Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te njohura te Pavaresise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=210)
-- Lasgushi antifashist, zbulohen letrat e panjohura (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2089)


Postuar nga Klodel datė 11 Shtator 2003 - 18:05:

Lasgushi antifashist, zbulohen letrat e panjohura

A ėshtė shkencėtar Lasgushi? Dy janė dorėshkrimet e panjohura tė Poradecit, qė e bėjnė tė detyrueshme kėtė pyetje: “Anthologjia shqiptare e kėsikohshme” dhe studimi mbi rolin e dr.Norbert Joklit nė albanologji


Nga Shaban Sinani

Qė Lasgush Poradeci, pėrveēse poet i brendėsisė, ishte dhe studiues me kėrkesa tė larta, ky ėshtė njė fakt i mirėnjohur. Dihet se, nė pėrfundim tė studimeve universitare nė Austri, poeti i dashurisė dhe i liqenit pati pėrfunduar njė tezė doktorate mbi Emineskun dhe vendin e tij nė letėrsinė rumune, ku nuk mungonin dhe krahasimet ndėrballkanike. Nė mesin e viteve ’30 ai shkroi posaēėrisht pėr Naimin dy studime pėrmbajtėsore. Fakte tė tjerė, tė pasistemuara, njoftojnė se Poradeci ishte mė se i vėmendshėm ndaj procesit letrar, ndiqte rrjedhat e letėrsisė, dinte mirė ē’kėrkonte politika kulturore-letrare prej krijuesve (pavarėsisht se herė-herė i ironizonte kėrkesat e saj), mbante shėnime mbi librat gjatė leximit dhe shkruante vlerėsime deri pėr fjalė e figura (njė rast i tillė lidhet madje me njė prej veprave tė I. Kadaresė), kishte shenjat e veta pėr tė veēuar tė bukurėn dhe pėr tė mbajtur qendrim estetik ndaj artit e krijimtarisė. Por gjetja e disa dorėshkrimeve origjinale tė tij nė njė koleksion dokumentesh me autorėsi tė papėrcaktuar qartė nė AQSH bėn qė tė rimerret edhe njė herė, nė njė trajtė tjetėr, pyetja e vrazhdė e Krist Malokit, kėsaj radhe jo pėr Lasgushin poet, as me ndonjė paraprirje pėr ta vėnė nė dyshim si tė tillė, por pėr tė bėrė tė njohur njė anė thuajse tė heshtur tė personalitetit tė tij:

A ėshtė shkencėtar Lasgushi?!
Dy janė dorėshkrimet e panjohura tė Poradecit, qė e bėjnė tė detyrueshme kėtė pyetje: “Anthologjia shqiptare e kėsikohshme” “Antologji e letėrsisė bashkėkohore”, dhe studimi mbi rolin e dr.Norbert Joklit nė albanologji.
Vepra e parė ėshtė pėrfunduar nė vitin 1937, afėrsisht dy vjet pas botimit tė tekstit tė E. Ēabejt pėr shkollat e mesme “Elemente tė literaturės dhe tė gjuhės shqipe”. Kėsaj vepre Poradeci ia ka kryer tė gjitha shėrbimet shkencore qė nevojiten pėr njė botim antologjik. Libri ėshtė ndėrtuar nė dy pjesė: fillimisht poezia dhe pastaj proza. Nė poezi janė zgjedhur vetėm autorė tė shekullit tė 20-tė, duke nisur prej Ēajupit (pa Naimin). Nė prozė, me sa duket, edhe pėr shkak tė kufizimeve nė mundėsitė e zgjedhjes, janė pėrfshirė edhe autorė tė shekullit tė 19-tė (Kristoforidhi). Nga autorėt e afirmuar para pėrgatitjes sė antologjisė bie nė sy mungesa e Nolit dhe e Konicės. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė do studiuar. Nė librin e vet Ēabej e kishte bėrė objekt studimi veprėn e Nolit, pavarėsisht se ky ishte kundėrshtar i mbretėrisė. Zgjedhja e Poradecit, qė ėshtė njėherėsh edhe identifikim i shijes vetjake tė tij, del nė formėn e njė pikėpyetjeje nė rastin e Konicės.
Mungesa e Migjenit duhet tė shpjegohet jo vetėm me kohėn kur u pėrgatit antologjia (1937), por edhe me faktin qė “Vargjet e lira” u hoqėn nga qarkullimi menjėherė pas botimit dhe u desh mjaft kohė pėr t’u pėrhapur e bėrė tė njohura.
Antologjia ka pasur qėllim tė dyfishtė: shkollor dhe promovues - tė udhėheqė lexuesin vendės dhe tė huaj drejt pėrfundimit se letėrsia shqipe tashmė ėshtė njė letėrsi tradicionale, me vlera antologjike dhe vlera tė tjera tė gjithfarshme.
Ndryshe nga thuajse ēdo rast tjetėr, autori nė kėtė vepėr nuk nėnshkruan me emrin letrar, por me emrin e vėrtetė dhe titullin shkencor: “Dr. Llazar Gusho”.
Sipas tė gjitha gjasave, antologjia ėshtė dorėzuar pėr botim. Nė frontespic ka madje edhe emrin e entit botues: Instituti Shqiptar. Prej kėndej duhet tė ketė shkuar nė bibliotekėn e ministrisė sė kulturės popullore, ku ėshtė gjetur para se tė hynte nė AQSH. Vepra ka renditjen pėrfundimtare tė autorėve. Pėr ēdo pjesė tė zgjedhur (prozė, poezi) autori ka pėrpunuar atė qė quhet “aparat shkencor”: fjalorin, shpjegimet e figurave, herė-herė madje dhe krahasime me kuptime tė tė njėjtave fjalė nė disa gjuhė tė huaja.
Pėrveē kėsaj - dhe kjo ėshtė mė e rėndėsishmja pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes “A ėshtė shkencėtar Lasgushi” - antologjia pėrmban parathėnien dhe pasthėnien e pėrzgjedhėsit, me vlerėsime tė pėrgjithshme pėr letėrsinė shqipe tė gjysmės sė parė tė shekullit tė 20-tė, si dhe vlerėsime tė posaēme pėr ēdonjėrin prej shkrimtarėve tė pranuar nė antologji, qė prej Kristoforidhit e Skiroit, Ēajupit e Asdrenit, tek Kuteli, Ali Asllani, Lumo Skėndo, Fishta, Prennushi, Mjeda e Koliqi. Shėnimet e pėrveēme pėr ēdo poet a prozator tė zgjedhur i tejkalojnė jo vetėm krahasimisht kėrkesat bio-bibliografike tė domosdoshme pėr botimet antologjike. Pėr ēdonjėrin prej shkrimtarėve ka vlerėsime e shpjegime qė do tė ndihmonin edhe sot relativizimin e historisė sė letėrsisė shqipe.
Nė “Anthologjinė shqiptare tė kėsikohshme” ka vendin e vet edhe poezia e Lasgush Poradecit. Me shumė finesė, pėr tė shmangur provokimin etik tė lexuesit, nė kėtė rast autori ka zgjedhur tė paraqitet jo i vetėvlerėsuar, por prej shkrimtarit Mitrush Kuteli, duke iu referuar njė artikulli tė tij botuar nė Bukuresht nė revistėn “Boabe de Grāu” mė 1934.
Njė anė tjetėr e rėndėsishme e punės sė Lasgush Poradecit si pėrzgjedhės kritik dhe vrojtues i hollė e i vėmendshėm i lėndės letrare janė konsideratat e tij pėr njė grup shkrimtarėsh e poetėsh qė mė vonė nuk janė rimarrė as nė botime antologjike, as nė studime letrare, midis tė cilėve tėrheqin vėmendjen emrat e Hamid Gjylbegajt, Mihal Sherkos, Stefan Shundit dhe Hilmi Lekės. Mjafton fakti qė kėta autorė janė ēmuar prej Lasgushit pėr t’u rikthyer vėmendjen nė studimet e ardhshme dhe nė botimet shkollore. Nė mėnyrė tė veēantė meriton kujdes shkencor raporti i Poradecit me ato qė zakonisht janė quajtur “rikrijime”, me njė bazė sė pari lėndėn folklorike, qė ēmohen veēmas jo vetėm tek personaliteti krijues i Mitrush Kutelit, por edhe tek proza rrėfimtare nė stil folklorik-popullor e Mihal Sherkos, i cili cilėsohet “literarisonjėsi” i folklorit shqiptar.
Dorėshkrimi i dytė gjendet nė tė njėjtin koleksion (edhe ky jo nė fondin personal tė Lasgush Poradecit) dhe ėshtė shkruar mė 22 maj 1938. Nė kėtė rast autori ka nėnshkruar me emrin letrar. Ky ėshtė njė artikull i plotė, i dorėzuar pėr botim, pastaj i redaktuar (ka dy redaktime, njėri prej tė cilėve ėshtė prej vetė autorit, kurse tjetri duket i redaksisė). Artikulli i kushtohet personalitetit tė dr.Norbert Joklit. Eshtė njė thirrje ku gėrshetohen tė gjithė argumentet e mundshėm: shkencorė, kulturorė, atdhetarė, emocionalė, sentimentalė, lajkatues, profetizues, humanitarė, gjithēka pa pėrjashtim, qė qeveria e Shqipėrisė tė bėjė tė mundur shpėtimin e albanologut tė njohur, tė rrezikuar seriozisht prej urrejtjes nė rritje tė antisemitizmit dhe tė judeofobisė, duke krijuar rrethanat e nevojshme zyrtare dhe tė ēfarėdo lloji tjetėr pėr ta tėrhequr prej Austrisė ku gjendej nė “atdheun e tij tė dytė shpirtėror“, nė Shqipėri.
Qė Lasgush Poradeci do tė shkruante nė pėrkrahje tė dr.Norbert Joklit, kjo ėshtė jashtė ēdo dyshimi. Por pjesa mė befasuese e kėtij dorėshkrimi ėshtė argumenti hyrės, ku shkrimtari i qortuar sistematikisht nė tekstet shkollore pėr letėrsinė si “asnjanės“ dhe “bashkėpunėtor nė heshtje“ me nazifshistėt, paraqitet hapur si denoncues i rrezikut qė pėrfaqėson doktrina e “Führer-it“, e sistemuar nė veprėn “Mein Kampf“ dhe i kujton vendit tė tij detyrimin e mirėnjohjes pėr t’i dhėnė strehė hebreut Norbert Jokl, pa harruar t’i kujtojė edhe botės se ē’gjėmė po i pret izraelitėt nė gjithė botėn prej revanshit tė “Reich-ut“!.
Pėrveē “preambolės“ sė artikullit, qė merr shkas prej pushtimit tė Austrisė nga Gjermania, rreziku i judeofobisė evokohet edhe nė dy raste tė tjera, por nė kėto dy raste teksti nė brendėsi ėshtė shuar gati-gati nė mėnyrė tė palexueshme. Nga konteksti duket se shkurtimi ėshtė bėrė nga redaksia sė cilės artikulli i ėshtė paraqitur pėr botim, prej sė cilės, sipas tė gjitha gjasave, nuk arriti tė marrė kurrė pėlqimin e botimit, me gjithė shkurtimet.
Veē kėtij profili antifashist - zor se mund tė gjenden autorė tė tjerė nga Shqipėria, duke pėrfshirė flamurtarėt e antifashizmit, qė tė kenė akuzuar drejtpėrsėdrejti “Mein Kampf“ si burimin e ekspansionit nazifashist - nga autori nė kėtė artikull shpėrfaqen dije tė konsoliduara dhe tė paqortueshme edhe sot, pas 70 vjetėsh, mbi albanologjinė, si dhe njė pėrfytyrim i shkėlqyer pėr mundėsinė e zhvillimit tė saj, fillimisht nė kuadėr tė njė Instituti tė Albanologjisė, mė pas tė njė seminari tė pėrhershėm pėr gjuhėn, letėrsinė dhe kulturėn shqiptare, duke konkluduar me njė Fakultet tė Letrave Shqipe.
Nė tė dyja kėto vepra ligjėrimi i Lasgush Poradecit paraqitet nė njė rrafsh krejt tjetėr. Si shkencėtar Poradeci ka njė fjalor krejt tjetėr, tė prirur drejt terminologjisė sė rreptė, me mjaft huazime prej gjuhėve tė huaja, me fjali tė gjata, paranteza dhe shpjegime kalimtare. Lasgushi shkencėtar nuk lodron me fjalėn sikurse nė poezi, pėrkundrazi, kėrkon ngjyresėn mė tė pėrpiktė qė i lyp ligjėrimi.
Artikulli “Profesor Jokl-i nė dispozicion tė Shqipėrisė” botohet duke ruajtur drejtshkrimin dhe sintaksėn burimore tė autorit. Nė raste tė veēanta, pėr lehtėsi kuptimi, nė kllapa katrore ėshtė dhėnė sinonimi. Nė ndonjė rast tjetėr, kur leximi i fjalės apo shprehjes nė dorėshkrim ka qenė i pamundur, pėr shkak tė dėmtimit tė dokumentit, shėnimi gjithashtu ėshtė vėnė nė kllapa katrore.


