Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga IQVLORA datė 15 Prill 2007 - 16:08:

Re: Re: konte

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti

Shiko, eshte term mjekesor, sepse kemi dhe cerozen qe dhe kjo eshte semundje, desha te them se dhe ketu kemi ate pjesen cer.
Me mire kete gje na e sqaron nje mjek se ku eshte fjala, mjaft sa te na fuse ne brazde se pastaj ecim vete.



Nga sa kam degjuar ne nje emision televiziv,kam mesuar se Kancer eshte quajtur doktori ose studiuesi i cili zbuloi kete semundje te keqe.Pra per nder te tij kjo semundje u quajt kancer.

Disa fjale te vjetra:
1)dylmer -mbareshtues i bagetive te imta
2)kade(kadishte)-fuci druri ku mbahej bereqeti
Nje histori me kadishten treguar nga gjyshja:Nje kusar i tmerrshem nga fshati Mavrove vodhi nje ka te nje fshatari te tij.Ai e theri e futi ne kadishte dhe e mbuloi me mistrishte.Poqi mish dhe ua dha femijeve per te ngrene.Por para se t'ju jepte te hanin ai i zgjoi ata nga gjumi duke ju hedhur uje me shoshe si shi duke ju thene cohuni se po bie shi.
Njeri nga femijet i quajtur Lulo,paksa i shkare kendonte nje kenge:

Barku im i cacurri
hengri mish prej kau
e theri babai
e futi ne kadishte
e mbuloi me misstrishte

(Miserishte eshte pjesa e kallirit ku qendrojne kokrrat e misrit).

Ata qe kerkonin ta zbulonin pyeten femijet kur keni ngrene mish.Dhe e dini kush ishte pergjigja? Ehe.(e-t me dy pika siper).Po kur? Qekur ka rene shi.
3)nurezi/zeze-njeri qe nuk i qesh buza kurre.
4)nur- pamje e jashteme e fytyres se njeriut ose bukuri
5)brashnje-kepuce te bera me gome rrotash makine,sholla.Brashnjar i thuhet edhe ndonje njeriu te shkujdesur ne mirmbajtjen e vetes se tij.

6)burgull ose bollgur -gjelle e vjeter shqiptare me baze kokrrat e grurit.
7)Qefilxhe -emer femre,e kam degjuar 4 dekada me pare
8)kakabiqe -fjale e perdorur per duhanin e forte te dredhur vete.Qenka kakabiqe ky duhan thoshi duhanpiresit.
Magrip/e e kam degjuar kohe me pare kur isha femije duke e quajtur dike keshtu, por nuk ja di kuptimin Konte.
9)gjeraqine perdoret si emer njeriu,por i thuhet edhe nje vajze te mbare.Nuk jam shume i sigurt.
10)zarigoge -eshte nje lloj zvarraniku i gjate deri 25 cm me lekure te lemuar.Shpeshhere thirret nje femer simpatike dhe e zhdervjellet.
11)Ne Shqiperi jetone nje minoritet qe ne i quajme ēobane pjestaret e tij. Disa te tjere qe flasin po te njejten gjuhe i quajme ''SARAKACANE''.
mire te paret, sepse nga vete emri kuptohet,por me te dytet?


Postuar nga kontinenti datė 15 Prill 2007 - 17:13:

Re: Re: Re: konte

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA


Magrip/e e kam degjuar kohe me pare kur isha femije duke e quajtur dike keshtu, por nuk ja di kuptimin Konte.



Se pari, Magrib quhet Marroku, nga arabet. (Shteti i Marrokut, sepse marrokenet nuk jane arabe, por afrikane)
Por, kur e ke degjuar, nuk besoj se ka patur lidhje me Marrokun si shtet, sepse arabet, fjalen magrib-magreb e perdorin per perendimin e diellit, pasi gjeografikisht, Marroku ndodhet ne perendim te Arabise Saudite.
Pra fjala magrib-magreb jep te kuptoje ate qe ne e themi (e kemi pas thene) edhe si ''aksham- akshom'' pra mbremjen (perendimin nga turqishtja, darken.).
Arabet e kane si fjale edhe te tregojne se; po iki te fal magrebin, pra po iki te fal akshamin-akshomin.....po iki te fal kohen e perendimit.
Kjo eshte fjala Magrip apo Magreb IQVLORA.

Ndonje qe di arabisht, mund ta konfirmoje kete gje.


Postuar nga kontinenti datė 15 Prill 2007 - 17:37:

Bollgur eshte po ajo qe ke thene IQVLORA, dhe nuk del me kuptim tjeter vetem se ''boll me grure'' apo ''grure i bollshem'' sepse si gjelle ka vetem grurin e zier i cili vertet eshte i bollshem.
Ne librat ruse, ke per ta hasur shume kete fjale, pasi dhe ruset e kane perdorur shume bollgurin .

