyre.

veresez-njeri qe merr borxh e nuk ti kthen ne kohen e duhur.Me kujtohet nje kusheriri jon i cili i merrte borxh babait dhe ja kthente me vonese duke i shkulur pragun e deres.Ashtu vazhdoi edhe i biri,po ashtu edhe i nipi;flase nga eksperienca personale tani.Eshte ne rrace kjo puna e VERESE.

Postuar nga Piktor datė 09 Korrik 2007 - 20:52:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Nja tri fjale te vjetra:

nerqez-njeri qe nuk shprehet por shume i keq nga shpirtkeq]
[/B]
kurse ne i themi SKUTH
Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA

veresez-njeri qe merr borxh e nuk ti kthen ne kohen e duhur.Me kujtohet nje kusheriri jon i cili i merrte borxh babait dhe ja kthente me vonese duke i shkulur pragun e deres.Ashtu vazhdoi edhe i biri,po ashtu edhe i nipi;flase nga eksperienca personale tani.Eshte ne rrace kjo puna e VERESE. [/B]
hahahah sa me bane me qesh por edhe me qa se me ka njeri nja 300 euro borxh e s'di me mi kthy kurr.

Postuar nga IQVLORA datė 10 Korrik 2007 - 21:23:

Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
kurse ne i themi SKUTH
hahahah sa me bane me qesh por edhe me qa se me ka njeri nja 300 euro borxh e s'di me mi kthy kurr.

I dashur Puntori

Une nuk kam qare ndonjehere se dikush me ka marre borxh dhe nuk m'i ka kthyer,por une ti jap pare qe ai te bleje me makine dhe mos te kujtohet te m'i japi nuk eshte e drejte.Une kam spieguar fjalen dhe kam dhene edhe nje shembull nga pervoja ime me ata njerez qe quhen veresez.Ti mund te kesh shume pare dhe mund t'ja falesh kujt te duash qe te shkoje ne disko,apo pub-eve.Une nuk mund t'ja fale djersen time askujt sepse me bejne per budalla pastaj.

Njehere nje mi kaloi neper mustaqet e nje burri dhe ai tha.Mire qe kaloi neper mustaqet e mia por me e keqja eshte se ai e beri rruge kete pune.Dmth miu do te kalonte edhe here tjeter neper mustaqe Puntori.Pra ne mustaqet e mia e ka te veshtire te kaloje ndonje mi.

Mu kujtua nje fjale shume e vjeter qe e perdorte e ndjera gjyshja ime;

arresise,arresite-ka kuptimin keshilloj dike.Ajo grua e mire e fisnike  keshillonte shpesh kur isha femije.Ai i thoshe edhe babait i cili na jepte ndonje pellembe kur gabonim;jo keshtu te keqen nena por arresiti me fjale.Dmth keshilloi ose edukoi.

Postuar nga Piktor datė 10 Korrik 2007 - 21:28:

i nderura IQVlora.
nga anet tona thuhet keshtu:
Po ma hodhe nji here ke fajin ti po ma hodhe per se dyti e kam fajin vete. Kupton pastaj qa ti besh se e kam dhe kushuri "m"

Postuar nga Ari. datė 10 Korrik 2007 - 21:28:

tekahyt....njeri me komplekse

lyrrash...njeri i ulet

hajta-huq....kur nuk i ben punet mire,me rregull

Postuar nga Ari. datė 10 Korrik 2007 - 21:32:

gjalmezi....i zoti

shaftas...tas(ene) per te ngrene

Postuar nga IQVLORA datė 11 Korrik 2007 - 19:29:

[QUOTE]Po citoj ato qė tha ari77labi
tekahyt....njeri me komplekse

lyrrash...njeri i ulet

hajta-huq....kur nuk i ben punet mire,me rregull
[/QU

ari_77labi

Deshiroj te jesh mire .Ne Vlore do te jem mbas dates 5 gusht.Persa i perket fjales tekahyt ajo nuk ka ate kuptim qe di ti i dashur.

Tekahyt eshte fjale turke dhe ka kuptimin pensionist,dmth i matyfjepsur pak a shume.Lere takahytin thuhej per ndonje plak qe vuante nga skleroza dhe te bente 1 pyetje 100 here.

