Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- A mendoni qe xhelozia tregon mosbesim apo dashuri???...... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10398)


Postuar nga amor alucius datė 18 Nëntor 2006 - 14:34:

Xhelozia, njė ēmenduri jo fort e zakonshme


Spekter

Eshtė komplekse dhe tregon ankthet tona arkaike. Sepse xhelozia nuk ėshtė njė provė dashurie. Ajo tradhton njė problem besimi nė vetvete. Njė zoom - pėr njė pasion qė ėshtė mė shumė i ankthshėm sesa eksitues. Nė librari mund tė gjesh tituj nga mė tė ndryshėm: “Xhelozia, kėnaqėsi dhe mundim”, “Kurrė mė xhelozė”, “Varėsia dashurore”… Kėtu mund tė shtrojmė njė pyetje: mund tė trembemi se mos humbasim atė qė kemi vendosur qė ta posedojmė? Me sa duket po... “

Eshtė logjike-konfirmon Franēois-Xavier Poudat, qė merret me ēėshtjet e ēifteve. Martesa nuk ėshtė mė institucion, duke braktisur idenė e njė kontrate pėrjetė, ēifti mundohet tė krijojė njė kontratė tė parakohshme. Ankthi ėshtė i vazhdueshėm. Marrėdhėnia vėrtitet mes mbikonsumimin e partnerėve dhe pavarėsisė sė tjetrit-ku xhelozia ėshtė njė lloj shfaqjeje”. Damien Guyonnet flet pėr njė epokė paranojake. Sipas tij, nė mungesė tė modelit dhe tė sigurisė, janė fantazmat qė na udhėheqin.

Tjetri, qoftė bashkėshorti apo personi qė kemi vendosur tė ndajmė jetėn, kthehet lehtėsisht nė kėrcėnim. Skenaret qesharake Dashuria mund tė bėhet e ēmendur, nė kuptimin kur na zhyt nė gjendje qė kanė njė kufi – jashtė vetvetes-. Nėse tė gjithė jemi tė shqetėsuar kur imagjinojmė ikjen e njeriut qė duam, disa syresh zhyten njė njė delir interpretues paranojak.

Madje duke mos pasur asnjė hije dyshimi pėr tė krijuar njė skenar qesharak. Pėr psikanalisten Sophie Cadalen, autore e njė libri pėr ēiftet, thotė se xhelozia nuk ka shumė lidhje me dashurinė. “Personi qė ėshtė xheloz duhet tė mbėshtetet nė vetvete. Ajo qė e tmerron ėshtė njė lloj dėshire qė nuk e kanalizon dot, kėrcėnimi i njė energjie qė e ka nė thellėsi, brenda vetes ... tė cilėn e projekton te tjetri. E thėnė ndryshe, ėshtė personi xheloz, ai qė ka tendenca pėr tė tradhtuar apo dėshira tė ēuditshme”.

Ndėrsa psikanalistja Marcianne Blévis autore e “Xhelozia, kėnaqėsi dhe mundim”, kjo simptomė duket mė komplekse. Duhet qė tė na shtyjė ta eksplorojmė edhe mė shumė historinė tonė, para lindjes sė njė vėllai apo motre mė tė vogėl. “Nė fillim ka njė situatė pasigurie. Pėr shembull: njė fėmijė i vogėl qė ndodhet pėrballė njė situate ndarjeje. Aureola e mirėsisė qė e lidhte me nėnėn e tij, shkatėrrohet menjėherė.
Nėna qė nuk e pėrkėdhel mė, tė afėrt qė nė mėnyrė tė pavetėdijshėm nuk i japin atij vendin e mėparshėm. Nė njė moment tė caktuar dallon se i shkėputet njė gjė nga vetja”. Njė ndjenjė qė sipas psikanalistes do tė mbetet si njė dhimbje e vogėl, njė valė e zezė e ngelur pezull mbi tė, njė kėrcėnim. Njė plagė narcistike “Kur vjen momenti pėr tė krijuar njė ēift, qė nė fillim i kujton atij njė marrėdhėnie tė parė nėnė-fėmijė, ky ankth braktisjeje, humbjeje, mungese, mund tė shfaqet sėrish.


Xhelozia ėshtė njė “sėmundje e shtrembėrimit”, tregues i njė vėshtirėsie pėr tu ndarė nga tjetri, qė shfaqet edhe nė ndarjen arkaike dhe brutale qė ndodh me nėnėn”. Kjo situatė fillestare qė pėrjetohet nė fėmijėrinė e hershme mund tė sjellė njė “plagė narcistike” qė ēdo person qė ėshtė xheloz do tė mundohet ta rregullojė nė marrėdhėniet me personin e zemrės qė konsiderohet “si njeriu qė do tė mbyllė tė ēarat”. Prej nga vjen edhe dėshira pėr ta afruar tjetrin. “Xhelozia ėshtė njė formė varėsie, si bulimia apo toksikomania.Sepse ajo vjen pėr tė na mbushur boshin tė pushtojė psikikėn, njėsoj si ēdo lloj droge. Jemi nėn hijen e tjetrit”,- thotė Franēois-Xavier Poudat.