Postuar nga Klodel datė 11 Shtator 2003 - 18:06:

Fragmente tė zgjedhura
Njė anthologji shqiptare e kėsikohėshme

Prej Dr. Lazar Gusho


Pėr HAMID GJYLBEGAJN:
Nė botėn e panteizmit bektashian shqiptar, qė gjeti, mundėsisht, njė interpretim dogmatik dhe poetik nė Jugė te Naim Frashėri me “Fletoren e bektashinjet” (Bukuresht, 1896), thellohet nė Shqipėrinė e Veriut poeti Hamid Gjylbegaj, i lindur nė Shkodėr mė 1888. Gjylbegaj intencionon tė pėrforcojė, dyke e rithemeluar religjionin panteist me anėn e dėshmimeve tė shkencės dhe tė arsyes njerėzore, dhe tė hirit tė shpirtit tė Shėnjtė, i cili na relevon tė Vėrtetėn qė ėshtė njohtja e virtutit dhe praktikimi i vetėmohimshėm i tij.
Njė seri publikacionesh me vjersha [“Fjala e Virtutit” - Elbasan, 1929; “Monumenti i atdheut” - Elbasan, 1930; “Fleta e jetės” - Shkodėr, 1932], pėrmban kėtė ideologji tė re, tė vėnė, si gjithė Bektashizma shqiptare, nė shėrbim tė Atdheut. Poezia themelore ėshtė “Kuptimi i jetės”.

Pėr LUMO SKĖNDON:
Nėn pseudonimin Lumo Skėndo, tė iluminuar prej njė fame qė kufizon venerimin, fshihet emri i njė burri tė madh, me aktivitetin e shumėanshėm tė pathyer tė tė cilit lidhet drejtpėrdrejt njė e katėrt shekulli e analeve tė pėrpjekjes shqiptare pėr kulturė e indipendencė. Ky ėshtė Midhat Frashėri, djali lartėsisht i denjshėm i Abdyl Frashėrit, qė bashkė me vėllezėrit e tij Sami Frashėri dhe Naim Frashėri pėrbėn trisinė familjare qė lojti rol preponderant nė lėvizjen nacionale tė filluar mė 1878… Vepra letrare e bukur e Lumo Skėndos ėshtė “Hī dhe shpuzė” (Sofje, 1915), ku pėrshkruhet nė rrėfime tė njė stili tė thjeshtė po me ekspresion tė ngrohtė njė ēip i jetės plot origjinalitet dhe i zakoneve milenare tė popullit shqiptar, tė cilit ay vazhdon t’i shėrbejė me apostullatėn e njė misionari tė bindur nė vetvete.