Ndersa LYRASH mund ta marresh me dy kuptime:

1-njeri qe ka frike se behet pis nga uji dhe rri pa lare,thonjte i ka si shat haleje,floket pa qethur ,nuk i kreh kurre etj

2-ka edhe disa lyrash qe jane te piste ne mardheniet shoqerore njeres me vese te ulta te papranueshme ne jeten komunitare.Keta njerez shoqeria i abandonon.

Postuar nga Ari. datė 11 Korrik 2007 - 19:40:

do te kisha shume qejf por nuk kam mundesi te shkoj ne shqiperi ne ate periudhe,por te uroj tia kalosh mire me gjithe njerzit e dashur,dhe mos iu ndja as mishit as peshkut,,aahahahhaa por do te takohemi..nje dite dhe do ta bejme ylyver

ylyver...aheng

aheng...kacaba

kacaba...yrra-yrrra

ahahaha kjo qe sa per tu lidhur me temen

Postuar nga IQVLORA datė 14 Korrik 2007 - 16:37:

1-selgjen-vend ku mbaheshin shtresa e mbulesa per fjetjen(per familjen)keni degjuar mi bene syte si macok selgjeni.Macoket futeshin atje se ishte ngrohte.

2-minder,nim-ndenjese prej derrasah qe perdoreshin ne dhomen ku ngrohej familja ose dhoma e ndenjjes.(living room)

3-kasature-quhej nje thike e madhe e cila eshte perdorur edhe ne luftime ne mesjete.Kemi pasur edhe ne ne familje dikur.

4-pitosh/e-njeri i shkurter

5-sporeng-lloj bime kacavjerrese e cila sherben per ushqimin e njethundrakeve.

6-pikadul-nje perrua ne nje fshat te Vlores.Ky emer ka ngjashmeri me vendin e reklamave ne qender te Londres Piccadilly

Postuar nga Ari. datė 18 Korrik 2007 - 12:21:

Re: KORBANIK (KORBANIK-U dhe KORBANIK-JA)

Citim:
Po citoj ato qė tha bad_drawn_boy
Eshte kjo nje fjale qe perdoret ne zonen e Skraparit,
per me teper ne qendren e rrethit ( Corovode ) halla ime e perdor shpesh here...

Jugu eshte i famshem per "vajet" dhe duke qene kjo nje fjale qe shpreh keqardhje per personin te cilit i drejtohet ben pjese ne gjithe kete vorbull vaji-melankolizmi, karakteristike, edhe nje here perseris, e jugut!

Nje tjeter gje qe me ben shume pershtypje eshte se ketu personi te cilit i referohet kjo fjale e krahason me "Korbin" (shpendin pra...)

Mua me duket coooooooool, me duket se, duke qene nje fjale popullore eshte shume e ndjere dhe shume me vlere...

korbi e ka zanafillen ,ose legjenda tregon nga anet tona,se kur i vdiq burri ,e shoqja u kthye ne korb,nga deshperimi
keshtu korbi personifikon gjene e keqe,nga anet tona

kryesisht kur te vjen te ulet ne parmagune e shtepis medemek te sjell nje lajme te keq

Peace!

Postuar nga briseide datė 18 Korrik 2007 - 13:58:

Cipulle ---- eshte nje cope stofe,nje pjese e kuqe nje e bardhe,me ne krye nje xhufke...me te cilen mbuloheshin nuset (para 50 vjetesh pak a shume),si tip velloje.
Ne ate kohe nuk mund te shikoheshe kur martoheshe,edhe pse,Ne baze te burimeve te mia dialektore ,te gjithe gati shikoheshin,fshehurazi(normale mendoj).Kishte dhe perjashtime.

Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 18 Korrik 2007 - 20:40:

Re: Re: KORBANIK (KORBANIK-U dhe KORBANIK-JA)

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi

E di ... e di qe ndjell keq!!!

Por une di edhe nje tjeter legjende... qe i perngjan asaj te "rosakut te shemtuar"
me fjale te tjera eshte : ... na ishte njehere... nje pellumb, i bukur, zemermire por ... i zi!
karakteristika e ngjyres se tij e beri ate qe te vecohej nga grupi ku jetonte...
pellumbat e tjere duke mos e dashur me ne gjirin e tyre, u be ai e ne njohim sot me emrin "korb"...

Postuar nga Ari. datė 18 Korrik 2007 - 20:52:

ja ca shpreheje te tjera te bukura

"mu befsh kurban"

"si qene qepen te haj"

"3qe dhe 2pend"

  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.