Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)


Postuar nga NS-6 datė 10 Korrik 2006 - 23:43:

pesha shtese gjate shtatzanise

Cod. A11072006

per sa i perket peshes eshte nje parameter qe quhet BMI (body mass index) qe pak a shume tregon peshen ideale per nje person normal. matet ne kete menyre :
BMI = peshe ne kg / (gjatesi ne metra)^2

nje BMI < 19 tregon nje dobesi te madhe dhe se ka mundesi qe te kete ndonje problem me thithjen e ushqimeve ne zorre...me pak fjale eshte mire qe te kontrollohet nese e ka BMI nen 19.
nje BMI ndermjet 19 dhe 24 eshte normale.
nje BMI nga 24-30 eshte mbipeshe
nje BMI mbi 30 eshte obez (shume mbi peshe me pak fjale)

kjo gje per sa i perket peshes se nje personin normal...normalisht qe per femren shtatzene gjerat do ndryshojne sepse do i duhet te kete edhe nje peshe shtese per femijen...

nga ato qe gjeta duke kerkuar ne internet,gjeta keto shifra:
per nje femer me BMI nen 20 pesha shtese shkon nga 12.5 deri ne 18 kg
per nje femer me BMI 20-26 pesha shtese shkon nga 11.5-16 kg
per nje femer me BMI 26-29 pesha shtese shkon nga 7-11.5
per nje femer me BMI mbi 30 pesha shtese shkon ne 6 kg.

keto shifra i referohen peshes totale shtese gjate shtatzanise,normalisht qe shtimi ne peshe nuk do jete kostant sepse do ti perkoje nevojave te femijes keshtu qe pritet qe te shtohet me ecurine e shtatzanise...
ne trimestrin e pare shkon ne gjys kile ne muaj,ne trimestrin e dyte ne gjys kile ne cdo 2 jave kurse ne trimestrin e trete ne gjys kile ne jave...

ne ate peshe perfshihen fetusi qe po rritet,placenta,sasija e lengjeve qe mban trupi,sasija shtese e gjakut etj...

normalisht qe keto shifra jane shifra me qellime informuese dhe se femra shtatzene duhet te kontrollohet here pas here per peshen.

per celulitin (nuk jam duke qesh ) nuk di cte te them per momentin...

p.s: per sa i perket informacioneve dhe burimit te tyre po ju jap sitin ku jam bazuar:
http://www.lagravidanza.it/pr_con/peso_grav1.htm
p.s 2: amon se nuk jam bo mjek une,kam kohe akoma per te arrit ate grade


  Gjithsej 128 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.