Pėr MIHAL SHERKON:
Njė kontribucion i ri nė lėmėn e letrave shqipe ėshtė sjellė me pėrpunimin e pėrrallave prej Mihal Sherko-s, studios i zellshėm i materialit folkloristik tė mbledhur prej kolekcionistėve nė kohėn e kaluar. Ay ėshtė literarizonjėsi i pėrrallės popullore shqiptare, provat e para, “Pranė Vatrės”, tė filluara prej mė shumė se njė dhjetėvjetori, mbajnė me vete gjithė shenjat e njė quajtjeje kėsilloj nė kuptimin mė tė thjeshtė tė fjalės… Vepra e Perrault-it, e vėllezėrve Grimm, nėr tė tjerė, vijnė tė pėrplotėsojnė shtytjen pemėdhėnėse tė shumanshme, veēanėrisht dhe kryesisht rrėfimet popullore pothuajse origjinale, tė tretura thellė nė frymėn e fisnikėrisė aristokratike franceze tė Perrault-it, mjeshtrit tė pashoq tė rrėfenjėsit shqiptar, prej tė cilit, si njė studionjės docil, shumė mėsoj, gjith dyke mos i-u pėrshtatur nė princip procedimeve tė tija tė avansuara, sepse, kur se Perrault-i pėr tė interpretuar, pas intuicionit tė vet, mė mirė shpirtin francez u largua krejt prej origjinaleve, Sherkua shėkon pėrkundėr nė ruajtjen e prototipit tė fabulės popullore detyrėn sa tė bukur aq plot pėrgjegjėsi pėr t’u realizuar. Themat dhe motivet dhe gjer hollėsira stilistike tė pavėrrejtshme, si format arkaike, jo vetėm nė vokabular po dhe nė stil dhe sintaksė sė bashku me shprehjet origjinale thjesht shqipe, janė konservuar nė Sherkua me religjiozitetin e vėzhgonjėsit qė kėrkon t’i rijapi popullit shpirtin e tij kolektiv, domethėnė vetėvetėhen, jo koncepcionin individual tė literarit fantazonjės.

Pėr STEFAN SHUNDIN:
Stefan Shundi … ka shkruar “Kalorėsin e vdekjes“, veprėn e tij tė parė tė bukur, tė mbushur plot me magjinė tėrheqėse tė kohės sė mesjetės heroike dhe dashurinė kavalereske shqiptare. Kjo dramė inedite (Tiranė, 19..), me subjekt tė marrė nga kėnga popullore shqipe, trajton legjendėn e bukur ballkanike dhe jashtėballkanike tė birit qė ngrihet pas vdekjes nga varri dhe i-a shpie qė larg tė motrėn s’ėmės, pėr tė mbajtur besėn e dhėnė kėsaj qė mė tė gjallė. Autori ka pėrpunuar, me njė sens tė shquar dramatizmi, baladėn italo-shqiptare “Kostandini dhe Garentina” tė kolekcionit tė Dhimitėr Kamardės (Appendice, nė “Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864).

