Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 04 Tetor 2006 - 12:52:

Per kurimin e acarimit te bajameve...

Cod. B04102006

Lule pjeshke:
Pėr pėrgatitjen e mjekimit tė inflamacionit tė bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramė lule pjeshke, qė mė pas duhen zier nė 500 ml ujė. Kjo masė pihet nė formė ēaji ose pėrdoret si gargarė. Pėr kėtė qėllim pėrdoret edhe pluhuri i luleve tė thara e tė imtėsuara tė pjeshkės, i cili merret me majė tė lugės pėr ēdo pėrdorim.

Bimet e sherebeles, keputja e arrave dhe bocet e hormoqit:
Njė tjetėr mėnyrė pėr kurimin e acarimit tė bajameve ėshtė edhe pėrzierja e disa bimėve. Nė njė raport 1 me 1, pėrzihen bimėt e sherebelės, kėputja e arrave dhe boēet e hormoqit. Nga kėto pėrgatitet ēaji, i cili ėmbėlsohet me mjaltė sipas dėshirės. Me ēajin e pėrgatitur shpėlahet fyti (gargarė) pėr ēdo 15 minuta. 

Mellaga e bardhe
Njė tjetėr bimė qė shėrben pėr kurimin e bajameve ėshtė edhe mėllaga e bardhė. Pjesėt qė pėrdoren pėr kėtė qėllim janė rrėnjėt e bimės. Pasi thahen, ato copėtohen dhe me to pėrgatitet ēaji. Edhe ky ēaj pėrdoret nė formė gargare pėr shpėlarjen e fytit. Mund tė pėrdoret sa mė shpesh, nė mėnyrė qė edhe efekti tė jetė mė i shpejtė.

Angjinarja
Njė tjetėr mjekim pėr inflamacionin e bajameve ėshtė edhe pėrdorimi i bimės sė angjinares. Angjinarja zihet mirė me gjithė gjethe. Me lėngun e pėrftuar prej tyre bėhen kompresa tė ngrohta nga jashtė fytit. Kjo mėnyrė pėrdoret pėr ēdo 20 minuta. Shpesh acarimi i bajameve mund tė shoqėrohet me ngjirje tė zėrit dhe dhimbje tė fytit. Pėr tė sjellė sėrish zėrin nė gjendjen e mėparshme, mjekėsia popullore sjell njė prej mėnyrave tė saj. Pėr kėtė qėllim, merren 1 deri nė 2 pika vaj dafine. Kėto hidhen nė shurup dhe mė pas pihen. Shumė shpejt do tė vihet re njė pėrmirėsim i dukshėm.

Mjalti
Sipas mitologjisė sė vjetėr greke, thuhet, qė bleta "i ka shpėtuar" jetėn Zeusit tė Ri, pas njė sėmundjeje, qė ai pati. Zeusi ia dinte bletės, saqė pėr tė shprehur respektin qė ai kishte, e kultivoi atė edhe mė tej. Megjithėse produktet e ėmbla shpesh nuk janė tė rekomandueshme pėr shėndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veēantė pėr shkak tė vitaminės B, qė pėrmban. Mjalti ka veti kuruese dhe dezinfektuese, jo vetėm ndaj infeksioneve tė bajameve, por edhe ndaj sėmundjeve tė tjera. Shumė mjekė popullorė e rekomandojnė mjaltin nė pėrzierje me bimė tė tjera mjekėsore siē ėshtė sherebela. Ēaji i pėrftuar nga zierja e bimės sė sherebelės ėmbėlsohet me mjaltė sipas dėshirės. Kjo kurė vazhdon deri nė pėrmirėsim tė bajameve. Mjalti kėshillohet nga mjekėt edhe nė gėrvishtje tė vogla tė lėkurės, pasi pėrmban veti dezinfektuese pėr plagėn. Mjalti pėrmban 14-20% ujė, sheqer, materie azotike, vitamina. Ndėrkohė qė 300 gramė sheqer, mund tė krahasohen me 250 gramė mjaltė.

Kamomili
Njė nga bimėt mjekėsore, qė ka gjetur edhe pėrdorim tė shpeshtė pėr shėrimin e disa sėmundjeve, ėshtė kamomili. Edhe nė rastin e bajameve tė acaruara ai mund tė pėrdoret, duke u pėrgatitur me mjajtė. Masa e pėrftuar mė pas mund tė pihet nė formė ēaji deri nė tri herė nė ditė.

Autori: Mimoza Kėrmezi


  Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.