Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- E drejta autorit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=106)
-- cfar mendoni rreth te drejtes se autorit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=131)


Postuar nga argent datė 03 Janar 2003 - 16:01:

cfar mendoni rreth te drejtes se autorit

cfar mendoni ju rreth te drejtes se autorit


Postuar nga ks datė 09 Janar 2003 - 11:05:

s'ka gje me te mire them une.duhet perdorur me force kudo.si do thoni ju po rasti i indise e brazilit, qe duan te prodhojne ilacet kunder sida me kosto te ulet per tju a dhene falas te semurve ne vendet e tyre dhe qe se bejne dot se ne wto nuk ju a lejojne multinacionalet e farmaceutikes per shkak te se drejtes se autorit,
e mo mire mjafton qe ata qe jane te pasur te pasurohen akoma ndersa te tjeret te mbeten ne eresire ose te vdesin ne ndonje mbarang.ne te tjeret.


Postuar nga Admirali datė 25 Janar 2003 - 16:21:

Hmmmm

E drejta e autorit: shume here kam degjuar e lexuar neper forume per kete te drejte te autorit, dhe me ka bere pershtypje fakti qe shume veta ngrihen e thone te mbrohet e drejta e autorit. Mese e drejte. Por kete te drejte te autorit, keta njerez e kerkojne vetem ne librat qe botohen apo dhe ne muzike apo ne programe? Vetvetiu me lind nje pyetje: Sa shqiptare perdorin programe qe i kane blere ne dyqane te autorizuara dhe jo pirate? Pergjigja nuk do mend me u gjet, pasi ne Shqiperi lulezojne te tilla dyqane pirate, pra 95% te pakten perdorin piraterine per programe (midis tyre jam dhe une). Po per muziken qe merrni neper P2P ( P2P eshte Point to Point, lidhje tipike e Kazaa, Morpheus, WinMx apo dhe e Napster, me ndihmen e Internetit), po ajo nuk ka te drejta autori!!!. Po ato MP3 qe i nxirrni ne "treg te P2P" nuk kane te drejta autori? Apo ato programe qe i kopjoni si tju doje qejfi per shoqeri e per tregeti.

E pra, para se te dilni dhe te thoni: Duam te mbrohen te drejtat e autorit, filloni ju dhe respektoni kete te drejte, duke blere programe tek shites te autorizuar, duke ndalur ne PC tuaja dhenien e MP3 apo programeve te tjera neper P2P.

P.S
Per vete nuk dal dhe te kerkoj qe te respektohet e drejta e autorit, pasi vete e "dhunoj" kete te drejte me gjera piraterie, dhe nuk me lejon ndergjgja qe te dal dhe te kerkoj per dicka kur vete nuk e respektoj ate. Faleminderit


Postuar nga Fajtori datė 25 Janar 2003 - 17:31:

Mendoj se Admirali ka te drejte. Megjithate ka nje ndryshim mes te drejtes se autorit ne vendet perendimore dhe ne Shqiperi. Fakti eshte se nje artist qe ka sukses ne perendim e ka te sigurte fitimin. Te shiten 100.000 kopje te nje albumi e ben vertet te pasur, per te mos llogaritur intervistat qe jep, ofertat per te bere reklama etj.

Po ne Shqiperi? Kjo nuk ndodh. Artistet tane me te mire fitojne me pak. Le te marrim nje shembull konkret, te famshmin Redon Makashi. Mua me vjen turp t'ju them se ku punon qe te marre nje rroge. Nderkohe qe ne e ngreme ne qiell per kenget qe ka bere. Nga ana tjeter dalin disa kengetare fshati pa shkolle qe bejne cd popullore dhe fitojne me shume sesa ai. Kjo sepse aktualisht nuk vleresohet sic duhet muzika e lehte ndersa ecen ajo popullore.

Problemi eshte se ne Shqiperi sa me i famshem te jesh aq me pak fiton. Kenga e Pirro Cakos, Per Nje Cast, ka patur nje sukses te jashtezakonshem ne publik, dhe pikerisht per kete eshte piratuar nga te katert anet.