Pėrzgjodhi: Shaban Sinani



Profesor Jokl-i nė dispozicion tė Shqipėrisė
LASGUSH PORADECI

Ngjarjet e fundit gjermano-austriake, si pėrfundim i tė cilave pat qenė aneksimi i pritur i Austrisė nga ana e Riech-ut [Gjermanisė], suall me vete njė tok ndryshimesh politike dhe shoqėrore, midis kėtyre tė fundit pėrjashtimin e elementit izraelit nga fusha e jetės gjermane pėrgjithėrisht. Parimi i Hitlerit, ashtu sikundėr parashtrohet prej tij nė “Mein Kampf” dhe po zbatohet me paravendim tė prerė qź prej ditės sė ardhjes nė fuqi tė udhėheqėsit tė Gjermanisė, nuk njeh dhč tashi, me aneksimin e Austrisė, asnjė ndalim: edhe hebrenjtė austriakė duhet tė ndjekin fatin, me fjalė tė tjera fatkeqėsinė e atyre tė Gjermanisė vetė. Ata duhet tė emigrojnė, tė ikin. Tė ikin me hir e pa hir, sa mė parė, aq mė mirė.
Nė bashkėkeqardhjen e njerėzimit pėrpara kėtij fakti tė pandaluarshėm merr pjesė pėr veten e tij, njė pjesėmarrje tė mbushur plot dhembje dhe dashuri dhe nderim mirėnjohjeje, gjithė populli shqiptar, nė krye me Qeverinė, sepse fatkeqėsia e izraelitėve tė Austrisė godet kėsaj here [shprehje e palexueshme] shumė dhe pa mėshirė njė nga fytyrat mė tė [dashura dhe mė] tė veneruara tė luftės sė pavarėsisė [sė popullit] shqiptar, profesor Norbert Jokl-in tė Universitetit tė [Vienės, njė albanolog i] madh i ditėve tona.
Nė problemin e [shprehje e palexueshme] dhe tė dėshpėruarshėm tė lėvizjes shqiptare pėr pavarėsi, nė triumfin e gjithėpritur tė aspiratave t’ona kombėtare, njė rol kryesor pėr-krah me pėrpjekjet politike dhe kulturale, ka luajtur veprimi shkencor i albanologjisė, rrahja, me objektivitet dhe dashuri, e fenomeneve gjuhėsore dhe ethnologjike mi Shqipėrinė prej savantėve [dijetarėve] tė huaj. Sikundėr njohja e Greqisė sė vjetėr, njohje e ndėrmjetėsuar nga vėzhgonjės tė palodhur, e riti simpathinė dhe pasonjėsit [dhe] ndihmėn europeane nė epokėn e ēlirimit tė Greqisė prej zgjedhės sė huaj, ashtu dhe veprimi i shumanshėm i kėrkimeve dhe studimeve tė albanologjisė kontribuoi nė mėnyrėn mė pozitive pėr zgjidhjen e favorėshme, prej tė fuqishmėve tė botės, qė i-u bė problemit tė pavarėsisė shqiptare. Prej Hahn-it ne Bopp-i, prej Meyer-it ne Weigand-i dhe ne Jokl-i, pėrpjekja indirekte e jona pėr tė dalė nė dritėn e lakmuar tė lirisė paraqit gjith aq aspekte, sa revendikimet dhe kombinimet e vėshtira midis kancelarive zotėronjėse.
Vepra e Jokl-it, vazhduar me qendrim nėr dhjetėvjetore, konsiderohet me tė drejtė si [kulmi?] i fundit i asaj paravajtėse tė tij. Ideja iliriane i detyron vėzhgonjėsit gjithė pėrforcime shkencore tashi tė pakontestuarshme dhe me rėndėsi qė tė mbajė mė vete ay monument i Meyer-it nė gjuhėn shqipe, qė sjell titullin e Fjalorit Etimologjik tė saj, hipoteza e paravlerjes sė elementit tė huaj, e relevuar qź nė fillim dhe me njė ton konstatimi autoritar, pėr tė mos thėnė autoritativ, nė hyrjen e librės, i lėkundte sadopak ndjenjat t’ona mź tė njoma, me gjith mundėsinė e dukur tė njė rishikimi tė realitetit tė vėrtetė tė faktit gjuhėsor. Rishikimi dhe konfirmimi i kėtij realiteti, tė sbuluar mi themelin e ligjave striktėrisht shkencore tė disciplinės sė gjuhės, i detyrohet me plot lavdi kėrkimeve tė profesor Jokl-it, si pėrfundim kryelartė i tė cilave pėr ne ėshtė parapeshimi i elementit ilirian nė fenomenet e gjuhės shqipe. Kėsisoj Jokl-i rektifikon mi themelin ilirian hipotezat e pakonfirmuarshme tė Meyer-it, dhe i mbėshtetur nė pėrfundimet aq tė frutėshme tė kėrkimeve tė tija, aq gazmore [tė gėzueshme] pėr ndjenjėn shqiptare, shtje [vendos] tashti ay vetė themelet e reja tė Fjalorit Etimologjik tė shqipes, duke vazhduar me denjėsi veprėn kapitale tė Meyer-it. Nė kohėn e fundit Jokl-i nuk ka patur tjetėr qėllim, tjetėr dėshirė mź tė fundit tė jetės sė tij, pėrveēse pritjen e pensionimit [frazė e palexueshme] pėr tė ardhur pastaj pa humbur asnjė ditė nė Shqipėri, ku tė mundi tė kontrollojė, nė vėnd, dhe tė verė nė pikė [tė saktėsojė] disa vėshtirėsira gjuhėsore tė Fjalorit, tė plotėsuar pėrfundimisht nė pjesėn mė tė madhe tė lėndės.
Kėtė qėllim i-a-u shfaqi prerėsisht nxėnėsve dhe miqve tė tij shqiptarė nė Kryeqytet, me rastin e ardhjes pėr tė marė pjesė nė kremtimet e 25-vjetorit tė Ngritjes sė Flamurit. Njė enthusiazmė i papėrmbajtur, po i mbushur me ngrohtėsirė tė brėndėshme, i shoqėronte fjalėt e mikut tė ndritur, me tė cilat pėlqente tė japė lajmin e qėllimit tė tij tė arthmė shkencor nė Shqipėri. Pėrkrahja qė i dha, me prestigjin e emrit tė vet, projektit tė krijimit tė njė Instituti Albanologjije nė Tiranė, rrėfen me punė se ay kalim rastor nėpėr Shqipėri nuk mbeti ashtu, pa mź tė voglėn dobi tė prekurshme.
Udhėheqja e kėtij instituti duhet vėnė tashi nėnė kryesinė dhe kujdesjen personale tė profesor Jokl-it, i cili ka pėr tė qėnė zemra dhe jeta e tij, ka pėr ta gjallėruar qź nė fillim me vepėrimin e palodhur qź e shquan kurdoherė. Pėr kėtė barrė tė rėndė dhe pėrgjigjėsiplote ay ka gjithė cilėsitė e kėrkuara: kariera e tij universitare e mbyllur, atituta [niveli i lartė] shkencore dhe vėzhgimtare e fiksuar nė parimet e veta, tė cilat tashi, nė Kryeqytetin e Vendit shqiptar, qė ka qenė objekti rreth tė cilit pat derdhur gjithė energjitė e njė jete tė tėrė, presin dhe duhet tė gjejnė sbatimin e duhur pemėprurės [fitimprurės]. Profesor Jokl-i ka pėr tė organizuar, jo njė institut me funkcionim administrativ, ku anėtarė savantė shkruajnė periodikėrisht studime mi ēėshtjet albanologjike, po njė organ tė gjallė, praktik, qė vėzhgon dhe konstaton dhe vleftėson pėr ēas [vazhdimisht] dhe hap pas hapi realitetet dhe fenomenet shqiptare nė njė Seminar Albanologjije, tė cilit t’i mbetet pastaj pėr trashėgim vazhdimi i veprės sė inauguruar prej themelonjėsit dhe mjeshtrit tė tij tė math, nė kohėt qė kanė pėr tė ardhur dhe nėnė trajtėn eventuale tė njė Fakulteti tė Letrave Shqipe. Vepėr ndėrtonjėse nė besimin [kuptimin] mź tė zgjedhur tė fjalės, tė pėrqėndruar nė veēanėri nė lėmėn filologjike, gjuhėsore dhe bibliotekare, dhe njė nga detyrat mź tė para tė sė cilės do jetė rimarrja e objektivave tė “Komisisė Letrare“ pėr t’i nxjerrė nė pėrfundimin e dėshėruar, organizimi i ēėshtjes sė folklorit dhe botimi definitif i Fjalorit Etimologjik. E tėrė kjo punė, me njė rėndėsi dhe perspektivė sot pėr sot tė pallogariturshme, nuk kėrkon pėrveē se njė shpėrblim lėndor minimal, fare pėr tė mos [u] vėnė re, duke marė para sysh faktin se Jokl-i, qė tret rregullisht siē ka tretur tė ardhurat modeste tė tija si profesor dhe bibliotekar pėr hirin e shkencės sė tij tė bukur, do jetė mirėsisht i kėnaqur, édhe tashi, vetėm me njė onorar jetese qė s’peshon, kėnaqėsija fisnike e tij do jetė siē ka qėnė njė gėzim lartėsisht moral.
Kur aty pėrpara [pak] kohe bota shkencore kremtoi [nderoi] profesor Jokl-in, pėr meritimet e larta tė veprės sė tij, me gjithė rėndėsinė dhe pjesėmarrjen e pėrzemėrt qė impononte rasti, edhe Shqipėrija u mundua tė sjellė kontribuimin e vet tė administrimit dhe mirėnjohjes me anėn e pendės sė njė nga mź tė denjėsishmit nxėnės dhe vazhdonjės tė veprės shkencore tė Jokl-it. Ky manifestim mirėnjohjeje ka kuptimin e tij tė veēantė, sepse ėshtė pėr tė parėn herė qė nė kremtimin e njė mirėbėrėsi tė ēinteresuar [tė pa interes] tė Shqipėrisė, kjo nuk desh tė mbetet dhe aq shumė prapa botės: shėnjė bindėse e ndjenjės shqiptare pėr Jokl-in, se fytyra e ndritur e tij Shqipėrisė i qėndron pėr zemre, me gjithė frymėn dhe vėshtirėsitė qarkonjėse tė kohės [frazė e fshirė: duket se rievokohet fryma e pėrshkruar nė hyrje tė artikullit].
Jo, Shqipėrija nuk e le mėnj’anė me mospėrfillje mirėbėrėsin fisnik tė rritjes sė emrit tė saj nė botėn e kulturuar, nuk mund ta lerė tashi, pikėrisht tashi, kur ai gjendet nė dispozicion tė lirė, gati pėr t’i shėrbyer si gjithnjė Shqipėrisė, Atdheut tė tij tė dytė 9 [Fjalia ėshtė shkruar mbi njė frazė tė fshirė, ku kuptohet se pėrsėri ėshtė ripėrmendur rreziku qė i pret izraelitėt me ngjarjet austro-gjermane]. Nuk e harron, sikundėr ay gjith Atė [Shqipėrinė], njė jetė tė tėrė, jetėn e ēmuar tė djalėrisė, burrėrisė dhe pleqėrisė sė tij, ka patur ndėrmėnd, gjith pėr tė drejtėn, pėr nderin, pėr fatin e saj ka derdhur zellin e vėzhgimtarisė sė tij sė papėrtuarshme, nė librat e tij shkencore, nė periodiket e specialitetit, nė leksionet enciklopedike, nėr broshurat, revistat dhe fletoret shqiptare, duke i mbushur tė gjitha me dashurinė e shumtė pėr vėndin e shqipes, Atdheun shpirtėror tė mundimeve tė tija.
Dhe profesor Jokl-i nuk vjen kėsaj here nė Shqipėri, ashtu, me duar zbrazur. Ay sjell me vete, si shėnjė nderimi dhe falėnderimi, njė kanisk [tufė, buqetė] tė paēmuar: sjell bibliotekėn e tij private tė pasur, prej pėrmi tri mijė volumesh, tė gjitha rreth ēėshtjeve dhe problemeve tė shkencės sė tij [tė bukur], nė thelbin e sė cilės qėndron shkenca e vėshtirė mi gjuhėn dhe kombin shqiptar, po sė cilės ay mundi t’i japė njė interes universal tė pėrtėritur. Kėshtu vjen Dr. Norbert Jokl-i nė Shqipėri, Kėshilltar i Oborrit Austriak, Profesor i Universitetit tė Vienės, Albanologu mź i math i ditėve t’ona, kėshtu e pret Shqipėrija, me pėrulje nderimesh dhe shpėrblimesh lėndore, po kryelartė pėr dashurinė mirėnjohėse qė i ruan nė zemrėn e saj.
Lasgush Poradeci
Tiranė, 22 maj 1938


