Forumi Horizont Gjithsej 169 faqe: « E parė ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)


Postuar nga Indrit datė 06 Qershor 2008 - 18:36:

Rrubaira!

Ne stacion te pashe vashez, kemba-kembes pas te rashe.
Me pas mbi urban u ngjita te kalonim rrugen bashke.
S’dija c’rruge po pershkoja, as pse hipa mbi urban
U marrosa moj pas teje qe ne castin kur te pashe.

Nga pasqyra e urbanit sec me pe drejt e ne sy
Edhe une nga pasqyra te veshtrova vashez ty
Kur me pe qe te veshtroja tu skuq faqja porsi shege
Ulem syte nga pasqyra turperuar qe te dy.

E me pas me bisht te syrit te veshtroja ne pasqyre
Dhe ti ende si nje shegez rrije skuqur ne fytyre
Me pas syte si ylber plot shkelqim i ngrije lart
Vezulloje aq magjishem si nje hene ne te hyre.

Nga pasqyra e urbanit me nje zjarr moj, te veshtroja
Dicka ndjeja brenda shpirtit, dicka doja te te thoja
Por nuk merrja dot guximin te te flisja asnje fjale
Dhe pse zemra fort me rrihte, s’me dilnin fjalet nga goja.

Me ne fund ja, erdhi casti, u hap e urbanit dere
Hoqe syte nga pasqyra ,rende poshte menjehere
Ne mes turmes perplot njerez avullove me s’te pashe
Sa habitshem fluturove dhe u trete porsi ere.

Dhe c’do dite me pas veshtroja permes turmash ne stacione
Asnjehere me si pashe, syte e tu, fytyren tende
Jo, si pashe ne asnje turme,ne asnje pasqyre urbani
Oh me humbe moj nga syte per tu fshehur pas nje enderre.


  Gjithsej 169 faqe: « E parė ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.