Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 97 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Pse tė deshta aq shum? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17861)


Postuar nga epanjohura datė 19 Qershor 2010 - 14:28:

Sa shum kohe kaloi
Mesazhe s'te kam shkrua
Pasi e dij qe asnjehere
Nuk ke me i lexua!

Loti po ti shkruan
Une vetem shiqoi
Nuk po mund ta ndali
As nuk i ndaloi

Te varri yte moj zemer
Erdha u ula mbi gur
Edhe nje here te thash
Nuk te harroi kurr!
------------------------------
________Pse???_____

Pse nuk me doli ky gjum
Kur ti me erdhe pran
Pse nuk munda te flas
Te te them qe te kam gjan?

Pse ike kaq shpejt
Pse perqafim nuk te dhash
Ah gjum i bekuar tradhetar
Pse me mashtrove se pash???

Mu duk qe me puthe ne ball
Me ato buze te thara shkrum
Ne enderr ke veshi degjova
Me the se me dashte shum!

Edhe une moj zemer
Te dashta dhe te dua
Po nuk ja vlen aspak
Pasi ti nga une ke shkua!

Sikur te mundem sot
Ti mbylli keta sy
Mos te shof drite as diell
Pasi s'te shof Ty

Kur ti mbylli syt
Kur zemra te me pushon
Kur dite as nate s'do te kete
Atehere me kalon malli
Dhe do te jem e qet!

Sa shum qe me mungon
Nuk dij ta pershkruaj
Mundohem te buzqeshi
Po me zemer vuaj!

E thirra buzqeshjen
Ajo ma ktheu shkurt
,,S'dua te vij tek Ti
,,Sdua te jem e ngurt"

E thirra lotin
Sa shpejt me erdhi ne sy
,,Pasi s'te don buzqeshja
Une do rrij me Ty"

E brengosur ne shpirt
Po shkruaj sot per Ty
Te te them i dashur
Brenga s'eshte per ty!

Brengosem per veten
Qe mbeta ne kete bote
Brenga veq me shtohet
Sa te jam mbi toke!

Kur mbi varrin tend
Hena po ndriqon
Po behem xheloze
Psa ajo te perqafon?

Shkruaj mesazhe moj zemer
Nuk kam ku ti dergoi
I ofrova pran varrit
Varri si pranoi!

Pse moj toke e bekuar
Je e vrazhd me mua
Pse mi kthen mesazhet
Fare pa i lexua?

Mbi gur te varrit zemer
Loti ngadal pikon
Pse nuk flet me mua
Pse nuk me ngushllon?


  Gjithsej 97 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 97 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.