1. Nė dorėshkrim autori ka shėnuar si tituj tė mundshėm tė artikullit edhe: a). “Pėrzėnija e profesor Jokl-it dhe Shqipėrija“; b). “Profesor Jokl-i dhe shėrbimet qė mund t’i sjellė Shqipėrisė“; c). “Profesor Jokl-i gatķ pėr t’i shėrbyer Shqipėrisė”. Asnjėri prej kėtyre titujve nuk ėshtė “vive” i plotė prej autorit. Poradeci ka vėnė vijė mospėlqimi mbi to. Titulli i zgjedhur nė rastin e kėtij botimi ėshtė mė i paprekuri prej vijės.
2. Zėvendėsuar nga autori: “disa“.
3. Redaktuar nga autori nė formėn: “si rrjedhje e tė cilave gjendet nė heqjen e elementit ...“.
4. Kėtu: “mė, ende, akoma“.
5. Tė vihet re qė autori asnjėherė nuk pėrdor etnonimin pejorativ “ēifut“.
6. Tė dy paragrafėt e parė nė redaktimin pėrfundimtar, ndoshta nga redaksia, janė hequr.
7. Kėtu. Mbivlerėsimit.
8. Kėtu: vlerėsimi me peshė kryesore.
9. Nė fillim tė viteve ’30 tė shekullit tė kaluar, duke parandjerė rritjen e frymės sė antisemitizmit dhe rrezikun qė po kėrcėnonte hebrenjtė, nė njė mbledhje tė posaēme Lidhja e Kombeve, me qendėr nė Gjenevė, pati diskutuar pėr zgjedhjen e njė rajoni tė sigurt mikpritės dhe miqėsor pėr evakuimin e izraelitėve, dhe Shqipėria qe shpallur thuajse zyrtarisht njė “atdhe i dytė” i tyre. Ndoshta pėr autorin ishte i njohur ky fakt dhe kėtu shprehja nuk pėrdoret si figurė.


Postuar nga i_lire datė 06 Tetor 2003 - 18:14:

Hoqa dore nga perendia Lasgush

Meri Lalaj riboton te plotesuar shenimet e saj nga ditet me poetin e madh. "Lasgushi ne Poradec", nje ditar mes te vertetave dhe kujtimeve te vona, te nje bashkekoheseje. Cfare iu redaktua librit te Lalajt, e cila vendosi te numeroje ditet me Lasgushin, pasi lexon shenimet e Ekermanit per Geten Dhe ne rast se Meri u vesh bukur sot, u vesh per kujtim te tij. Sepse te shkosh tek poeti eshte si te shkosh tek perendia. Atehere kur Lasgushi i eshte lutur per te varur dicka ne qafe dhe nuk kishte cfare, sot Meri ka nje kuti me rruaza plot dhe me varese. Eshte shume vone t'i tregoje rruazaret dikujt qe nuk eshte me, atij qe ishte mbret i estetikes dhe dinte ta vleresonte te bukuren. Megjithate gruaja qe nuk do ta tregoje moshen dhe pelqen te lexoje e te perktheje letersi, Meri Lalaj, riboton te plota shenimet e saj per Lasgush Poradecin. Kane jetuar bashke per nje kohe te gjate ne qytetin e Pogradecit. Ajo mban mend mire, sic ndodh ne kujtesen e zgjatur te gruas, se Lasgushin e ka pare qe kur ishte femije, qe kur filloi te njohe boten dhe njerezit perreth. Deri vone kur, do ishte zysh Meri dhe do t'i ngriheshin nervat ndersa njeri prej nxenesve, diten e varrimit te poetit te madh, do t'i thoshte se kjo dite me ore te shkurtra mesimi ishte per "ate plakun me qen". Lalaj sjell nje liber feminor, naiv per nga sinqeriteti i te rrefyerit te diteve te saj me Lasgushin. Dhe se ky eshte botimi i plote i shenimeve me laps plumbi, ndersa shtepia botuese Onufri i kishte hequr librit te saj disa paragrafe "demode". Me interes per lexuesin ne rrefimin e Lalajt, pare me syte e nje gruaje, qe ndersa jetonte dite intensive ne jeten e izoluar te Poradecit te harruar, jane marredheniet e tij me dashurine, jeten e njerzve te thjeshte dhe regjimin, te cilat ne kohen pas vdekjes se poetit, u interpretuan ne forma te ndryshme. Meri nuk e kishte pyetur kurre per kete femer apo ate dashuri, as per leshverdhen gjermane, e cila mund te ishte hollandezja qe permend Kadareja. Edhe pse diten e vdekjes se te shoqes se poetit i kishte thene ashtu, si lehte: "Po ti Meri Lalaj ku qene sot tere diten?" Meri Lalaj i ka kapercyer te pesedhjeteepestat dhe vazhdon te shkruaje. "Romeo dhe Zhulieta takohen", nje liber i botuar se fundi ne Kosove, qe i dedikohet ketij vendi kaq te dashur per Lasgushin dhe per vete Merin. Qysh heret ajo eshte marre me perkthime qe nuk u botuan ndojehere, Turgenjev, Pushkin, tregime nga Cehov. Boton nje vellim me pozi "Ne qofte se". Perkthen "Esenini nje jete". Eshte e interesuar ndaj gjithe letersise se guximshme femerore, te cilen e quan sfide ndaj meshkujve te frikesuar nga jeta. Ka ne duar nje roman qe i kushtohet dashurive te nderprera prej dhunes. Ndersa "Lasgushi ne Poradec" eshte nje liber i shkruar shume thjesht dhe ndonjehere duket se perfundimet e Merit, percillen me te njejten kokefortesi te poetit me te madh lirik shqiptar.



Perse ishte e rrezikshme te rrije me Lasgush Poradecin?
Vetem nje here me ka thene dhe keto fjale me perveluan shpirtin: "Me duket sikur tani ata (te diktatures) po me besojne se nuk po influencoj me te rinia". Ishte nje njeri qe kishte marre nje kulture evropiane te plote. Tre doktorata, ne letersi, arte te bukura... Ne kete drejtim quhej i rrezikshem. Asnjehere nuk shkroi nje varg per partine, apo sipas drejtimit te realizmit socialist. Disa thone se Lasgushi heshti ne kohen pas clirimit, ne kohen qe ai ishte 45 vjec. Kete e thote edhe John Hodgson, ne parathenien e ketij libri se heshtja e poetit ishte shume domethenese. Ai i dha shume kombit tone me perkthimet qe beri. Duke perkthyer Geten, Bernsin, deri Pushkinin me romanin ne vargje "Eugjen Onjegin". Vitet e fundit, profesionistet thone se ka shume per te germuar tek Lasgushi perkthyes, perkthyes i klasit te pare... Po perseris Hodgson, kur i kam kerkuar te perktheje Lasgushin ne anglisht. Me ka thene: "te lutem, vetem kete mos kerko. Lasgushi nuk mund te perkthehet". Kjo eshte nje nga fatkeqesite e kombit tone, qe nuk mund te perkthehet ne gjuhe te tjera, sido qe eshte perkthyer pak maqedonisht, frengjisht. Nderkohe qe ai vete e perktheu Bernsin nga anglishtja. Poradeci nuk "perkthente", ne termin letrar kesaj fjale i pergjigjet "shqiperim". Apo Adam Mickievicin, i perkthyer me rime dhe me vargje me tingull, sepse ai ishte edhe njohes i muzikes. Disa dashakeqinj, thone se Lasgushi nuk shkroi me sepse nuk iu pershtat ketij lloj drejtimi. Ai shqiperoi per buken e gojes dhe dha kryevepra, duke e lartesuar shqipen edhe ne kete menyre.