Ngandonjėherė njė njeri xheloz ėshtė i pushtuar nga njė fantazim: ish-i dashuri, i harruar prej kohėsh apo njė rival imagjinar: “Ky konkurrent ėshtė i shpikur. Nė tė njėjtėn kohė i dashuruar dhe i urryer. Ai i ka tė gjitha cilėsitė, pikėrisht ato cilėsi tė cilat nuk i kemi”,- thotė Marcianne Blevis. Ashtu si ēdo person xheloz vuan nga njė mungesė vlerėsimi pėr veten ai kėrkon nė mėnyrė tė pavullnetshme, “patericė”, pranė rivalit. “Frojdi flet pėr ndjenjat e homoseksualitetit pėrkarshi njė rivali.

Personi qė ėshtė xheloz kėrkon nė veten e tij njė “njohje homoseksuale”, konfirmimi i njė identiteti seksual qė atij i duket si defekt”. Edhe pse torturuese, xhelozia ėshtė njė kėnaqėsi. “Xhelozia mund tė jetė e kėndshme, sepse lejon qė tė evitosh hijet e njė rutine tė jetės nė ēift”, shpjegon Marcianne Blévis. Rivali i shpikur Xhelozia shtyn erotizmin, mbėshtet dėshirėn? Tė gjitha ēiftet kanė nevojė pėr njė lloj ndjelljeje, qė na kujton se jo gjithēka mund ta kemi dhe se tundimet ekzistojnė. Sociologu Jean-Claude Kauffmann nė librin “Trupi i femrės, nėn vėzhgimin e burrit” mbėshtetet nė reagimin e meshkujve kur shohin gjoksin nudo tė grave tė tyre kur janė nė plazh. Xheloz apo jo? “Meshkujt 20-vjeēarė nė fillim tė lidhjes nuk mendojnė se tė dashurat e tyre mund tė shohin edhe mė tutje... Ndėrsa nė moshėn 40-vjeēare nuk janė edhe aq shumė tė bindur. Kėshtu nis edhe loja e vėzhgimeve, kur burra tė tjerė ushqejnė marrėdhėnien nė ēift”,- thotė sociologu. A nuk ėshtė pikėrisht kjo ideja e shkėmbimit, kaq e pėrhapur tek ēiftet pseudoliberalė? “Nė fakt, thotė Sophie Cadalen, shkėmbimi lejon qė tė kufizosh njė njeri dhe tė menaxhosh xhelozinė tėnde. Duke iu dhėnė kėsaj praktike, kontrollojmė seksualitetin e tjetrit dhe e mbyllim nė njė “burg tė praruar”. Deri nė momentin kur rivali i shpikur bėhet mjaftueshėm i fuqishėm dhe i pranishėm pėr ta shtyrė xhelozin nė njė dhimbje tė llahtarshme.
“Nė kėto raste, rivali shndėrrohet nė njė person qė “mbush” kėtė horizont lirie, njė pjesė tė papritur, “njė dėshirė qė qarkullon” mes ēiftit. Sėrish gjendemi tė burgosur, tė mbytur nė dhimbje”,- shpjegon Sophie Cadalen. Pa folur pėr rastin kur bashkėshorti shtyhet derisa e hedh nė krahėt e dikujt tjetėr, duke i thėnė vetes “kisha tė drejtė”.... Nė kėtė mėnyrė, psikanalisti mund tė ndihmojė xhelozin qė ti vendosė fjalėt dhe ngjarjet nė njė moment tė kaluar, pėr tė identifikuar “atė re tė errėt”, ajo pasiguri e fillimit, “mungesa e tjetrit” nuk na lejon qė tė jemi tė lirė.
Mes gjithė “viktimave” tė mundshme, njė vogėlushe “qė nuk ka mundėsi tė shfaqė feminilitetin” nga frika e sė jėmės, njė tjetėr qė vuan mungesėn e njė babai, qė nuk mundi ta kishte pranė, ... “Njė nga pacientet e mia gėrmonte nėpėr xhepat e burrit tė saj derisa iu kthye nė sėmundje. Nė tė vėrtetė ajo kėrkonte qė tė hynte nė njė univers mashkullor qė ajo nuk e njihte dhe mbi tė cilin ajo vetėm fantazonte”,- shpjegon Marcianne Blévis. Pėr njė gjė duhet tė sigurohemi: ka dhe mė keq se sa tė jesh xheloz: tė mos e provosh asnjėherė xhelozinė. “Njė nga pacientėt e mi, bėnte lavde se nė moshėn 45-vjeēare nuk e kishte ndjenjėn e posesivitetit.

Ai praktikonte shkėmbimin, duke i detyruar femrat e jetės sė tij qė tė hidheshin nė krah tė burrave tė tjerė. Nė fakt gjatė jetės sė tij ai nuk kishte pasur njė vlerėsim tė mirė pėr veten, duke i mbushur mendjen vetes se nuk ishte asgjė. Kur ky njeri e gjeti veten, ai zbuloi edhe njė formė normale tė xhelozisė. Kėshtu ai rinisi tė jetonte ....”, pėrfundon Marcianne Blévis.

Marrė nga Le Figaro


  Gjithsej 18 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.