Gjeraqine eshte emer shpendi.
Se sa emra ka apo sesi e kane quajtur dikur kete shpend, nuk mund ta themi me saktesi, ndoshta ka qene quajtur dhe Zgalem ku Maksim Gorki ka nje tregim te vogel me titullin e perkthyer nga ne si Zgalemi .
Por tek gjeraqina qe eshte dhe emer gruaje, mund te nen kuptohet dhe fajkoi femer.
Greket, kane fjalen ''geraki'' qe nen kuptojne nje zog deti, pra mund te jete ai ''zgalemi'' qe thame.
Por, si fjale apo si fillim fjale, pra gjera nuk eshte aspak greke, por puro shqipe, tjeter pune se greket e kane fjalen e pare te tyre.
Prej ketu kemi dhe fjalen hierarki e cila dhe kjo eshte puro shqipe, por qe greket e perdorin shume dhe sidomos tek fjala ''plak'' (gjeros) qe perseri eshte formuar nga shqipja.

Megjithate, me fjalen gjeraqine nen kuptohet nje vajze e bukur, e zhdervjellet, e zgjuar etj.
Ndokush qe ka ide me te qarta per gjeraqinen si shpend, mund te na sjelle ndonje ide te re.
Do te kerkoj per ndonje foto te ketij shpendi.


Qefilxhe kjo fjale eshte turke.
Psh; ai hyri qefil.
Pra, ai hyri kot, se nuk kishte pune te nderhynte.
Me kete fjale qe e kane perdorur dhe si emer, kane dashur te tregojne pafajsine (sidomos te femres) pra te nje femre qe eshte e ndershme, eshte qefilxhe, qe nuk di ta dredhe etj.


Postuar nga kontinenti datė 15 Prill 2007 - 17:44:

Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
Po fjala halabak esht shqip. faleminderit.

Puntori.... bajge haleje hahaha, eshte teper e thjeshte ajo fjale.


Postuar nga SEXI datė 15 Prill 2007 - 17:49:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti

Puntori.... bajge haleje hahaha, eshte teper e thjeshte ajo fjale.


Sa shpejt i zberdheni fjalet more aman...pastaj une e di se eshte "alabak" jo halabak...


Postuar nga kontinenti datė 15 Prill 2007 - 17:51:

Ashtu e di ti....por nuk eshte ashtu se....hahahaha.


Postuar nga Ari. datė 15 Prill 2007 - 17:53:

Citim:
Po citoj ato qė tha SEXI

Sa shpejt i zberdheni fjalet more aman...pastaj une e di se eshte "alabak" jo halabak...

atehere

alabaku.....ala baku..
vjen sipas nje barboni qe quhej baki... turk. edhe u morr shprehja

ala baki......si bakiu.. barbon


aaahahhahahahah bej shaka
mos ma merr per ters zemra


Postuar nga Piktor datė 15 Prill 2007 - 18:20:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Ashtu e di ti....por nuk eshte ashtu se....hahahaha.
ne fakt Konte edhe un nisur nga italishtja Alabac-numeratore(nese te kujtohet nga fillorja)pra qe shkon ne kuptimin majtas djathtas ose me thjesht lart posht.Pra njeri qe sorollatet.


Postuar nga kontinenti datė 15 Prill 2007 - 18:48:

Puntoro, me aq sa di une, kjo fjale, (halabak) ka dale rreth 30 vjet me pare.
Perderisa nuk ka qene dikur dhe nuk e kemi ne asnje shkrim serioz, do te thote se eshte nje kompozim popullor. Keto kompozime nuk mungojne dhe per qindra fjale te tjera, ku shumica e tyra jane banale apo deri diku sharje.
Tek skecet me Ninin e Bules, tek Portokallia, kemi fjalen Aspi karalloi . (ka shume dhe shume te tjera shprehje)
Kjo shprehje dhe qindra te tjera si kjo, jane formime me shume me qellim humori dhe bazen e kane tek tallja apo tek nxjerrja e disa vetive qesharake qe mund te kete njeriu te cilit i adresojne shprehjen.
Keshtuqe, jo per cdo gje duhet vrare mendja shume e duke ngaterruar dhe latinishten etj.
Vertet qe keto shprehje e kane nje pikenisje nga nje fjale e caktuar, por bashkimi i tyre nuk eshte aspak i vjeter, por i ri...madje teper i ri. Pra formimi i tyre nuk ka te beje me lashtesine.
Shprehjen e Ninit te Bules, e kupton vete se, perse nuk dua ta zberthej.


Postuar nga Piktor datė 15 Prill 2007 - 18:55:

po pra menyr tallje asht por kur thona shko mor halabak nuk asht se jena tu e ofendu por tu e tall pra me tallje tip shakaje.


  Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.