Kishte dijeni Lasgushi, qe ju po shkruanit kujtimet?
Lasgushi nuk kishte dijeni per shenimet qe une mbaja. I them se une nuk jam Ana te shkruaj per ty. Megjithate ai nuk pranonte kedo rreth vetes, edhe pse ishte i izoluar. Ka qene fat qe me ka pranuar, qe ka biseduar, qe kemi ndenjur bashke dhe qe ishte kenaqesi. Dhe ne rast se une u vesha bukur sot u vesha per kujtim te tij. Sepse te shkosh tek poeti eshte si te shkosh tek perendia. Atehere kur me eshte lutur per te varur dicka ne qafe dhe une nuk kisha, sot kam nje kuti me rruaza plot, me varese, por eshte shume vone. Ai ishte mbret i estetikes, dinte ta vleresonte te bukuren E fillova kete bisede me profesorin tim Kozma Basho, mik per koke i poetit. Sapo shkrova kujtimet ia dhashe atij, per te cilin dhe une hiqja duart nga xhepat kur e takoja. Me tha: "po me nxit moj vajze, te shkruaj dhe une". Dhe ndodhi qe Petraq Kolevica shkroi nje liber per mendimin poetik te Lagushit. Une shkrova nje liber per Lasgushin si njeri, pare me syrin e nje gruaje. Leterisa e tij eshte aty, le te merret kush te doje me te. Ndersa une doja ta jepja kete njeri te gjalle. Nuk doja te ikte kot nga jeta. Megjithese shenimet i fillova vone. Mendoj se Kozma Basho, mund te shkruante per mendimin e tij politik, ne nje kohe qe Lasgushi ishte gojekycur me te tjere, ndersa te dy bashke, degjonin Zerin e Amerikes, dhe komentonin. Ajo lloj heshtje e beri qe te shpetoje pa pesuar burg. Basho vdiq papritur. Por, ka vend per te gjithe ata qe e kane njohur poetin dhe kane dicka per te thene.

Perse i ribotuat shenimet?
Pasi i mblodha te gjitha c'kisha hedhur neper blloqe, me eshte dashur kohe, pasi nuk jane vetem shenime, por edhe gjera te bazuara mbi kujtese. Ne vitin '93 e dorezoj per shtyp ne shtepine botuese Onufri, dhe vetem 2 vjet me vone libri u botua me shume redaktime. Mungonte parathenia e studiuesit dhe perkthyesit anglez, John Hodgson. Kapitulli i pare prej 13 faqesh ku flas per prejardhjen e fisit te Gushollareve, per te cilen jam mbeshtetur ne dokumentat e arkivave te qytetit dhe nga burime te te arfermeve. Pastaj edhe sikur te jete thjeshte legjende, dicka e paqarte, e mjegullt, kjo puna e origjines se tij, nje njeri si ai, e meriton. Botuesi gjithashtu hoqi dhe fleten e ditarit kur vdiq Enveri, qe une e kisha perfshire ne kujtimet e mia, disa kujtime per miqte e tjere te Lagushit dhe i kam meshuar ne vecanti anes kombetare. Sepse sa me shume ikin vitet, aq me shume e duam kete vend. Shqiperia me eshte kaq e dashur mua, por se cdo te thote atdhe, e kam dhe prej Lasgushit. Ai indinjohej shume per cka u ndodhte intelektualeve shqiptare gjate kohes se regjimit. Recitonte vargje te Fishtes. Si eshte e verteta...

...e ditarit te Anes. Ma kishte dhene per ta lexuar, dhe ajo fletore mbeti tek une, ndersa ne zemerohemi. Pas vdekjes se Lasgushit, ate fletore ia kam dhene fillimisht Kadarese, bera mire apo bera keq, kjo i sherbeu me pas atij per te shkruar "Ikja e shtergut". Me pas ua ktheva vajzave te poetit.

Ne vepren e fundit te studiuesit Tefik Caushi per "Vizitat e zonjushes Ana ne kullen time", me pak fjale permendet, se nuk paskesh qene nje dashuri platonike ajo Lasgushit per zonjeshen Ana, ndersa ai me buzet me yndyren e gurneckave, e puthte lehte ne faqe... Ishte nje dashuri e njeanshme. Ishte Lasgushi ai qe e dashuronte. Jo ajo.

Po ju si jeni ndjere?
Secilin duhet ta leshe ne lirine e vete. Une kisha vendin tim tek Lasgushi. Kjo eshte e verteta. Ju e pershkruani pranine e tij ne nje forme shume te vecante. E ndjeni qindra metra ardhjen e tij, i vishni nje lloj aureole... Eshte nje kohe me larg meje. Kur flas per kohen e realizmit socialist, kur kokat e poeteve priteshin si kokat e shenjtoreve. Edhe pse ai ka ikur nga kjo jete eshte perseri mes nesh, derisa ne bisedojme per te, shkruajme per te, kujtohet.

Eshte rrezatim i kujtimeve apo ajo cfare ndienit per te?
Eshte rrezatim i kujtimeve. Per mua ishte nje njeri, me te cilin bisedoja. E vetme ne Pogradec, 30 vjec, beja ate punen e rendomte te mesuesit, me nje femije, e ndare nga im shoq qe beri burg politik. Dhe perseri, une i shqetesoja te tjeret duke ndjenjur me kete njeri.

Ishte e rrezikshme dashuria ndaj Lasgushit?
Nuk e di. Do ta kisha per nder ta kisha dashur apo te me kish dashur. Por kurre nuk do ta mendoja. E trajtoja si femije dhe si ate poetin qe duhet ta llastosh. Cdo artist ka nevoje per ledhatim qe me tej t'i dalin flatrat.

Ishte Lasgushi nje njeri qe e ndryshoi jeten tende?
Te ishe me Lasgushin do te thoshte te mos ishe thjesht ne Pogradec ndonese, nje qytet i bukur, por provincial. Mendoni te tjeret; ku shkoi, perse u vesh. Te ishe me Lasgushin do te thoshte te ishe me kulturen e tij.

Marin fund ketu kujtimet tuaja per Lasgushin?
Mendoj se shpetova prej Lasgushit. Ndoshta kjo eshte intervista e fundit qe jap per te. Nuk merrem me. Nuk dua te kem te beje me me te. Por ama nuk dua te jem ne anen e atyre qe ia dine vlerat dhe nuk flasin. Ndonese ai nuk ka nevoje per mendimin e tyre.


Postuar nga AngelDevil datė 06 Nëntor 2009 - 10:20:

Askush nga poetet shqiptare nuk eshte ngjitur me lart nė shkallėn e poezisė se Lasgush Poradeci. Qellimi i tij kryesor kur shkruante ishte qe ta bėnte njė vepėr sa mė jetėgjatė.Kete e bente nepermjet formes qe perdorte: pra ritmin, rimen, kultin e kompozicionit, simetri figurash, eufoni, antiteza, me njė fjalė tė gjitha ato elemente tė ndjeshem tė cilat janė tė prirura t'u rezistojnė shkaqeve tė larmishme tė zhdukjes qė kercenojne shprehjet e mendimit. Nė ēfarėdo faqe qė ta hapėsh librin e Lasgushit nuk gjen aty asnjė varg tė dobėt ; asnjė dobėsi formale.

Nejse qellimi qe po postoj te kjo teme eshte ky shkrim nga gazeta shqiptare ku e bija e tij Maria Gusho shpjegon lidhjet e te jatit me M.Lalaj dhe dhe Ana Jovanin si dhe I.Kadarene ... eshte cike e gjate po ja vlen me e lexu.

.......
"Ja e vėrteta e lidhjeve tė babait tim, Lasgushit, me dy mikeshat e tij"


..............

Dashnor Kaloēi

Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me ditarin e zonjės Meri Lalaj, nė tė cilin bėhej fjalė pėr lidhjet e saj intime me poetin e famshėm Lasgush Poradeci, nė vitet 1980-1984, kohė kur ajo punonte si mėsuese e anglishtes nė qytetin e Pogradecit. Ditarin e saj, ajo e botoi pas viteve '90, fillimisht nė Shtėpinė Botuese "Onufri" dhe mė pas, kohėt e fundit ajo e ribotoi nė Shtėpinė Botuese "Omska". Sipas ditarit tė zonjės Lalaj, aty jo vetėm qė lihet pėr t'u kuptuar mbi lidhjet e saj tė ngushta me poetin e famshėm, por aty thuhet qartė se ēfarė marrėdhėniesh kanė ekzistuar midis tyre. Mirpo, atė e gjė, pra marrėdhėniet e Lalajt me Lasgushin, i kundėrshton e bija e Lasgush Poradecit, Maria Gusho, e cila shprehet se aty nė atė ditar, shumė gjėra janė tė trilluara nga zonja Lalaj dhe nuk i pėrgjigjen fare sė vėrtetės. Lidhur me kėtė, bėnė fjalė dhe intervista ekskluzive e Maria Gushose, tė cilėn po e botojmė nė shkrimin e mėposhtėm.