Ajo qe dua te them eshte se eshte e drejte te kerkohet e drejta e autorit per cdo gje. Por nuk eshte e drejte te veme ne te njejtin rang muziken e huaj me ate shqiptare. Pikerisht sepse artistet tane nuk kane buke te hane, nderkohe qe ju enderroni dashurite me notat e tyre. Ndersa artistet e huaj numerojne nese do blejne dy shtepia apo nje.

Eshte detyre e jona ti ndihmojme artistet shqiptare, nese e duam sinqerisht artin shqiptar. Nuk eshte propagande kjo. Mjafton t'ju kujtoj se Festivali 2002 dhe Kenga Magjike 2002 nuk kane dale ne CD sepse shtepite diskografike nuk kane interes. Pikerisht sepse piratohen shume dhe nuk shiten aq sa duhet. A dini cfare dmth te mos dalin ne CD evenimentet muzikore me te medha ne Shqiperi, koncertet ku shkrihet talenti i muzikanteve te vertete shqiptare ???? Eshte gjynah te vritet arti deri ne kete pike. Prandaj sensibiliteti im eshte i drejtuar tek muzika shqiptare. Njoh personalisht disa muzikante dhe me vjen turp kur degjoj pesimizmin e tyre ndersa me thone me mendje te fjetur se ne Shqiperi nuk fitohet me muzike. Prandaj dhe krijimet e tyre as interesohen ti nxjerrin ne CD, e dine qe e vetmja kenaqsi eshte popullariteti qe kane.

Cdo popull ka qeverine qe meriton. Une shtoj se cdo popull ka dhe artin qe ushqen. Nese nuk duam ta ushqejme, arti do vazhdoje ne renie.


Postuar nga tironsja datė 30 Maj 2003 - 12:58:

e drejta e autorit

pershendetje...

sapo lexova sot nje artikull ku zana cela me vendim qeverie eshte hequr nga posti i drejtoreshes se TOB-it dhe e dini se kush ishin aresyet...nje nder to ishte se ka shkelur disa here te drejten e autorit...me ne fund u largua dhe ajo nga ai post ku kujtonte se do te ishte e perjetshme dhe mbi te gjitha ishte vene aty duke mos pasur backgroundi-n e duhur per ate post...

pra duket se ligji mbi te drejten e autorit po gjen zbatim efikas...


Postuar nga OutlaW datė 28 Qershor 2003 - 10:49:

une mendoj se do respektuar edhe pse shume nuk e bejne !!!


Postuar nga SUNBELOVED datė 21 Janar 2004 - 22:38:

e drejta e autorit duhet respektuar po jo ne rastin e filmave hollivudiane psh qekur u vu ligji per te drejten e autorit per filmat TELENORBA po jep ca filma qe u kane vdek autoret fare , ska kush tia kerkoje 17 % kurse KLANI po jep ca filma qe autoret , regjizoret, aktoret jane vetevrare nga qe nuk kishin sukses


Postuar nga 26052000 datė 07 Maj 2004 - 14:30:

pergjigjja ime...

Mbi te drejten e autorit mund te flitet ne menyre superficale.


Postuar nga ELANKO datė 07 Shtator 2005 - 22:57:

E drejta e autorit.

Pershendetje te gjitheve nga Greqia!

Shkruaj tekste kengesh ne shqip.(I kam te regjistruara ne nje zyre te posacme ne Athine rreth 500 poezi te pa botuara me pare)

Jam ne procesin e perkthimit ne disa gjuhe, me pas do t'i botoj.

Kerkoj bashkepunim me kompozitore shqiptare.

E-mail: eldacoconesci@yahoo.gr

Jeni te mirepritur.


Postuar nga kontinenti datė 12 Shtator 2005 - 22:44:

Elanko...po ti botoji nje here,pse nuk i boton?


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.