Zonjusha Maria, nė ē' rrethana e keni njohur ju zonjėn Meri Lalaj dhe ēfarė e ka lidhur atė me familjen tuaj?
"Meri Lalaj ka jetuar shumė vjet nė qytetin e Pogradecit, ku kemi banuar edhe ne familjarisht. Njohja e familjes sonė me kėtė person, ka ardhur nė njė mėnyrė krejt tė ēuditėshme, nė ato vite qė ajo punonte si mėsuese e anglishtes nė njė shkollė 8-vjeēare nė qytetin e Pogradecit. Duke qenė se Meri ishte kolege pune me motėrn time mė tė madhe, Kostandinėn, ajo filloi tė vinte nė shtėpinė tonė si shoqe e motrės. Duke qenė se njerzit qė mund tė shkelnin nė shtėpinė tonė nė Pogradec ishin mjaft tė rrallė, ne e pranuam Meri Lalajn pėr disa arsye tė cilat kishin tė bėnin me gjėndjen e saj sociale dhe shoqėrore. Nė atė kohė ne na vinte shumė keq pėr tė, pasi para se tė vinte nė Pogradec, ajo kishte jetuar disa kohė nė Minierėn e Manzės sė bashku me bashkėshortin e saj dhe mė pas ishte e divorcuar nga ai pasi atė e kishin dėnuar me burg pėr motive politike dhe ajo kishte mbetur e vetme me njė vajzė tė vogėl nėpėr kėmbė. Pra me pak fjalė, nė atė kohė ajo jetonte nė njė gjendje tė mjeruar ekonomike, gjė e cila midis tė tjerash na shtynte ta mėshironim dhe ajo shpesh ushqehej nė shtėpinė tonė".

Pėr nė ē' kohė bėhet fjalė, pra kur ka ardhur ajo pėr herė tė parė nė shtėpinė tuaj?
"Fillimet e njohjes sonė me kėtė person, i pėrkasin vitit 1979-80 kur motra ime, Kostandina, u emėrua si mėsuese nė qytetin e Pogradecit, por miqėsia jonė me tė, vazhdoi edhe disa vjet tė tjera dhe ajo ishte ndėr tė paktėt njerėz qė shkelnin nė shtėpinė tonė, pasi babai ynė, Lasgushi ishte mjaft i mbyllur dhe pėr shumė rrethana tė tjera, miqtė e tij qė mund tė vinin pėr ta vizituar atė, siē thashė mė lart, ishin mjaft tė pakėt".

Me qė dolėt nė kėtė pikė, mund tė na tregoni se kush ishin miqtė mė tė ngushtė tė babait tuaj nė ato vite, pra kush ishin ata qė e vizitonin atė nė shtėpinė tuaj?
"Nė parantezė desha tė them se ne kemi pasur dy shtėpi, njė nė Tiranė dhe njė nė Pogradec. Babai me nėnėn, Nafien, dhe ne dy gocat, (unė dhe Kostnadina) shkonim nga Tirana nė Pogradec, nė periudhėn qė mbaronim shkollat dhe kishim pushimet verore. Nė atė periudhė qė ne qėndronim nė Pogradec, babain vinin pėr ta vizituar miq shumė tė rrallė. Ndėr ata kujtoj shkrimtarin e njohur Ismail Kadare me bashkėshorten e tij, Elenėn, Bashkim Shehun, djalin e Mehmet Shehut, si dhe Skėnder Luarasin. Kishte dhe persona tė tjetėr nga Pogradeci qė akoma dhe sot ne nuk i dimė arsyet se pėrse vinin nė shtėpinė tonė. Por babai si miq mė tė ngushtė tė tij, konsideronte Kadarenė dhe Bashkim Shehun, tė cilėt vinin mė shpesh pėr tė vizituar si nė Pogradec ashtu dhe nė Tiranė".
U shprehėt se babai juaj Lasgushi, i vlerėsonte shumė Kadarenė dhe Bashkim Shehun, nė ē'aspekt e keni fjalėn.
"Pėrveē anės intelektuale dhe profesionale, pra nė fushėn e letrave, babai fliste me superlativa pėr Ismailin e Bashkim Shehun, sepse vetėm ata tė dy i ishin gjendur nė momentet mė tė vėshtira qė kalonte ai nė atė kohė dhe babai thoshte gjithnjė: "Mik ėshtė ai qė tė gjendet nė tė keq e nė rrezik", duke pėrmėndur Ismailin e Bashkimin".

Mė konkretisht, ku i ishin gjendur ata Lasgushit dhe pėr ēfarė e kishin ndihmuar?
"Unė po marr vetėm njė aspekt. Kur unė dhe motra, Nina, mbaruam shkollat e mesme, Ismaili me Bashkimin ndėrhynė qė ne tė na jepej e drejta e studimit pėr tė vazhduar shkollat e larta, nė Ekonomi e Letėrsi qė mbaruam unė dhe Nina. Nė atė kohė, pra kur unė dhe Nina mbaruam shkollat e mesme, babai u kėrkoi ndihmė Ismailit dhe Bashkimit, sepse ai e kishte shumė problem qė ne tė vazhdonim universitetin, jo thjesht pėr tė marrė njė diplomė, por tė shkelje bankat e shkollės sė lartė, ai e quante gjėnė mė tė shėnjtė. Kjo ishte edukata me tė cilėn ishte brymosur ai nė shkollat europiane ku kishte studjuar. Pra qė ne tė mbeteshim pa u shkolluar, ishte plaga mė e madhe qė mund t'i hapje Lasgushit dhe qė tė shkolloheshim ne, do tė thoshte t'i plotėsoje atij njė dėshirė tė madhe shpirtėrore. Kjo gjė vinte nga qė ai e vuante shumė atė fakt, pra se ne mund tė mbeteshim pa shkollė, pėr faj tė karakterit tė tij jo konformist me regjimin nė fuqi. U zgjata pak nė kėtė pikė, por desha tė them qė si babai ashtu dhe ne, u jemi mjaft mirėnjohės, Ismailit dhe Bashkim Shehut, pėr tė gjitha ato qė bėnė pėr ne. Njė nga personat e tjerė qė na ka ndihmuar, ka qenė edhe Llazar Siliqi e Isuf Kamba, tė cilėt na ndihmuan nė emėrimin Ninės nė Pogradec. Mirėnjohjen ndaj tyre babai e ka shprehur dhe nė ditarin e tij dhe nė shumė letra dėrguar atyre tė cilat ne mund t'ua vėmė nė dispozicion".

Tė kthehemi pėrsėri tek ēėshtja e zonjės Meri Lalaj, sa kohė dhe si vazhdoi miqėsia e saj me Lasgushin dhe familjen tuaj?
"Miqėsia e jonė me Meri Lalajn, e cila hynte dhe dilte nė shtėpinė tonė fare normalisht, vazhdoi deri aty nga viti 1982, kur babait tonė i ra njė ishemi cerebrlale, aq sa me porosi tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, u ngarkua Llazar Siliqi pėr t'i bėrė nekrologjinė. Por ashtu si Llazari i Biblės qė u ngjall nga Krishti, edhe babai ynė Llazari, pėr fat tė mirė nuk vdiq, por jetoi edhe shumė vjet tė tjera. Nė atė kohė me interesimin e nuk e di se kujt, nė shtėpinė tonė nė Pogradec, erdhi mjeku specialist Kadri Baboēi nga Tirana, i cili u kujdes gjatė pėr mjekimin e Lasgushit. Nisur nga ky fakt, nė shtėpinė tonė filluan tė hynin e dilnin shumė njerėz, tė cilėt pyesnin pėr shėndetin e babait. Njė nga ata persona, ishte dhe Nuēi Tira, (krushk i familjes sonė, motra e tij ishte martuar me djalin e motrės sė Lasgushit) ish'kuadėr i vjetėr i Sigurimit tė Shtetit, i cili nė atė kohė punonte nė degėn e Brendėshme tė Pogradecit. Nuēi Tira me shumė dashamirėsi na tha se ne duhet qė tė kishim shumė kujdes nga Meri Lalaj dhe tė ruheshim nga ajo. Ne e vlerėsuam kėshillėn miqėsore qė na dha Nuēi, e cila na korespodonte me njė fakt, se nė atė kohė disa biseda familjare tonat, kishin filluar tė pėshpėriteshin nėpėr qytet dhe dyshimet tona normalisht ranė mbi Merin, pasi vetėm ajo kishte dijeni pėr ato gjėra. Qė nga ajo kohė, pra pas kėshillės sė Nuēi Tirės, ne filluam qė tė ruheshim nga Meri, por pa i rėnė nė sy asaj. Njė nga arsyet e tjera qė na shtynė tė hapnim sytė nė marrėdhėniet qė kishim me tė, ishte dhe fakti se nė atė kohė ajo kishte shumė miqėsi me njė person tė quajtur Ll. A. i cili njihej si njeri i Sigurimit. Kėtė gjė ne e kishim mėsuar nga burime tė tjera shumė tė sigurta".
Pėrveē zonjės Meri Lalaj, ėshtė folur qė kullėn e Lasgush Poradecit, e ka pas frekuentuar edhe njė femėr tjetėr. Ky fakt ėshtė bėrė i njohur publikisht, edhe nga ditari i babait tuaj i botuar pjesėrisht para pak vitesh nga njė revistė shqiptare, por dhe nga kujtimet e zonjės Lalaj nė librin e saj: "Lasgushi nė Poradec".
"Kjo gjė ėshtė mė se e vėrtetė. Pėrveē Meri Lalajt, nė atė kohė nė shtėpinė tonė filloi tė vinte dhe njė zonjė tjetėr e quajtur Ana Jovani, qė kishte mbetur vejushė e nė mos gabohem ishte rreth 37 vjeēe. Ana ishte mėsuese letėrsie dhe duke qenė e pasionuar pas letėrsisė dhe poezisė, ajo gjeti mėnyrėn pėr tė hyrė nė shtėpinė tonė. Po kėshtu sa herė vinte zonja Ana nė shtėpinė tonė, aty vinte dhe njė piktor i quajtur T.M dhe tė tre bashkė me Lasgushin, diskutonin pėr artet dhe letėrsinė. Lasgushit i bėri pėrshtypje dhe i hyri nė zėmėr ajo grua, sepse fliste me plot passion pėr artet dhe poezinė, e duke qenė se babai ishte njeri me zėmėr tė madhe dhe shumė kavalier, pėr ta sajdisur, i lėshoi zonjės Ana studjon e tij qė ajo tė jetonte aty dy muajt e verės, nė periudhėn e pushimeve shkollore. Nė ato dy muaj qė Ana qėndroi aty, vinte shpesh pėr vizitė dhe T.M".

Nė ē'periudhė bėhet fjalė?
"Nė mos gaboj duhet tė ketė qenė viti 1979".

A ju bėnin pėrshtypje familjes suaj, kėto miqėsira dhe veprime tė babait, Lasgushit?
"Pėr tė qenė e sinqertė deri nė fund, duke e njohur mirė karakterin dhe temperamentin e ndjeshėm tė babait tonė, ne nuk na bėnin ndonjė pėrshtypje tė madhe miqėsitė e tija. Por edhe po tė kishim ndonjė rezervė nė kėtė aspekt,nuk mund t'i ndėrhynim kurrė babait nė punėt e tija, pasi ashtu na kishte edukuar ai dhe ne ishim aq tė emancipuara sa nuk mund ta gjykonim atė".

Si rrodhi mė pas miqėisa me zonjėn Ana Jovani?
"Ato dy muaj qė Ana qėndroi nė shtėpinė tonė, ne filluam tė dyshonim tek ajo, pasi shpesh herė ajo dilte nga shtėpia me ēantat plot me libra. Kėtė gjė, pėrveēse e kishim pikasur vetė, na e kishin thėnė edhe disa miq tė afėrm tė familjes sonė. Pas kėsaj, ne me shumė delikatesė, filluam qė t'ja thoshim babait kėtė gjė, i cili heshtėte, por nė veten e tij nxirrte konkluzionet e duhura. Kur mbaroi vera, mbas njė sherri tė paparė me njerzit e burrit nėpėr gjyqe, zonja Ana u largua nga qyteti ynė dhe u vendos nė vėndėlindjen e saj, nė Shkodėr. Kėtu mori fund dhe miqėsia e familjes sonė me zonjėn Ana".

Po me zonjėn Meri Lalaj, deri kur e vazhduat miqėsinė?
"Aty nga viti 1983, mbas vdekjes sė mamasė sonė, (Nafijes) motra ime, Kostandina, erdhi me punė nė Tiranė dhe bashkė me tė erdhėm dhe unė e babai, Lasgushi. Kėshtu mori fund miqėsia jonė me Meri Lalajn, e cila vinte shumė rrallė nė Tiranė dhe nė kėto rrethana u shkėputėn lidhjet me tė. Por ndonėse ato dy zonja i shkėputėn fizikisht lidhjet me familjen tonė, familja jonė si tė thuash mbeti peng i tyre, pėr shkak tė shumė librave, dokumenteve e dorėshkrimeve qė ato patėn rastin tė vidhnin nė shtėpinė tonė. Njė nga kėto, ka qenė edhe ditari i babait, tė cilin e vodhi zonja Meri Lalaj".


Postuar nga AngelDevil datė 06 Nëntor 2009 - 10:31:

Disa poezi te tij:

Vdekja e Nositit


Me zjarr ju flas... me zjarr
Ne gjirin tim kam hapur varr...
Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemerak
Fatlum dh' i paster si zembak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijne-urtuar zogjte-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Nje dashuri per llaftari:

Pa nis ah! Gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin per nje cas...
Dh'i nginj ah! zogjte- e vdes me gas!...

Ahere - helmohet e bucet
Pas mallit tim liqer-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund , ay e shkund,
Ay e hap sa me te mund,
Gjer mun ne gjit,gjer mu ne fund.

E shpirtin dyke ma percjelle
Me thote ah! shih sesa 'sht'i felle...
Ky gjir'i em qe te pat pjelle...

Me zjarr ju flas...
Me zjarr...



----------------------------------------------------

Fryn veriu nė mal tė thatė,
Thotė vasha lele ngriva.

Duro,vashė,tė durojmė,
Si duron mali dėborėn.

Nė tė shtėnēa moj nė dorė,
Do tė ngroh si top dėborė.

Nė m`a dhėnē moj bel` e hollė,
Do tė thyej si mėnjollė,
Do tė shtryth posi njė mollė.

Nė mė arthē o moj nė hije,
Do t`i puth prej dhembshurije,
Do t`i skuq t`i ndes qirije,
Do t`i nxi t`i bėj mavije
Ato buzė gjak-qershije.

Nė tė marēa moj pėrherė,
Do tė shtroj tė parėn herė,
Do tė ngroh tė dytėn herė,
Do tė puth tė tretėn herė

Buzė-e gushė-e gjinė-e mjerė
Dh` atė shtatin qė mban erė
Posi luleja nė verė:
Gjer sa gjumi tė m`tė zerė,
Tė m`tė zerė-e tė m`tė flerė
Syr` i urtė si mėshqerė.

Vate dimri,vate vera,
Vate vjeshta pėrngahera.

Trim mė more-edhe mė shtrove,
Trim mė ngrove-e mė pushtove,
Trim mė puth-e mė mbarove,
Trim o trim seē trimėrove!

Trimi ē`paske dhėndėruar,
Vasha ē`paske nusėruar,
Zotin ē`paskan lavduruar,
Jetėn ē`paskan trashėguar,
Shpirtin ē`paskan shentėruar.

----------------------------------------------------


 
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.